-
VIDEO
Ministrja e Bujqësisë: Shtojmë pikat e grumbullit për prodhimet t’i shesim me çmim të lartë!
Ish-Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka përdorur me tone të ashpra në Komisionin e Ekonomisë, pasi sipas tij, me paketën fiskale të 2022 bujqit jo vetëm nuk ndihmohen por rëndohen më shumë. Braçe ka kërkuar ngritjen e Bursës së produkteve bujqësore pasi sipas tij grumbulluesit përcaktojnë çmimet. Ndërkohë ministrja e Bujqësisë Frida Krifca prezantoi objektivat e buxhetit për vitin e ardhshëm për këtë sektor.
-
VIDEO
Me 11 kilogramë kanabis në makinë drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohen në Elbasan 3 persona nga Kavaja
Tre persona kanë rënë në pranga e Policisë ditën e sotme në Elbasan, të akuzuar për trafik droge. Në pranga kanë rënë G. Xh., 40 vjeç, E. P., 18 vjeç dhe E. V., 31 vjeç, banues në Kavajë, të cilëve iu gjet në bagazhin e makinës 11 kilogramë e 500 gramë kanabis, me qëllimin për ta trafikuar drejt Maqedonisë së Veriut nëpërmjet kufirit të gjelbër. Ata u ndaluan nga policia në fshatin Rrajcë-Sutaj.
-
VIDEO
Aksident në Maliq, makina përplas dy të miturat me biçikletë
Mësohet se makina ka përplasur dy të mitura të cilat udhëtonin me biçikletë. Sakaq, bëhet me dije se të miturat janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
-
VIDEO
Pogradec/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht 2 nxënëset e tij, gjykata cakton '40 dit burg' për drejtorin e shkollës 9-vjeçare Adriatik Haxhillarin! Mohon akuzat
Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg me afat 40 ditë për drejtorin e shkollës 9-vjeçare në në fshatin Stropckë në Pogradec, Adriatik Haxhillari, i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.
-
VIDEO
'Open Balkan'/ Edita Tahiri me tone të forta në Report Tv: Rama të ndalojë takimet ku mungon Kosova
Ish-kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë -Serbi, Edita Tahiri, përmes një lidhje live nga Prishtina për Report Tv foli mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe nismën ‘Open Balkan’.
Tahiri tha se pa stabilitet politik dhe të sigurisë, nuk mund të ketë një zhvillim ekonomik apo tregtar në Ballkan ndërsa shtoi se situata kërkon angazhimin e SHBA dhe të BE.
Sipas saj, kështu parandalohen zhvillimet e këqija.
Ajo foli edhe për takimin që Rama pati në Beograd me Vuçiç në kuadër të nismës 'Open Balkan', ndërsa i kërkoi kreut të qeverisë shqiptare që të mos marrë mjesë në aktivitete ku nuk është i gjithë Ballkani.
Kujtojmë se Kosova nuk mori pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur. Edita Tahiri tha se Rama do duhej të kujdesej se kemi ardhur për këtë takim, por të diskutojmë për paqen e sigurinë.
“Rama të ndalë pjesëmarrjen në gjithë aktivitetet ku nuk është i gjithë Ballkani, kur s'është Kosova, çfarë do Shqipëria me Serbinë.”-tha Edita Tahiri.
Më tej, Tahiri tha se Shqipërinë nuk e lidh asgjë me Serbinë që të takohen, pasi nuk kufizohen nga njëra tjetra, e mbi të gjitha, sipas Tahirit Shqipëria s’ka qenë në luftë me Serbinë.
“Shqipëria me Serbinë s'ka qenë në luftë. Shqipëria nuk kufizohet me Serbinë. Gjërat janë të qarta.”-tha Tahiri.
Sa i përket situatës Kosovë-Serbi, Tahiri tha se duhet të ketë njohje reciproke mes dy vendeve, ndërsa përmendi disa prej çështjeve të pazgjidhura mes vendeve.
“Duhet të ketë njohje reciproke mes dy shteteve, ndërsa siç është asosacioni, kthimi i dokumenteve kadastralë, mosndërtimi i disa oobjekteve në pika kufitare nga Serbia, mosnjohja e diplomave, dhe të tjera, duhet gjetur gjuha e përbashkët”-tha Tahiri për Report Tv.
-
VIDEO
Qytetari denoncoi inspektorët e AKU në Fier në Njësinë Antikorrupsion, ministri i Drejtësisë: Këto shushunja që fryhen me vulën e shtetit do të ndiqen nga SPAK
Qytetarët që do të përballen me abuzime nga zyrtarë të administratës shtetërore tashmë mund t'i denoncojnë ata nëpërmjet fakteve në Njësinë Antikorrupsion. Kjo njësi ka nisur procesin publik të denoncimeve në SPAK, për t'i dhënë fund korrupsionit dhe abuzimeve në administratën publike.
-
VIDEO
Rama: Ulim moshën e policisë, më të vjetrit spostohen tek Illyrian Guard
Kryeministri Edi Rama tha se do të ulin edhe më moshën e policisë dhe se ato që kanë një moshë të caktuar do të spostohen me të njëjtin status në Illyrian Guard, një institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme.
“Është ulur mosha e policisë së shtetit, por duhet ulur edhe më shumë. Duhet rishikuar raporti mes policisë së shtetit dhe Illyrian Guard duke vendosur në dispozicion të tyre bashkëpunim që në një moshë të caktuar efektivët pa e humbur statusin të spostohen për të bërë një punë më të lehtë në Illyrian Guard në varësi të Ministrisë së Brendshme”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Asnjë deputet apo ministër socialist nuk fut dot më një njeri në polici! Meritokracia, arritje shumë e madhe
Në fund të fjalës së tij në aktivitetin e zhvilluar për prezantimin e buxhetit 2022 për Policinë e Shtetit, Kryeministri Rama tha se meritokracia është një arritje shumë e madhe në vitet e fundit për policinë në vend.
"Rekrutimi në policinë e shtetit tashmë kalon vetëm përmes rrugës së meritës. Tani është qe qartë se partia në pushtet, ministrat e saj, deputetët e saj nuk kanë më asnjë fuqi që të fusin një njeri në polici thjesht për hatër. Është rritur cilësia e punës së SHBÇBA, që me ligjin e ri bëhet edhe më e rëndësishme. Puna e bërë dhe rezultatet e arritura dhe mesazhi i dhënë nga ky shërbim se këtu nuk ka të paprekshëm dhe se këtu gjithkush që shkel uniformën përballet me ligjin, na e bëjnë të ardhmen e afërt shumë inkurajuese. Nga ana tjetër kemi aspektin e rëndësishëm të vlerësimit të vazhdueshëm të meritës edhe brenda për brenda.
-
VIDEO
Rama: Do ngrihet qendra e re kundër krimit kibernetik
Kryeministri Edi Rama tha se do të ngrihet qendra e re kundër krimit kibernetik si dhe do të shtohen programe të tilla edhe në Akademinë e Shkencave që vendi të ecë para në këtë fushë.
“Domosdoshmëria për rritjen e cilësisë në Akademinë e Sigurisë, ka ende shumë punë për të bërë. Policia e Shtetit ka të gjithë flotën në funksion të plotë dhe të modernizuar dhe vit pas viti mund të shtojë lehtësisht mjete të tjera. Që Akademinë e Sigurisë ta bëjmë më atraktive do të fusim edhe programin kundër krimit financiar dhe kibernetik. Një tjetër investim i rëndësishëm që do të përdoret nga disa entitete dhe policia dhe ministria e brendshme do të jetë një nga identitet kryesore që do e përdorin është qendra e re që do përdoren nga kundër krimit kibernetik”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Policia e Shtetit përgjegjëse për krimet mjedisore, e pafalshme të bëjnë sikur s'ndodh asgjë
Policia e Shtetit është përgjegjëse për krimet mjedisore dhe nuk mund të tolerohet më asnjë neglizhencë. Mesazhin e qartë Kryeministri Rama e kishte për policët gjatë prezantimit të buxhetit 2022.
