-
VIDEO
Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa: Përfaqësuesi i Tom Doshit, firmos si delegat i Sali Berishës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa thotë se një përfaqësues i Tom Doshit, Përparim Kolaveri ka firmosur si delegat për Kuvendin e 11-dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.
-
VIDEO
Bankers Petroleum Albania 7.5 milionë dollarë në projekte në shërbim të komunitetit, kryebashkiakja e Roskovecit
Kompania ka ngritur dhe zbatuar projekte të veçanta që kanë mundësuar zhvillimin ekonomiko-social të banorëve të zonës. Ndër projektet më të rëndësishme janë ai i granteve në bujqësi dhe ne ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
-
VIDEO
Me votën kundër të Braçes dhe opozitës, Komisioni i Ekonomisë voton pro Denar Bibës në krye të Autoritetit të Konkurrencës! Emri i tij pritet t'i shkojë Kuvendit
Denar Biba ka marrë miratimin e Komisionit të Ekonomisë për t’u zgjedhur në krye të Autoritetit të Konkurrencës. Emri i tij pritet t'i shkojë Kuvendit, për të zëvendësuar në krye të Autoritetit të Konkurrencës Luljana Latifin. Biba mori 4 vota kundër, atë të Erion Braçes, Alfred Rushaj, Edmond Spahos dhe Arbi Agalliut.
-
VIDEO
Komisioni i Ekonomisë voton pro Denar Bibës si kryetar i Autoritetit të Konkurrencës, Braçe kundër: S'ka lidhje me këtë fushë, kam rezerva për integritetin e tij
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar sot emrin e Denar Bibës si kryetar i Autritetit të Konkurrencës, emër për të cilin deputeti socialist, Erion Braçe u shpreh me jo pak rezerva, duke deklaruar edhe votën e tij kundër.
-
VIDEO
Elbasan/ Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore interurbane
Elbasan Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë përqendruar në shpejtësisë tej normave të lejuara, drejtimin e automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, drejtimin e motoçikletave pa leje drejtimi dhe pa kaskë mbrojtëse, mospërdorimin e rripit të sigurimit, përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, mosrespektimin e përparësisë dhe të sinjalizimit rrugor, sjelljet jokorrekte në rrethrrotullime, si dhe në shkelje të tjera që janë burim aksidenti. Gjatë kontrolleve, në fundjavë, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në vende të ndryshme, duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur. Njëri nga të arrestuarit ka qenë edhe i papajisur me leje drejtimi. Po si rezultat i kontrolleve janë pezulluar 15 leje drejtimi. Gjithashtu janë vendosur 1066 masa administrative, nga këto: • 42 për mospërdorim të rripit të sigurimit; • 31 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; • 993 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha akset rrugore të qarkut Elbasan, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Policia Rrugore e Elbasanit apelon për gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
Zgjedhjet lokale legjitime, Kume: Gjykata Kushtetuese ktheu opinionin e 'Venecias' në vendim të saj! Duhet të krijojë mekanizma për të mos u përsëritur 30 qershori
Në studion e Report TV, Kume tha se me rëndësi ishte që Gjykata Kushtetuese të krijonte mekanizma për të mos u përsëritur më situata të tilla si ajo e 30 qershorit.
-
VIDEO
‘A do të përjashtohet Berisha në Kuvendin e 18-dhjetorit?’ Agalliu për Report Tv: Për këdo që dëmton interesat e partisë, merret vendim që përcaktohen në statut
Në një intervistë për Report Tv, i pyetur nëse do të ketë shkarkime në Kuvend, (referuar ish-kryetarit Sali Berisha, i cili po mban një Kuvend paralel), Agalliu tha se kjo nuk është në filozofinë e Partisë Demokratike, por shtoi se kushdo që ka dëmtuar interesat e PD-së apo pengon misionin e saj, zyrtarisht në mënyrë masive me votë të lirë, merren masat që përcaktohen në statut
-
VIDEO
Festat e fundvitit, merren masa të reja për parandalimin e infektimeve nga COVID në burgje! Familjarët do t’i vizitojnë të afërmit me certifikatë vaksinimi
Burgjet kanë ndëmarrë masa të reja për parandalimin e infektimeve nga COVID, pas fluksit të shtuar që mund të ketë për festat e fundvitit dhe takimeve në burgje. Familjarët do të lejohen të takojnë të afërmit e tyre vetëm me test ose pasaportë vaksinimi.
Po ashtu janë shtuar masat e kontrolleve në burgje për ta parandaluar infektimet dhe përhapjen e COVID në burgje. Edhe të arrestuarve apo atyre që futen në burg me vendim gjykatë u bëhet tamponi. Pa kushtëzim, është për ato që kanë certifikatë vaksinimi. Vaksinimi është shtrirë në të gjithë IEVP, ku një pjesë e konsiderueshme e të dënuarve, e kanë bërë vaksinën anti-COVID.
-
VIDEO
Reshjet në Shkodër, 150 hektarë tokë bujqësore përfshihen nga uji! Prefektja Angoni: Situata e menaxhueshme, këshillohet mos të shkohet për turizëm në Theth
Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin, kanë vijuar që të shkaktojnë probleme në qarkun e Shkodrës. Si pasojë e reshjeve të shumta Përroi i Goricës ka shkaktuar përfshirjen nga uji të rreth 150 hektarë tokë bujqësore, ndërsa mësohet se nuk ka problematika sa i takon rrugëve apo shtëpive.
Prefektja Majlinda Angoni u shpreh për Report Tv se situata është e menaxhueshme dhe në monitorim. Po ashtu prefektja shtoi se të gjitha rrugët janë të aksesueshme dhe se nuk këshillohet të shkohet për turizëm për shkak të kushteve të motit në Theth.
‘Deri në këto momente nuk kemi asnjë shqetësim. Ministri ka qenë i shqetësuar, por ne sapo kemi ardhur nga Oboti situata është krejt e menaxhueshme. Me këtë sasi reshjesh dhe me këtë parashikim që kemi situata është e monitorueshme. Niveli i hidrocentralëve është normal. Bashkitë kanë detyrë ligjore, të marrin përgjegjësitë për të zbatuar planet e emergjencave civile për monitorimin e situatës. Kjo do të jetë në bashkëpunim me sektorin e emergjencave civile. Sapo kemi kontaktuar edhe me ARRSH-në dhe deri tani firmat kontraktuese janë në gjithë segmentet që kanë në ngarkim. Në qarkun e Shkodrës të gjitha rrugët janë të aksesueshme. Nuk këshilloj të bëhet lëvizje për turizëm në Theth, në Bogë dhe Qafë -Thore, kjo për arsye të parashikimit të motit.’- tha Angoni.
-
VIDEO
Aksioni i ARRSH për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në Tiranë-Durrës, banorët “protestojnë” në shi
Aksioni i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në aksin Tiranë-Durrës vijon edhe përgjatë ditë së sotme.
Qytetarët dhe bizneset janë mbledhur edhe sot në ditë me shi, për të kundërshtuar aksionin e policisë. -
VIDEO
Këngëtarë, moderatorë dhe aktorë, artistë shqiptarë që i bëjnë të gjitha
Është bërë e modës tashmë që artistët shqiptarë të eksperimentojnë dhe provojnë veten në shumë fusha! Këngëtarët bëhen aktorë, aktorët moderatorë dhe moderatorët këngëtarë.
-
VIDEO
Reshje të dendura shiu, në Durrës përmbyten rrugët e qytetit! Disa fshatra pa energji elektrike në Lezhë dhe Elbasan
Reshjet e dendura të shiut gjatë gjithë natës kanë shkaktuar, problematika në disa zona të vendit. Në Durrës disa rrugë janë përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut. Moti me reshje në Lezhë ka sjellë edhe probleme me furnizimin me energji elektrike