• VIDEO

    Buxheti 2022 i ‘Shëndetësisë’ diskutohet te ‘Ekonomia’, ministrja: Do rrisim pagat për bluzat e bardha me 6 %! PD: Ofenduese, sa mjekë kanë ikur në 2 vitet e fundit?

    Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022, ku ministrja Ogerta Manaslirliu ka bërë prezantimin. Manastirliu tha se në fokus është rritja e pagave të mjekëve dhe infermierëve me 6 %. Por për opozitën kjo rritje page për mjekët është shumë pak dhe ofenduese.

  • VIDEO

    Baste fshehurazi , 5 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen “tufa” me para 50-çe e 20-çe

    Vijon operacioni policor “Fati i lojërave”. Goditen 3 raste të tjera të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Vihen në pranga 5 shtetas, procedohen 3 shtetas, shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.

    Sekuestrohen shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro (të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme), 10 njësi kompjuterike, 8 monitorë, 16 aparate celular dhe dy dekodera që shërbejnë për piratimin (vjedhjen) e sinjaleve televizive.

    Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati dhe fshehjen e të ardhurave, shërbimet e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme.

    Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në vijim dhe të operacionit “Fati i lojërave”, shërbimet e Policisë kanë goditur 3 raste të tjera, në vende dhe kohë të ndryshme, konkretisht:

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. A., 19 vjeç dhe A. H., 18 vjeç (punonjës të lokalit), proceduan në gjendje të lirë 2 klientë të kapur në flagrancë, si dhe shpallën në kërkim pronarin e lokalit, pasi në Kombinat, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 120.000 lekë të rinj, 5 njësi kompjuterike, 4 aparate celular dhe dy dekodera që shërbejnë për piratimin (vjedhjen) e sinjaleve televizive.

    Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin e shtetasve L. Xh., 27 vjeç dhe K. B., 28 vjeç (kamarierë në një lokal) dhe shpallën në kërkim pronarin dhe administratorin e lokalit, pasi në rrugën “Petro Nini Luarasi” u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 aparate celular, 900.000 lekë të rinj dhe 2975 euro (të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme);

  • VIDEO

    I biri iu vra pas një sherri për një vajzë, flet nëna e 26-vjeçarit: Ja amaneti që më la djali! Autori të kalbet në burg, ndryshe do ta vras vetë! Mesazhi për vajzën, shkaktare e sherrit

    Tre ditë më parë, një sherr për një vajzë mes të rinjve i mori djalin e vetëm Mirela Kuçit në Elbasan. Florenc Kovaçi në tentativë për të mbrojtur të vëllanë e tij, Mikel Kovaçin, 19 vjeç, është qëlluar me thikë  për vdekje nga Ardit Hida, 24 vjeç, i cili më pas u arrestua dhe pretendon se Mikeli i kishte ngacmuar motrën.

    Mirela Kuçi, në gjendje të rëndë psikologjike, tregon për Report Tv amanetin e fundit të djalit të saj, që ishte pikërisht vëllai i tij.

  • VIDEO

    Aksident në Berat, përplaset dy automjete, plagosen një kalimtar i rastit dhe dy shoferët! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

    Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident ditën e sotme në fshatin Otllak në aksin rrugor Berat-Dimal.

    Bëhet me dije se një makinë tip 'Volswagen Toureag', i drejtuar nga Agur Pajo është përplasur me një mjet me targa greke, ku si pasojë  e goditjes së fortë, mjeti ka devijuar nga rruga duke goditur kangjellat e rrugës e duke plagosur një kalimtar të rastit që po kalonte rrugën.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e Hënë 8 nëntor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Berisha e kërcënon me shkarkim si kryetar ndërsa Basha thotë se koha e tij ka mbaruar e deri tek një nga një dhe të gjithë bashkë.

  • VIDEO

    Me 4 kg kanabis me vete gati për ta shitur, arrestohen 4 persona në Fier

    Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë në Fier të akuzuar për prodhim dhe shitje kanabisi. Mësohet se në pranga kanë rënë Gersi Zika, Arsen Meta(Bajramaj), Jozo Kozmaj dhe Anxhelo Doçia, të cilëve iu gjetën 4 kilogramë kanabis, gati për ta shitur. Ata u arrestuan në Bypass-in e Fierit, ku po lëviznin me automjetet tip "Audi" dhe "Citroen".

  • VIDEO

    Siçili/ Meta përshendetet nga 96-vjeçari Francesco Norcia me këngë arbëreshe: Mirënjohje, frymëzuese për Shqipërinë

    Kreu i shtetit Ilir Meta, vizitoi ditën e sotme krahinat arbëreshe, ku ka takuar shumë qytetarë dhe zyrtarë me origjinë shqiptare.

    Sakaq, Meta ka publikuar në rrjete sociale përshëndetjen e bërë nga ballkoni në Siçili, nga Francesko Norica me këngë arbëreshe.

  • VIDEO

    Me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pa rrip sigurimi, makina inteligjente zhvendoset në Durrës, 'kap mat' qindra shoferë

    Këtë fundjavë makina inteligjente është zhvendosur në Durrës, ku ka monitoruar nga afër të gjitha shkeljet e bëra nga shoferët.

    Mësohet se nga 5 nëntori e deri mbrëmjen e sotme, makina Inteligjente ka fiksuar një sërë shkeljesh.

  • VIDEO

    Memorial kushtuar familjes Gazulli në Dajç të Lezhës, e famshme për kontributin ndër shekuj në historinë e kombit

    Veprimtaria e familjes Gazulli, një familje kjo e njohur ndër shekuj në historinë tonë kombëtare që nis që në kohen e Skënderbeut, do të jetësohet përmes një memoriali që po ndërtohet në Dajç të Lezhës. Ky memorial po realizohet me iniciativën e famullitarit të zonës Dom Angjelin Krygja sipas idesë së Skulporit Sadik Spahia, inxhinierit Sokol Gazulli dhe mbështetjes së studiuesit Dom Nik Ukgjini, Bashkisë Lezhë dhe banorëve të Dajçit.

    Veprimtaria e familjes Gazulli, një familje kjo e njohur ndër shekuj në historinë tonë kombëtare që nis që në kohen e Skënderbeut, do të jetësohet përmes një memoriali që po ndërtohet në Dajç të Lezhës. Ky memorial po realizohet me iniciativën e famullitarit të zonës Dom Angjelin Krygja sipas idesë së Skulporit Sadik Spahia, inxhinierit Sokol Gazulli dhe mbështetjes së studiuesit Dom Nik Ukgjini, Bashkisë Lezhë dhe banorëve të Dajçit.

     
  • VIDEO

    Një vit më parë iu mbyt nëna në det të hapur, Avdul Rama akuza policisë e prokurorisë: Askush s'na njoftoi për stuhi, po zvarriten hetimet

    Një vit më parë Avdul Rama nga Himara humbi nënën e tij në det të hapur ku kishin dalë për të peshkuar me lejen e policisë e cila nuk i njoftoi se parashikohej stuhi. Tani, Avduli hedh akuza jo vetëm ndaj policisë kufitare por edhe ndaj prokurorisë së Vlorës për zvarritje të hetimeve dhe për manipulim të ngjarjes.

  • VIDEO

    Basha: Sali Berisha prej kohësh është tub oksigjeni për regjimin e Ramës, do ta këpus

    Kreu i PD deklaroi sot se është i vendosur ka këpusë Sali Berishën, si një tub që sipas tij po i jep oksigjen regjimit të Ramës.

    "Halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Prej kohësh, Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Jam i vendosur ta këpus këtë tub oksigjeni për regjimin e Ramës.

  • VIDEO

    VIDEOLAJM/ Shndërrim total i Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, Rama: Pas pak javësh nis puna për Portin Turistik

    Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot në mbrëmje punimet nga parku i shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë. Kjo zonë po merr formë si një tjetër hapësirë publike Vlorës për t’u ofruar familjeve një mundësi të re në qytet.

    "Në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, ku do të mbillen afro 1000 pemë të llojeve të ndryshme dhe do të krijohet një hapësirë fantastike urbane, ndërkohë që për pak javë hapet kantieri i Portit Turistik bashkëngjitur, i cili do të bëhet një burim i rëndësishëm të ardhurash për qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë kombëtare", ka thënë Rama.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv