-
VIDEO
Erdogan së shpejti në Shqipëri për ‘frytet’ e Rindërtimit: Vij personalisht të inauguroj 524 apartamentet në Kurbin
Presidenti turk Recep Tayyip do të vijë së shpejti në Shqipëri për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjen në janar 2022
-
VIDEO
Skualifikohen 181 garues për policë, nuk ishin të gjatë! 550 aplikantë kalojnë testin fizik për Akademinë e Sigurisë
550 aplikantë për kursin e patrullës së përgjithshme kaluan me sukses testin fizik, ndërsa 181 të tjerë u skualifikuan. Pjesa më e madhe e skualifikimeve nuk plotësuan kriterin e gjatësisë, ndërsa 68 nuk arritën të kalojnë pragun e pikëve. Fazat e radhës janë intervista me gojë dhe testi psikologjik, për 500 vende vakante.
-
VIDEO
Pas denoncimit të Ramës/ Ministri i drejtësisë: SPAK të nis hetimin ndaj gjyqtares 'KÇK' Klorinda Çela, mori vendim skandaloz para se të shkarkohej nga vettingu
Ministri i drejtësisë i ka bërë thirrje SPAK të nis hetimin pasuror të gjykatëses Klorinda Çela, mori vendim skandaloz para se të shkarkohej nga vettingu
"Haptazi në kundërshtim me ligjin ka bllokuar një investim serioz të qeverisë shqiptare, një nga objektivat e reformës në drejtësi ishte që ato gjyqtarë të larguar nga vettingu që kanë mospërputhje mes të ardhurave dhe pasurisë, të shkojnë në SPAK e Gjykata të marrin dënimin nga drejtësia, deri më sot nuk ka ndodhur, asnjë nuk është ndëshkuar nga drejtësia, nëse nuk llogarisim Llallën. Kjo është një kërkesë jo vetëm e popullit, por edhe e SHBA-BE. Unë jam me avokatin e shtetit, për të informuar publikut me një rast skandaloz të abuzimit me detyrën e gjykatësit, gjykatësja K.Ç, në gjykatën civile të Tiranës ka lënë të shkruar në formën e një thirrje nga drejtësia vendimin për të marrë peng fëmijët e kryeqytetit dhe me fëmijët e tyre, që qeveria i ka premtuar një qendre të re, me teatër kukullash, në hyrje të Liqenit të Tiranës, te Garda e Republikës, spostimi i gardës dhe hapja për fëmijët dhe bibliotekës, bëhet fjalë për një truall të shtetit, janë përgatitur projekt idetë për fillimin e saj, mirëpo gjykatësja K.Ç ka pasur një mendim tjetër, kur aspo ministria bëhet gati të nis punën, prona e shtetit na del me barrë. pala paditëse në tejkalim të asaj që i kalon me ligj kërkon masa sigurimi deri sa të shqyrtohet në themel, kundër ishte avokatura e shtetit, këshilli i ministrave, ministria e kulturës, gjykata nuk e shqyrtoi kërkesën, përcaktoi si datë 18 nëntor 2021, për zhvillim seance normale ku do të thirrej dhe ministria e kulturës, gjyqtarja i njoftoi të gjithë për këtë datë, ndërkohë që bëheshin gati për këtë seancë, në 21.10.2021 gjykata disponoi një vendimarrje për sigurim padie pa palët. Nuk gjykohet se ishte një vendim i ngutshëm pa praninë e palëve, në këtë logjikë nuk ka ndodhur asnjë fakt i ri që do justifikonte ngutjen e vendimit, palët po përgatiteshin duke grumbulluar prova dhe fakte, ndodhen përpara një vendimmarrje pa praninë e tyre, ky absurd ka ndodhur kur gjykatësja do të dilte në vetting, që në fund e shkarkoi se nuk justifikonte pasurinë. Pra, njoftohet nga KPK që do hynte në vetting, sapo mori dijeni, nxiton dhe në 21.10.2021, pra një ditë para vendosi në mënyrë të njëashm,e të marrë sigurim padie duke cenuar shtetin, veprimet e saj të kryera një javë para se të shkarkohej nga vettigu, për ne janë haptazi të marra sipas parimit, kap ca të kapësh, njësia anti korrupsion, dhe avokatura e shtetit i kërkojnë SPAK fillimin e menjëhershëm të hetimeve për këtë gjykatëse që ka dhënë një vendim flagrant, në kundërshtim me ligjin, skandaloz me interesin publik", tha Manja.
-
VIDEO
Dëmet nga përmbytjet, 62 fermerë në Fier, protestë para bashkisë: Gati 300 mln lekë dëm, të dëmshpërblehemi
Rreth 62 fermerë nga fshatrat Frakull e Kafaraj të Fierit, të dëmtuar nga përmbytjet e 12 dhjetorit nga dalja nga shtrati e lumit Vjosë, kanë dalë sot në protestë para Bashkisë duke kërkuar dëmshperblim.
Sipas tyre janë dëmtuar gati 32 hektarë sera të mbjella me luleshtrydhe, ndërsa kërkesat për dëmshpërblim ia parashtruan edhe kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi.
-
VIDEO
Vrasja e 32-vjeçarit në Peqin/ Plani iu dështoi në fund, autorëve nuk iu ndez makina prandaj morën mjetin e viktimës! E braktisën në Kavajë, brenda nuk u gjet arma e krimit
ELBASAN- Autorët të veshur me të zeza, me maskë anti-COVID për të bërë të vështirë identifikimin e tyre dhe ruajta e "presë" në një makinë me xhama të zinj...gjithçka dukej e mirëmenduar në planin për të ekzekutuar 32-vjeçarin Albi Bashaliu në Peqin, mirëpo në zbatimin e saj, plani cedoi në momentin e fundit! Pasi qëlluan për vdekje të riun, makina e autorëve nuk iu ndez, kjo shpjegon edhe arsyen pse ato u larguan nga vendi i ngjarjes me makinën e viktimës. Autorët, ende të paidentifikuar, i morën çelësat e makinës viktimës në xhepa dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, kjo makinë u gjet sot në Gosë të Kavajë, e pa djegur dhe brenda saj nuk është gjetur arma e krimit. Targat e mjetit te djegur në vendngjarje që i përket autorëve, rezultojnë të vjedhura në Tiranë.
-
VIDEO
Qoku sqaron me detaje për Report Tv hartën e re gjyqësore: Do ketë 16 gjykata në total, plan vizionar, synohet ndryshimi në mentalitet! Kriteret ku u bazuam
Kryetari i grupit të punës që kanë hartuar draftin prej 170 faqesh, Maksim Qoku ka sqaruar me detaje hartën e re gjyqësore që është propozuar ditën e sotme, pas dakordësisë së arritur mes qeverisë, KLGJ dhe KLP-së.
Kryetari i grupit të punës që kanë hartuar draftin prej 170 faqesh, Maksim Qoku ka sqaruar me detaje hartën e re gjyqësore që është propozuar ditën e sotme, pas dakordësisë së arritur mes qeverisë, KLGJ dhe KLP-së.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik në aksin Milot-Rrëshen ku humbën jetën 3-vjeçari me të atin, i komunikohet arresti në spital drejtuesit të 'Benz'-it, dyshohet se kreu parakalim të gabuar
Arlind Miha, drejtuesi i automjetit tip'Benz' që u përfshi në aksidentin tragjik dje në aksin Milot-Rrëshen i është komikuar sot masa e arrestit në spital. Shkak i aksidentit të rëndë, ku humbën jetën 3-vjeçari bashkë me të atin Shkurt Prenga, dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i kryer nga Miha.
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore, Ministri i Drejtësisë: Do ta bëjmë cilado të jetë kostoja politike
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh i vendosur për të bërë hartën e re gjyqësore, pavarësisht kostove politike që mund të ketë. Për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, Manja u shpreh se kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe me Këshillin e Lartë Gjyqësor.
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore/ Ministri i Drejtësisë: Afron njeriun me gjykatat, rrit cilësinë dhe do të sjellë përdorim më të mirë të burimeve publike
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se harta e re gjyqësore është një balancim shumë i mirë i tre prej kritereve kryesore. Sipas tij, kjo hartë do të afrojë gjykatat me njeriut, do të rrisë cilësisë dhe do të përdoren më së miri dhe burimet publike.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 28 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga drejt unifikimit vitet e punës me Italinë për pensionet te PD i kërkon SPAK hetimin e Sali Berishës e deri tek Rama ndan çelësat e shtëpive të reja.
-
VIDEO
Historia tronditëse e Qazim Mulletit
Qazim Mulleti është një personazh i rrallë. Historia jonë është treguar e rreptë dhe e padrejtë me të. I diplomuar në Universitetin e Gallatasarajt e më tej në Akademinë dipllomatiko-ushtarake të Vjenës, ai ishte nji nga poliglotët e rrallë që ka pasur Shqipëria. Njihte dhe fliste turqisht, greqisht, gjermanisht, arabisht, serbisht, italisht, latinisht dhe frëngjisht. Emrin e tij e hasim në ngjarjet kryesore historike të Shqipërisë që nga shpallja e pavarësisë, me tej si nji prej katër adjutantëve të Princ Vidit, si pjesmarrës energjik në Kongresin e Lushnjes, si komandant i forcave vullnetare për mbrojtjen e kufijve nga serbët, mbështetës i qeverisë së parë në Tiranë, e më tej i pozicionuar në rradhët e opozitës. Në fund të Luftës, ai merr sërish rrugën e mërgimit duke lënë në Shqipëri bashkëshorten dhe dhjalin e vetëm, të cilët nuk do t’i shihte më kurrë... Por ndryshe nga ky profil, për 50 vjet të regjimit komunist shqiptarët e personifikuan Qazim Mulletin me një figurë groteske. Kjo për shkak të një komedie, ku e tallën dhe e fyen atë dhe familjen e tij, duke përdorur për personazhet e komedisë emrat e tyre realë. Falë dëshmisë së mbesës së tij, Fatbardha Saraçi Mulleti, sot do të mësojmë historinë e vërtetë të familjes së Qazim Mulletit...
-
VIDEO
Me birrë në dorë si asnjëherë më parë, Kryemadhi ngjitet në skenë, ia merr këngës së Hajredin Pashës
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një aktiviteti i të organizuar për festat e fundvitit në një moment është ngjitur në skenë së bashku me këngetaren Aurela Gace. Së bashku me këngetaren Aurela Gace ajo ka kënduar këngën e Hajredin Pashës.