Ndoc Shaben, si vlerë identitare e Zadrimës

12 Dhjetor 2021, 14:30

Fshati Plezhë në afërsi të Vaut të Dejës dhe Bushatit në Shkodër është destinacioni I fillimdimrit të emisionit Veri Jug. Ndalesë, si në asnjë rast, në një muze të rrallë etnografik krijuar nga Ndoc Shaben, mësuesi I vjetër që ka mbledhur me mijra objekte që përfaqsojnë identitetin e familjeve në veri të Shqipërisë, edhe si përfaqsim të vlerave shpirtërore ndër shekuj të malsorëve tanë. Enë të vjetra shtëpiake, armë mbi 200 vjecare, radio dhe gramafonë, djepe fëmijësh, aparate fotografikë dhe kamera televizive përdorur nga Ndoci në festa familjare, dasma, ngjarje dhe evente të mbajtura në fshatin e tij, në Zadrimë, në Shkodër, në Malsinë e Madhe dhe trevat përreth Shkodrës. Ndiqni reportazhin “Ndoc Shaben, si vlerë identitare e Zadrimës” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.