• VIDEO

    Sherr pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, një person plagos shoferin e një furgoni nxënësish

    Një shofer në një rrugë pranë shkollës 'Fan Noli' në Tiranë është konfliktuar me dy drejtues furgonësh, pasi ato kishin bllokuar rrugën që të hipnin nxënësit. Sipas burimeve shoferi donte që ato të hapnin rrugën se kishte urgjencë. Bëhet me dije se ai ka dëmtuar me thikë njërin prej drejtuesve të furgonit. Mësohet se është pa probleme për jetën

  • VIDEO

    Rruga që të çon në zonën turistike ‘Shtegu i Ngjyrave’, 30 vite në harresë! Banorët e Novosejës: Po e ndërtojmë vetë

    Çdo ditë banorët e Novosejës në Njësisë Administrative të Shishtavecit dhe ata të fshatit Turaj të Njësisë Topojan përshkojnë këtë rrugë me gjatësi 12 km, plotësisht i shkatërruar ndërsa dy urat e vogla janë drejt shembjes.

    Mungesa e investimeve nga bashkia dhe qeveria i ka detyruar këto familje të mbledhin para nga buxheti familjar për të ndërtuar një segment të rrugës.

  • VIDEO

    Zjarr në një pallat te zona e ish tregut elektrik në Tiranë, të lënduar 2 persona

    Një zjarr i madh ka rënë në një apartament në katin e parafundit të një pallati te zona e ish-Tregut Elektrik në kryeqytet.

    Policia e Tiranës njofton se 2 persona janë dëmtuar por janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

  • VIDEO

    Bashkëveprim 3 vjeçar me Turqinë për Spitalin Memorial në Fier për të rritur cilësinë e shërbimit

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se është arritur marrëveshja e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë për bashkëveprim 3 vjeçar për Spitalin e Fierit.

    “Bashkëpunim i Shqipërisë dhe Turqisë për të gjithë fazën kalimtare për spitalin Memorial në Fier. I hap rrugën një bashkëveprimi 3 vjeçar me stafe të përbashkëta që kanë filluar të funksionojnë në këtë model të ri të menaxhimit të spitalit. Janë 22 mijë ekzaminime të kryera falas në këtë spital për shqiptarët. Po krijohet model i autonomisë spitalore. Gjithashtu miratimi i një dokumenti politik për  mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në gjithë sektorët. Plane veprimi konkrete që synon të mbrojë fëmijët, kryesisht për fëmijët me aftësi ndryshe”, tha Manastirliu.

  • VIDEO

    Vendimet e qeverisë, ministria e Drejtësisë: Vetting edhe për noterët, do të forcojë integritetin e tyre dhe besueshmërinë

    Ministria e Drejtësisë ka gati projektligjin për disa ndryshime në ligjin e noterisë, që do të përforcojë besueshmërinë e publikut tek ky shërbim. Lajmin e bëri me dije ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili tha se noterët aktual do t'i nënshtrohen një lloj procesi vettingu i cili do të kryhet nga kjo ministri dhe se do të përcaktohen kritere të reja për futjen në këtë profesion.

     
  • VIDEO

    Mbrojtja e faunës, tashmë përgjegjësi edhe e pushtetit lokal

    Mbrojtja e faunës nga sot do të jetë përgjegjësi edhe e pushtetit lokal, e cila ka për detyrë të identifikojë këto habitate dhe t’i mbrojë ato.

    ‘Ka habitate të faunës së egër edhe jashtë zonës së mbrojtura. Ne sot përcaktojmë kritere të qarta për mënyrën si përkufizohen ekosistemet përfshijnë në këtë vendim edhe bashkitë që nuk mund të jenë pasive që kjo çështje i kalon vetëm ministrisë së mjedisit. Sot ne me VKM përcaktuam kriteret e përcaktimit të faunës së egër dhe bashkitë kanë detyrën parësore të identifikimit të tyre”, tha ministrja e Turizmit Kumbaro.

  • VIDEO

    Shembet një shtëpi në fshatin Vrion nga IKMT, banorët kundërshtojnë ashpër

    KMT ka shemb një shtëpi në Vrion, në zonën e Kontrollit Autoteknik të Automjeteve.

    Banorët e kanë kundërshtuar prishjen, duke pretenduar se nuk janë njoftuar dhe  se kanë kërkuar kohë të heqin plaçkat nga shtëpia. Sipas tyre, atyre u është dorëzuar vendimi i prishjes vetëm në momentin kur skrepi kishte filluar prishjen dhe se janë nxjerrë forcërisht nga shtëpia nga policia.

  • VIDEO

    Dëmet nga tërmeti, banorët protestë para bashkisë së Durrësit: Të rikonstruktohet pallati

    Për të tretën herë radhazi banorët e pallatit nr.7 në rrugën “3 vëllezërit Thanasi”, në zonën e plazhit, kanë protestuar para bashkisë së Durrësit, duke kërkuar rikonstruksionin e pallatit të tyre me dëmtime DS3.

    Kërkesa e bërë prej tyre në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës për pezullimin e punimeve të firmës së ndërtimit që po ndërton një pallat të ri ngjitur me pallatin e tyre është hedhur poshtë nga gjyqësori. Të pashpresë ata kërkojnë tashmë vetëm riparimin e apartamenteve të tyre, që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

  • VIDEO

    Buxheti 2022, Shehi në Report Tv: Duhet të ishte më social, fokusi të ishte tek rritja e rrogave dhe pensioneve! Vettingu politik? Nuk duhet ta bëjë SPAK, disa politikanë në burg

    Buxheti i vitit 2022 duhet të ishte një buxhet social dhe të fokusohet në rritjen e pagave dhe të pensioneve. Kështu thotë për Report Tv, deputeti Dashamir Shehi, i cili tha se pas pandemisë dhe me rritjen e çmimeve shoqëria ka nevojë për paga më të mira. Në këtë mënyrë thotë Shehi do të ulej edhe informaliteti e do të rriteshin edhe kontributet në pension. Por kjo gjë nuk i leverdis qeverisë, shton deputeti, pasi ky bllok shpenzimesh për qytetarët nuk sjell korrupsion.

  • VIDEO

    Debate mes ministres së Arsimit dhe PD: Nuk kemi mësues me pesa! Zhupa: Harruat që keni kryeparlamentaren të tillë?

    Pak kohë më parë në media doli se Lindia Nikolla kishte mesatare 5.8 dhe kjo është bërë objekt ironish mes PS dhe PD në Komisionin e Medias ku po diskutohet për cilësinë e arsimit dhe mësuesisë. Ministrja Kushi tha se vitet e fundit ministria po përpiqet që të kenë mësues të nivelit të lartë dhe jo me 5-a. Por Ina Zhupa atha se në fakt ata kanë një kryeparlamentare me 5.

    Evis Kushi: Në vitet e fundit janë marrë masat që të jenë mensës cilësor. Nuk mund te lejoj qe një mësues qe ka mbaruar me 5 te behet mësues. Kur te vij radha jua bëni mësues me pesa.

    Ina Zhupa:  Harroi ministrja e Arsimit që mësues me 5 kanë pasur Lindita Nikollën që sot është aktualisht kryetare Kuvendi

  • VIDEO

    Operacion ndërkombëtar kundër krimit online përmes tregtisë elektronike, 28 në pranga! Policia: Mashtruesit hynin në programin e bankava, çfarë s'duhet të bëni në internet

    Suela Bonjaku, specialiste pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike ka dalë në një deklaratë për shtyp për operacionin e përbashkët me EUROPOL-in, me fokus krimet kibernetike, dhe nisjen e fushatës sensibilizuese #SellSafe

    Policia e Shtetit mori pjesë në një tjetër operacion ndërkombëtar të udhëhequr nga EUROPOL, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kibernetike.

    Autoritetet e zbatimit të ligjit nga vendet pjesëmarrëse: Shqipëri, Austri, Belgjikë, Kolumbi, Kroaci, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Gjeorgji, Holandë, Maqedoni e Veriut, Poloni, Portugali, Slloveni, Sllovaki, Spanjë, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbështetura nga EUROPOL dhe Këshilli i Rrezikut të Tregtarëve, bashkuan forcat në një veprim të koordinuar kundër mashtrimeve në internet, duke zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë, nga data 1 deri në datën 31 tetor, si pjesë e Veprimit të Tregtisë Elektronike 2021.

    Modus operandi i kësaj veprimtarie kriminale përfshinte përdorimin e disa aplikacioneve në telefonat celularë, të cilat lidheshin me bankat për të kryer transferime dhe blerje në mënyrë të paligjshme.

    Si rezultat i operacionit u arrestuan 28 persona në vendet pjesëmarrëse, si të dyshuar për mashtrimin me transaksione.

    Në vijim të këtij operacioni ndërkombëtar, të gjitha vendet pjesëmarrëse do të promovojnë fushatën duke përdorur hashtagun #SellSafe, për të ndihmuar shtetasit e tyre që të kuptojnë rreziqet e mashtrimit gjatë tregtisë në rrjet.

    Pas suksesit të fushatës ndërgjegjësuese 2020, për të nxjerrë në pah mënyrat kryesore për të luftuar mashtrimin në internet, EUROPOL, së bashku me Këshillin e Rrezikut Tregtar dhe vendet pjesëmarrëse, po fillojnë sot fushatën #SellSafe – shitje e sigurt, si pjesë e Veprimit të Tregtisë në rrjet 2021.

    Qëllimi i fushatës është të bëjë tregtinë elektronike më të sigurt, duke promovuar metoda të sigurta blerjeje në internet dhe duke ndihmuar tregtarët e rinj të hapin dyqanin e tyre të parë në rrjet, duke shmangur rrezikun e sulmeve kibernetike.

    Vendet pjesëmarrëse do të promovojnë fushatën përmes kanaleve të mediave sociale duke përdorur hashtagun #SellSafe, për të ndihmuar shtetasit e tyre të kuptojnë rreziqet e mashtrimit gjatë tregtisë elektronike.

    Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese #SellSafe – shitje e sigurt, me qëllim mbrojtjen e shtetasve, Policia e Shtetit kërkon prej qytetareve që të bëjnë kujdes duke zbatuar disa rregulla të thjeshta, por të domosdoshme për sigurinë e tyre në rrjet.

    Ja se si të mbroheni kur shisni produkte në rrjet nga mashtruesit në internet:

    – Sigurohuni që të gjithë punonjësit tuaj të jenë të vetëdijshëm për çështjet e mashtrimit që prekin dyqanet në rrjet;

    – Qëndroni të përditësuar mbi llojet e mashtrimeve të pagesave në rrjet që prekin këto lloj biznesesh dhe sigurohuni që të keni mjetet në dispozicion për t’i parandaluar ato. Institucionet e sigurisë, por dhe bankat me të cilat bashkëpunoni do të kenë detaje mbi llojet e mashtrimit të pagesave në rrjet. Kontaktojini!

    – Njihini klientët tuaj, në mënyrë që të jeni në gjendje të verifikoni pagesat e tyre.

    Këshilla për blerësit në internet:

    – Asnjëherë mos dërgoni me e-mail numrin e kartës suaj, PIN-in ose ndonjë informacion tjetër të kartës;

    – Asnjëherë mos i dërgoni para dikujt që nuk e njihni;

    – Ruani gjithmonë të gjitha dokumentet që lidhen me blerjet tuaja në rrjet;

    – Nëse nuk po blini asgjë, mos i paraqitni të dhënat e kartës suaj;

    Të nderuar qytetarë, duhet të bëni kujdes gjatë lundrimit në internet, pasi grupet kriminale përshtatin vazhdimisht metodat e tyre te mashtrimit në internet, duke iu shfrytëzuar juve dhe këdo tjetër që nuk do të tregojë kujdesin e duhur.

    Që nga fillimi i pandemisë, shumë bizneseve iu është dashur të hyjnë në rrjet, për të vazhduar aktivitetet e tyre. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të përdorin shërbimet në rrjet disa herë në periudha të shkurtra dhe gjithnjë e më shume blerjet po kryhen në këtë formë, gjë ka rritur mundësinë e sulmeve nga kriminelet kibernetike.

    Informohuni në vazhdimësi rreth mënyrave të reja të mashtrimit në rrjet, pasi kriminelët kibernetikë në vazhdimësi ndryshojnë format e tyre të veprimit.

    Policia e Shtetit, duke qenë gjithmonë në dispozicionin, fton qytetarët që për çdo informacion që do t’iu nevojitet, problematikë apo denoncim të kontaktojnë Njësinë e Hetimit të Krimeve Kibernetike në adresën e postës elektronike: Ç@asp.gov.al, në numrin e telefonit 0694155552, si dhe në aplikacionet Ëhatsapp, viber etj.

    Çdo rast i mashtrimeve gjatë blerjeve në rrjet do të ndiqet profesionalisht, duke iu garantuar një reagim të shpejtë nga Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike.

  • VIDEO

    Vrasës me pagesë nga Fieri ekzekutuan ish-policin në Laç! Forcat speciale në kërkim të armës së krimit dhe autorëve

    Ekzekutimi i ish-efektivit të  Xhelal Reçi, 2 ditë më parë në Laç vijon të mbetet pa autor dhe hetimet vazhdojnë. Forcat kryesore të hetuesve janë përqendruar tek veprimtaria e të birit Besnikut.

    Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në Fier, Durrës dhe Lezhë, për të cilat është shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia, por nuk është arritur ende provohet implikimi i tij. Hetuesit kanë dyshime të forta se Xhelal Reçi është ekzekutuar për shkak të konflikteve të të birit, ndërsa vrasësit të cilët mendohet të jenë me pagese mund të jenë nga Fieri, zonë të të cilën është vjedhur dhe makina ti "Toyota" e përdorur nga autoret për të kryer krimin.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv