-
VIDEO
VIDEO që tronditi Lezhën/ Mësynë në lokal të armatosur dhe me maska, identifikohen 3 personat! Njëri prej tyre nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja! I arrestuar më parë trafik droge
Në kërkim janë shpallur, Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, si dhe Ramazan Rraja, 28-vjeç, banues në Fushë-Krujë, nipi i deputetit të PS-së, i arrestuar më parë në Holandë për trafik droge dhe për dhunë! Asnjë i arrestuar për ngjarjen tronditëse brenda lokalit! Report tv mëson se dyshohet se mes ‘grupeve rivale’ të rinjve, ka pasur konflikt për prishje të pazareve të drogës.
-
VIDEO
Formula 1 në Shqipëri? Automotoparku i Elbasanit, Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Automobilave: E mbështesim, iniciativë në përputhje me përparësitë tona
Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA) ka dhënë mbështetjen e tij në lidhje me projektin për ndërtimin e Automotoparkut të parë shqiptar që do të jetë në Elbasan.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video të Jean Todt, i cili shprehet se ndërtimi i këtij Automotoparku është në përputhje me përparësitë e FIA, teksa shton se do të jetë një qendër kushtuar sporteve automobilistike por edhe edukimit dhe formimit.
-
VIDEO
Banorët e lagjes 'Shënkoll' në Elbasan në protestë: Jemi mbifaturuar për ujin, shuma marramendëse që nuk i paguajmë dot! Kreu i UKE: Papërgjegjshmëri e dy punonjësve
ELBASAN- Banorët e lagjes "Shënkoll" në Elbasan, të revoltuar për mbifaturimin e faturave të ujit të pijshëm janë ngritur në protestë.
Ata pretendojnë, se është një papërgjegjshmëri e punonjësve të UKE, pasi sipas tyre është e pamundur që të kenë harxhuar kaq shumë ujë për një muaj.
-
VIDEO
Lezha përfshihet nga reshje shiu, përmbyten disa rrugë të qytetit! Disa fshatra pa energji elektrike
Që prej mbrëmjes së të dielës, rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë nisur që të krijojnë problemet e para.
Në disa zona të qytetit ka pasur prezencë të ujit, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve. Gjithashtu ka pasur një shtim të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat.
Moti i me reshje shiu ka sjellë probleme dhe në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ku sipas raportimeve janë në errësirë që prej mbrëmjes së kaluar.
-
VIDEO
Reshje të dendura shiu, përmbyten disa rrugë në qytetin e Durrësit
Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu, ka sjellë përmbytje në disa rrugë në qytetin e Durrësit. Siç shihet edhe nga pamjet e Report Tv ka prani të madhe të ujit në rrugët pranë stadiumit, dhe tek rruga që të çon në zonën e Currilave në Durrës
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 6 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga lista e re me "non grata" për minuesit e demokracisë te daullja e ndryshkur e antikomunizmit e deri tek Kukësi spektakolar e Tirana feston si në Big Brother.
-
VIDEO
Plagosja e 41-vjeçarit në Elbasan, arrestohet autori 24-vjeçar, Policia: E rrëzoi nga shkallët pas sherrit
I ka zgjatur vetëm pak orë arratisja të riut që dyshohet se plagosi rëndë 41-vjeçarin në Elbasan. Policia njofton se në pranga ka rënë 24-vjeçari me inicialet B.K., i cili akuzohet se pas sherrit me 41-vjeçarin Adrian Qosja e ka shtyrë atë nga shkallët duke i shkaktuar plagë të rënda. Nuk dihen arsyet që çuan në sherrin mes tyre, ndërsa Qosja ndodhet në Spitaline Traumës në gjendje të rëndë.
-
VIDEO
Lokali kthehet në skenë krimi! Sherr me thika në Elbasan, një i ri dërgohet në spital
ELBASAN- Një lokal në Elbasan është shndërruar në një skenë krimi pasditen e kësaj të enjteje. Një debat mes 2 personave në një lokal ka agravuar deri në përdorimin e armëve të forta, për pasojë ka mbetur i plagosur një person. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje dhe as identiteti i personave të përfshirë në këtë sherr.
-
VIDEO
Ekzekutimi i ish-kryekomunarit të Velipojës/ Maska anti-COVID 'mbron' autorin nga identifikimi! Pse policia nuk gjen gëzhojën e plumbit
Burime pranë grupit hetimor të policisë bëjnë me dije se autori dallohet në video, por pa arritur të identifikohet pasi përveç errësirës ai ka qenë me kapele dhe me maskë anti-COVID, që e bën të vështirë identifikimin.
-
VIDEO
Tentoi të korruptojë policët me 1 mijë lekë, i dështon plani të riut me ‘Porche’: Më fal shef, më fal
Kontrollet e policisë rrugore në Tiranë kanë çuar në pranga 6 persona pasi pas testit të alkoolit u konstatua se po drejtonin mjetet në gjendje të dehur. Për të njëjtën arsye janë vënë nën hetim 12 shoferë, ndërsa 4 të tjerë janë vënë nën hetim pasi po drejtonin pa leje drejtimi.
-
VIDEO
Efektivë policie përdorues droge, Report Tv mëson rezultatet e para të testeve! Do të përjashtohen nga uniformat blu! Gati sasia e parë e testeve edhe për shoferët
TIRANË-Testi i drogës për efektivët e policisë urdhëruar nga Drejtori Përgjithshëm, Gledis Nano ka dhënë rezultatet e para. Burime për Report Tv bëjnë me dije se disa efektivë kanë rezultuar konsumator dhe do të përjashtohen nga radhët e policisë.
Javën e ardhshme do të jetë edhe konferenca e prezantimit të rezultateve për testin e drogës tek uniformave blu që ka nisur prej 1 jave pranë komisariateve në vend.
-
VIDEO
Kurbini i jetës së njerëzve të mirë
Fshati Gjorm në rrethin e Kurbinit është destinacioni më I fundit I emisionit Veri Jug. Takim me veterinerin Ymer Hysa, njeriun e mirë që, përvecse mjek veteriner, është edhe një studiues, historian I zonës dhe poet. Ndalesë me Ymerin në fshatin Fush Mamurras tek ferma e lopëve të Ilir Begës, inspektim I gjendjes së gjedhëve dhe kujtime nga vitet e punës, të vështira por edhe me sadisfaksion të madh. Më pas, qëndrim në një mjedis në natyrë pranë Thumanës, shfletim I librave studimorë dhe dy vëllimeve me poezi të intelektualit Hysa. Ndiqni reportazhin “Kurbini I jetës së njerëzve të mirë” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.