-
VIDEO
Ministri i Mbrojtjes: Projekt 18 mln euro me SHBA për mbrojtjen nga sulmet kibernetike! Bizneset gjoba deri në dhjetra mijëra euro me kriptomonedha
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se, bashkë me SHBA, po punohet për një projekt prej 18 mln euro për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Në Komisionin e Sigurisë, Peleshi tha se vendi ynë është shumë i rrezikuar nga të tilla sulme, duke theksuar se do të ngrihet njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike. Ai shtoi se informacione që disa kompani private që kanë rënë pre e sulmit kibernetik kanë paguar gjoba deri në dhjetëra mijëra euro me kriptomonedha.
-
VIDEO
Braçe si Korreshi: Në spitalin e Lushnjës të hante vërtetë miu! Të rishikohen pjesa më e madhe e koncesioneve të ‘Shëndetësisë’
Erion Braçe kërkoi që të rishikohen pjesa më e madhe koncesioneve në shëndetësi, por dhe të sigurojë investimet shëndetësore në Lushnje për shkak të infrastrukturës jo të mirë, ku mbështeti dhe deklaratën e deputetit të PD Sajmir Korreshi pak kohë më parë se ‘aty të hante miu’.
“E thashë para pak ditës për koncesionet në shëndetësi. ¾ e koncesioneve në shëndetësi të rishikohen. Nuk duhet të paguajmë një set me 40 instrumente, kur përdoren 2 dhe të paguhet paketë e plotë. Sa më efektive të jenë. Nuk do hyj në këto histori ça do bëni atje dhe këtu. Për rrethin e Lushnjës, konsiderohet spitali si spital bashkiak, Lushnja është më i madh se qarku i Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës, rrethi i Lushnjës është më i madh se bashkia e Fierit. I gjithë ky rreth nuk mund të marrë vetëm shërbime të urgjencës. Nuk është si bashkitë e tjera. Për shkak të punës dhe natyrës së punës në këtë rreth, spitali funksiononte në kushte atmosferike në verë dhe dimër, në fushë të hapur. Për shkak të sëmundjeve të trashëgueshme dhe sëmundjet e gjakut kanë zënë vendin e parë. Po të zgjidhim statusin e institucionit. Te ajo poliklina të hante vërtet miu, nuk u kujtua njeri derisa u bë nga e para. Ashtu siç janë zgjidhur dhe problematikat e tjera, ashtu do zgjidhet dhe spitali atje”, u shpreh Braçe.
-
VIDEO
Braçe kundër Shoqatës të Bareve: Le të goditën nga pasaporta e vaksinimit! Nuk mund të vihen interesat e tyre para shëndetit publik
Erion Braçe ka qenë tepër i ashpër lidhur me procesin e vaksinimit në Shqipëri, ku tha se pasaporta e vaksinimit duhet të vendoset dhe se nuk mund të mbetet peng shëndeti publik, pse del shoqata e bareve se do goditet nëse vendoset kusht vaksina për të hyrë në lokale.
“2.7 mld lekë për vaksinimin, a e mbulojmë të gjithë planin që kemi për imunizimin përmes vaksinimit? Si do e bëjmë të mundur që të bëhet efektiv plani dhe parave që po përdorim? Se ti blejmë vaksinat e i ti mbajmë në frigoriferë siç po bëjmë? Procesi i vaksinimit do kurajo, s’mund të vërë para një shoqatë baresh e restorante shëndetin publik se do goditen. Po le të goditen, e vetmja gjë që i këkrohet qytetarëve është të bëjë vaksinën, për të hyrë në shkollë, në bare, po kokëboshwt shqiptarë nuk duan”, tha Braçe
-
VIDEO
Diskutohet te 'Ekonomia' projektbuxheti, 20 mijë nxënës ende në klasa kolektive! Ministrja: Subvencionojmë së shpejti 50% të transportit të fëmijëve
Edhe pse klasat kolektive janë përgjysmuar, ende në zonat periferike të Shqipërisë janë 20 mijë nxënës që mësojnë në klasa kolektive. Shifrën e ka dhënë vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, teksa ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë projektbuxhetin 2022.
-
VIDEO
Dy të rinj tentojnë të vjedhin xhaminë e Lushnjes, futen nga dritarja dhe tentojnë të hapin kasafortën
Dy personat janë përpjekur të vjedhin xhaminë e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 10:00, ku dy të rinj kanë hyrë nga dritarja dhe janë përpjekur të hapnin kasafortën, për të marrë paratë apo sende me vlerë që mund të gjendeshin brenda saj.
Dy të rinjtë pasi kanë tentuar për disa orë rresht të hapin kasafortën, nuk ia dalin dot dhe në fund largohen pa marrë gjë.

-
VIDEO
Dhuna ndaj gazetarëve, Gjekmarkaj në Komisionin e Medias: Të ndëshkohet kush prek njerëzit e medias në krye të detyrës
Komisioni i Medias nisi sot me shqetësimin e ngritur nga Kryetari i Komisionit, Agron Gjekmarkaj për dhunën shtetërore ndaj gazetarëve. Ai mori shkas nga ngjarja e rëndë ndaj gazetares dhe operatorit gjatë raportimit të lajmit për vrasjen e një biznesmeni në Tiranë në zonë e Qafë Mollës. Kryetari i Komisionit parlamentar të medias kërkoi ndëshkimin nga drejtësia të kujtdo që dhunon gazetarët në krye të detyrës.
-
VIDEO
Nisma ligjore e LSI për krimet seksuale, Xhixho: Do monitorohen ‘grabitqarët’
Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, deputetja e LSI Erisa Xhixho njoftoi se ka ndërmarrë një nismë ligjore, për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale.
Xhixho tha se duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të bëra publike, ku të miturit janë viktima të dhunës seksuale, tha se duhet të ketë një regjistër që të shërbente për monitorimin e 'grabitqarëve seksualë'.
-
VIDEO
Vrasja e biznesmenit Hoxha/ Nga thirrjet telefonike tek ekzekutimi në Dajt, si përfundoi celulari i viktimës në Tiranë i shitur nga taksisti! Prokuroria vijon hetimet!
Prokuroria e Tiranës vijon hetimet për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Report Tv mëson se ditën që do kryente vrasjen, autori i dyshuar Fredi Rrushi e ka telefonuar tre herë Hoxhën, ndërsa ky i fundit nuk i është përgjigjur. Autori ka kontaktuar më pas me biznesmenin përmes një personi tjetër që ndodhej në një tavolinë me këtë të fundit, duke e çuar më pas drejt Dajtit, ku edhe e ekzekutoi. Pas vrasjes, autori merr edhe celularin e viktimës me vete, duke e hedhur në rrugicat e Tiranës. Telefoni i biznesmenit Hoxha, përfundoi në duart e një taksisti, i cili e shiti.
-
VIDEO
Pasaporta e vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë: Po shqyrtojmë vendosjen e saj në bar-kafe! Spaho: Si do i monitoroni? Shqiptarët mendojnë si të thyejnë ligjin, jo ta zbatojnë
Debati i zhvilluar mes ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe deputetit të PD, Edmond Spaho ka qenë në lidhje me procesin e vaksinimit dhe vendosjen e greenpass, pasaportës së vaksinimit, për të marrë shërbime në bare dhe ambiente publike.
Spaho kërkoi që të t’u jepen avantazh të vaksinuarve, por në fakt po ndodh e kundërta ku po penalizohen dhe më shumë avantazh po u jepet të pavaksinuarve.
Pjesë nga debati
Spaho: Procesi i vaksinimi si mjeti i vetëm për t’i dhënë fund pandemisë. Po mendoni të vendosni green pass-it për ambientet publike is kafe e restorant. Jam skeptik që kjo mund të administrohet, në tiranë janë 10 mijë bare kafe dhe s’mund t’i vëmë polic që të zbatoje rregullin, për më tepër që kultura e zbatimit të ligjit këtu te ne është e ulët, në 24 orë ne mendojmë si ta thyejmë ligjin jo ta zbatojmë? Pse nuk merren masa për universitetet, hyjnë të gjithë si të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Po i kthehen mësimit online? Po pse ky ishte qëllimi vaksinimit? Masat duhet të synojnë penalizmin e të pavaksinuar dhe tu jepet avantazh këtyre të vaksinuarve, por po bëjmë të kundërtën
Manastirliu: Për të patur një dimër sa më të lehtë lind nevoja për të rritur mbulesën vaksinale sidomos tek të rinjtë, kemi vendosur edhe detyrimin për paraqitjen e greenpass për çdo universitet dhe jemi duke monitoruar më shumë kujdes mbulesën vaksinale. Ka patur rritje të mbulesës vakisnale në universitete por ende nuk është aty ku duhet. Këtu kërkohet një ndërgjegjësim nga ana e të gjithëve, po bashkëpunojmë me universitetet. Në nuk rekomandojmë si bëhet mësimi, por kemi detyrim të themi se kushdo që paraqitet fizikisht duhet të jetë i vaksinuar. Sa i përket greenpass jemi duke e vlerësua seriozisht.
-
VIDEO
Komisioni i Sigurisë, Ministri i Mbrojtjes: 2.1 mld lekë për emergjencat civile, më shumë se gjysma do t'i shkojnë me kusht bashkive! 30% rritje page për personelin e FA
2.1 miliardë lekë është fondi i përcaktuar nga Ministria e Mbrojtjes për Emergjencat Civile. Kjo u bë me dije nga Ministri Niko Peleshi në Komisionin e Sigurisë, ku po zhvillohet një seancë dëgjimore lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2022”. Peleshi theksoi se 1.1 miliardë lekë do të shkojnë për bashkit ëme kusht. Peleshi theksoi se në Ministrinë e Mbrojtjes do të ngrihet një komitet ku bashkitë do të aplikojnë me projekte dhe buxhetin do ta marrin ato projekte që do të fitojnë.
-
VIDEO
Ndryshimet kushtetuese për vetingun, pyetjet për Komisionin e Venecias janë nisur! PS: Të mos humbim kohë
Edhe pse mbledhja e fundit e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me debate të shumta mes socialistëve, pyetjet drejtuar Komisionit të Venecias për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut janë nisur.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se nuk duhet humbur kohë. Ai njoftoi se e ka diskutuar këtë edhe me deputetin Fatmir Xhafaj i cili nuk ka qenë dakord me këtë lëvizje.
-
VIDEO
Paketa fiskale diskutohet te 'Veprimtaria prodhuese', Agrobiznesi: S’është konsultuar, dëmton bujqësinë! Të bëhet studim i thelluar
Paketa fiskale e propozuar nga Ministria e Financave, nuk është konsultuar me bizneset prodhuese dhe me sektorin e bujqësisë. Drejtoresha ekzekutive e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Enisa Shena në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese tha se pavarësisht se buxheti i shtetit pret një rritje të ardhurash nga heqja e rimbursimit të TVSH-së për bujqësinë, vendosjes së tarifës 10% për inputet bujqësore apo tavani i përjashtuar nga TVSH-ja sa i takon investimeve në bujqësi, këto ndryshime dëmtojnë bizneset.
Agrobiznesi kërkon që këto ndryshime të propozuara të mos hyjnë në fuqi pa u bërë studimi i thelluar me dëmin që do i shkaktohet biznesit në sektorin e bujqësisë në rast se këto masa hyjnë në fuqi.