-
VIDEO
7 nxënës infektohen me COVID, mbyllet një klasë në gjimnazin e Këlcyrës! Një ditë më parë u mbyll edhe gjimnazi në Borsh
Një klasë në gjimnazin e Këlcyrës "Sejfulla Malëshova" është mbyllur për shkak të infektimit me COVID të disa nxënësve. Bëhet me dije se janë 7 nxënës të klasës së II të këtij gjimnazi që kanë rezultuar pozitivë me COVID.
Mbyllja e klasës u bë me urdhër të ISHP për të këputur zinxhirin e infeksionit në mënyrë që të mos infektohen nxënës të tjerë. Mësimi do të rifillojë pas 14 ditësh.

-
VIDEO
I zhdukur prej 13 ditësh biznesmeni në Tiranë, pista kryesore: Rrëmbimi ose largimi për shkak të borxheve! Merret në polici miku i tij, i kërkuar për trafik droge
Një biznesmen është raportuar se është zhdukur në Tiranë. Rruzhdi Hoxha, 43-vjeç ka humbur kontaktet prej 13 ditësh me familjarët, të cilët kanë bërë edhe denoncimin në polici. Mësohet se ai është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rruzhdi Hoxha ka një biznes inertesh në Kamëz
-
VIDEO
Burgu 'ferr' i Zaharisë në Krujë mbyllet, të dënuarit me probleme të shëndetit mendor do të transferohen në Burgun e Shënkollit! Këtë vit nuk ka amnisti
Prej vitesh organizmat ndërkombëtare kanë kritikuar ashpër Shqipërinë për situatën në burg e Zaharisë, një institucion ku mblidheshin të dënuarit me probleme të shëndetit mendor.
-
VIDEO
Paguan 2000 euro që të merrnin grant nga Rindërtimi për banesën e prishur nga IKMT, SPAK vë në pranga 2 persona, edhe zyrtarin e Institutit të Ndërtimit! Nën hetim kreu i njësisë Petrelë
TIRANË- Dy persona kanë tentuar që të përfitojnë nga fondet e Rindërtimit pas tërmetit në bashkinë e Tiranës, konkretisht në njësinë e Petrelës. Për këtë ato kanë korruptuar dy punonjës të Institutit të Ndërtimit si dhe kreun e njësisë Administrative në Petrelë, duke u paguar shumë 2000 euro.
Arlind Murxhiu dhe Fatjon Haxhiu, të cilët ishin nën hetim që nga viti 2020, në mënyrë të vazhdueshme, kanë bërë përpjekje për të mundësuar kryerjen e veprimeve të paligjshme me natyrë korruptive duke ndërhyrë tek Dhimitri Papa, me detyrë ekspert pranë Institutit të Ndërtimit Tiranë dhe Kristaq Kali, me detyrë ekspert pranë Institutit të Ndërtimit Tiranë si dhe tek kreu i njësisë administrative në Petrelë, Sokol Kupi.
-
VIDEO
Komisioni Hetimor për Inceneratorët, miratohet pa debate rregullorja e brendshme! Mbledhja e radhës, ditën e mërkurë
Ndonëse me rezerva, maxhoranca ka dhënë votën pro rregullores së brendshme të funksionimit të Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Ishte nënkryetarja e komisionit Ermonela Felaj e cila kërkoi që në rregullore të përfshiheshin edhe tre pika të tjera, të marra nga kodi i procedurës penale dhe ligji për komisionet hetimore.
-
VIDEO
Me 1 milionë euro kokainë në bagazhin e makinës, arrestohen për trafik ndërkombëtar droge 3 shqiptarë në Itali, mashtruan efektivët: Po shkonim në Shqipëri
Me 1 milionë euro kokainë në bagazh, arrestohen për trafik ndërkombëtar droge 3 shqiptarë në Itali. Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Verona për trafik ndërkombëtar droge. Policia ka sekuestruar mbi 11 kilogramë kokainë të pastër, e paketuar në 11 pako, të cilat ishin fshehur në bordin e dy makinave
-
VIDEO
Dekriminalizimi/ Prokuroria e Përgjithshme ktheu përgjigje për Tom Doshin, Celibashi: Do ta shqyrtojmë
Edhe pse Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati ditën e djeshme Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje KQZ. Së bashku me të dhënat që nuk bëhen ende të ditura, Prokuroria i thotë KQZ-së që është ajo që vendos nëse ka shkelje të ligjit për dekriminalizimin, në një kohë kur që nga viti 1990, Doshi rezulton i dënuar ose i hetuar në 6 raste.
Në konferencën e sotme për shtyp kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se dokumenti i Prokurorisë së Përgjithshme do të merret në shqyrtim.
"Do t'i marrim në shqyrtim të dhënat që na kanë ardhur për Tom Doshin", tha Celibashi.
-
VIDEO
Himarë, i ndërtuan pa leje një javë më parë, IKMT shemb objektet në Palasë
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Himarë në bashkëpunim me IKMT kanë ekzekutuar urdhrin për prishjen e objekteve pa leje në Palasë. Këto objekte ishin ndërtuar vetëm një javë më parë.
Në lidhje me këto ndërtimet pa leje Policia e Vlorës ka vënë nën pranga 11 persona dhe ka shpallur në kërkim investitorin e tri objekteve pa leje që po ndërtoheshin në fshatin Palasë, Dhërmi.
-
VIDEO
Përfundon verifikimi paszgjedhor, KQZ: Sukses i plotë i votimit e numërimit elektronik, asnjë gabim në rezultat! 71% e qendrave diferencë votash të papërfillshme! 1% probleme serioze
Një proces i nisur si procedurë teknike pak javë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka zbuluar të dhëna interesante me atë që kanë ndodhur me procesin zgjedhor më 25 prill, sidomos në drejtim të përdorimit të teknologjisë.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka shpalosur shifra që tregojnë një proces në tërësi pas asnjë problematikë serioze. Ajo që vihet re është suksesi absolut i projektit pilot të votimit dhe numërimit elektronik. Celibashi tha se nga rinumërimi u identifikua se në 71% të qendrave të votimit nuk ka diferencë më të madhe se me 10 vota dhe vetëm 1% me diferencë votash me m bi 30 vota.
-
VIDEO
I humbur prej 78 vitesh, i jepet lamtumira rreshterit anglez! Misionet e fshehta britanike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore
Nuk i dimë planet që ai kishte bërë, por kjo do të ishte ditëlindja e fundit për të.
Në 100 vjetorin e lindjes së tij, rreshteri anglez ka një vend ku të prehet. Një histori e pazakontë për ditët e sotme me të cilën na njeh Doktori i Shkencave Roderick Bailey në librin e tij “Provinca e egër”
“Në tetor 1943, një avion britanik, u ngrit nga veriu i Afrikës dhe kishte mision të dërgonte ndihma tek luftëtarët shqiptarë. Ishte misioni i një grupi të vogël ushtarakësh britanikë mes maleve të Dukatit, afër Tragjasit, në jug-lindje të Vlorës. Avioni fluturoi shumë ulët, sepse duhet të shmangte avionët gjerman, shto edhe që ishte natë, ata nuk duhet të ishin të dukshëm dhe duhet të fluturonin shumë afër tokës në mënyrë që të mund të lëshonin mjetet me siguri”, thotw Roderick Bailey, autor i librit “Lufta e fshehtë në Shqipëri”.
Papritur bombarduesi Halifax i Skuadronit 148 të RAF (royal air force) -Forcave ajrore mbretërore, humbi fuqinë për t'u ngjitur mbi male dhe piloti zgjodhi të vazhdojë fluturimin drejt fshatit Dukat në Vlorë. Pikërisht në këtë zonë u rrëzua. Asnjë nga 9 anëtarët e ekuipazhit nuk mbijetoi. Mes tyre ishte edhe rreshteri Peter Twiddy.
Ekuipazhi i misionit të Halifax HR674
1.Toger i fluturimit Ëilliam Ross Forester (pilot)
2.Rreshteri i fluturimit James Clement Cole
3.Rreshteri i fluturimit Harold Ëilliams
4.Oficeri i fluturimit Peter Raymonde Flyte
5.Oficeri i fluturimit Francis Jack Hunter
6.Oficeri i fluturimit Edmond Frank Myers
7. Rreshteri Peter Tëiddy
Personel i Zyrës së Operacioneve Speciale :
1.Kapiteni Alfred Careless, i Trupave të Pushkatarëve Mbretërorë
2.Sinjalizuesi David William Rockingham, Trupat Mbretërore të Ndërlidhjes
Majori Gerry Field që ishte edhe udhëheqësi i ekipit, deklaroi se ai i varrosi të nëntë të vdekurit në varre të cekëta rreth avionit.
“Hulumtimi im ka konfirmuar përplasjen. Po ashtu kam gjetur prova të shkruara nga një prej oficerëve britanikë që ka qenë në tokë, duke pritur për avionin me ndihma. Ai kishte shkruar për përplasjen si edhe për përpjekjet për të ndihmuar të vdekurit e më pas për t'i varrosur. Por duhet të kishte qenë shumë e vështirë”, shprehet ai.
Pas luftës, u gjetën tre varre dhe eshtrat u dërguan në varrezat lokale. Gjashtë të tjerët mbetën të humbur.
Derisa në vitin 2018 një vendas që jetonte në fshatin Tragjas,Vlorë, i cili ishte në dijeni të vendit, gjeti një kockë brinje. Ai njoftoi një arkeolog, ky i fundit informoi Zyrën e Atashehut të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Ambasadën Britanike në Tiranë.
Në të gjithë vendin kishte edhe copa të vogla metalike e municion të vjetër. Seksioni i Mbrojtjes gërmoi rreth kockës dhe gjeti rreth 150 të tjera të cilat ishin mbi tokë ose të varrosura në tokë të cekët.
Dëshmitë fotografike dhe kocka e nofullës u dërgua në Mbretërinë e Bashkuar për testimin e ADN -së. Falë krahasimeve të materialit gjenetik u identifikuan që i përkisnin rreshterit Peter Twiddy.
“Rreth vitit 2000-2001 arrita të gjej edhe një ushtarak britanik që ka qenë në tokë në Dukat dhe po ashtu ka qenë prezent gjatë përplasjes. Fola edhe me të, dhe ai ka konfirmuar disa detaje për përplasjen, zhurmën e përplasjes, një aksident i frikshëm që ndodhi duke i marrë jetën të gjithë bordit. Ishte i vetmi burim që mundi të më konfirmonte vendndodhjen dhe identifikimin e avionit”, shprehet autori.
Banorët vendas ishin në dijeni të rrëzimit të avionit, ngjarje e cila ndodhi 78 vjet më parë.
Historiku i ngjarjes është ruajtur falë kujtesës kolektive të zonës dhe përcjellë verbalisht midis brezave.
Por gojëdhënat që flasin edhe për një thesar me vlerë monetare e bëjnë historianin britanik të vërë buzën në gaz.
"Varet çfarë nënkupton me thesar. Ata i lëshonin mbështetje partizanëve për t’i bërë ballë luftëtarëve dhe luftës. Objekte si uniforma, çizme, armë, të gjitha janë shkatërruar me shpërthimin. Pistoleta, granata, gjëra të vogla. Me siguri uiski. Mendoj se gjatë asaj kohe nëse ishte partizan dhe luftoje në luftë, do të mendoje se thesar do të ishte ushqimi. Rroba të ngrohta. Çizme, armë me të cilat të mbroje veten. Kështu që çfarë konsiderohet sot thesar është e ndryshme nga ajo që konsiderohej atëherë”, shprehet ai.
-
VIDEO
Iu shfaqën defekte në mjet, shkrumbohet 'Benzi' në Levan
FIER- Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Levan, tek kthesa e Qarit në Fier.
Dyshohet se arsyeja e “shpërthimit” të zjarrit ishte një defekt në mjet, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje.
-
VIDEO
Buxheti 2022, ministria e Bujqësisë: 7.1 miliardë do të jenë për financimin e zhvillimit rural, 2.3 miliardë lekë për sigurinë ushqimore
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka paraqitur në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin buxhetin për vitin 2022 për Bujqësinë. Krifca tha se 7.1 miliardë do të jenë për financimin e zhvillimit rural dhe 3.2 mld mbështetje për rreth 50 mijë fermerë. Sipas ministres 2.2 miliardë lekë është programi IPARD, ndërkohë që 400 milioën lekë mbështetje për start up në bujqësi.
‘Fermerët do të mbështeten për të rritur prodhimin e tyre, dhe me naftë pa akcizë. Për herë të parë do të ketë edhe rimbursim për farat dhe fidanët që të garantojmë sigurinë ushqimore. Skema e naftës do të përfshijë këtë vit edhe kulturën e ullirit. Për sigurinë ushqimore do të kemi 2.3 miliardë lekë, buxheti më i madh ndonjëherë, do rrisim laboratorët, 120 grupet e AKU do të pajisen me infrastrukturë. Buxheti 2022 do të siguroj edhe ndërtimin e librit të fermerit, ku në të do të listohen të gjitha preparatet që përdor. 1.7 miliardë lekë për kullimin e ujitjen, do të synojë zvogëlim për përmbytjet. 2017-2020 financuam 13.6 miliardë lekë për infrastrukturën e ujitjes. 12 km argjinaturë të rrezikuara nga përmbytjet.’- tha ministrja Krifca.