• VIDEO

    Rama: 'Open Balkan' gjithëpërfshirës, s'mund të presim t'u mbushet mendja edhe atyre që bëjnë sikur s'e kuptojnë

    Kryeministri Edi Rama tha se nisma Open Balkan nxit zhvillimin ekonomik dhe është gjithëpërfshirës për të gjitha vendet e rajonit, edhe pse aktualisht i janë bashkuar vetëm 3 vende. Ai tha se kjo është njësi e zbatimit të procesit të Berlinit që ecën më shpejt për rajonin dhe nuk lejon vendet e rajonit të kthehen në karikaturë e Këshillit Europian.

    "Procesi i Berlinit është një proces që pasi ka vendosur një kornizë kriteresh ka mbetur në rrugë nga një samit në tjetrin çdo vit dhe çdo vit e më qartësisht në pamundësi por të zbatuar ato që thuhen është krijuar kjo nisëm që është vetëm një njësi  e zbatimit të procesit të Berlinit duke përshpejtuar dhe duke monitoruar zbatimin. Ballkani i Hapur është për të 6 vendet dhe ndryshe nga procesi i Berlinit nuk merret dot peng nga asnjë vend. Nuk mund të rrimë si një karikaturë e Këshillit Europian. Kemi ripërcaktuar edhe një herë për të gjithë ato që bëjnë sikur nuk kuptojnë apo nuk duan të kuptojnë se Ballkani i Hapur ta kuptojnë se kjo nisëm është gjithëpërfshirëse dhe është i të gjithëve, por Shqipëria, Serbia e Maqedonia nuk do të presin sa t'u mbushet mendja të tjerëve. Kjo është një mundësi ekonomike për të gjithë dhe nevojë për fermerët, studentët dhe qytetarët tanë", tha Rama.

  • VIDEO

    Dimitrov: Në Tiranë do të deklarojmë fitoret e deritanishme, e rëndësishme që nisma të mbetet e hapur

    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, është shprehur nga Beogradi se në dhjetor në Tiranë do të shpalosen fitoret e deritanishme të nismës.

    "Bashkëpunimi rajonal është një zgjedhje e zgjuar, zgjedhja e duhur dhe zgjedhja evropiane. Rëndësia që Maqedonia e Veriut i jep kësaj nisme është pikërisht në këtë drejtim. Kjo nismë synon që të ndërtojë solidaritet duke u zhvilluar, duke ndërtuar një treg të përbashkët rajonal. Gjithçka do të realizohet vetëm me vullnet politik që duhet të përkthehet në zgjidhje legjislative, çka do të thotë marrëveshje ndërkombëtare. Ne kemi hapur bisedime të sinqerta me bizneset. Ata humbasin shumë me procedura burokratike. Në Tiranë do të deklarojmë fitoret e deritanishme. Është shumë e rëndësishme që nisma të mbetet e hapur për të gjitha vendet e rajonit. Besoj se sa më të vendosur të jemi për të ecur përpara aq më të besueshme do të bëjmë nismën edhe për vendet e tjera", tha Dimitrov.

  • VIDEO

    Rama: Të lehtësojmë kufijtë që nga janari për fermerët dhe kompanitë! Një treg i përbashkët përthith investime direkte

    Kryeminsitri Edi Rama tha se është i lumtur që nga janari 2022 do të nisin përpjekjet për lehtësimin e  kalimit në kufi për produktet e fermerëve dhe kompanive. Ai tha se një treg i përbashkët është shumë më i fuqishëm dhe përthith më shumë investime direkte.

    Rama tha se shumë shpejt do të ketë edhe një studim ku do të raportohen të gjitha avantazhet dhe disavantazhes për nismën "Open Balkan' në të gjithë rajonin, jo vetëm mes tre vendeve.

    'Secili në mënyrën e vet vuajnë kufijtë dhe pritjet dhe barrën e rëndë të burokracisë së agjencive dhe kontrolleve në kufi. Më vjen mirë që jemi fokusuar aty ku është edhe thelbi i kësaj nisme, si të zgjerojmë ekonomitë tona dhe tregjet tanë që mbeten tregje të vogla , por nëse integrohen me njëra tjetrën kthehen në një treg të rëndësishëm, jo vetëm për aktorët tanë të tregut, por edhe investimet e huaja direkte në këtë zonë. Që të përfitojmë më shumë investime të huaja direkte të ofrojmë një hapësirë më të gjerë. Sot na u dha mundësia të ballafaqohemi me sipërmarrësit nga të tre vendet. Të gjithë njëzëri në mbështetje të Ballkanit të Hapur ata na kërkuan që atë që nënshkruajmë këtu të kthehet në një realitet të prekshëm për ta në kufi, aty ku fillojnë problemet. Kemi takuar edhe Këshillin e Atlantikut në mbështetje jo vetë të nisëm në parim por edhe përpjekjes që të njihemi me rezultatet e përfundimtare të një studimi të përgjithshëm që do të prezantohen në  Tiranë për përfitimet dhe dizavantazhet për këtë nisëm jo vetëm për  3 vendet tona, por për të gjithë rajonin.   Gjatë 8 muajve të fundit fluksi i turistëve në Shqipërisë nga Serbia është rritu 63 % dhe nga Maqedoni 20 %, janë shifra që flasin jo vetëm për rritjen e energjisë pozitive në rajon të Ballkanit të Hapur.

  • VIDEO

    Vuçiç: Në Tiranë nënshkruajmë memorandumin e lejeve të punës! Bizneset 100% dakord me këtë nismë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në konferencën e përbashkët me Ramën dhe Dimitrov, dha pikatat kryesore të bisedimeve të deritanishme. Vuçiç tha se gjithçka bëhet që njerëzit të jetojnë më mirë.

    "Do të flas me terma konkrete të cilat i biseduam me bashkëbiseduesit e mi. Do të them diçka në lidhje me takimet që kemi zhvilluar dhe me çfarë do të arrijmë në periudhën që vjen. Patëm takim me biznesin dhe pamë që të gjithë përfaqësuesit e biznesit janë pro kësaj nisme dhe shikojnë benefite. Ne besojmë fort që Ballkani i hapur do të bëjë ndryshime të mëdha. Kjo nismë u hap për njerëzit që jetojnë në çdo qytet dhe fshat tonin. Ne vendosëm sot për krijimin e Këshillit të Zbatimit të Marrëveshjeve. Ne jemi mirënjohës edhe aleatëve tanë për mbështetjen. Puna jonë periudhën që pason është të shohim se ku kemi pasur gjëra që nuk kanë ndodhur në terren. Njerëzit tanë për një vit,  1 vit e gjysmë të mos kenë asnjë pengesë kufitare. Askush të mos ndalojë askënd në kufi. kjo do të forcojë ekonomitë tona. Askush nuk po ndërhyn në çështje politike, por thjesht që njerëzit tanë të jetojnë. Takimi ynë i radhës do të jetë pas Krishtlindjeve katolike në Shqipëri. Data do të përcaktojë. Do ta nënshkruajmë atje edhe memorandumin e lejeve të punës, njerëzit tanë do të punojnë lirisht", tha Vuçiç.

  • VIDEO

    Yuri Kim takon kryepolicin Nano: SHBA, në krah të uniformave blu, mos u ndikoni nga jashtë

    Ambasadorja amerikane në Tiranë ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, një takim i parë pasi Nano mori detyrën.

    Pas takimit drejtori Gledis Nano falënderoi SHBA-të për mbështetjen dhe u shpreh se lufta ndaj krimit e korrupsionit nuk mund të bëhet asnjëherë vetëm dhe se bashkë do ia dalim për të pasur më shumë siguri e rend në vend.

  • VIDEO

    Meta viziton kishën e Shën Kollit në Palermo: Qendër e rëndësishme referimi për arbëreshët, që jetojnë në Siçili, dëshmi e kulturës fetare dhe artistike të këtij komuniteti

    Presidenti Ilir Meta, mëngjesin e sotëm ka vizituar Kishën e Shën Kollit në sheshin Bellini të Palermos.

    “E jashtëzakonshme”, ky ka qenë pikërisht edhe impresioni i presidentit lidhur me qendrën më të rëndësishme të referimit për arbëreshët që jetojnë në Siçili.

    Meta ka publikuar një video, ndërsa krah saj ka shkruar se kisha-monument, pjesë e UNESCO-s, është dëshmi e jashtëzakonshme e kulturës fetare dhe artistike të këtij komuniteti.

    Ai shkruan se duke u mbështetur në punën studimore akademike të katedrave të gjuhës dhe kulturës shqipe në Palermo dhe Cosenza, ‘Moti i Madh’ arbëresh, ritet, traditat dhe trashëgimia e pasur dhe e jashtëzakonshme historike dhe kulturore arbëreshe meritojnë gjithashtu të bëhen pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

    “Mirënjohje famullitarit të Kishës Papas Nino Paratore që më shoqëroi në këtë vizitë, për përkushtimin e tij në ruajtjen dhe transmetimin e riteve fetare dhe vlerave të komunitetit arbëresh!”, shkruan ai në fund të postimit në rrjetin e tij social Facebook.

  • VIDEO

    Përplasje në Kuvend/Boçi: Pse qeveria nuk flet për rastet e abuzimit seksual ndaj fëmijëve, kush i mbron të miturit? Kushi: Turp që përdorini këto raste politikisht

    Një përplasje ka ndodhur në Kuvend mes deputetit të PD Luçiano Boçi, i cili tha se pse qeveria dhe autoritete nuk reagojnë për rastet e dhunës dhe abuzeve që po u bëhen minoreve duke përmendur edhe rastin e 6-vjeçares në Kamëz që dyshohet se është abuzuar seksualisht nga i ati. Boçi tha se 3 ngjarje janë kaluar në heshtje dhe se asnjë ministri nuk ka folur për të mbrojtur ato fëmijë të abuzuar.

    “Tre ngjarje shumë të rënda kanë kaluar në heshtje. E para është dhunimi i 6-vjeçare në Kamëz, 11 vjeçare në Lushnje dhe sot e përdhunimit të 16-vjeçare. Këtu nuk tregohet dhe fshihet, atë pjesën e dramës së familjes shqiptare. Në rastin e vogëlushes mori përmasa ulëritëse, jeta përtej ekraneve në Shqipëri kështu është, copëza dramash. Ndodhi drama e 6-vjeçares. Ku është kryeministër? Pse nuk flet, na tregon me gishtin e tij satelitin. Ku është ministrja e Arsimit?  Pse nuk reagoi, asnjë deklaratë nuk ë është bërë. Por ajo ministria e Fëmijëve ku është ajo? po kjo ministria tjetër e Shëndetësisë ku është, pse nuk reagon.? Solidariteti këtu po vdes, sepse ju keni axhenda të tjera. në qendër të vëmendjes tuaj nuk është familja. Nuk artikuluat asnjë shqetësim. Sot megjithëse ka tre ngjarje të rënda unë nuk dëgjoj asnjë prononcim. Keni humbur çdo lloj komunikimi me shoqërinë. E keni goditur familjen", tha Boçi.

    Kjo ka sjellë reagimin e ministres së Arsimit Evis Kushi, e cila tha se është turp që këto raste dhe një minorene të përdoret për politikë dhe sulme politike.

    “Turpi më i madh është kur rastet e dhunës përdoren politikisht. Vajza është e mitur fatkeqësinë e saj ju e përdorni për të dhunuar politikisht. Nuk duhet reaguar me fjalë por me vepra dhe përmes institucioneve, turp” ka thënë Kushi.

    Dy ditë më parë në Tiranë u denoncua një rast i abuzimit seksual të babait ndaj vajzës së tij 6-vjeçare. 27-vjeçari R.K nga Kamza, është lënë në burg pasi akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës së tij 6-vjeçare, ndërsa priten akt-ekspertimi mjeko-ligjor për të vërtetuar nëse ka pasur apo jo abuzim seksual.  Ndërsa sot një tjetër rast abuzimi u denoncua në Gjirokastër, ku një 16-vjeçare ka denoncuar xhaxhain e të atit se ka abuzuar me të që kur ishte 12 vjeçe.

  • VIDEO

    Ministria e Shëndetësisë: Do ta vendosim pasaportë vaksinimi për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit

    Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu tha sot në Kuvend se do të vendoset ‘green pass’ për t’u futur në lokale. Pra çdo qytetar duhet të paraqesë certefikanët e vaksinimit kur të futet në lokale apo në struktura të tjera të shërbimit.

    ‘Duhet të kuptojmë edhe situatën që është në Europë, e kanë ato ‘green pass! E kanë! Do ta vëmë edhe ne ‘green pass’ në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit’- tha ministrja e Shëndetësisë

  • VIDEO

    Tritan Shehu-ministres së Shëndetësisë: Të shpërndahet komiteti ekzistues i ekspertëve, është instrument në duart e qeverisë

    Deputeti Tritan Shehu kërkoi që të shpërndahet komiteti ekzistues, pasi sipas deputetit të PD-së është thjeshtë një instrument në duart e qeverisë.

    ‘Duhet shpërndarë komiteti ekzistues pasi është thjeshtë një instrument në duart e qeverisë. Të merren masa reale për mbrojtjen e personelit përveç vaksinimit. Të vihen në gadishmëri spitalet periferike. Të forcohen reanimacionet. Të liberalizohen testet e shpejta. Të organizohet ndjekja post COVID, të paraqitet një kalendar i plotë dhe i qartë. Të ndalojë përdorimi i gjithë vaksinave të pacertifikuara. Të realizohet vaksinimi masiv me dozën e tretë. Të vaksinohen të rinjtë dhe fëmijët me konsensusin e prindërve. Unë jam pesimist se ju do t’i bëni. Shenjat nuk janë të mira.’- tha Shehu

  • VIDEO

    Shehu-ministres: Fshehët viktimat, nuk janë deklaruar vdekjet në shtëpi

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha se qeveria ka fshehur vdekjet si pasojë e Covid në vend dhe se Shqipëria mban numri i vdekjeve është ndër më të lartët në botë. Sipas tij nuk janë deklaruar ata që kanë humbur jetën në shtëpi, si dhe të sëmurët që kanë ndërruar jetë në spitalet private.

    "Humbjet ishin tragjike, me gjithë punë vetëmohuese të personelit. Ju nuk morët asnjë masë për mbrojtjen e mjekëve përveç spitaleve Covid. Ju nuk bëtë asgjë. Vepruat në mënyrën më hermetike. A ju kujtohet sesi vinte në lojë kryeministri testimet. Në një kohë kur roli i testimeve ishte esencial. Të gjitha ua thamë. Në spitale private është paguar edhe 1500 euro në ditë. Sepse ju asnjëherë nuk i keni certifikuar ato. Nuk llogarisni aq sa kanë paguar qytetarët për të bërë ilegalisht anti-viralin që ju nuk e keni rimbursuar. E njëjta gjë edhe me testet. Në Gjermani blihej 6 euro. tek ne u shitej qytetarëve 60-70 euro. Prandaj Shqipëria ka sot 16 mijë humbje jete deri në korrik të këtij viti, 50 mjekë të vjetër. Janë fshehur vdekjet, ashtu sikurse janë fshehur edhe rastet e identifikimit. Nuk janë deklaruar rastet e humbura në shtëpi dhe spitalet periferike ", tha Shehu.

  • VIDEO

    Ministrja e Shëndetësisë i përgjigjet Shehut: Të gjitha vaksinat janë të aprovuara nga OBSH! Deri në mesin e 2022 parashikojmë të vaksinohen 70% e popullatës

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend ka deklaruar se vaksinat që përdoren në Shqipëri janë të gjitha të çertifikuara nga autoritet përkatëse. Në përgjigje të interprelancës së thirrur nga deputeti Tritan Shehu, Manastirliu ka nënvizuar se të gjitha vaksinat janë përdorur në disa vende të botës dhe janë çertifikuar nga OBSH.

    ‘Deri në mesin e 2022 parashikojmë të vaksinohen mbi 70% e popullatës. Edhe pse me keqardhje kam vënë re tendenca për të keqinformuar, dua ta theksoj fort një të vërtetë, e cila duke qënë e bazuar tek shkenca, tek ekspertet më të mirë, ndërkombetare dhe shqiptare, nuk mundet të jetë e shtrëmberueshme nga askush, as edhe në këtë sallë: Të gjitha vaksinat që janë përdorur dhe përdoren në ShqipërI, janë të miratuara nga OBSH dhe nga agjenci të rëndësishme të Barnave. Të gjitha!

     Pfizer Biontech është aprovuar në 101 vende të botës, dhe është parakualifikuar nga OBSH;

    AstraZeneca është aprovuar në 124 vende të botës, dhe është e parakualifikuar nga OBSH;

     Covishield (AstraZeneca) është e aprovuar në 41 vende të botës, përfshi dhe Kanadanë, dhe është e parakualifikuar nga OBSH;

    Coronavac e Sinovac është e aprovuar në 41 vende të botës, përfshi Kinën, Turqinë, Gjerogjinë, Maqedoninë e Veriut etj dhe është e parakualifikuar nga OBSH;

    Sputnik V - e aprovuar nga 72 vende të botës, përfshirë Hungarinë, Sllovakinë, Serbinë, Malin e zi, Maqedoni e Veriut’, theksoi Manastirliu.

    Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani më shumë së 2 milion e 490 mijë vaksina kanë mberritur në Shqiperi dhe janë kryer më shumë se 1 milion 900 mijë vaksinime.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në interpelancën e kërkur nga deputeti i opozitës, Tritan Shehu për strategjinë e vaksinimit, ka theksuar se Shqipëria do të ndjekë objektivin e OBSH për vaksinimin e 70 % të popullsisë deri në mesin e vitit 2022.

    “Ne do të ndjekim objektivin e OBSH-së, për mbulesë vaksinale të 70 % të popullatës, deri në mesin e vitit 2022. Por falë pikërisht kësaj strategjie që ne kemi miratuar që në krye të herës nuk kemi hequr dhe nuk do të heqim dorë nga objektivi ynë, për të vaksinuar popullatën target mbi 16 vjeç, deri në pranverën e vitit që vjen”, tha Manastirliu.

    Gjatë fjalës së saj në interpelancën e kërkuar nga deputeti i opozitës, Tritan Shehu, Manastirliu informoi se falë përpjekjeve të qeverisë 44% e qytetarëve janë më të mbrojtur me një dhe dy doza që i përkasin popullatës target +16 vjeç.

    Manastirliu në fjalën e saj tha se qeveria ka bërë të gjitha përpjekjet për të përmbushur përgjegjitë e saj për sigurimin e sasisë së nevojshme të vaksinave që çdo qytetar të ketë mundësi të vaksinohet.

    “Qeveria ka lëvizur të gjithë gurët për të përmbushur përgjegjësinë e saj, për të siguruar sasinë e nevojshme të vaksinave, në mënyrë që çdo qytetar të vaksinohet. Dhe në këtë drejtim, ia kemi dalë. Ky është një fakt! Arritja e objektivit të mbulesës me vaksina do të varet padyshim nga pranueshmeria, por edhe nga mekanizmat e sugjeruar nga ekspertët, të cilat ne jemi të vendosur t’i zbatojme”, tha Manastirliu.

  • VIDEO

    Gjirokastër/Dyshohet se abuzoi seksualisht prej 4 vitesh me të afërmen e tij 16-vjeçare, ndalohet 53-vjeçari! E ëma e minorenes: Dua të vdes, vajza është e traumatizuar

    E ëma e saj rrëfen se vajza është përdhunuar sistematikisht ndërsa ajo  nuk kishte kuptuar asgjë. E ëma e 16 vjeçares thotë se akti për herë të parë sipas dëshmisë së vajzës ka ndodhur ne shtëpinë e xhaxhait të burrit te saj, 53 vjeçit i arrestuar tashmë.

    Ajo shprehet e tronditur dhe se e gjithë familja  është ne gjendje te rende psikologjike.  

    "Më tha vajza që ka që 12 vjeçe dhe deri sot që kryen marrëdhënie me vajzën. Më tha vetë ajo, unë nuk kisha kuptuar gjë. Për herë të parë e zënë te shtëpia e tij. Ky është xhaxhai i burrit dhe vajza na tha vetëm dje. Nuk na shkonte kurrë mendje. Denoncimin në polici e bëri kunati. Unë jam të vdes tani nuk e dua jetën. Edhe bashkëshorti u bë shumë keq", tha e ëma e minorenes.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv