-
VIDEO
Emigrantët vijnë në Shqipëri për të festuar ndërrimin e viteve, fluks në Portin e Vlorës
Edhe pse situata nga pandemia në shtetin fqinjë nuk është e mirë, emigrantët shprehen se kanë mall për familjarët e tyre, ndërsa ka dhe nga ata që kanë me shume se dy vite që nuk kanë qenë në Shqipëri për shkak të pandemisë.
-
VIDEO
Vrasja e Albi Bashaliut në Peqin, arrestohen djali i xhaxhait dhe fqinji i tij! Ndihmuan autorin dhe tentuan të fshihnin ngjarjen
Të qënit një gjak nuk e ka ndaluar djalin e xhaxhait të Albi Bashaliut që të ndihmonte në ekzekutimin e tij. Veiz Bashaliu, 41 vjeç u arrestua sot bashke me fqinjin e tij, Mikel Xhaja 30 vjeç, të cilët akuzohen se ndihmuan autorët në ekzekutimin e 32-vjeçarit Bashaliu.
Sipas Policisë, Bashaliu dhe Xhaja kanë tentuar të fshehin rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar policinë për t’u informuar për krimin, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin.
-
VIDEO
Llagami: Për shkak të Vettingut, kanë mbetur 2/3 e gjyqtarëve! Gjykatat e Apelit, thembra e Akilit
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami është shprehur se sot është në “këmbë” 2/3 e gjyqtarëve, kjo për shkak të Vettingut, e ndërsa tha gjykatat e Apelit janë më problematiket.
“Po ecim me hapa të sigurt, vendosjes së standarteve dhe rregullave të sistemit, një mundësi për të diskutuar për arritjet, por edhe reflektim serioz përballemi me burime të pamjaftueshme, financiare dhe njerëzore, vettingu ka sjellë humbje të konsiderueshme dhe po gërryejnë kapacitetet dhe aftësitë për të qëndruar dhe motivuar, 2/3 e gjyqtareve, Apelet janë thembra e Akilit se kapitalin e ngritur për 30 vjet nuk e ngremë dot brenda 1 nate, duhen ndërhyrje në ligj. Në 2021 KLGJ ka mundësuar trupën gjyqësore me 26 punonjës në shkallë vendi dhe për të krijuar njësitë gjyqësore për Apelin. Misioni vazhdon, gjithçka duhet e pamundur derisa arrihet”, tha Llagami.
-
VIDEO
Arritjet dhe pritshmëritë, KLGJ dhe KLP në mbledhjen e përbashkët vjetore të parë! Ibrahimi-Llagami: Më shumë bashkëpunim! Harta e re gjyqësore, sfidë
11 anëtarët e këshillit të Lartë Gjyqësor dhe 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë takuar sot në mbledhjen e përbashkët vjetore për të diskutuar mbi arritjet dhe sfidat e sistemit të drejtësisë.
Ky është takimi i përbashkët i parë i dy këshillave.
-
VIDEO
Kakavijë, do trafikonin drejt Greqisë 44.5 kg kanabis dhe 2 kg eksploziv C-4, 3 trafikantët i shpëtojnë policisë, mjegulla i 'ndihmon' të arratisen në pyll
44 kilogramë e 500 gramë kanabis, 4 kallëpe me lëndë plasëse C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës janë sekuestruar sot nga Policia në pyllin midis fshatit Kakavijë dhe fshatit Dritë, por pa mundur të kapin autorët.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 29 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga lista e re me pronarët që marrin tapinë dhe ata që kompensohen te rikthimi i dy "gjeneralëve të ushtrisë së vdekur" e deri tek Oliveri e ka mbushur kupën.
-
VIDEO
Aksidentohet në Milot familja nga Mirdita, plagoset një grua! Dërgohet në spital
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Milot.
Mësohet se një fuoristradë me të cilën po udhëtonte një familje nga Mirdita ka dalë nga rruga.
-
VIDEO
'Metamorfoza politike e Berishës', Topi në Report Tv: Pasi u shpall 'non grata' dhe pa që kishte mbështetës pa se mund të munde Bashën
Bamir Topi në Report Tv tha se Berisha ka pësuar një metamorfozë të dukshme në politik pasi u shpall "non grata".
"Ka një metamorfozë të dukshme në sjelljen politike të Berishës, i pari erdhi pasi u shpall non-grata. Ai bënte sikur nuk kuptonte arsyet e vendimit. Pastaj filloi të shikojë me sytë e tij që një pjesë e mbështetësve ishin me të. Në momentin e parë ishte në mbrojtje, hap pas hapi, filloi të krijonte forca, kur e pa që ekipi i tij e kalonte mesin e fushës dhe po shkonte në fushën kundërshtare, pa që mund të shënonte gol. ", tha Topi.
-
VIDEO
Topi në Repolitix: PD një gërmadhë që ka zënë Bashën dhe Berishën brenda! Doktori e di ku është 'vija e kuqe', kryedemokrati po pret që ai të gabojë
Për Bamir Topin, ish-president i vendit, PD është tashmë një gërmadhë që ka zënë brenda Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Kështu tha në emisionin 'Repolitix', në Report Tv, ish-presidenti Topi, teksa u pyet në lidhje me situatën politike brenda Partisë Demokratike, ku tha se situata është katastrofike
-
VIDEO
Shqipëria jep energji për Kosovën në fundvit, gazetari: Sa herë jemi në nevojë kthejmë sytë nga vëllai i madh! Përplasjet politike na kanë lënë ku jemi sot, në kaos total
Për të folur rreth krizës energjetike në Kosovë dhe ndihmës së Shqipërisë në këtë fundvit, gazetari Zekirja Shabani tha në Report Tv se kur Kosova është në telashe i kthen gjithnjë sytë nga vëllai i madh.
-
VIDEO
Njohja e pensioneve, sindikalistja shqiptare në Itali: Duhet vullnet politik për të çuar marrëveshjen deri në fund! Janë 25 mijë pensionistë çdo vit, asnjë të mos përjashtohet
Parlamenti Italian ka përfshirë në projekt-buxhetin për vitin 2022 një amendament për nisjen e procesit të njohjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali vitin e ardhshëm. Ky është një lajm i mirë për të gjithë emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali që do u njihen kontributet e tyre dhe do u unifikohen vitet e punës që kanë kryer në Shqipëri dhe Itali.
-
VIDEO
Shqipëria i jep Kosovës 7680 MWh energji elektrike për 31 dhjetorit dhe 1 janarin pa efekt financiar
Shqipëria ka mundur te sigurojë që të furnizojë Kosovën me 7680 megavatë/orë për 31 dhjetorin dhe 1 janarin 2022 ne formën e depozitës dhe pa efekt financiar. Kjo sasi do i kthehet pas Shqipërisë nga Kosova në sezonin e verës gjatë periudhës nga qershori në shtator kur vendi ndodhen ne thatësi dhe ka mungesë të rezervave hidrike.