Nënën s'e njohu,babai e fali te e motra/E paralizuar u shërben prindërve birësues

9 Dhjetor 2021, 17:49

 

Nëna i dha fund jetës dy javë pasi e solli në jetë. Fëmija i katërt në familjen Shaholli përfundoi në jetimoren e Korçës, pasi babai nuk kishte mundësi të kujdesej për foshnjen. Për afro gjashtë muaj, qëndroi në institucion, deri ditën kur halla Hurma dhe bashkëshorti i saj Riza Bashllari të cilët nuk u bënë kurrë prindër vendosën të birësonin vajzën me emrin Mirjeta Bashllari. 38-vjecarja rrëfen historinë e jetës dhe sakrificat me të cilat përballet sot në përkujdesje të dy njerëzve të cilët e rritën plot dashuri. Në moshën 14-vjecare ajo mësoi për të vërtetën e jetës, por nuk u largua nga ajo banesë ku ishte rritur me ngrohtësi nga halla e saj.