-
VIDEO
Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin, dërgohet në spital
Një automjet ka përpalsur një këmbësor në rrugën Transballakanike. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori i cili është trasportuar në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën.
Këmbësori nuk ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa shoferi dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.
-
VIDEO
Pogradec/ U kap me 83 emigrantë të paligjshëm në kamion, arrestohet 31-vjeçari! I kishte marrë 1150 euro secilit për t'i kaluar drejt vendeve të BE
Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Pogradec, pasi në kamionin tip trailer që po drejtonte, iu gjetën 83 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në pranga ka rënë Oligert Agolli banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u kap në dalje të Pogradecit.
-
VIDEO
Eugena Tomini: Situata me COVID në vend, nën kontroll! Ka rritje të të prekurve në moshë të re, të shtruar në spital edhe 11 fëmijë! Pasaportë vaksinimi në bare e restorante? Opsion që po diskutohet
Prej 10 ditësh, në vend lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve nga 12-15 vjeç me sëmundje kronike dhe i atyre mbi 16-vjeç, por ende nuk ka një shifër mbi numrin e vaksinimeve të kryera në këtë kategori. Tomi u shpreh se të dhëna do të publikohen në ditët në vijim dhe se aktualisht po kryhet sensibilizim. Ajo theksoi po ashtu se të shtruar në spital janë edhe 11 fëmijë.
"Jemi në përqindjet e para të vaksinimit të moshës pediatrike dhe asaj adoleshente. Për moshën pediatrike dhe adoleshent, kemi përqindjet e para pasi paralelisht po bëhet sensibilizim në strukturat mësimore dhe në qendrat shëndetësore ndaj prindërve. Përqindjet e para ne i vlerësojmë në kuadër të 12-14 ditëve dhe do ketë updetim të shifrave. Fëmijë të shtuar në spital me COVID janë 11. Vala e katërt e COVID po qarkullon edhe në Shqipëri. Stina e vjeshtës dhe dimrit sjellë prishje të distancimit fizik ndaj theksohet që respektimi i masave duhet të vijojë për shkak se jemi më shumë në ambiente të mbyllura. Mobilizimi i fashës 18-24 të vijojë për vaksinimin me të dyja dozat", u shpreh Tomini.
E pyetur nëse do të ketë ndryshim të masave kufizuese, Tomini theksoi se deri më tani do të mbesin masat që janë ende në fuqi. Për paralajmërimin e Ministres së Shëndetësisë për pasaportën e vaksinimit si kusht për t'u futur në bare e restorante, Tomini tha se është një opsion që po diskutohet.
"Ne jemi duke monitoruar dhe situata është dinamike dhe deri më tani janë po ato masa. Pasaporta e vaksinimit në bare dhe restorante nuk është një opsion i padiskutuar, janë disa që po diskutohen, por duke u vlerësuar situata e dimrit, vjeshta po kalon dhe jemi në një pre dimër dhe vaksinimi që duhet të përvijojë dhe monitorimi i të gjithë indikatorëve të pandemisë janë një sërë faktorësh që po vlerësohen në mënyrë dinamike, kjo shkon paralelisht edhe me masat që do të merren për të patur pozitivistet të ulet. Mbetet opsion i diskutueshëm përveç diskutimeve të tjera", theksoi zv.ministrja.
-
VIDEO
Pezullimi i betonizimit të Valbonës, ambientalistja Nepravishta flet për Report Tv: Punimet duhet të ishin ndërprerë me kohë, do monitorojmë zbatimin e vendimit të gjykatës
Ambientalistja Rea Nepravishta në një lidhje direkte për Report Tv tha se vendimi i gjykatës për pezullimin e punimeve të HEC-eve në Valbonë është një shenjë e mirë, ndërsa theksoi se do të vijonë monitorimin e zbatimit të vendimit të gjykatës. Ajo theksoi se duhet të ishin ndaluar punimet, pasi ndërtuesit janë njohur më herët me vendimin. Sakaq, ajo bëri me dije se në shumë vende të botës, kur veprat infrastrukturore gjykohen si të paligjshme, mund të hiqen.
“Vendimi u mor më 21 korrik, por duhej kohë të zbardhej e më pas i është dërguar një letër përmbaruesit të Tropojës për këtë vendim. Pikë së pari është zbardhur vendimi në shtator, ka pasur pak kohë në mes, më pas ka pasur problematika, i kemi dërguar një letër Zyrës së Përgjithshme të Përmbarimit Tiranë që ka komunikuar me zyrën e Kukësit që ka në kompetencë Tropojën, ka hyrë në veprim përmbaruesja e Kukësit. Kjo ka qenë proceduriale.”-tha ajo.
Më tej, aktivistja u shpreh se kompania ndërtuese ka qenë në dijeni të vendimit ndërsa duhet të kishte ndaluar punimet me kohë.
“Kompania ka qenë e informuar për këtë vendim, pasi më 21 korrik është bërë e ditur, kompania pavarësisht kohëve proceduriale e ka ditur që Gjykata e Lartë ka delaruar në këtë mënyrë, duhet t’i kishte ndaluar punimet, të paktën moralisht të ndalonin, megjithatë nuk e kanë bërë.”-tha Nepravishta.
Teksa shohim se pjesa e ndërtimit është përfunduar ajo tregoi për situatën dhe masat që do të marrë si aktiviste, ndërsa theksoi se tashmë është vonë, por jo dhe aq.
"Sigurisht që ne do preferonim që ky vendim të ishte dhënë shumë më përpara për të parandaluar dëmet në mjedis. Jemi të gëzuar që kemi një vendim pozitiv edhe pse të vonuar. Faza e parë e ndërtimit të HEC-it, një fazë që shkakton dëme në një zonë të mbrojtur, dhe procesi i operimit që tashmë jemi për një nga HEC-et. Edhe kjo shkakton dëme në natyrë, në lumin e Valbonës, në biodiversitet. Po themi që është vonë, por jo tepër vonë. Nga ana tjetër të mos harrojmë që kjo është një masë sigurie. Nëse gjykata do të vendoste përfundimisht që HEC-et në Valbonë janë të paligjshme, atëherë po themi që në botë njihet edhe procesi i heqjes së HEC-eve kur ato konsiderohen nga gjyaktat të paligjshme. Një betejë që ja vlen akoma të luftohet."-tha ajo.
Duke e quajtur si fitore të parë, aktivistja tha se ka ndodhur në vende të tjera të botës, se çdo vepër infrastrukturore që është e paligjshme, asgjë nuk e pengon të hiqen. Më tej ajo tha se pas këtij veprimi të përmbarimit, proceset gjyqësore janë në vijim dhe se do monitorojnë që vendimi i gjykatës dhe përmbaruesi i ka ndaluar HEC-et të zbatohet.
"Ky është një test për sundimin e ligjit. Do monitorojmë si ambientalisë që ky vendim të zbatohet në terren. Gjithë kohës, do vrojtojmë situatën.”-tha ambiantalistja Nepravishta për Report Tv.
-
VIDEO
Aksident në Berat, mjeti i policisë përplaset me 'Benz'-in, plagoset drejtuesi
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Dimal-Lushnje, disa metra larg rreth-rrotullimit të Poshnjes.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një mjet tip 'Benz', me targa AA 780 DE, që drejtohej nga Endri Zhuka, duke dalë me shpejtësi nga një rrugë dytësore e fshatit, ka goditur mjetin e Policisë së Patrrullës Rrugore.
-
VIDEO
Rutte: Në Ballkan duhet të udhëheqin politikanë të lartë! Rama shembull i mirë, i respektuar në të gjithë rajonin
Duke marrë shkas nga situata në Bosnje Hercegovinë, kryeministri holandez, Mark Rutte theksoi rëndësinë e udhëheqjes nga politikanë të lartë në Ballkan, duke vlerësuar Ramën si shembull i mirë në këtë drejtim. Sipas Rutte, kryeministri shqiptar është i respektuar në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se është aktiv për të bërë atë që duhet në mënyrë për të ruajtur stabilitetin në Rajon.
"Ne jemi në favor të integrimit rajonal sa kohë është i hapur të gjithë dhe unë kuptoj që është i hapur. Ndihmon të punohet drejt hapave të mëtejshëm në bisedimet e anëtarësimit. Unë jam i shqetësuar për Bosnjën pasi duket sikur serbët e Bosnjës në këtë moment po shkelin hapur marrëveshjen e Detonit dhe kushtetutën e Bosnjës. Po punojmë për të mos lejuar që sistemi politikë në atë vendet të ndahet. Kjo thekson rëndësinë e dialogut dhe të udhëheqjes së politikanëve të lartë në Ballkan. Rama është shembull vërtetë i mirë që është i respektuar në të gjithë Rajonin dhe është mjaft aktiv për të bërë atë që duhet që Rajoni të jetë sa më i stabilizuar. Anë negative është një influencë në rritje të Rusisë dhe Kinës dh ene duam që këtu të jetë e pranishme influenca e BE dhe jo ajo rus e dhe kineze nevojën", tha ai
-
VIDEO
Tensionet në Ballkan, Rama: Nuk besoj se jemi në prag lufte por këto janë simptoma të rrezikshme
I pyetur për tensionet në Bosnje dhe shqetësimet për lufte, Kryeministri Rama tha se nuk beson se do të ketë konflikt por i konsideroi këto situata të rrezikshme.
"Unë besoj që të gjithë në Ballkan, edhe ata që mund të konsiderohen si potencialisht faktor me kapacitet destabilizues e kanë kuptuar që kjo nuk sjell asgjë të mirë as për ata. Lufta në Ballkan nuk është një mësim që e kemi marrë nga librat, por e kemi përjetuar direkt. Ne e kemi parë dhimbjen e luftës. Nuk besoj se jemi në prag të shpërthimit të një konflikti por këto janë simptoma të rrezikshme që duhen marrë me seriozisht. Unë besoj se nuk duhet të ketë 'ose po ose jo' për integrimin por ndërmjet duhet të krijojmë hapësira për t'i dhënë më shumë mundësi të rinjve. Duhet të kenë mundësinë që të mos ikin jashtë në universitetet e Evropës por t'i gjejnë këtu ato", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: BE të shtojë prezencën e rajon për të shmangur konfliktet që duken se po ndizen! Rutte: Ballkani i Hapur, nisëm pozitive që ndihmon në integrimin
Rama tha se me situata që po ndodhin në Ballkanin Perëndimor, prezenca e BE duhet të jetë më e madhe në rajon dhe se Ballkani i Hapur është një nisëm që ndihmon në bashkëpunimin e vendeve të rajonit dhe të krijojë stabilitet.
"Vizita ka një tjetër qëllim që shkon përtej çështjeve që u diskutuan dhe me vazhdimin e rrugëtimit të tij në Shkup, kjo rëndësi del në pah si prezencë dhe e vëmendje së Holandës, ndaj këtij rajonit. Ne e shikojmë Holandën si një ndër vendet për t'u marrë shembull, ku nevoja për të shkuar përpara është shtysë e përditshme, por nga ana tjetër kjo fuqi e Holandës është shumë e rëndësishëm për Ballkanin dhe për këtë arsye vizita e kryeministrit ka këtë rëndësi. Kjo është vizitë në Rajon. Ne kemi folur edhe për Ballkanin e Hapur, sa e nevojshëm është që nismat që nisin nga nevoja për të shtuar bashkëpunimin brenda Rajonit të kenë sukses. Unë nuk do gjeja arsye për ta fajësuar BE për sa ndodh sot sepse procesi i integrimit është i komplikuar pasi BE ka hyrë në nj fazë që ka shumë kompleksitet dhe nuk është i lidhur me ndonjë hezitim për ta konsideruar Ballknain pjesë të hartës së BE në një moment të caktuar. Ajo që shohim në rajon këto ditë që nuk janë shenja të mira as në Bosnjë apo në Malin e ZI as mes Serbisë dhe Kosovës janë një arsye për të shtuar më shumë forcat dhe për të rritur bashkëpunimin. Ballkani i Hapur nuk është një çelës magjik, por është një instrument që i shërben këtij qëllimi”, tha Rama
Nga an tjetër edhe kryeministri holandez, Rutte tha se nisma e Ballkanit të Hapur ndihmon në fuqizimin e tregut të përbashkët të rajonit që do ndihmojë vendet në procesin e zgjerimit.
“Mendoje se ke të drejtë dhe është çështje e vendeve të Ballkanit perëndimor dhe mendoj se për të qenë pjesë e tregut të përbashkët dhe ka element pozitive që vijnë nga kjo nismë dhe ndihmojnë në procesin e zgjerimi”, tha Rute.
-
VIDEO
Rutte: Shqipëria ka arritur progres të madh në 5 vitet e fundit, kjo na shtyu të jepnim 'Po'-n për negociatat
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se Shqipëria ka bërë progres të madh në 5 vitet e fundit dhe se kjo është arsyeja pse vendi ndryshoi qëndrimin duke dhënë 'Po'-në për negociatat.
"Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë në këto 2 vite në luftën kundër krimit të organizuar. E kemi diskutuar edhe në takimin dypalësh për forcimin e bashkëpunimit. Të gjithëve na duhet të bëjmë shumë punë, por progresi që është arritur në 5 vite e fundit ka qenë aq i madh sa bëri të mundur për ne që të themi "Po". Ne duam që ky Rajon të ketë perspektivën e bashkimit Europian, sepse jemi miq, fqinjë dhe sepse të tjerët jashtë rajonit mund të kenë të tjera qëllime", tha ai.
-
VIDEO
Rutte: Shpresojmë që Bullgaria të ndryshojë qëndrim, do ishte e drejtë që Shqipëria të hapë negociatat
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, nga Tirana ka shprehur edhe një herë qartë se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të hapet sa më parë mes Shqipërisë dhe BE.
"Është e drejtë që për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare të ndryshojë qëndrimi i Bullgarisë. Shpresoj që kjo të ndodhë. Do të ishte e drejtë, ju keni bërë kaq shumë përparime. Natyrisht që shumë keni bërë. Bashkimi Europian dhe Shqipëria duhet të forcojnë marrëdhëniet. Duhet të ketë diçka midis gjatë rrugës që ecim përpara. Jam i lumtur që vendet tona zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ne bashkëpunojmë intensivisht. Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Ne vazhdojmë të takohemi. Le të vazhdojmë të punojmë kështu, të takohemi, ta ndërtojmë këtë miqësi dhe ta bëjmë më shumë praktike", tha ai.
-
VIDEO
Rama: U desh të fitonte 4 zgjedhje që Rutte të vinte në Tiranë! E falënderoj për kontributin personal për heqjen e vetos bullgare që mban peng integrimin
Kryeministri Edi Ram tha se gjatë takimit me homologun holandez folën për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe rritjen e investimeve holandeze në Tiranë. Në takim u fol edhe për integrimin, ku Rama tha se Mark ka komunikimin me palën bullgare për zgjidhjen e ngërçit të integrimin para dhjetorit.
“Sot kryeministri është në tiranë, iu desh të fitonte 4 palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri. Është kënaqësi se përveçse është në Tiranë vjen në një moment shumë pozitiv në marrëdhëniet tona mes dy qeverive. Siç e dini Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshme për Shqipërinë dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ne kemi një marrëdhënie pune shumë pozitive. Kemi projekte të ndryshme nga Holanda përmes ambasadës së Holandës në Tiranë. Kemi rritje të pranishme së biznesit holandez në Shqipëri dhe kemi një rritje të përvitshme të turistëve nga Holanda. Kemi folur për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe krimit të organizuar dhe progresi i bërë në këtë bashkëpunim do të rrite si pasojë e rritjes së kapaciteteve të vëna në depoziton të këtij bashkëpunimi, ku do të përfitojnë të dy palët. Kemi folur edhe për momentin ku vendet e BE janë gati të nisim formalisht procesin e gjatë të negociatave por duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga veto e Bullgarisë. Unë e falënderoj mikun tim Mark për kontributin personal në komunikimin me palën bullgare drejt zgjidhjes dhe përpara se të mblidhet këshilli evropian në dhjetor’, tha Rama.
-
VIDEO
Apeli rrëzon kërkesën e Llallës për pezullimin e dënimit me 2 vite burg, ish-kryeprokurori ende në arrati
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e datës 14 tetor të gjykatës së posaçme të shkallës së parë për ish-kryeprokurorin Adriatik Lalla. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Apeli nuk e ka pranuar kërkesën e Llallës për pezullimin e dënimit me dy vite burg.
Me anë të avokatit të tij, Llalla, i cili ndodhet në arrati, i dorëzoi një kërkesë GJKKO, duke kërkuar pezullimin e dënimit, me pretendimin se çuarja e tij në qeli mund të sillte pasoja të rënda për shëndetin e tij për shkak të një sëmundjeje që ai vuan prej kohësh. Por kjo kërkesë e Llallës u rrëzua nga GJKKO.