-
VIDEO
Ish-zyrtari iranian akuzohet për krime kundër njerëzimit, gjykata suedeze 'zhvendoset' në Durrës! 7 dëshmitarë kryesorë janë në kampin e muxhahedinëve në Manëz
Për gati 2 javë Durrësi do të shndërrohet në qendrën e një gjykimi shumë të rëndësishëm me efekt në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një nga zyrtarët e regjimit iranian, i akuzuar për krim kundër njerëzimit dhe krime lufte, po gjykohet nga një gjykatë suedeze
Gjykimi i Hamid Noury, i cili ka qenë zëvendës prokuror i një burgu në Iran ka nisur më 10 gusht dhe vazhdon ende. Krimi për të cilin bëhet fjalë ka ndodhur në korrik 1988, kur mendohet se 30,000 të burgosur politikë u masakruan pas seancave gjyqësore të parregullta që zgjatnin një ose dy minuta. Të gjitha viktimat janë varrosur në fshehtësi në varre masive të fshehta. Mbi 90 përqind e viktimave ishin aktivistë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit.
-
VIDEO
Berisha-Basha, koha e cilit ka përfunduar?
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik me zhvillimet në PD. Pas deklaratës së Bashës se koha e Berishës ka përfunduar, ka reaguar nga Pogradeci ish-kryetari demokrat duke theksuar se janë mbledhur 4200 firma për mbledhjen e Kuvendit. Berisha tha se me këto firma Basha duhet të japë dorëheqjen ose do të shkarkohet. Të ftuar në studio Arben Meçaj, Arjan Starova, Aulon Kalaja dhe Flogert Muça.
-
VIDEO
Hidhnin inerte në bregdetin e Vlorës dhe në zonën e Pyllit të Sodës, policia ndalon 10 kamionë në Vlorë
Pas denoncimit për hedhje inertesh në bregdetin e Vlorës dhe në zonën e Pyllit të Sodës, policia ka zhvilluar sot një aksion.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbi 10 kamiona janë bllokuar në pikën e Triportit deri në verifikimin e plotës të tyre.
-
VIDEO
Ndotet lumi i Gjanicës, kryebashkiaku Subashi: Të ndëshkohen kompanitë e naftës, derdhin hidrokarburet në ujë
Gjanica është ndotur sërish nga derdhja e hidrokarbureve, një fenomen shqetësues ky që përsëritet prej vitesh. Lumi në gjithë gjatësinë e vet, është kthyer në zonë të nxehtë të ndotjes mjedisore, pasi mbizotëron era e rëndë e hidrokarbureve që reflekton ngjyrën e errët.
Qytetarët denoncojnë publikisht ndotjen e frikshme që po shkakton probleme për shëndetin e tyre, por asnjë masë nuk është marrë.
-
VIDEO
Skemë mashtrimi me TVSH-në, në pranga 5 persona, krijuan 5 subjekte dhe i shkaktuan 6 mln euro dëm shtetit! Sekuestrohen asete me vlerë 2 mln euro, mes tyre firmë minerare
Mashtrim me skemën e TVSH dhe rimbursim nga shteti me fatura fiktive. Kjo është akuza që rëndon mbi disa arrestuar në Durrës. Disa persona janë vënë në pranga me urdhër të prokurorisë së Durrësit, pas hetimeve për një skemë mashtrimi me TVSH-në. Mësohet se gjykata ka dhënë në mungesë 10 masa sigurie, 7 me 'arrest me burg', dhe 3 masa 'detyrim paraqitje'.
Deri tani janë vë në pranga Regan Merdani, Enis Xhaferri, Ben Caka, Ali Agolli dhe Roland Avdo. Prokuroria e Durrësit prej disa muajsh ka hetuar një ngjarje të vitit 2016. Bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që konsiston në krijimin e 5 subjekteve private thuajse fantazmë me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale. Bëhet fjalë për rreth 6 milion euro detyrime të papaguara. Administratorë dhe punonjës firmash plotësonin fatura fiktive.
-
VIDEO
Lejuan ndërtimin e një shtese lokali në rrugën Transballkanike, në pranga 3 zyrtarët e bashkisë në Vlorë
VLORË- 3 zyrtarë të bashkisë së Vlorës në zyrën e Urbanistikës, janë vënë në pranga pasi kanë abuzuar me detyrën. Përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës Rubin Hekurani, specialisti i kësaj zyre në bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj dhe Parid Kalus janë arrestuar nga policia ditën e sotme.
Burime për Report Tv mësojnë se shkak për arrestimin është dhënia e një leje për një shtesë ndërtimi në rrugën Transballkanike. Zyrtarët e bashkisë kanë lejuar ndërtimin pa lejë të një tende në një lokal.
-
VIDEO
Hap pas hapi, Report Tv rindërton të gjithë skemën: Si u rrëmbye dhe u ekzekutua 43-vjeçari Ruzhdi Hoxha nga miku i tij Fredi Rrushi
Kur ende hetuesit s’kanë përcaktuar qartë shkakun e vrasjes së Ruzhdi Hoxhës dhe makina e krimit nuk është gjetur, Report Tv ka rindërtuar skemën e ngjarjes nga momenti i rrëmbimit të 43-vjeçarit deri në ekzekutimin e tij orëve të para të mëngjesit më 21 tetor në Qafë-Mollë.
Ruzhdi Hoxha u filmua nga kamerat në autostradën Tiranë-Durrës, në një lokal. Ora 23:00 e datës 20 tetor ai është duke pirë birra me 3 persona të tjerë. Pak minuta më vonë, bashkë me Fredi Rrushin dhe dy të tjerët hipën në“Passat” dhe iu drejtuan zonës së njohur si “Treshi” përmes rrugës “Gjergj Legisi” në Laprakë. Në këtë vend, dy vetë dalin nga makina kurse Rrushi dhe Hoxha vazhdojnë udhëtimin bashkë.
-
VIDEO
Ministri i Drejtësisë: Burgu i Zaharisë do të mbyllet brenda nëntorit, të dënuarit me probleme të shëndetit mendor do kalojnë nën administrimin e 'Shëndetësisë'
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bën me dije se burgu i Zaharis, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor, do të mbyllet në muajin nëntor. Ai bëri me dije se, sipas një rekomandimi të Këshillit të Europës, të dënuarit me probleme të shëndetit mendor do të duhet të kalojnë nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai theksoi se janë 329 persona që janë në burgun e Zaharisë dhe që do të akomodohen përkohësisht në godinën e burgut të Shënkollit, si zgjidhje tranzitore deri në kalimin drejt një institucioni të posaçëm.
"Më lejoni të jap shifrën e saktë të personave të ndodhen në instutucionin e trajtimit të posaçëm, janë 329 persona në burgun e Zaharisë, ka një rekomandim të Këshillit të Europës, që kjo kategori, persona me masë shëndetësore, do të duhet të kalojnë në administrimin e min. shëndetësisë. Kemi dakordësuar për një zgjidhje tranzitore derisa të kalojnë drejt një institucioni të posaçëm, ne do ti akomodojmë në bllokun 4 dhe 5 të Shënkollit. Zaharia do të mbyllet brenda nëntorit. Unë pres vlerësimin e fundit nga ekspertët për të marrë në dorëzim vlerësimin e punimeve në bllokun 4 dhe 5 do të firmos kalimin e këtyre personave me masë shëndetësore nga Zaharia te ai i Shënkollit", tha Manja.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në bulevardin 'Ismail Qemali', makinat bëhen copë në Vlorë, plagoset 60-vjeçarja
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në bulvevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga përplasja e tre makinave, është plagosur një 60-vjeçare e cila ndodhet në spital, ndërsa ka dëme të konsiderueshme materiale.
-
VIDEO
Pagat e mjekëve, Pampuri në Komisionin e Shëndetësisë: Rritja 6 për qind e papërfillshme! Të nevojshme qendrat komunitare të shëndetit mendor
Deputetja e PD, Oriola Pampuri, tha në Komisionin e Shëndetësisë se rritja e pagave të mjekëve 6 për qind, është e papërfillshme. Sakaq, ajo tha se kur të kemi një rritje të konsiderueshme, do të japin mbështetjen e tyre ndaj qeverisë. Më tej, Pampuri tha se është e nevojshme që të ketë qendra komunitare të shëndetit mendor.
"Sa i përket pagave të mjekëve mos e thoni më atë rritjen 6%. Ju e dini shumë mirë se kjo është rritje e papërfillshme. A ia bëjmë dot mjekëve 1500 euro rrogën?! Kur të kemi një rritje të konsiderueshme hajdeni këtu dhe ju premtoj se do të keni edhe mbështetjen tona. Ju e dini sa e nevojshme është që të ketë sot qendra komunitare të shëndetit mendor. Edhe në këtë buxhet nuk shoh asnjë rresht që ta konsiderojë këtë prioritet."-tha Pampuri.
-
VIDEO
SPAK 'zbarkon' në Durrës! 4 zyrtarë të Kadastrës në pranga për tjetërsim prone në Gjirin e Lalëzit! Te Tatimet arrestime për mashtrim me TVSH
DURRËS - Përmes një operacioni të befasishëm SPAK ka ushtruar kontroll në banesat e 7 punonjësve të Kadastrës së Durrësit, përfshirë shtëpinë e ish-regjistruesit të këtij institucioni, Bedri Luku, i cili pasi është shoqëruar në polici është lënë i lirë.
Kontrolli është ushtruar në banesat e punonjësve të Kadastrës Vlash Brahja, Altin Haruni, Agron Bejdolli, Lisander Xhizdari, Asllan Arapaj si dhe Ber Begeja.
Ndërkohë pas operacionit të SPAK janë lëshuar 5 urdhër-arreste dhe janë ekzekutuar 4 prej tyre. -
VIDEO
Tjetërsimi i pronave në Dhërmi, shkon në 4 numri i zyrtarëve të arrestuar! Në pranga topografi i bashkisë Himarë! Falsifikoi pronën, e shiti tek të tjerë
Hetimet për tjetërsimin e pronave në Dhërmi kanë çuar në pranga sot edhe topografin e Bashkisë Himarë. Mësohet se është arrestuar Elton Marko, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.