-
VIDEO
Vrasja e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit në Elbasan, SPAK çon për gjykim autorët Euglen Halilajn dhe Xhuljano Hoxhën
SPAK ka çuar për gjykim Euglen Halilaj dhe Xhuljano Hoxhën me akuzën për “Vrasja me paramendim", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal", për vrasjen e Rigels Runaj më 29 Korrik 2020 në lagjen "Emin Matraxhiu” dhe vrasjen e Emiljano Ramazanit më 20 Korrik 2020 në lagjen "28 Nëntori", Elbasan.
-
VIDEO
U përplas nga një mjet në aksin Lushnjë-Rrogozhine, gjendet i pajetë një person
Gjendet një person i pajetë në aksin Lushnjë-Rrogozhine në afërsi të fshatit Golem. Burime nga policia për Report Tv bëjnë me dije se ai është përplasur nga një automjet. Mosha e personit mësohet të jetë mbi 60 vjeç.
-
VIDEO
Tiranë/ Shpërthen automjeti me lëndë plasëse i noteres në lagjen më të frekuentuar të kryeqytetit
Tiranë- Një shpërthim automjeti ka ndodhur pak çaste më parë rreth orës 23:05 në një ndër lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit “Komuna e Parisit”. Automjeti sipas të dhënave paraprake ka qenë tip Range Rover, i parkuar pranë një fast- food. Makina Range Rover i përkiste qytetares Rezarta Koçi, në profesion notere, në mjetin e së cilës janë gjetur lëndë plasëse dhe kanë konstatuar deri tani vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.Report Tv ka arritur të mundësojë pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes.
-
VIDEO
Sherr me thika në Elbasan, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë
Një sherr mes disa të rinjve ka përfunduar në vrasje këtë mbrëmje në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në sherrin me thika janë përfshirë dy vëllezër, njëri prej të cilëve humbi jetën dhe tjetri ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të Elbasanit. Sakaq, raportohet se forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.
-
VIDEO
Thatësira ul prodhimin, rritet çmimi i gështenjave! Vëzhgimi i Report Tv
Çmimi i gështenjave ka pësuar rritje edhe pse është një dru frutor që gjendet në pyll dhe fermerët e Pogradecit nuk investojnë për kultivimin e saj. Këtë vit për shkak të thatësirës prodhimi ka qenë i pakët, e për pasojë gështenja është shitur më shtrenjtë. Përpos tregut vendas gështenjat e Pogradecit, shkojnë dhe për eksport kryesisht në Itali.
-
VIDEO
Aksion në Lezhë, arrestohet 27-vjeçari që përplasi makinën e efektivëve! Policia i gjen kokainë në mjet!
Policia e Lezhës ka zhvilluar pasditen e sotme një aksion në dalje të qytetit. Mësohet se efektivët e policisë kanë ndaluar një automjet tip ‘BMW’, dhe kanë arrestuar shoferin, pasi iu gjet kokainë, gati për shitje.
Sakaq, burime për Report Tv bëjnë me dije se fillimisht drejtuesi i automjetit, Shaqir Veseli nuk ka ndaluar, duke përplasur makinën e policisë, ndërsa më pas efektivët e kanë neutralizuar duke i vënë prangat.
-
VIDEO
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen dy makina, plagoset një nga shoferët
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve K.G., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
-
VIDEO
Komisioni i Sigurisë/ Ministri i Brendshëm: Policët që punojnë jashtë vendbanimit do marrin deri në deri në 150% të pagës aktuale
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar se vitin e ardhshëm, të gjithë policët që punojnë jashtë vendbanimit, do të marrin deri në 150% të pagës aktuale. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ku prezantoi buxhetin e parashikuar për dikasterin që ai drejton në vitin e ardhshëm, theksoi se nga kjo rritje do të përfitojnë 1179 efektivë të policisë.
-
VIDEO
Korçë, shpërthen bombola e gazit në një banesë në Voskopojë, 3 të plagosur
3 persona janë plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në Voskopojë, Korçë. Siç bëjnë me dije burime, e zonja e shtëpisë shtetasja A.N, ka dashur që të provojë kaldajën me gaz dhe kur e ka hapur ka shpërthyer
-
VIDEO
Punë në shtëpi apo në zyrë, si na përshtati pandemia me realitetin e ri! Gazetarja Maloku: Puna jonë, e pamundur jashtë terrenit! Biznesmenia: Karantina, periudha më e suksesshme për shitjet online
Pandemia COVID, ‘detyroi’ disa biznese që punonjësit e tyre ta zhvillonin punën e tyre nga shtëpia, pa qenë të detyruar që të paraqiten fizikisht në zyrë. Por disa lloje profesionesh e kanë të pamundur përshtatjen e ‘zyrës; në shtëpi dhe duhet të jenë të pranishëm fizikisht në zhvillimin e saj. I tillë është profesioni i gazetarëve të terrenit, të cilët duhet të jenë në terren aty ku ndodh ngjarje që të pasqyrojnë informacionin për qytetarët. Kështu thotë në një intervistë në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, gazetarja Danjela Maloku.
‘Gazetarët kanë qenë ndër të paktët që nuk e kanë ndërprerë punën gjatë pandemisë. Punoja në emisionin e mëngjesit në Report Tv dhe u mundova për një periudhë kohe të punoja nga shtëpia. Por puna e një gazetarit është e pamundur të bëhet nga shtëpia, pasi detyra jonë është të jemi në vendngjarje e të mbledhim informacion dhe t’ia përcjellim qytetarëve. Për të marrë informacioni dhe për t’ua dërguar qytetarëve ne duhet të jemi në terren. Puna e gazetarit nuk mund të bëhet nga shtëpia, por aty ku është lajmi.’- tha gazetarja Maloku.
-
VIDEO
Starton sot 'Kontrast', në ekranin e Report Tv çdo të hënë dhe të premte ora 18:00 me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli! Sot i ftuar Agron Duka
Starton sot në Report Tv emisioni me i ri “Kontrast”me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli. Kontrast më shumë se një emision synon të jetë një mision për të dëshmuar skajet e të vërtetës. Në “Kontrast”me respekt, qetësi dhe shërbesë për të sjellë tek ju të vërtetat relative dhe bashkëjetesën e më shumë se një të vërtetë absolute.
-
VIDEO
'Je akuzuar për korrupsion dhe imoralitet', zv.drejtori i Përgjithshëm i RTSH i përgjigjet PD në Komisionin për Mediat: Portale terroriste që të bëjnë me 700 dashnore
I pranishëm në Komisionin e Medias, zv.drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka, i është përgjigjur akuzave për korrupsion dhe imoralitet. Ishte deputetja e PD-së, Eralda Bano që i drejtoi atij pyetjen se nëse ndjenë përgjegjësi për këto akuza të hedhur andaj tij, por që Leka i konsideroi akuza nga 'portale terroriste që të bëjnë me 700 dashnore".