• VIDEO

    Kapet me 3 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 24-vjeçari në Mirditë

    Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Mirditë pasi u kap me 3 kilogramë e 200 gramë kanabis në makinë. Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimi i të riut me inicialet D.L., u bë në zonën e Repsit. Uniformat blu raportojnë se kishin informacione se ky person qarkullonte me lëndë narkotike në makinë.

  • VIDEO

    Makina përplaset me motorin në Tiranë, qytetarët i japin ndihmën e parë të plagosurit

    Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një makinë është përplasur me një motor saktësisht në zonën e '9-katësheve'.

    Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, qytetarët po i japin ndihmën e parë të plagosurit i cili drejtonte motorin.

  • VIDEO

    Beteja në bedenat e PD-së

    Bamir Topi, Mimoza Hajdarmataj, Ilir Kalemaj te ftuar sot tek 5 Pyetjet Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, komentoi situatën në Partinë Demokratike, përplasjet Berisha-Basha dhe protestën e dhunshme e ish-kryeministrit të shtunën e 8 janarit. Topi deklaroi se situata nuk duhet të degjenerojë, pasi PD është një parti e shumë veprave. Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj ka hedhur akuza ndaj kreut të PD, Lulzim Basha se ai kishte rekrutuar persona me precedent penal nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për protestën e 8 janarit.

  • VIDEO

    Erë e fortë dhe reshje dëbore, disa zona pa energji elektrike në Kukës dhe Tropojë! Bizneset ndezin gjeneratorët

     

    Prej mesnates së djeshme Kukësi dhe disa zona në Tropojë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të demtimit të linjave dhe shtyllave si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të dëborës që kanë përfshirë qytetin në 24 orët e fundit.

  • VIDEO

    Jo vetëm Bejkon, militantët e Sali Berishës rrethuan edhe Ferdinand Xhaferrin gjatë protestës së 8 janarit

    Por gjatë asaj dite me ngjarje të rrëmujshme duket se Bejko nuk ishte i vetmi që u sulmua nga mbështetësit e Berishës, pasi pre e tyre ra edhe deputeti i PD, Ferdinand Xhaferri. Ai u rrethua nga një grup protestuesish që i kërkonin llogari përse mbështet kreun e PD-së, LUlzim Bashën.

  • VIDEO

    Harta e re gjyqësore, avokatët e Lezhës paralajmërojnë bojkot: Të merren në konsideratë propozimet tona

    Avokatet e Lezhës paralajmërojnë bojkot të punës, nëse nuk do merren në konsideratë propozimet e tyre në lidhje me hartën e re gjyqësore.

  • VIDEO

    Vendimi/ Mbaron mandati i 2 anëtarëve të 'Kushtetueses' Përparim Kalos dhe Altin Binajt! Lëvizja e Vitore Tushës nuk e shpëton Ilir Metën

    Zëvendësuan Besnik Imerajn dhe Fatos Lulos që ikën nga Vetingu, Gjykata Kushtetuese me kërkesë të kryetares Vitore Tusha deklaron mbarimin e anëtarëve Përparim Kalos dhe Altin Binajt, u emëruan në 2020 nga Meta dhe Kuvendi. Tashmë KED duhet të nisë procedurat për vendet vakante.

  • VIDEO

    Babai në kërkim të vajzës: Ma ’mbajnë peng’ në një manastir

    "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tvpagjurme #odetadume #reportTV Një histori tejet e komplikuar ka sjell në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, 34-vjeçarin nga Lezha Krenar Medja, që kërkon i dëshpëruar të vë kontaktet me vajzën e tij 8-vjeçare. E mitura, u strehua në Kishën Françeskane në Trashan të Lezhës, pasi prindërit ishin divorcuar që prej viit 2013. Gjykata ia la kujdestarinë nënës, por ajo e braktisi. Vajza u rrit nga gjyshja deri në moshën 5-vjeçare. Për shkak të problemeve me kujdestarinë, por edhe pamundësisë ekonomike babai kërkoi ndihmën e Shërbimit Social. Këta të fundit e dorëzuan të miturën në shoqatën fetare në Trashan, e cila sot kujdeset për rritjen dhe edukimin e saj.

  • VIDEO

    Çfarë ndodh brenda shoqatave fetare me fëmijët e braktisur nga prindërit?

    Babai ra ne burg me akuzën për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa nëna braktis vajzën sapo e solli në jetë. Kjo histori e trishtë sjell në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ 34-vjecarin nga Lezha Krenar Medja, i cili sot është në kërkim të së bijës. Jeta e vështirë dhe problemet familjare e kanë zanafillën që në vitin 2013, kur pasi vajza erdhi në jetë fryt i një një bashkëjetese, e cila vuri në pikëpyetje edhe fatin e të miturës. Nëna biologjike e braktisi pak muaj më vonë dhe u largua me të dashurin, ndërsa babai përfundoi pas hekurave pasi u dënua me 4 vite burg. Vogëlushja u rrit nga gjyshja, e ëma e Krenarit, mirëpo dhe kjo e fundit pas 3 viteve sacrifice e kishte të pamundur të kujdesej për mbesën, e cila pasi qëndroi përkohësisht në një qendër të shërbimit social, aktualisht strehohet në Kishën Franceskane në Trashan të Lezhës. Që prej ditës kur përfundoi dënimin e deri më sot Krenari pretendon se nuk ka asnjë kontakt me të bijën 8-vjecare. Dëshira e tij më e madhe është ta ketë në krah vajzën e e tij dhe ta kthejë atë në gjirin e familjes.

  • VIDEO

    Protesta e dhunshme në selinë blu, PD publikon videon: Ja njeriu i Berishës kur ngjitet me thikë te zyra e Bashës

    Partia Demokratike ka shpërndarë një video nga protesta, ku dallohet një nga militantët e Berishës me thikë në dorë ngjitet te zyra e Lulzim Bashës. PD akuzon se dhuna që përdori Berisha tregoi se ai kishte angazhuar një bandë kriminelësh për të shkaktuar këto trazira.

  • VIDEO

    Tragjike në Londër, 35-vjeçari shqiptar digjet brenda 'shtëpisë së barit' natën e Vitit të Ri

    Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një zjarri që përfshiu fermën e kanabisit ku ai punonte, në Londër, natën e Vitit të Ri.

  • VIDEO

    Tritoli që vrau Erion Rexhepin në Cërrik ishte për të ekzekutuar Mikel Harizajn, makinës tip 'Mazda' që u hodh në erë në Tiranë iu vendos eksploziv dy herë

    Erion Rexhepi, 27-vjeçari që vdiq në Cërrik më 30 dhjetor, në rrethana të paqarta, pasi i shpërtheu një sasi tritoli në dorë, duket se ka qenë viktimë e një atentati të mirëorganizuar për ekzekutimin e Mikel Harizajt. Hetuesit zbuluan se e njëjta makinë Mazda ngjyrë blu, më 30 janar 2021 kishte kaluar në lagjen “Kantier” në Cërrik, dhe vetëm pas 2 minutash një 27-vjeçar u raportua i vdekur nga shpërthimi në dorë i një lënde plasëse

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv