• VIDEO

    Aksident tragjik në Moravë, 56-vjeçari përplaset nga dy mjete dhe gjen vdekjen e menjëhershme

    Një aksident i rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Një 56-vjeçar, banor i këtij fshati, duke kaluar me vrap nga njëra anë e rrugës në tjetrën, është përplasur nga dy mjete.

    Ka qënë mjeti i parë, tip Skoda, me targa AA 274 HU që e ka goditur me pasqyrë dhe më pas, pas rënies së tij në tokë, mjeti tip Mercedez Benz me targa AB 524 AO, e ka shtypur dhe tërhequr zvarrë mbi asfaltin e rrugës.

  • VIDEO

    Rikthimi i Metës në krye të LSI? Mehmetaj për Report Tv: Kur të vijë në shtëpinë politike që krijojë do të zhvillohet zgjedhje! Andoni: LSI-së i mungon identiteti

    "Meta do të rikthehet në shtëpinë e tij politike, në atë që themeloi, LSI", ishte kjo deklaratë e nënkryetares së LSI Kejdi Mehmetaj në "Studio Live" në Report Tv.

    Ajo tha se presidenti do të rikthehet në LSI pas përfundimit të mandatit të tij në korrik të vitit 2022, ndërsa theksoi se çdokush që aspiron të jetë në krye të LSI do të duhet të kalojë në zgjedhje

  • VIDEO

    'Lindni sa më shumë demokratë me mend në kokë', Rama batutë me inxhinierin turk në Laç: Dole më i fituari që more nuse këtu për djalin

    Gjatë fjalës së mbajtur në qytetin e Laçit, për dhurimin e mbi 500 ndërtesave të reja, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu edhe batutat me inxhinierin turk. Rama i tha atij se ai doli më i fituar, që mori nuse për çunin nga kjo zonë, ndërsa i uroi që të trashëgohen dhe shtoi se “sa më shumë demokratë me mend në kokë të lindin. aq më mirë do jetë”.

    'Më i fituari këtu, ju e pranoni edhe unë e pranoj, nuk doli kush mori shtëpi. Këtu më i fituari doli Serveti që erdhi udhëhoqi kantierin dhe mori nuse për çunin nga kjo zonë. Servet, në asnjë pikë të Anadollit nuk e gjeje dot ti një gocë si gocat e Laçit!

    Të trashëgoheni edhe të keni jetë, edhe të votoni si të doni gjithë jetën. Të trashëgoheni dhe sa më shumë demokratë me mend në kokë të lindni aq më mirë do jetë për Laçin dhe gjithë Shqipërinë', tha kryeministri.

  • VIDEO

    Skandali me pagat, Ministria e Mbrojtjes: Do ngremë njësi ushtarake kundër krimit kibernetik, investim mbi 20 mln euro

    Ministria e Mbrojtjes ka nisur një projekt në bashkëpunim me partnerët amerikane për sigurinë kibernetike të ushtrisë duke krijuar një mbrojtje më të madhe ndaj sulmeve të jashtme që mund të ndodhin në të ardhmen.

  • VIDEO

    Rama: Nga rrënojat dhe dëshpërimi prej pabesisë së tërmetit, sot ka shpresë për një jetë të re! Shtëpi edhe për ato që më shajnë 'libër shtëpie'

    Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në dhurimin e 522 banesave në qytetin e Laçit tha se investimet në këtë qytet janë pjesë e programit për rindërtimit, ku kanë përfituar 49 mijë familje shqiptare. Rama tha se mezi po e priste këtë moment, pasi shumë njerëz ishin skeptikë në lidhje me rindërtimin e banesave.

    'Aty ku nga rrënojat dhe terri i dëshpërimit prej pabesisë së tërmetit, ka lindur shpresa plot dritë e një jete të re për 500 familje. Kjo ka qenë një nga pikat më të nxehta të plagës së madhe që hapi tërmeti dhe një nga punët më të mëdha që duheshin bërë, punë që në një mënyrë shembullore i shpreh me praninë e vet ky kompleks i mrekullueshëm, por që janë shumë më tepër se kaq. Këtu ne kemi rindërtuar shkolla dhe rindërtojmë shkolla e kopshte. Këtu po ndërtojmë një lagje të re, apartamente të reja me buxhetin e shtetit. Jemi duke ndërtuar spitalin që shpresoj të jetë gati në pranverë për t’i shërbyer banorëve. Kemi bërë ndërhyrje në infrastrukturën bujqësore. E gjithë kjo sot është një punë në vazhdim, por këtu në këtë pikë e kam pritur këtë moment sepse këtu ka qenë skepticizmi më i madh, që nga thashethemi që këtu do prishet dhe s’do të na japin gjë mbrapsht. Më pas dhe thashethemi që do i ndërtojnë dhe do i japin me lekë. Më pas edhe thashetheme të tjera… Por ja ku jemi sot këtu dhe këtë lagje, e keni ju e ndryshe nga lagjet e Tiranës që janë me këto standarde dhe që kushtojnë shumë shtrenjtë, këto shtëpi dhe ato që kishin njësi shërbimi më parë do të jenë falas, me dokumente pronësie e duke qenë se këtu ju votoni masivisht atë partinë tjetër do të bëni kujdes se mos iu ndërrojnë bravën. Ajo partia e shumicës këtu, aman ngrini dy gishtat se më mori malli. Këtu është shembulli që rindërtimi është bërë për të gjithë familjet shqiptare të prekura nga tërmeti. Për të gjithë ata që mund të kenë dëshirë të bëjnë fotografi me mua kur vij këtu. Rindërtimi është një program për shqiptarët, që në momentin më kritik ne ishim vendosur të mos e linim vetëm, t’i gjendeshim pranë dhe nga dheu do i nxjerrë lekët.

    Shtëpitë pavarësisht se nga kush janë financuar, në këtë rast janë i qeverisë turke, i atij mikut tim! U gjend krah nesh si të kishte lindur këtu, duke vënë në dispozicion gjithë miqësinë. Janë 49 mijë familje shqiptare që kanë përfituar nga programi i Rindërtimit, ky program është financuar me gjithë forcën e shpirtit masivisht nga qeveria shqiptare. Atyre që bëjnë komente jo po i keni bërë me borxhe, ju them po! Patjetër për të mbështetur njerëzit e vet në nevojë këtë duhet të bëje një qeveri për njerëzit e vet. Si jepni si nuk i jepni votat për mua jeni shqiptar. Për mua ka rëndësi që shkoni në shtëpi e do të më kujtoni. Edhe do të më shani, por për mua nuk ka problem.'- tha Rama.

  • VIDEO

    Dhuruan 500 banesa për banorët e prekur nga tërmeti, përlotet kryebashkiakia e Laçit: Ky vit i ri do ngelet gjatë në kujtesën tuaj, po merrni dhuratë shtëpitë

    Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara është përlotur gjatë ceremonisë për dhurmin e banesave në Laç, saqë ka ndërprerë fjalën disa herë. Cara uroi bashkëqytetarët për shtëpitë e reja dhe shtoi se ky vit i ri do të ngelet gjatë në kujtesën e tyre.

     “Më lejoni të falenderoj një person  të veçantë që ka punuar pranë meje dhe qytetarëve të Kurbinit dhe në pamundësi për të qenë sot në këtë ceremoni ajo është Lindita Nikolla. Emocionet më kanë pushtuar….(qan). Një falenderim për bashkinë Kurbin, falenderim për Servetin dhe stafin e tij për angazhimin e pashoq dhe durimin e madh për të dëgjuar çdo kërkesë tonën. Motra dhe vëllezër ti gëzoni shtëpitë që janë shumë herë më të forta, më të bukura se ato që keni pasur. Jam shumë e lumtur për gjithsecilin prej jush. Ky vit i ri do ngelet në kujtesën tuaj gjatë se do jetë viti më i bukur që solli një ndër dhuratat më të bukura për ju shtëpinë e re”, tha ajo mes të tjerash. 

  • VIDEO

    Ambasadori turk nga Laçi: Me direktivat e Erdogan u mobilizuam për t'i dhënë ndihmë Shqipërisë, rindërtimi ka përfunduar në kohë rekord

    Ambasadori turk në vendin tonë Murat Ahmet Yörük tha se me direktivat e presidentit Erdogan, të gjitha instutucionet u angazhuan që t'i vinin në ndihmë Shqipërisë, fill, pas goditjes.

    'Të dashur motra dhe vëllezër në Laç. Marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Turiqisë janë të nivelit strategjik të cilat bazohen në lidhjet tona historike. Lutemi për ato që kanë humbur jetën në këtë tërmet dhe u shpreh ngushëllimet të afërmve dhe miqve të tyre. Me direktivat e Erdogan të gjitha institucionet tona u mobilizuan për popullin mik shqiptar. Erdogan ishte ai që u mobilizua më shumë për t'i dhënë ndihmë shtetit shqiptar. Në tërmetin e nëntorit, Turqia ishte vendi i parë që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, ekipet tona zbarkuan në terren për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë që ditën e 26 nëntorit. Në dhjetor të 2020, vetëm një vit pas tërmetit të nëntorit, në mbajtëm ceremoninë e fillimit të këtyre banesave dhe apartamenteve. Një vit më pas ka përfunduar ky projekt gjigand ku janë ndërtuar 522 apartamente që kanë kushtuar 42 milinë euro. Koha e ndërtimit ka përfunduar në një kohë rekord dhe në kushte të jashtëzakonshme të epidemisë globale. Ne si Turqi do t'ju ndihmojmë gjithmonë. I gëzofshi banesat.'- tha Murat Ahmet Yörük.

  • VIDEO

    Kërcënohet 70 vjecarja në Tufinë,djali i vdes pasi kishte marr borxh

    Një 70-vjeçare nga Erseka Florie Asani dhe djali i saj Romeo kërcënënohen me jetë. Shkak është bërë një borxh prej borxh 17 milionë lekësh që ata u kanë marrë dy prej tw afërmve të tyre. Gjithçka nisi 20 vite më parë kur familja Asani nga Qafzeza e Ersekës erdhën për të jetuar në Tiranë. Familja me 10 anëtarë fillimisht morën një shtëpi me qira e më pas u angazhuan per të ngritur shtëpinë e tyre në zonën e Tufinës. Pamjaftueshmëria ekonomike bëri që 6 vite më parë ata të merrnin hua tek të afërmit, të cilët sot kërkojnë t’u kthehen paratë.

  • VIDEO

    Publikimi i rrogave/ Rama: Problemi më i madh pagat e padeklaruara të shumë kompanive, do prezantojmë masa të reja anti-evazion

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për skandalin e daljes së të dhënave personale, ku thotë se nuk i ikën përgjegjësisë, por thekson se ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në vende të tjera të botës, por aty nuk janë fajësuar autoritetet shtetërore.

    • VIDEO

      Landfilli i Piskovës, banorët padisin në gjykatë Bashkinë e Përmetit! Protesta mbështetet nga Sazan Guri: Ky është projekt kriminal

      Banorëve të fshatit Piskovë në Përmet që protestojnë prej një muaji kundër ndërtimit të landfillit sot u janë bashkuar ambientalisti Sazan Guri dhe ish-deputetja e PD-së për Përmetin Fatjona Dhimitri. Guri e ka quajtur papërgjegjshmëri totale të institucioneve ndërtimin e një landfilli pranë shtratit të lumit.

    • VIDEO

      Rindërtimi nga tërmeti, kryeministri Rama në Laç, 500 familje kthehen në banesa të reja

      Mbi 500 familje në Laç, do të futen në banesat e reja të rindërtuara për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërtimi i të cilave është financuar nga qeveria turke

    • VIDEO

      KLGJ, KLP dhe Qeveria bëjnë gati hartën e re gjyqësore: 12 gjykata të shkallës së parë dhe vetëm 1 Gjykatë Apeli! Lushnjë dhe Tiranë, 2 gjykatat administrative

      Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i prokurorisë dhe Ministria e Drejtësia kanë rënë dakord për një hartë të re, që është ende propozim. Edhe pse ka shumë kundërshti harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ. Pra, nga propozimi konludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv