-
VIDEO
Çmim i ulët, vaji i ullirit në Fier mbetet stok! Fermerët: Nuk ka një pikë shitjeje, shteti të na ndihmojë
Prodhuesit e vajit të ullirit në Fier thonë se prodhimi këtë vit është i lartë, por kërkesa për ta blerë ka qenë e ulët dhe me çmim të lirë. Kjo ka bërë që sasi të mëdha të vajit të ullirit të rrinë stok
Prodhimi i ullirit këtë vit ka qenë i bollshëm në Fier, por shitjet mjaft të ulëta.
-
VIDEO
Kishte dal për pazar me motor, përplaset nga makina në Vlorë i moshuari, autori largohet nga vendngjarja
Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Vlorë, pasi një automjet ka përplasur një motor të cilin e drejtonte një i moshuar.
Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa i moshuari është jashtë rrezikut për jetën. Në pamjet e siguruara nga Report tv, shihet i moshuari në gjendje të mirë shëndetësore, teksa rreth tij ka njerë që po mundohet ta ndihmojnë. Pranë tij ndodhet ambulanca, në mënyrë që të bëjë verifikimin e nevojshëm mjekësor.
-
VIDEO
Vrasja e Ruzhdi Hoxhës në Qafë Mollë, biznesmeni u dhunua dhe me pas u ekzekutua me 2 plumba nga shoku i tij
Biznesmeni Ruzhdi Hoxha pasi është rrëmbyer është dhunuar fizikisht dhe më pas është ekzekutuar me dy plumba në Qafë Mollë. Dy plumbat që i kanë marrë jetën Ruzhid Hoxhës e kanë kapur në zonën e qafës dhe në pjesën e gjoksit. Autori i dyshuar Fredi Rrushi akuzohet për vrasje me paramendim.
-
VIDEO
Pastrimi i Vlorës nga mbeturinat, Rama thumbon Lelin: S’jemi në pyjet e Amazonës! Nuk duhet ushtria për të pastruar territorin
Kryeministri Edi Rama aksionin për pastrimin e Shqipërisë e ka nisur nga Pylli i Sodës në Vlorë, ku nuk la pa thumbuar kryebashkiakun Dritan Leli se në vend që Vlora të ishte model është kthyer në shembullin më të shëmtuar të abuzimit me mjedisin. Rama u shpreh se nuk jemi në pyet e Amazonës, që ky territor të mos pastrohet dot nga strukturat e Bashkisë.
-
VIDEO
Rama: Bizneset t’i paketojnë mbeturinat e tyre dhe t’i marrë bashkia në një orar të caktuar! Nuk duhen hedhur në kazanët e mbeturinave për qytetarët
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndarje të kazanëve për mbeturinat nga qytetarët dhe bizneset. Bizneset duhet t’i paketojnë mbeturina në fund të aktivitetit të tyre dhe të merren në një orë të caktuar nga bashkia.
“Paratë që prodhohen nga taksat, nuk shkojnë për higjienën e zonës. Ndotja e madhe që bëjnë bizneset, hotelet, restorantet, të cilat i hedhin mbetjet, duke krijuar pika të paligjshme, nuk do të lejohet dhe nuk do të tolerohet më, që asnjë biznes të nxjerri mbetjet e veta jo të paketuara, përpara zonës ku bën aktivitetin në një zonë të caktuar. Bashkitë bashkë me taskë forcës, brenda 1 ore ose në fund të aktivitetit, të mbledhin të gjitha plehrat. Kazanet e mbetjeve nuk janë për bizneset, por për konsumin individual. Janë tjetër gjë, gjëra të ndryshme. Duhet të ndahen kazanët për qytetarët dhe bizneset”, tha Rama.
-
VIDEO
Aksion për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë, Rama 'përvesh mëngët' dhe ia nis punës në Pyllin e Sodës
Pas fjalës së tij, lidhur me planin e veprimit të pastrimit rrënjësor të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama përveshi mëngët dhe ia nisi punës.
Rama shihet teksa iu bashku turmës së vullnetarëve për të pastruar Pyllin e Sodës në Vlorë.
-
VIDEO
Flet gjyshja e 14-vjeçares që u ngacmua seksualisht nga drejtori në Pogradec: I shkruante llafe turpi në telefon, duhet varur! Kemi frikë t'a çojmë në shkollë
Gjyshja e 14-vjeçares, njërës prej viktimave të ngacmimit seksual nga drejtori i shkollës në fshatin Stropckë, në Pogradec ka folur për Report Tv, ku ka treguar detaje lidhur me ngjarjen.
Ajo tha se ishte pikërisht drejtori që prej dy javësh i shkruante të miturës mesazhe në telefon me "llafe turpi" siç specifikoi gjyshja.
-
VIDEO
Rama kritika Policisë së Vlorës: Lejuan të mbusheshin 3 mijë metra katrorë me zhavorr të paligjshëm! Duhet t'i kenë 'sytë katër', është detyra e tyre
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka kritikuar policinë e Vlorës, duke thënë se nuk kanë bërë punën e tyre siç duhet, kur lejuan që 3 mijë metra katrorë të mbuloheshin me zhavorr të paligjshëm.
"Është e patolerueshme që policia e shëtit të qëndrojë jashtë, kësaj nevoje jetike, për të pasur një shtëpi të përbashkët të pastër. Policia me ligj është përgjegjëse me autoritetin e territorit të shtetit. Në sytë e policisë këtu në Vlorë, jo më larg se para disa ditësh, u mbushën 3 mijë metra katrorë me zhavorr të paligjshëm. Nuk ndërtojnë dot një mur, sepse i shkojnë i vënë gjobë, ndërkohë që lejojnë që dhjetëra metra katrorë të mbushen me zhavorr pa leje. Është pjesë e planit që polica e shtetit duhet t'i ketë sytë 4. Duhet të njoftoj dhe të japi informacion të menjëhershme, për çdo veprim të ngjashëm. Unë besoj ky plan është fitues, sepse të gjithë komponentët e tij janë aty ku duhet. Eksperienca është një vlerë e shtuar për realizojmë e këtij plani. Mbi të gjitha uroj që të gjitha ata që nuk i bashkohen planit, të mos ndotin, ta mendojë 2 herë, kur lëshojnë ë përtokë, hedhin nga dritarja e makinës, lënë pas mbetjet e tyre, duke i dhënë shembullin me skandaloz dhe kriminal fëmijëve." , tha ai.
-
VIDEO
Pastrimi i territorit, Rama: Të jesh patriot s’do të thotë të zbrazës ‘pushkën’ në facebook apo t’i griçësh fytyrën Shqipërisë, por ta mbash pastër
Kryeministri Edi Rama ka pasur një koment për të gjithë personat që komentojnë në Facebook duke u hequr si patriot duke thënë se patriot i vërtetë është të mbash pastën ambientin dhe jo të hiqen nga facebook sikur e duan shumë Shqipërinë.
-
VIDEO
Pastrimi i Shqipërisë nis nga Vlora, Rama: Sanksione për kryebashkiakët nëse krijojnë vendgrumbullime të paligjshme të mbeturinave
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Vlorë në kuadër të planit të veprimit të pastrimit rrënjësor të Shqipërisë. Aksioni do të nis ditën e sotme në Pyllin e Sodës në Vlorë, Por Bashkiak e Vlorës ka nisur aksionin e pastrimit që ditën e djeshme dhe vijon ende edhe sot, ku punonjës të thjesht e deri te Drejtorë po pastrojnë "Pyllin e Sodes".“ Rama paralajmëroi bashkitë nëse nuk pastrojnë territorin e tyre.
-
VIDEO
Rrëzoi në tokë gazetaren dhe operatorin pasi donin të filmon vendin ku u vra Ruzhdi Hoxha në Qafë Mollë, shkarkohet dhe ndiqet penalisht efektivi i policisë
Efektiv që shty dhe rrëzoi një ditë më parë gazetaren Anila hoxha dhe operatorin që e shoqëronte është shkarkuar nga detyra dhe do të ndiqet penalisht. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bën thirrje që qytetarët të denoncojnë raste të tilla në mënyrë që të mos ketë më shfaqje të tilla të shëmtuara
-
VIDEO
114 kg kanabis drejt Greqisë, 4 në pranga, mes tyre dhe avokati i dënuar më parë! Droga fshihej në sediljet e pasme të mjetit, rolet e anëtarëve të grupit
KORÇË- Një operacion antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Korçë ka çuar në pranga 4 persona, mes të cilëve edhe avokatin Joni Mosku, i dënuar më parë për trafik droge si dhe janë sekuestruar 114 kg kanabis.
Ky grup trafikantësh ishte prej dy javësh nën hetim nga policia, ndërsa mbrëmjen e djeshme nisi operacioni për goditjen e këtij përmes operacionit të koduar ‘Restart’.