-
VIDEO
Shembja e pallatit me shpërthim të kontrolluar në Durrës, çahen muret në 8 banesa të pallatit ngjitur, nisin verifikimet nga autoritete në terren
Shembja me eksploziv e një pallati në Durrës i cili ishte dëmtuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ka sjell dëmtime edhe në një pallat tjetër pranë tij. Report Tv ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe sjell pamje të banesave që janë dëmtuar pasi shpërthimi me eksploziv shkaktoi dëme në mur dhe në orenditë shtëpiake. Kryesisht dëme të mëdha kanë pasur banesat në katin e parë dhe të dytë të pallatit, ndërsa nga 20 familje që ka pallati 8 kanë pësuar dëmtime të mëdha. Burime bëjnë me dije se ka nisur verifikimi në terren nga autoritetet përkatëse.
-
VIDEO
Dhjetë ditët e para të vitit 2022 u mbyllën me një bilanc prej tetë ngjarjeve kriminale të rënda. Atentate mafioze që kanë shënuar viktimën e parë me disa të plagosur dhe shpërthime tritoli në Vlorë e Tiranë kanë tronditur opinionin publik. Në Shkodër u regjistrua krimi i parë në familje.
Dhjetë ditët e para të vitit 2022 u mbyllën me një bilanc prej tetë ngjarjeve kriminale të rënda. Atentate mafioze që kanë shënuar viktimën e parë me disa të plagosur dhe shpërthime tritoli në Vlorë e Tiranë kanë tronditur opinionin publik. Në Shkodër u regjistrua krimi i parë në familje.
-
VIDEO
Tërmeti mbrëmë në Greqi, raportohet për 6 banesa të dëmtuara në zonën e Devollit
Lëkundjet e tërmetit të mbrëmshëm që ra në Follorinë të Greqisë, janë ndjerë më së shumti në zonën e Devollit. si zonë kufitare. Sipas të dhënave të deritanishme, ka 6 raportime për dëmtime banesash, 2 në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht e 2 në fshatin Shuec.
-
VIDEO
Vrasja e gruas nga ish-burri, sociologu në Report Tv: 3 arsyet kryesore pse janë shtuar vrasjet!
Vrasja e gruas nga ish-burri i saj në Vaun e Dejës, risolli edhe njëherë në vëmendje një prej plagëve të rënda të shoqërisë shqiptare, dhunën në familje që përfundon deri në tragjedi. Sociologu Zyhdi Dervishi i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ listoi 3 prej arsyeve kryesore që çojnë deri në këto raste tragjike.
-
VIDEO
Shembja me tritol e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në Durrës, thyhen xhamat e dy dyqaneve përballë
20 kilogramë eksploziv si dhe 5500 fitil detonator u deshën për të shembur një pallat të dëmtuar nga tërmeti nr.122 në lagjen nr. 18 në Durrës, ndërsa shpërthimi ka shkaktua edhe dëme te bizneset pranë. Nga forca e shpërthimit janë thyer xhamat e dy dyqaneve përballë pallatit. Shpërthimi u krye rreth orës 14:00 ndërsa të gjithë banorët e banesave dhe bizneseve që ndodhen pranë ishin paralajmëruar të largoheshin nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të merrnin masa për të shmangur dëmet.
-
VIDEO
Dibra 'vishet me të bardha', rikthehen reshjet e dëborës
Ndryshon moti, temperaturat e larta deri në 19-20° të ditëve të para të vitit të ri 2022, ua lënë vendin reshjeve të dëborës. Gjatë ditës së sotme reshjet e borës kanë përfshirë rrethin e Dibrës. Në qytetin e Peshkopisë bora ka zbardhur çatitë, rreth 3 cm, ndërsa në lartësi mbi 800 metra dhe zonat e thella malore trashësia kalon mbi 10 cm.
-
VIDEO
I dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, shembet me 20 kilogramë eksploziv pallati në Durrës
Pallati nr.122 në lagjen nr. 18 në Durrës, i cili pësoi dëmtime të shumta si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, është shembur me eksploziv ditën e sotme.
Bëhet me dije se për shembjen e kësaj ndërtese janë përdorur 20 kilogramë eksploziv si dhe 5500 fitil detonator. Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, duke bërë që ndërtesa të shembej e gjitha menjëherë. Ndërkohë ka nisur puna për largimin e inerteve.
-
VIDEO
Sulmi në PD, Gjikondi: Berisha vërtetoi se 'zakoni del me shpirtin', funksionon në mënyrë barbare!
Mesazhi që është dhënë të shtunën për të gjithë shqiptarët është i frikshëm. Për aktivisten Brizida Gjikondi, Sali Berisha me sulmin në Partinë Demokratike tregoi edhe një herë karakterin e tij. Në 'Sot live në Shqipëri' të gazetarit Andi Kapxhiu, Gjikondi tha se dhuna është e vetmja rrugë që Berisha ka gjetur gjithmonë.
-
VIDEO
Manovra të rrezikshëm dhe të dehur në timon, arrestime dhe hetime për 28 shoferë! Pezullohen 192 leje drejtimi dhe vendosen 6.178 gjoba brenda një jave në Tiranë
Në kuadër të parandalimin të aksidenteve rrugore dhe ndëshkimit të shoferëve të rrezikshëm në rrugë, policia ka intensifikuar kontrollet në kryeqytet.
-
VIDEO
Ditë tipike nordike! Termometri do shkojë deri në -13 gradë celsius! Meteorologia zbulon për Report Tv nëse duhet të presim borë në Tiranë
Nëse keni menduar se këto ditë të para të janarit kanë qenë të ftohta, atëherë nuk kemi parë asgjë akoma! 10 ditëshi i dytë i janarit pritet të jetë edhe më i ftohtë me temperatura që do të shkojnë deri në -13 gradë celsius në zonat malore.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Mat, makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, humb jetën shoferi
Ngjarja u regjistrua në fshatin Shkallë, Cërujë, ku Petrit Meça rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën.
-
VIDEO
Nis pastrimi i selisë së PD-së, pas protestës së dhunshme të Sali Berishës
TIRANË-Në selinë e Partisë Demokratike po tentojnë që t’i rikthehen normalitetit, pas akteve të dhunshme që erdhën nga vetë demokratët në ‘dirigjimit’ e Sali Berishës! Sot, punonjësit e pastrimit “i kanë hyrë me themel” godinës duke “zhdukur” çdo gjurmë që la protesta e 8 janarit.