"Sot jemi në fazën kur me një financim të siguruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është mundësuar qendra e kontrollit të rrugëve të Shqipërisë dhe po punohet për sistemin e kamerave inteligjente që do të heqë patrullat nga vendi. Projekti tjetër do të jetë ai i satelitëve. Ne do të kemi në dispozicion të institucioneve shtetërore të dhëna në kohë reale çdo ditë. Policia e Shtetit do të ketë ccdo ditë të dhëna për ndërtimet pa leje, vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave, pra krimet mjedisore. Dhe policia e shtetit është përgjegjëse t'i identifikojë jo vetëm vendndodhjet e këtyre skenave të krimit por edhe të marrë masa. Është e patolerueshme që në pyllin e sodës të mbyllet një sipërfaqe me 3000 metra katrorë zhavorr dhe policia as të mos shikojë, as të mos dëgjojë asgjë, është e patolerushme të hidhet zhavor për të krijuar platformë pa leje në plazhe dhe askush të mos bëjë asgjë. Goditja e ligjit për ata që i bëjnë këto krime është rënduar. Nuk ka më gjobë, por arrest dhe shkon përpara drejtësisë", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: E patolerueshme që policia të vijojë të mbylli sytë para ndërtimeve pa leje apo prerjes së pyjeve! Kjo duhet të marrë fund
Edi Rama ka pasur kritika për policët që vijojnë të mbyllin ende sytë para shkeljeve që bëhen qoftë me ndërtimet pa leje, prerjen e pyjeve, apo edhe pikat e shitjes në autostrada. Rama tha se kjo kohë duhet të marrë fund.
“E patolerushme që policia të lejojë që para syve të tyre të ngrihen gangrena pa leje ndërtimi dhe këtë nuk e sheh polica, por një qytetar. Me çfarë merret policia rrugore në Shqipërisë, me çfarë merret nëse atë që ka si korridor pune ja cenojnë në mënyrë të paligjshme. E patolerueshme që të vazhdojnë pikat e shitjeve të traktorëve dhe pikat e tullave në autostradë. Duke qenë se tradita ka qenë se policia nuk mërej me të këtë punë është e vështirë që të bëhet kjo në kulturë, por janë disa vite tashmë dhe është kohë për t’i dhënë fund kësaj. Është koha për ti dhënë fund mbylljes së syve kur kalojnë kamionë me dru të prerë në mënyrë të paligjshme, në një kohë që Shqipëria është në moratorium për prerjen e pyjeve”, tha Rama
-
VIDEO
Rama rendit prioritet e këtij mandati: Lufta kundër krimit, siguria rrugore, krimet mjedisore dhe standardet e shërbimit ndaj qytetarëve
Lufta kundër krimit do të jetë 'prioritet' mbi prioritete në këtë mandat të tretë qeverisës të PS-së. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi që vëmendje e shtuar në këtë aspekt t'i kushtohet edhe krimit financiar e ekonomik. Si prioritet të dytë Rama renditi sigurinë në qarkullimin rrugor dhe krimin mjedisor, për të cilin tha se nuk do të ketë tolerancë. Po ashtu kryeministri përmendi edhe rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve si prioritetin tjetër të qeverisë.
"Prioritete e këtij mandati janë piketat e vendosura në çdo hap që ne hedhim. Lufta kundër krimit është prioriteti i prioriteteve, përfshirë të gjitha aspekte e saj dhe është një front ku është bërë progres i dukshëm, por ku ka ende shumë për të bërë dhe ku posaçërisht ndjehet ende mungesa e të njëjtit efikasitet, siç psh. ka pasur operacioni forca e ligjit apo në tërësi kjo pjesë e organizimit policor te lufta kundër krimit financiar, ekonomik. Aty është e domosdoshme të vendosen më shumë forca, të përqendrohet më shumë vëmendja dhe të krijohen kushtet për të arritur të njëjtat rezultate si me gjithë pjesën tjetër. Prioriteti i dytë është ngritja në një nivel sigurie më të larët e gjithë e qarkullimit rrugor dhe paralelisht me këtë vendosja e një kontrolli absolut mbi territorin e Shqipërisë, jo vetëm mbi aspektin e veprimtarisë kriminale, apo shkeljes së ligjit, por veprimtarinë kriminale dhe shkeljen e ligjit që kanë të bëjnë me vetë Shqipërinë, territorin, me trupin e mrekullueshëm të këtij vendi që dora e robit e ka kthyer rëndom në një ferr për banorët e vet. E patolerueshme të ndodhin para syve të policisë, krime në mjedis. E patolerueshme që efikasiteti më i lartë në krimet në mjedis të jetë në format e gjobave për njerëzit në fshatrat e thellë që ngrenë një avlli dhe jo ndaj atyre që hedhin beton në plazh. Prioriteti tjetër është rritja e mëtejshëm e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve", tha Rama.