• VIDEO

    Rama për Akademinë e Barinjve: Janë në gjithë botën, një formim për t'i adaptuar me kohën e re

    Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit ka komentuar edhe propozimin e ministres së Bujqësisë, në lidhje me hapjen e akademisë së Barinjve. Rama tha se këto janë akademi në gjithë botën dhe se nuk flasim për kuptimin e fjalës 'akademi' siç kuptojnë ato (Duke ju drejtuar deputetëve të PD-së)

     
  • VIDEO

    Seks, drogë dhe rave, brenda festës sekrete në tunelin e Baldushkut! Të rinjtë: Bota është e jona! Kjo për ne ishte ekstazë, një gjë aq e dëshiruar

    Një tunel në të dalë të Tiranës i cili gjatë komunizmit përdorej për municione ushtarake, fundjavën që lamë pas ishte vendi i përzgjedhur për një festë sekrete “rave” të organizuar në brendësi të tij nga një grup të huajsh, mes muzikës elektronike techno, drogës, seksit dhe simboleve hipnotizuese.

  • VIDEO

    Aksident i trefishtë në Elbasan, plagoset drejtuesi i motorit, policia në vendngjarje

    Report Tv mëson se dy makina dhe një motor janë përplasur, ndërsa për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

  • VIDEO

    Flet 14 vjeçarja që u bë 'mollë sherri' për vrasjen në Elbasan: Vëllai pasi i vrau, shkoi në lokal, lau thikën dhe fjeti 3 orë gjumë, i tha gjyshes dhe mamit ‘po pres policinë se kam vrarë 2 veta’

    ELBASAN- 14-vjeçarja nga Elbasani, në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Ronaldo Gjoshi, ka treguar me detaje se si ka ndodhur sherri mes vëllait të saj dhe 2 vëllezërve Kovaçi, njëri prej të cilëve, Florenci humbi jetën. E reja ka treguar se ajo ishte duke pritur Mikel Kovaçin, 19 vjeç me të cilin kishin një raport më të tepër se shok, dhe në atë moment ka parë që ka ardhur vëllai i saj, 24 vjeçari Ardit Hida, i nxehur dhe që kishte dhe thikë me vete. Vajza tregon se fillimisht djemtë kanë debatuar dhe janë ofenduar me njëri-tjetrin, dhe më pas Arditi, ka qëlluar fillimisht Mikelin, ky i fundit ka ikur me shpejtësi me shokun e tij, Rezartin, dhe më pas ka qëlluar Florencin afër zemrës. Si pasojë e plagëve, 28 vjeçari ka ndërruar jetë.

  • VIDEO

    Shpejtësi dhe të dehur në timon/ 42 shoferë të arrestuar gjatë fundjavës, hiqen 126 patenta dhe mbi 3 mijë gjoba

    42 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë fundjavës, ndërsa janë pezulluar 126 patenta si dhe janë vënë 3560 gjoba për shkelje të rregullave dhe qarkullimit rrugor.

    Gjatë fundjavës janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente 1456 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.

  • VIDEO

    'Nuk do të rri me kaq, ato do të shuhen si familje', trondit gjyshja autorit që vrau një prej vëllezërve në Elbasan: I lumshin duart, më drogonin vajzën

    Gjyshja e Ardit Hidës, i cili qëlloi me thikë dy vëllezërit Florenc dhe Mikel Kovaçin në Elbasan, duke i marrë jetën të parit dhe plagosur tjetrin, ka folur për Report Tv, duke mos shfaqur pendesë për krimin e rëndë të nipit të saj.

    Ajo tha se dy vëllezërit ia merrnin vajzën, motrën e autorit, e cila sot është 14 vjeç, e drogonin dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe sipas saj donin t'ja çonin në Itali. Me tone të ashpra, gjyshja tha se djali ua ka bërë shumë mirë që i ka vrarë, ndërsa shtoi se edhe vet të kishte qenë do ti kishte masakruar me thikë.

  • VIDEO

    Vrasja e Florenc Kovaçit dhe plagosja e vëllait të tij në Elbasan, Gjykata lë në burg Ardit Hidën

    Ardit Hida, i riu i cili goditi për vdekje me thikë Florenc Kovaçin dhe duke plagosur vëllain e tij, Mikel Kovaçin, është lënë në burg sot nga Gjykata.

    Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 5 nëntorit, pas një sherri ku u përfshinë dy vëllezërit dhe autori. l.

  • VIDEO

    Përplasja Basha-Berisha, debati në Report TV/ Çollaku: I shërben politikës! Kulluri: Kreu i PD kërkon negociatë për të ikur! Përmeti: Berisha triumfon

    Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, tha në Report Tv se Basha po kërkon negociatë për t'u larguar nga PD. Ish-deputeti Andi përmeti thekson se Basha është i shkarkuar, ndërsa duhet gjetur mënyra si të merret vula e kryetarit. Sakaq, analisti çollaku e vlerëson si pozitive debatin në PD, duke thënë se i shërben politikës. Analisti Çollaku nuk la pa përmendur Partinë Socialiste, ku tha se atje situata është shumë më keq se në PD.

  • VIDEO

    Vodhën energjinë elektrike, në më pak se një muaj evidentohen 237 raste, arrestohen 58 persona! Hetohen në gjendje të lirë 4 punonjës të OSHEE

    Policia e Shtetit prej kohës ka nisur një aksion me dorë të rreptë lidhur me goditjen e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrikë. Si rezultat i këtyre kontrolleve, nga data 14 tetor deri më datë 8 nëntor 2021 janë evidentuar 237 raste të vjedhjes së energjisë në banesa dhe në disa subjekte të ndryshme. Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 58 shtetas, janë proceduar penalisht 130 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 34 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”.

    Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike.

  • VIDEO

    Biznesi kundër taksës së gazit dhe rimbursimit të TVSH! Jaka: S'mund të taksosh qumështin pluhur pa taksuar produktet e tjera me këtë bazë! 88% e kësaj industrie është informale

    Qeveria ka ndryshuar propozimin për taksën e qumështit pluhur duke përjashtuar fabrikat e prodhimit me etiketë të miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ndryshimi ku Financat tërhiqen nga propozimi fillestar është reflektuar në projektligjin e depozituar tashëm në Kuvend ku përfshihet edhe kjo shtesë përmes një neni të posaçëm. 

    • VIDEO

      Shehi-Manastirliut: Duhen reforma të thella, jo arnime sistemesh! Nuk hutohen më njerëzit me riparime ambulancash

      Deputeti Dashamir Shehi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat tha se nëse nuk bëhen reforma të thella në sistemin shëndetësor gjithçka do të vijojë të mbettë siç është, vetëm duke ndryshuar disa arnime të parëndësishme. Ai tha se duhet ditur se ku duhet të investohen paratë dhe jo të hutini njerëzit  jo riparuam ambulanca, jo po katin e parë të 6-katëshit.

      “I gjithë ky diskutim është çështje parash, paraja ka për të qene gjithmonë hall i madh se paratë kaq janë këtu. Halli më i madh që ka shëndetësia jonë për këtë vit ishalla jo edhe për një vit është pandemia. Ne dalim nga situata nëse jemi të zotë e të kemi kurajon për ca reforma, por ne kështu arnojmë një sistem. Kështu që kjo lloj historie me riparim e ambulanca, mund të na hutoni sa të duash ne këtu, por rezultantja e asaj shëndetësisë është atje përjashta. Unë them që 90% e energjisë së shëndetësisë për këtë vit duhet t’i drejtohet kësaj fushe, ato që po bëni uroj të jenë me gjithë mend si thoni ju, por nuk është e besoj shumë. Nëse s’i dilet përballë kësaj pune gjithë ai muhabeti jo riparimi i 6 katëshit te QSUT do ju them një barcaletë, kur mbaronte me u riparu kati i gjashtë, ishte bërë për tu riparuar kati i parë i gjashtë katëshit”, tha Shehi

    • VIDEO

      Rastet e ngacmimeve seksuale në shkolla, ministrja e Arsimit: Kemi dyfishuar punuesit psiko-social për parandalimin e rasteve

      Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur edhe për rastet e fundit të ngacmimeve seksuale që janë denoncuar, ku tha se për parandalimin dhe identifikimin në kohë të këtyre ngjarjeve të renda janë dyfishuar dhe po rriten gjithnjë e më shumë numri i punonjësve psiko-social në shkolla.

      “Rastet e fundit janë tronditëse kemi zhvilluar disa takime me autoritete e shkollave se si mund të parandalojmë raste të tilla. Përgjatë viteve kemi dyfishuar punonjësit psiko-social në shkolla dhe të ofrohen shërbime sa më cilësore. Për fat të keq ngjarjet e fundit na kanë tronditur të gjithëve, por shërbimi psiko-social ka qenë në krye të detyrës dhe kanë qenë ata që kanë identifikuar rastin ose kanë trajtuar të miturit e prekur.

      •  
       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv