• VIDEO

    Shehu: E mbushët vendin me vaksina ruse e kineze të pacertifikuara dhe të pasigurta! E kthyet vaksinimin në sallëtë ruse

    Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar sot interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për pandeminë. Shehu teksa bëri thirrje për vaksinimin e popullsisë, tha se në vendin tonë nuk duhet të përdoren më vaksinat ruse dhe kineze pasi janë të pasigurta dhe të pacertifikuara nga EMA. Ai tha se sot popullsia është e rrezikuar nga pandemia , madje akuzon qeverinë se po e kthen vaksinimin në sallatë ruse me kombinimin e vaksinave që njihen nga BE me ato kineze e ruse.

    'Fatkeqësisht vendi ynë që nga 2020 nuk pati asnjëherë strategji reale, transparente përballe epidemisë. Nuk shoh dhe nuk kemi asnjë strategjitë qartë dhe objektiva të përcaktuara për vaksinimin e popullsisë. Sot po e mbushni vendin me vaksina kinezë të pacertifikuara nga EMA dhe të pasigurta. Ju bëni demagogji. Shqiptarët meritojnë të vaksinohen me ata që bën edhe BE, jo vaksina të pacertifikuara. Ne përdorim vaksinën kineze të pacertifikuar që nuk përdoret nga BE. Ne jemi të amulli të plotë duke bërë një sallatë ruse me vaksinat. Në këto kushte po humbim jetë njerëzish dhe rrezikojmë të përkeqësohemi", tha Shehu

  • VIDEO

    Grabitja me armë dhe dhunimi i noterit të njohur në Sarandë brenda në shtëpinë e tij, prangosen 3 autorët (EMRAT)

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Butrinti”.   Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku nën kërcënimin e armës dhe dhunës, shtetasit Thoma Kaçi (noter), në banesë, i morën një shumë parash. Vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.  Sekuestrohen 2 automjete dhe 4 aparat celular. Disa ditë pas ngjarjes, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik të përdorur në këtë ngjarje.

    Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune hetimore të pandërprerë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, të një shume parash në banesën e shtetasit Thoma Kaçi, ngjarje e ndodhur në datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë. Mbi bazën e provave të siguruara nga hetimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë nxori urdhrat e ndalimit për autorët e dyshuar.

    Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Butrinti”, në kuadër të të cilit u bë kapja e tre autorëve të dyshuar dhe ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të caktuar nga Prokuroria për shtetasit: 

    Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

    Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë;

    Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.

    Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular. 

    Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

    Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

    Lajm në përditësim...

  • VIDEO

    Meta viziton Universitetin e Palermos: Djep i dijes dhe i traditës së kultivimit të gjuhës dhe kulturës arbëreshe

    Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Universitetin e Palermos ku u prit nga rektori i tij, Profesor Massimo Midiri si dhe nga pedagogë të tjerë të këtij institucioni të lartë arsimor.

    Meta vlerësoi faktin që kishte nderin dhe kënaqësinë e veçantë të vizitonte Universitetin e Palermos, këtë djep të dijes dhe të traditës së ndritur të kultivimit të shumë brezave studiuesish dhe personalitetesh arbëreshë.

  • VIDEO

    U përfshi në një sherr 1 vit më parë në Durrës, arrestohet 18-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje

    DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 18-vjeçar të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

    Xhuljan Sejdini, banues në Sukth, Durrës, është dënuar me 2 vite burg, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.05.2021.

  • VIDEO

    Sot takimi i radhës i 'Open Balkan' në Beograd, axhenda! Pas mbledhjes, liderët mbajnë një konferencë për shtyp

    Ditën e sotme, 4 nëntor, do të zhvillohet në Beograd takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e 'Open Balkan', Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për shkak të dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, Maqedoni e veriut do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.

    Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Dimitrov mbërritën mbrëmjen e djeshme në beograd, ku u pritën për darkë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Kësaj darke iu bashkua edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, që po përfundon vizitën zyrtare në Serbi, por nuk do të jetë pjesë e takimit të sotëm të 'Open Balkan'.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e enjte 4 nëntor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga shtesë e re për pagat e pensionet te Mediu "mesazh" Berishës për Gërdecin e deri tek Interin s'ka Sherif që e ndalon.

