-
VIDEO
Myslim Murrizi i përgjigjet akuzave për fshehje të pasurisë: Ja e vërteta ime
Emisioni Repolitix trajtoi kallëzimin e bërë nga policia e Shtetit ndaj ish deputetit Myslim Murrizi për fshehje të pasurisë. Për herë të parë reagon ish-deputeti Murrizi i cili ka hedhur poshtë akuzat e policisë ndërsa ka shpjeguar dhe burimin e pasurisë së tij.
-
VIDEO
Vrasja e ish-kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ukja, Gjykata e Shkodrës liron nga burgu të dyshuarin si ekzekutues dhe bashkëpunëtorin e tij
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka liruar nga burgu autorin e dyshuar të vrasjes së ish deputetit Pashko Ujka, shtetasin Kristjan Kelmendi dhe bashkëpunëtorin e dyshuar të tij shtetasin Marjan Kola. Gjykata e shkallës së parë ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për të 2.
-
VIDEO
Të dehur në timon, me shpejtësi dhe pa rrip sigurimi, arrestohen 13 shoferë në Durrës! 'Rrugorja' ndëshkon me gjobë mijëra të tjerë
Policia Rrugore në Durrës ka arrestuar 13 shoferë gjatë javës që lamë pas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Mësohet se janë pezulluar 34 patenta, nga të cilat 23 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 11 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar.
Sakaq, në total janë ndëshkuar me gjobë 1439 shoferë, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, tejkalim shpejtësie, mosvendosjen e rript të sigurimit, përdorim celulari dhe parakalime të gabuara.
-
VIDEO
Drejtuesja e zyrës juridike në PD: Nuk jam ndjerë kurrë e kërcënuar në jetë si në 8 janar, distancohemi nga dhuna
“Prej 9 vitesh drejtoj zyrën juridike në Departmantin Anti-Korrupsion në Partinë Demokratike. Mesditën e 8 janarit nuk kam për ta harruar kurrë, atë urrejtje të një grupi njerëzish që silleshin si bandë kriminale që nuk ka asnjë lidhje me demokratët dhe që ulërinin duke kërkuar vdekjen e vajzave, grave, djemve dhe burrave që ishin në krye të detyrës në selinë e partisë. Në jetë nuk jam ndierë kurrë e kërcënuar apo e frikësuar, fatkeqësisht u ndjeva ashtu në selinë e shtëpisë sonë të përbashkët. 8 janari shënon distancimin total të Partisë Demokratike nga dhuna si një mjet politik brenda vetes edhe me kundërshtarin sepse forca jonë është fjala, forca jonë janë idetë”, shprehet ajo.
-
VIDEO
Përjashtimet në PD, Kapllanaj në ‘Report Tv’: Vendimi i Kryesisë me konsensus! Nesturi: Protesta e 8 janarit dogji çdo urë bashkëpunimi! Berisha e Basha s'e kanë shumicën
Situata në Partinë Demokratike, përplasjet Berisha-Basha dhe protesta e dhunshme e ish-kryeministrit të shtunën e 8 janarit ishte temë diskutimi mesditën e sotme në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv. Të ftuar ishin anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Agron Kapllanaj dhe analisti Plator Nesturi.
Agron Kapllanaj, i cili ka qenë edhe në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PD, komentoi përjashtimin e Sali Berishës, anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe pezullimit të disa deputëve.
-
VIDEO
3-vjeçari humbi jetën në kopshtin ku ajo punon në Fier, gjykata 30 ditë burg për edukatoren! Nuk paraqitet në seancë: Jam e rënduar psikologjikisht
Gjykata e Fierit ka vendosur 30 ditë burg për edukatoren Redina Binjaku, e cila u arrestua pasi në kopshtin ku ajo punonte dhe ishte përgjegjëse për sigurinë e fëmijëve u mbyt një fëmijë 3-vjeçar me lidhësen e kapuçit të xhupit. Edukatorja akuzohet nga prokuroria për shkelje të rregullores në punë.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme në PD/ Nesër seanca, prokuroria kërkon lirinë për 34 të arrestuarit! 'Arrest shtëpie' për 4 prej tyre dhe për 30 'detyrim paraqitje'! Mes tyre shtetas nga Kosova e Maqedonia e Veriut
Prokuroria e Tiranës kërkon lirimin nga burgu të 34 të arrestuarve për protestën e dhunshëm më 8 janar në selinë e Partisë Demokratike. Prokuroria kërkon “arrest shtëpie” për 4 prej tyre mes tyre edhe Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ndërsa lihen vetëm me 'detyrim paraqitje 30.
Mes të arrestuarve ka edhe shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, për të cilët kërkohet burg për akuzën e tubimit të paligjshëm. Në seancën e nesërme do të jetë gjyqtari Arben Micko që do të vendos për masat ndaj 34 të arrestuarve.
-
VIDEO
Reklamonin drogë dhe armë zjarri në rrjete sociale, arrestohet babai me dy djemtë në Shkodër
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 50-vjeçar së bashku me dy djemtë e tij në kuadër të operacionit të koduar 'Investigation'. Mësohet se personat në fjalë reklamonin drogë dhe armë zjarri në rrjete sociale.
-
VIDEO
Ishin shpallur në kërkim pasi transportonin emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim pasi akuzohen për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
-
VIDEO
Firmosja e marrëveshjes për mbrojtjen kibernetike me kompaninë amerikane, Gjenerali amerikan: Sukses transformues, do sjellë shkallë të lartë sigurie
Personalitet i ushtrisë dhe i politikës amerikane, James Logan Jones Jr, themeluesi i kompanisë “Jones International” me të cilën qeveria shqiptare firmosi sot marrëveshjen për mbrojtjen kibernetike, tha se suksesi që do të arrihet në këtë drejtim do të jetë transformues. Ai tha se kjo marrëveshje do të sjellë shkallë të lartë sigurie si dhe do të hapë vende të reja pune.
"jemi të nderuar që jemi të gjendje të ndihmojmë për të arritur këtë objektiv. Unë kam patur privilegjin ta vizitoj Shqipërinë në pozicionin e drejtuesit ët Aleancës Supereme dhe kam dëshmuar momentin kur Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, moment krenar. Puna që do bëjmë së bashku do të jetë shembull për vendet e tjera në Organizatën e Atlantiku Verior, vende mike e demokratike, për të parë se çfarë mund të bëhet në fushën e sigurisë kibernetike. Suksesi që do të arrimë do të jetë jo vetëm transformues, por do të sjellë një shkallë sigurie, vende pune dhe begati. Është e rëndësishëm që shqiptarët ët jenë përgjegjës për sigurinë e tyre. Nuk do ju zhgënjejmë", u shpreh ai.
-
VIDEO
Firmoset sot marrëveshja me kompaninë amerikane për mbrojtjen kibernetike, Balluku: Udhërrëfyes për forcimin e sigurisë së sistemeve tona dixhitale
Qeveria Shqiptare do të nënshkruaj sot marrëveshjen me kompaninë amerikane "Jones Group International" për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës dixhitale. Ministrja Belinda Balluku tha se kjo marrëveshje do të shërbejë si udhërrëfyes për mbrojtjen e të dhënave dixhitale.
-
VIDEO
Me kë palë do të bashkëpunoni në PD? Rama: Basha dhe Berisha veç e veç nuk kanë legjitimitet! Do shohim çdo hapësirë por situata është e rëndë
Kryeministri Rama nuk sheh asnjë nga palët e konfliktit në PD të denjë të për bashkëpunuar. I pyetur nga mediat, Rama tha se askush prej palëve nuk ka legjitimitet vecc e vecc!
"Të dy këta nuk ka asnjë legjitimitet veç e veç. Deputetët e PD-së kanë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit dhe për sa kohë ne do të shohim se ka shans për bashkëpunim, ne jemi aty për ta bërë atë. Unë uroj që të jetë një proces që shkon drejt një zgjidhjeje paqësore. Uroj që dhuna që pamë dhe fortifikimet të mbeten mbrapa. Policia e Shtetit ishte në sfidën e vet më të vështirë të këtyre 30 viteve pasi kurrë nuk i është dashur të futet në oborrin e një partie për të ndarë 2 palë që kacafyten dhe që mund të shkojnë deri në gjakderdhje. Nuk ishte e nevojshme të fortifikohej PD, mund të thirrej policia dhe ta mbronte godinën", tha Rama.
I pyetur nga gazetarët se a e shikon si avancim PD-në që përjashtoi një pjesë të saj, në krahasim me PS që s'ka asnjë zhvillim Rama tha se:
"Në të gjitha familjet asnjëherë nuk janë të zgjidhura probleme. Ajo që është pak por e sigurt është që PS është në funksion të zgjidhjes së problemeve të vendit, ndërsa PD për të zgjidhur problemet e pazgjidhshme të 2 individëve: Njëri kufomë politike pa seli dhe tjetri me seli. Shpresoj shumë që PD të dalë nga kjo situatë duke i kapërcyer të dyja kufomat. Kjo është për të qarë dhe për të qeshur. unë nuk mund të qaj gjatë gjithë kohës për situatën dramatike të PD, ndonjëherë edhe duhet të qeshim. Nuk më rezulton se ne kemi ndërtuar fortifikime për tu mbrojtur nga ndonjë deputet që kërkon ta marrë me dhunë godinën. Nuk jemi këtu për kacafytje për interesa vetjake siç janë të dyja kufomat politike të PD-së. Është një kacafytje që paradoksalisht asnjëri të mos e lëshojë tjetrin sepse pa ra njëri bie edhe tjetri".