-
VIDEO
Vranë biznesmenin Ruzhdi Hoxha në Qafë Mollë, lihen në burg dy vëllezërit si autor të ngjarjes! Ende asnjë motiv për vrasjen, policia në kërkim të makinës me të cilën u krye krimi
Fredi Rrushi dhe vëllai i tij Pajtim Rrushi janë lënë në Burg nga Gjykata e Tiranës, si autorë të dyshuar për vrasjen e biznesmenit të inerteve Ruzhdi Hoxha. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë motiv se pse dy vëllezërit e kanë vrarë mikun e tyre, ndërsa autoritetet janë në kërkim të makinës që dyshohet se është kryer krimi.
-
VIDEO
Kryeministri holandez Rutte në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore! Rama: Holanda mbështet pa rezerva konferencën ndërqeveritare BE-Shqipëri
Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka nisur sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është pritur me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama. Rutte pritet që të rikonfirmojë edhe një herë mbështetjen e Holandës për vendin tonë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Nënkryetari i Bashkisë Tropojë për Report Tv: Hidrocentralet në Valbonë po testonin prodhimin e energjisë, betonizimi është bërë
Në një lidhje telefonike për Report Tv, nënkryetari i Bashkisë së Tropojës, Kujtim Rexha, tha se në bllokimin e punimeve në Luginën e Valbonës kanë qenë të gjitha grupet e interesit.
Ai tha se në dijeni e tij atje ka vepra të ndërtuara dhe kishte nisur faza e testimit të prodhimit të energjisë elektrike.
"Veprat janë të ndërtuara dhe janë në testimin e prodhimit të energjisë elektrike. Betonizimi aty ka përfunduar", tha ai.
-
VIDEO
Ka shpresë për shpëtimin e Valbonës! Pas 4 muajsh më në fund zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë, ndërpritet betonizimi dhe shkatërrimi i lumit! Report Tv e denoncoi skandalin
Vetëm pas 4 muajsh nga një vendim i Gjykatës së Lartë në vend dhe vetëm pas insistimit me shkrime dhe raportime të Report Tv për skandalin e moszbatimit të vendimit më në fund në Luginën e Valbonës prezullohet betonizimi dhe shkatërrimi. Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem nga kompanitë “GENER 2” dhe “DRAGOBIA ENERGY” të Bashkim Ulajt, i cili duhet nënvizuar se është një nga oligarkët që Lulzim Basha ka “harruar” ta përmendë në denoncimin politik që ka bërë në Kuvend.
-
VIDEO
Mbërrin kryeministri holandez në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Rama
Mbërrin kryeministri i Holandës Mark Rutte, i cili prittë me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama. Për shkak të vonesës pak minutëshe, Rama e ka pritur në trotuar jashtë Kryeministrisë homologun e tij holandez që ndodhet sot për vizitë zyrtare në Tiranë.
-
VIDEO
114 kg kanabis drejt Greqisë, 4 në pranga, mes tyre dhe avokati i dënuar më parë! Gjykata i lë në burg të katërt
114 kg kanabis janë sekuestruar gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e 3 ditëve më parë në qytetin e Korçës si dhe u vunë në pranga 4 persona, mes të cilëve dhe avokatin Joni Mosku, i dënuar më parë për trafik droge.
Sot është dfhënë masa e sigurisë për 4 të arrestuarit, teksa Prokuroria ka kërkuar masën e "arrestit me burg", masë e cila u pranua nga gjykata.
-
VIDEO
Miratohet plani i veprimit antitrafik të personave si pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Minisrave, Qeveria mirato planin e veprimit antitrafik të personave si pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar.
“Sot miratuam planin e veprimit antitrafik të personave si pjesë e strartegjisë kundër krimit të organizuar. Plani përmban veprime konkrete të shumë institucioneve shtetërore. Qasja është shumëdimesionale, që nis nga parandalimi i fenomenit te rehabilitimi i personave. Është pjesë e një strategjie 4 vjecare, është përgatitur nga institucionet shqiptare dhe partnerët tanë që na ndihmojnë në këtë fushë.” u shpreh ministri Çuçi pas mbledhjes.
-
VIDEO
'Gati për Shqipërinë', përzgjidhen pjesa e parë e studentëve ekslentë brenda dhe jashtë Shqipërisë! Kontrata 1-vjeçare në të gjitha institucionet shtetërore
Gati për Shqipërinë", nisma e marrë nga qeveria, ka përzgjedhur pjesën e parë të studentëve ekslentë, brenda dhe jashtë vendit, të cilët do të mund të kontribuojnë me projektet dhe idetë e tyre në mandatin e tretë qeverisës të socialistëve. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije pas mbledhjes së Qeverisë se ata do të mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet, përfshirë edhe ministritë. Ajo theksoi po ashtu se kjo nismë nuk është e përkohshme, por do të vijojë edhe në të ardhmen.
"Nisma 'Gati për Shqipërinë' ka qenë proces disa mujor, kemi zhvilluar një sërë intervistash me të rinjtë që kanë aplikuar. Sot kemi miratuar dy vendime që do na ndihmojnë t'i përfshijmë ata si pjesë të administratës. Pjesa e parë për studentët ekslentë, jo vetëm ata në Shqipëri, por dhe jashtë do mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet, duke përfshirë dhe ministritë. Kjo nuk është nismë e përkohshme, do e vijojmë në të ardhmen më tej, do ngrihen qendrat ekselencës ku do të përfshijmë të gjithë ata që kanë shprehur idetë e tyre për projekte të ndryshme. Ne do vijojmë procedurat me të gjithë aplikuesit që janë përzgjedhur nga nisma 'Gati për Shqipërinë'", tha ajo.
-
VIDEO
Dhunoi dhe grabiti biznesmenin Nazmi Çangu në Fushë-Krujë, ‘arrest me burg’ për Saimir Kuçi, me precedent në vjedhjen e kasafortave dhe bizneseve në vend
Gjykata e Krujës ka vendosur sot masën ‘arrest me burg’ për Saimir Kuçin, i cili është një nga grabitësit dhe dhunuesit e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë Krujës.
-
VIDEO
Vendimi i Këshillit të Ministrave, vullnetarët që ndihmojnë ushtrinë në emergjenca civile do të paguhen
Përmes një vendimi të marrë sot nga Këshilli i Ministrave, të bërë të ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, vendoset se të gjithë ata që marrin pjesë në mënyrë vullnetare në aksionet e ushtrisë sidomos në drejtim të përballjes me fatkeqësitë natyrore do të marrin trajfim financiar.
"Nxitje vullnetarizmit. Ne jemi krenarë për dhjetëra dhe qindra vullnetarë në përpjekjet tona, jo vetëm në sigurinë kombëtare por edhe në përballjen me emergjencat civile. Në këtë vendim në i japim mundësi vullnetarëve që të ketë më shumë vëmendje ndaj tyre. Do të trajtohen me transport, ushqim, akomodim dhe pagesë dinjitoze", tha ministri Peleshi.
-
VIDEO
Qeveria miraton shpronësimet e banorëve për projektet infrastrukturore në Vlorë, Patos dhe Roskovec
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se qeveria ka miratuar 3 vendime për shpronësimet e banorëve që preken nga ndërtimi i infrastrukturës konkretisht në Vlorë, patos dhe Roskovec.
“Kaloi 3 akte që janë të lidhur me shpronësimet në Bypass e Vlorës për të përfunduar punën e nisur në fillim sezonit veror 2022, shpronësimet në Patos për të vazhduar me projektin e shëtitores në kuadër të rilindjes së qytetit dhe në Roskovec që lidhet me punimet për ujësjellësin”, tha Balluku.
-
VIDEO
Shpërndarja e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit, shorti publik nis sot nga Bubqi! 102 familje marrin sot banesat e reja
102 familje në zonën e Bubqit të Bashkisë Krujë do të futen sot në shtëpitë e tyre të reja të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Ndarja e banesave të reja do të bëhet me short publik, ku familjet do përzgjedhin në mënyrë transparente banesën e tyre sipas ndarjeve të caktuara për frymë 1+1, 2+1 dhe 3+1, të cilat janë apartamente dhe banesa individuale.