  • VIDEO

    Frrok Çupi rrëfimi tronditës: Berisha ka dashur të më vrasë

    Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi situatën politike në vend me një intervistë me publicistin Frrok Çupi. Pse Basha iu referua trekëndëshit të Bermudes dhe çfarë synon me këtë levizje? Cfarë do të bëjë Berisha në 11 dhjetor dhe a do ta marrë ai PD? Frrok Cupi rrëfen konfliktin me Berishën dhe cfarë i tha në dhjetor të 1990? Në pjesën e dytë të Repolitix vaksinimi i fëmijëve , pse duhet bërë ? Cfarë duhet të dinë prindërit për vaksinimin e fëmijëve dhe si do të kryhet procesi ? Në studio Dr. Skënder Brataj shefi i Urgjencës Kombëtare , epidemiologu Ilir Alimehmeti ndërsa në skype Prof.Kita Sallabanda nga Madridi.

  • VIDEO

    Hap pas hapi/ Eksperti tregon në Report TV si Call Center-at vjedhin miliona euro nëpërmjet FOREX

    TIRANË- Nisur nga skandali i mashtrimeve që Call Center në Tiranë nëpërmjet FOREX kanë vjedhur mijëra euro qytetarëve europiane, eksperti i IT-së, Blesmir Selmanaj ka treguar për Report Tv, hap pas hapi sesi funksionon skema e vjedhjes.

    Selmanaj thotë se kjo skemë është shumë e vjetër dhe personat e moshuar ose ata që nuk janë të mirinformuar janë më të rrezikuarit përballë mashtrimeve të tilla. Ai thekson se ‘klientët’ joshen nga premtimet marramendëse që ju ofrohen se nëse do të investojnë një shumë të caktuar parash ajo të 3-fishohet e 4-fishohet. Por më pas, eksperti shpjegon se llogaria e tyre bankare bllokohet, ndërsa shkëputet edhe kontakti me personin që ka depozituar paratë.

  • VIDEO

    Aksidenti te rruga e Kavajës në Tiranë, makina me shpejtësi përplas të renë

    Report TV ka siguruar videon e një aksidenti të rëndë që u regjistrua ditën e sotme te Rruga e Kavajës në Tiranë, ku mbeti e plagosur rëndë një vajzë. Në video shihet një automjet tip "Mercedez Benz" që vjen me shpejtësi, teksa e reja po kalonte rrugën, duke e marrë atë përpara.

  • VIDEO

    Kontroll nga Policia në lagjen Partizani në Vlorë, arrestohen disa persona që mbanin armë zjarri

    VLORË- Një aksion i Drejtorisë së Policisë së Vlorës ka çuar në pranga 3 persona, të cilët mbanin armë zjarri pa leje në lagjen 'Partizani'.

    Report Tv me gazetarin Armand Xhelili bën me dije se operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së kësaj të mërkure, fokusi i të cilit ka qenë arrestimi i personave të shpallur në kërkim, por që gjatë kontrolleve janë zbuluar edhe armë që mbaheshin pa leje. Nuk dihet ende identiteti i personave të arrestuar, teksa Report Tv sjell pamje nga aksioni i policisë.

  • VIDEO

    EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i punonjësit që i zhvati 100 mijë € biznesmenit në bursë

    TIRANË - "Kisha dëgjuar por nuk kisha eksperiencë personale dhe me të dëgjuar e dija deri diku që kishte të bënte me mashtrime, me gjëra që ti i shet ëndrra klientit dhe klienti asgjë nuk merr në këtë rast. Depoziton dhe lë shuma marramendëse parash dhe nuk merr asnjëherë asgjë".

    Kështu nis rrëfimin ekskluziv për Report Tv një punonjës i një Call Center në Tiranë që mashtron qytetarët evropianë. Ai ka vendosur të tregoj të gjithë skemën se si arrihet nga kontakti i parë me klientët, deri tek zhvatja përfundimtare. Alberti, i cili nuk është emri i tij i vërtet, tregon se fshihen pas një emri të një banke prestigjioze zvicerane për të kryer mashtrimin. Fillimisht telefonohen përmes disa listave munrash që janë siguruar më herët nga kompania.

  • VIDEO

    Rrëmbimi e vrasja e Jan Prengës, SPAK përfundon hetimet, 7 të pandehur: Dritan Rexhepi porositi pengmarrjen nga Ekuadori! Shpëtojnë 3 vëllezërit Hajri

    SPAK ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës.  SPAK ka dërguar për gjykim të akuzuarit Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini,

    Ndërkohë që janë lënë të lirë nga hetimet Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, si dhe Aleks dhe Ardian Doçajn, pasi prokuroria thotë se nuk provohet që personat nën hetim të kenë kryer veprat penale përkatëse.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv