• VIDEO

    Dhuna ndaj gazetares, Rama: Zero tolerancë për këdo që dëmton imazhin e Policisë së Shtetit dhe hedh hije mbi rezultate e punës së tyre

    Kryeministri Edi Rama ka dënuar rastin e dhunës ndaj gazetares, e cila u shty dhe rrëzua në tokë bashkë me operatorin nga një efektiv policie. Rama tha se në raste të tilla do të ketë zero tolerancë dhe do të përjashtohet nga radhët e policisë, pasi nuk do të lejohet që të hidhet hije mbi punën e policisë së shtetit.

    “Polici që keqtrajtoi në mes të rrugës një gazetare hedhin hije mbi punë  dhe sakrificat dhe mbi gjithë këto rezultate. Patjetër që çdo njëri prej jush që çdo mëngjes del nga shtëpia për të shkuar në një front të vështirë, nuk e  meriton që në punën e tij dhe në imazhin e uniformës së ai/ajo veshin të ketë të tilla skërkala balte që vijnë nga shkelja e patolerueshme e vijës së sjelljes së policisë së shtetit, prandaj është e arsyeshme të vepron pa asnjë tolerancë ndaj këtyre individëve duke i larguar menjëherë nga policia e shtetit, por është e rëndësishme të theksohet domosdoshmëria që të mbanë parasysh se trupa e policisë së shtetit, figura e tyre është mishërimi i ligjit , nuk kërcënon, nuk shan por ligji vepron”, tha Rama

    Efektiv që shty dhe rrëzoi gazetaren Anila hoxha dhe operatorin që e shoqëronte është shkarkuar nga detyra. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ku gazetarët kishin vajtur për të raportuar në Qafë Mollë ku u gjet i vrarë dhe i groposur biznesmeni Ruzhdi Hoxha. Gazetarët nuk u lejuan nga policia të filmon dhe t’i afroheshin vendit të ngjarjes, ndërsa një nga efektivët e policisë është nervozuar dhe ka shtyrë me forcë një operator. Ky i fundit ka rrëshqitur dhe më pas ka rrëzuar në tokë edhe gazetaren Anila Hoxha, të cilët përfunduar në një rrëpirë buzë rrugës.

  • VIDEO

    Ministri i Brendshëm: Investojmë në teknologji, monitorim në çdo cep të territorit të vendit për luftimin e paligjshmërisë

    Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se në buxhetin e 2022 do të investohet edhe më shumë në teknologji në mënyrë që të policia e shtetit të ketë kontroll të plotë në monitorimin e të gjithë territorit të vendit.

    “Në 4 vite e ardhshme do të ngremë më lartë luftën kundër krimit në një tjetër nivel dhe do të adaptojmë inovacionin dhe teknologjinë duke qenë shumë më para se ato që thyejnë ligjin.  Të sofistikojmë mënyrën për të luftuar krimin dhe për të kontrolluar territorin në çdo shkelje që bëhet nga mjedisi deri te krimi, çdo shkelje. Duke investuar edhe në teknologji dhe në modernizimin e kontrollit të territorit do të jetë më lehtë dhe efikase për zbulimin e paligjshmërisë. Kemi rritur me 70 % investimet në teknologji.”, tha Çuçi.

  • VIDEO

    Gledis Nano: Buxheti për policinë rritje me 81% , si asnjëherë më parë! Investime në infrastrukturë dhe modernizim! Rritje pagash

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano në prezantimin e projektbuxhetit 2022 për Policinë e Shtetit tha se për herë të parë ka një rritje me 81% krahasuar me 1 vit më parë. Ai tha se do të ketë rritje pagash, modernizim dhe investime në infrastrukturë.

    "Prej më shumë se 4 vite është aplikuar marrja me qira e mjeteve të transportit rrugor që konsiderohet si modeli më efektiv,. nisur nga avantazhet financiare dhe operative.  Fondet për investime me financim të brendshëm për herë të parë me rritje me 81%, 550 mln lekë më shumë krahasuar me vitin aktual. Do të financohen objekte dhe blerje pajisje speciale për policinë kriminale, teknologjinë e informacion dhe policinë shkencore. Vetëm për rinovimin e sistemit të transmetimit datacom do të bëhet e mundur ndërlidhja e 85% të strukturave. Do të vijojë rinovimi i armatimit", tha Nano.

    •  
  • VIDEO

    Mashtrim me skemën e TVSH dhe rimbursim nga shteti me fatura fiktive, policia mësyn te Tatimet në Durrës, 4 punonjës në pranga, dosja i kalon SPAK

    Mashtrim me skemën e TVSH dhe rimbursim nga shteti me fatura fiktive. Kjo është akuza që rëndon mbi 4 punonjës të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës që janë arrestuar nga policia, dhe dosja i ka kaluar nga Prokuroria e këtij qyteti në SPAK.

  • VIDEO

    Debate te Komisioni i Shëndetësisë/ Manastirliu: Buxheti i vitit 2022 do të rrisë ndihmën ekonomike, ju e kishit të barabartë me votën! Duma: Fol me shifra konkrete

    Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se buxheti i vitit 2022, për të cilin janë mbledhur, do të rrisë ndihmën ekonomike ku tregoi dhe kategoritë e caktuara se si do përfitojnë.

  • VIDEO

    Braçe kritika Ahmetaj: I thash kur ishte ministër Financash se taksimi i paqëndrueshëm do dëmtonte bujqësinë, sot u vërtetuan nga A te Zh-ja

    Erion Braçe ka vlerësuar rritjen e buxhetit për bujqësinë në 2022 por ka shtuar se politikat fiskale të paqëndrueshme po dëmtojnë dhe fundosin bujqësisë dhe fermerët. Ai madje ka pasur kritika edhe për ish ministrin e Financave Arben Ahmetaj, ku i kishte thënë se taksimi i paqëndrushëm do të sillte dëme në bujqësi, dhe sot janë vërtetuar të gjitha.

     
  • VIDEO

    Lezhë/ 2 persona tentojnë të grabisin një vil në fshatin Zejmen, por tremben nga sirena e ambulancës dhe largohen! Banorët angazhohet për t'i kapur, ndalojnë njërin, tjetri i ikën

    Një tentativë e dështuar grabitje dhe një 'histori' e suksesshme sensibilizimi komunitar është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Zejmen të Lezhës.

    Mësohet se dy persona, të armatosur u futën për të grabitur në një vilë tre katëshe, që ishte në pronësi të Zef Tehcaj, drejtor i shkollës së mesme të fshatit, në momentin që ai ishte nisur për në punë dhe banesa ishte bosh.

  • VIDEO

    Projektbuxheti 2022/ Rama në aktivitetin me Policinë e Shtetit për të prezantuar projektet për uniformat blu

    Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi prezantojnë Buxhetin 2022 për Ministrin e Brendshme.

  • VIDEO

    Komisioni i Ligjeve/ Veliaj kërkon 'ndihmë' për të shpëtuar sektorin e transportit publik: Bashkia 1 mln dollarë subvension!

    Erion Veliaj kërkoi 'ndihmë' për të shpëtuar këtë sektor, teksa dha edhe disa propozime. Veliaj tha se Bashkia do të do të subvencionojë 1 milion dollarë për të shpëtuar këtë sektor, por theksoi se të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e 'barrës' që i takon. Për të mos patur një rritje të çmimit të biletës, Veliaj propozoi që të hiqet TVSH e biletës, për të cilën tha se është marrë dakordësia edhe nga qeveria.

  • VIDEO

    Akademia e barinjve, ministrja: Panele diellore në stane, do mbështesim bujqit me infrastrukturën e nevojshme për t’iu lehtësuar jetën

    Krijimi i një akademie për barinjtë ka ngjallur jo pak zhurmë mediatike por edhe tek qytetarët lidhur me funksionin e qartë të saj. Për këtë arsye Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka sqaruar se kjo akademi është marrë shembull nga vendet e botës që e aplikojnë si Zvicra apo Spanja dhe se kjo bëhet për të ruajtur traditën në këtë zanat duke afruar sa më shumë të rinjtë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e martë 9 nëntor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Basha debat me Ramën për eurobondin te po, fola me Shkëlzen Berishën kur ndodhi Gërdeci e deri tek kriminalizimi i elitës.

  • VIDEO

    Buxheti, FRPD me Bashën apo Berishën dhe kriza në Maqedoni

    11 dhjetori duket se është një ditë që do të përcaktojë fatin e të gjithë demokratëve, e në këtë vorbull përplasjesh është futur edhe FRPD-ja. Edhe këta të fundit presin pikërisht atë se çfarë do të ndodhë me Kuvendin Kombëtarë të partisë, për të hapur garën për kryetarin dhe strukturat e reja të Forumit Rinor, pasi vendimin e Lulzim Bashës, e quajnë nul. Analisti Fejzi Hajdari, i ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, ka komentuar mbi situatën politike të krijuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut. Hajdari thotë se kryeministri Zoran Zaev po luan cirk, pasi ai nuk e dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, ashtu siç paralajmëroi pas disfatës që partia e tij, LSDM pësoi në zgjedhjet lokale.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv