-
VIDEO
Pogradec, arrestohet drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë! Dyshohet se ngacmonte seksualisht prej 1 muaji 2 nxënëset e mitura! I bënte gjeste gjatë mësimit e i dërgonte mesazhe natën! Shkonte i dehur në mësim
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një drejtor shkolle është arrestuar pasi dyshohet se ngacmonte seksualisht dy nxënëset e mitura. I arrestuari është shtetasi Adriatik Haxhillari, ndërsa ngacmimi ndaj dy nxënësve, 14 vjeçe, dyshohet se ka zgjatur prej gati 1 muaji.
-
VIDEO
Preç Zogaj boton librin me poezi ‘Një e tretë, dashuria’. Natasha Lako: “Në poezitë e Zogaj ka një lulëzim fjala”
“Ne na njohu
një e tretë,
dashuria.”
Ndërsa lexojmë këto vargje, është vënë re se kohët e fundit poetë të njohur shkruajnë gjithmonë e më pak për dashurinë.
Ndryshe ndodh me poetin Preç Zogaj. Ai ka botuar një libër të ri me motive mbi dashurinë që vjen vetëm pak vite më vonë, pasi pati botuar plot 101 poezi dashurie të përmbledhura në vëllimin “ In LOVE”
Pikërisht, “Një e tretë, dashuria” quhet libri i ri i poetit Preç Zogaj që u promovua në mjediset e UET.
Poeti përmes vargjeve, rrëfen ndjesitë që fshihen bukur brenda qenies, mallin për përjetimet më të ndritshme të jetës.
“Animizimi i dashurisë është një gjë që edhe na përket, por edhe s’na përket. Është si një lloj shkesi, le ta themi kështu në mënyrë shumë të zakonshme…”-thotë poeti Preç Zogaj. Libri i Zogajt u vlerësua nga poetja Natasha Lako sidomos për gjuhën shprehëse.
-
VIDEO
I mbështjellë me flamurin kombëtar, fieraku i vë flakën flamurit serb: Të reagojnë gjithë shqiptarët
Një incident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit. Kristaq Ziu ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën flamurit serb, ndërsa mbi supe mban flamurin kuq e zi. Kristaq Ziu thotë se kreu i Shoqatës Atdhetare për Identitet e Bashkim Kombëtar.
-
VIDEO
Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha ende në humnerën ku u gjet! Terreni i vështirë pengesë për ta zhvendosur, mbërrijnë forcat RENA
Ndonëse kanë kaluar disa orë që kur u gjet i vrarë në Qafë-Mollë, trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhi Hoxha vijon të jetë në zonën ku u gropos nga ekzekutorët. Terreni i vështirë dhe i thepisur po vështirëson punën e hetuesve dhe policisë. Në zonë kanë mbërritur forcat RENEA për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit dhe më pas dërgimin në morg, ku do t'i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
-
VIDEO
40 piktorë nga trevat shqiptare pikturojnë në telajo bukuritë e Rehovës, piktori: Vjeshta e artë e bën tërheqës këtë peizazh
40 artistë të pikturës nga trevat e ndryshme shqiptare kanë zgjedhur këtë herë për të hedhur në telajo natyrën e bukur të Kolonjës .
Fshatrat turistike të Rehovës dhe ngjyrat e vjeshtës në pikat më atraktive të qytetit të Kolonjës janë burim i pashtershëm frymëzimi në krijimin e artit të tyre.
-
VIDEO
Veliaj nga Rrogozhina: PS shqetësohet për njerëzi, PD ka hall kush do jetë kryetar, Luli apo Saliu
Nga Rrogozhina në kuadër të turit për analizën e zgjedhjeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njëkohësisht, drejtuesi politik i këtij qarku, gjatë takimit me strukturat e PS-së vuri theksin te ndryshimi mes PD-PS. Veliaj tha se Partia Socialiste është një familje dhe si e tillë shqetësohet për problemet e çdo njeriu, ndryshe nga Partia Demokratike, e cila sipas tij shqetësim të vetëm ka se kush do fitojë, Luli apo Berisha.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Mbreshtan në Berat, digjen 2 ha me shkurre e ferra dhe rreth 40 pemë me ullinj! Ende vatra aktive në zonën kodrinore
BERAT- 2 ha me shkurre, ferra dhe rreth 40 rrënjë ullinj në fshatin Mbreshtan në Berat, janë përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave të zonës kodrinore të fshatit, por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë pjesën kodrinore të zonës. Flakët e zjarrit, jo vetëm që përfshinë ferra e shkurre por përparuan me shpejtësi edhe drejt pemëve me ullinj.
-
VIDEO
I zhdukur 2 javë, biznesmeni Ruzhdi Hoxha gjendet i vrarë me në Qafë Mollë! Trupi ishte groposur!
Prej dy javësh ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, por biznesmeni i inerteve në Kamëz Ruzhdi Hoxha është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e Qafë Mollës në Dajt. Dyshimet kryesore për vrasjen e Hoxhës, bien mbi mikun e tij me precedent penal, Fredi Rrushi, i cili është arrestuar nga policia pasi kërkohej nga autoritetet italiane për trafik droge.
-
VIDEO
Grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu në Fushë Krujë, arrestohet Saimir Kuçi, në kërkim autori tjetër Artan Prenga! Të dy me precedent në vjedhjen e kasafortave dhe bizneseve në vend
Gjurmët e lënë gjatë përleshjes me Nazmi Cangun brenda në vilë me grabitësit e tij, çuan hetuesit në zbardhjen e ngjarjes së rënë ndodhur më 24 tetor 2021. Gjurmët çuan në shtëpinë e Saimir Kuçit, i cili është arrestuar dhe ndodhet në polici duke dhënë deklarimet e tij, ndërsa është shpallur në kërkim Artan Prenga i cili dyshohet se është koka e bandës së grupit të vjedhjes.
Operacioni për kapjen e grabitëseve të biznesmenit Nazmi Cangu nisi orëve të para të mëngjesit, menjëherë pasi gjykata e Krujës lëshoi urdhër arrestet. Të dy këto persona janë të njohur për policinë pasi janë më precedent penal për vjedhje, plagosje dhe trafik droge. Saimir Kuçi është një emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë pikërisht për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit. Kuçi ishte pjesë e grupit të vjedhjeve pasi ndaj tij dhe 4 anëtarëve të tjerë të grupit janë faktuar 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve gjatë viteve 2017-2018, ku mendohet se ka grabitur një shumë deri në 650 milion lekë.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Dyshohet se abuzoi seksualisht prej prej 4 vitesh me 16-vjeçaren, gjykata e lë në burg! 53-vjeçari heq fajin nga vetja: Jam pafajshëm, ajo kishte marrëdhënie me një tjetër
Gjykata e Gjirokastrës ka lënë 45 në burg 53-vjeçarin K.H., i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare nga qyteti i Libohovës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 53-vjeçari ka deklaruar përpara trupës gjykuese se është i pafajshëm, ndërsa ka ngritur akuza se vajza ka kryer marrëdhënie seksuale me një 32-vjeçar nga qyteti i Libohovës.
-
VIDEO
Ishte rrëmbyer para 2 javësh, biznesmeni Rruzhdi Hoxha gjendet i vrarë me armë zjarri në zonën e Qafë Mollës! Trupi i pajetë ishte groposur
Prej dy javësh ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, por biznesmeni i inerteve në Kamëz është gjetur i vrarë në zonën e Qafë Mollës në Dajt. Rruzhdi Hoxha ishte vrarë me armë zjarri dhe më pas trupi ishte groposur nga autorët për të humbur gjurmët. Nuk dihet ende se kush është autori dhe se cilat kanë qenë motivet e ngjarjes, por dyshimet kryesore të policisë bien mbi mikun e tij me precedent penal, Fredi Rrushi, i cili është arrestuar nga policia pasi kërkohej nga autoritetet italiane.
-
VIDEO
U akuza se shpalli zgjedhjet në FRPD pasi Këlliçi iu bashkua foltores së Berishës, Basha: Sajesë, mandati i kryetarit i ka mbaruar prej dy vitesh
Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzave të Belind Këlliçit se i ka shpallur zgjedhjet për kryetar për shkak se ai dhe disa të rinj i janë të FRPD-së i janë bashkuar foltores së Berishës, iu përgjigj se kjo është një sajesë për interesa personale.
"Jo nuk është aspak e vërtet kjo është një sajesë e fabrikosur për interesa personale. Për herë të parë në drejtimin tim FRPD ka zhvilluar zgjedhje një anëtar një votë. Prej dy vitesh mandati i kryetari ka skaduar dhe në përputhje me normat e demokratike, të rinjtë do zgjedhin kryetarin e ri. Kemi shumë sfida përpara por asgjë nuk pengon PD të zbatojë normat statusore të demokracisë aq më pak interesat perosnale të pengojnë zgjedhje të tilla", tha Basha.