• VIDEO

    Hyrje-daljet e rrezikshme në rrugë, kreu i ARRSH për Report Tv: Janë 1300 subjekte që kanë akses në akset nacionale, por vetëm 60 me leje! Aksioni nis nga kthesa e Kasharit

    Kreu i ARRSH-së, Ervis Berberi, tha për Report Tv se aksioni për mbylljen e hyrje-daljet e rrezikshme në rrugët e vendi do të nisë nga kthesa e Kasharit në drejtim të Durrësit, teksa sqaroi se të gjitha subjektet janë lajmëruar. Nga 1300 subjekte që kanë akses në akset nacionale në vend, vetëm 60 prej tyre janë të licencuara dhe kanë marrë leje për përdorimin e rrugës.

  • VIDEO

    Kojliku qeros, shpendi i rrallë shfaqet në Shqipëri pas 400 vitesh

    Kojliku qeros një specie e rrezikuar në nivel global është shfaqur në Shqipëri pas 400 vitesh, falë zbatimit të projekteve LIFE të Bashkimit Europian. Një individ mashkull, i quajtur NOVA është tani në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës. Kojliku qeros, është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. Në shekullin e 17-të, Kojliku qeros u zhduk si pasojë e presionit kryesisht nga gjuetia. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme, prania e species për herë të parë në SHqipëri pas 400 vitesh, duhet të kthehet në një event madhështor për larminë biologjike të Shqipërisë dhe të forcojë bindjen se mbrojtja e biodiversiteti i shërben shumë ekonomisë lokale.

     

  • VIDEO

    Tragjedia në Bullgari, gazetarja për Report Tv: Për disa euro më shumë shtojnë sedije, në këtë rast shtuan viktimat! A janë kontrolluar kushtet teknike të autobusit?!

    Detaje të reja për aksidentin tragjik në Bullgari dhe pikëpyetje të shumta ka ngutur gazetarja Migena Gorenca për Report Tv, lidhur me sigurinë që ka ofruar shoqëria e transportit “Besa Trans” me të cilën 45 viktima dhe 7 të plagosurit po udhëtonin.

    Ajo tha se njerëzit të revoltuar që prej orëve të para të mëngjesit kanë shkuar në “Besa Trans” për të parë nëse njerëzit e tyre të dashur janë në mesin e viktimave, por ajo çka gjetën është një derë e mbyllur.

  • VIDEO

    Tiranë/ Vrau pronarin e një gomisterie në 2014 pas sherrit për gomën, kapet pas 7 vitesh në kërkim ish-agjenti i SHISH

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.

    Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

    Kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari i dënuar me 10 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

    Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

    Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Reagimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Xhevahir Mzhika, 51 vjeç, banues në Tiranë.

    Ky shtetas u kap në rrugën “Babë Rexha”, anës lumit, dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.

    Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vite burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe "Armëmbajtja pa leje”.

    51-vjeçari është autori i ngjarjes së ndodhur më datë 16.08.2014, tek isha Fusha e Aviacionit, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasin F. S.

    Në përditësim...

  • VIDEO

    Varfëri ekstreme, mobilie e rroba të hedhura përtokë! Dalin pamje të shtëpisë ku jetonte Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu

    Mobilie të shkatërruara, rroba të hedhura përtokë, varfëri ekstereme... në këto kushte jetonte Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Report Tv ka siguruar sot pamje brenda shtëpisë së Çalamanit në fshatin Grecalli, pamje që 'flasin' vetë.

    Mateo Vasiu u vra në mënyrë brutale nga Çalamani në 16 nëntor, vrasje ka ngjallur jo pak revoltë të qytetarëve, të cilët kërkojnë dënimin e tij me vdekje.

  • VIDEO

    U padit për shpërdorim detyre, Dvorani fiton betejën me Presidentin, GJKKO vendos pushimin e çështjes! Ish-kreun i KED: Ka mbaruar koha e gjyqeve publike! Presidenca: E ankimojmë

    Gjykata e Posaccme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kallëzimin e Presidentit të Republikës për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

    Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK, i cili pas hetimeve që zhvilloi kërkoi pushim akuze e mbyllje të çështjes. Ardian Dvorani,  i cili sot gjyqtar i Gjykatës së Apelit Administrativ të Tiranës, komentoi edhe deklaratat e Metës së fundmi. Ai tha se koha e gjyqeve publike ka mbaruar.

  • VIDEO

    Operacion antidrogë 'Nikla', sekuestrohen 41 kg kanabis, në pranga 2 persona

    2 persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi po transportonin 41 kilogramë kanabis në zonën e Niklës në Fushë-Krujë.

    Policia e Durrësit njofton se Mond Bami 40 vjeç dhe Gëzim Tema  40 vjeç, të dy banues në Nikël, janë arrestuar pasi në aksin rrugor Nikël-Tapizë, u lokalizuan dhe iu bllokua automjeti me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

  • VIDEO

    Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së në Elbasan, shoqërohen në polici dhe 5 zyrtarë të tjerë

    Ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, Mario Qosja është arrestuar nga policia pasi dyshohet për shpërdorim detyre.

    Mësohet po ashtu se në polici janë shoqëruar edhe 5 zyrtarë të tjerë, pasi kanë lejuar ndërtimin pa leje të një objekti në këtë qytet. Për këtë aksion, nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga policia e Elbasanit.

  • VIDEO

    Tymi mbulon pallatin në Tiranë, zgjohet mes flakëve apartamenti në Allias

    TIRANË- Mes flakëve është zgjuar kati i katërt një nja pallati në Allias në Tiranë, në vend e quajtur “Të Katrori”.

    Bëhet me dije se ka vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit dhe vendngjarje janë forcat zjarrfikëse që po punojnë për fikjen e zjarrit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e martë 23 nëntor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Meta tregon prapaskenat në Gjermani për shtyrjen e zgjedhjeve të 2019 te Basha akuza Metës e deri tek gjarpërinjtë me kostum.

  • VIDEO

    Tragjedi në Bullgari, autobusi përplaset dhe merr flakë, humbin jetën 46 persona! Shumica turistë nga Maqedonia e Veriut

    Të paktën 46 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofj

  • VIDEO

    Lufta civile opozitës

    Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po turpëron të kaluarën e vet politike. I këtij mendimi është nënkryetari i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me 'Foltorën', është për interesa të tij personale Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po turpëron të kaluarën e vet politike. I këtij mendimi është nënkryetari i Partisë Demokratike Ervina Salianji, i cili i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me 'Foltorën', është për interesa të tij personale Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po turpëron të kaluarën e vet politike. I këtij mendimi është nënkryetari i Partisë Demokratike Ervina Salianji, i cili i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me 'Foltorën', është për interesa të tij personale

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv