-
VIDEO
Buxheti për Arsimin, Ministrja: Prioritet dixhitalizimin dhe investimi ne laboratorë në shkolla dhe ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë! Boci: Degët e mësuesisë po zhduken
Në Komisionin e Media është diskutuar në parim projektligjit ”Për Buxhetin e Vitit 2022” për Arsimin, ku ministrja Evis Kushi tha se prioritet është dixhitalizimin dhe investimi ne laboratorë në shkolla dhe ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë
-
VIDEO
Projekt-buxheti i 2022, Ibrahimaj: Të përndjekurit politikë janë kompensuar! Kemi parashikuar fonde për ngritjen e një akademie mbrojtje
Në komisionin e Ligjeve po diskutohet në lidhje me projekt-ligji për buxhetin e vitit 2022, ku po parashtron ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.
Deputeti Fatmir Mediu pyeti ministren Ibrahimaj në lidhje me kompensimin e të përndjekurve politikë si dhe rritjen e fondeve për mbrotjen. Ministrja Ibrahimaj tha se të përndjekurit politikë janë kompensuar dhe tani po kompensohen familjarët. Më tej ministrja tha se do të ketë fonde shtese për ngritjen e një akademie të mbrojtjes.
-
VIDEO
Shoqata e personave me dëmtime të shtyllës kurrizore në protestë: Qeveria të përfshijë në buxhetin 2022 pagesat tona të prapambetura
Shoqata e personave me dëmtime të shtyllës kurrizore kanë protestuar sot para Kryeministrisë. Kjo shoqatë nuk ka marrë pagesat e indeksinit dhe pagat që shteti ua jep qytetarëve që u shërbejnë këtyre personave të aftësi të kufizuar nga periudha 2005-2010, të cilën e kanë çuar në gjykatë. Gjykata ka vendosur me vendim të formës së prerë por ka mbetur e pa ekzekutuar që prej vitit 2011.
Sot ata kërkojnë që qeverisa t’i parashikojë këto pagesa në buxhetin e 2022 që Ministria e Shëndetësisë të nis shpërndarjen e tyre.
-
VIDEO
Meta në Palermo: Kënaqësi të takohesha me shqiptarë! Kryebashkiaku më tha fjalët më të mira, shembull i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve
I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Palermos, Leoluca Orlando, presidenti Ilir Meta vizitoi lagjen historike të këtij qyteti.
Gjatë turit në qytet, Meta rastësisht takohet dhe përshëndetet me disa shqiptarë, të mirëintegruar në shoqërinë italiane, nga Gjirokastra dhe Tirana, që siç tha edhe ai janë krenarë për origjinën e tyre.
-
VIDEO
U kapën duke transportuar mbi 96 kg kanabis, 4 të arrestuar në Shkodër! Vëzhgoheshin prej muajsh nga policia
4 persona janë arrestuar pasi akuzohen për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata kishin mbjellë kanabis në zonat malorë të Dukagjinit dhe më pas e trafikonin atë në Shkodër, ku dhe u arrestuan teksa po transportonin mbi 96 kg kanabis.
-
VIDEO
Qeveria mbi 20 mln dollarë në buxhetin e ri për Emergjencat Civile, Ministri i Mbrojtjes: Koordinim më i mirë mes bashkive për përballimin e përmbytjeve
Bashkitë e vendit do të kenë mbështetje mbi 20 milionë dollarë në buxhetin e ri për Emergjencat Civile, para që do të përdorues specifikisht vetëm për emergjenca. Për përballimin e përmbytjeve gjatë sezonit të dimrit, ministri kërkoi një bashkëpunim dhe koordinim më të mirë mes bashkive dhe institucioneve qendrore.
-
VIDEO
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Kapshticë, njëri nga mjetet del nga rruga! Nuk ka të lënduar
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë - Kapshticë. Dy mjete janë përplasur në afërsi të fshatit Plasë.
Si pasojë e goditjes së fortë, njëri nga mjetet ka dalë nga rruga. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
-
VIDEO
Fati i PD-së në dorë të Foltores së Berishës?
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik. Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për fatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe pasojat që mund të ketë për fatin e bashkive. Po fati i PD a do të varet nga Foltorja e Berishës? Të ftuar në studio Plarent Ndreca, Fabian Topollaj, Ibsen Elezi dhe Pano Soko.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fushë Krujë-Krujë, përplasen dy makina, një e plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë.
Mësohet se mjeti tip ‘Benz’ me drejtues A.B., është përplasur me mjetin tip ‘Ford’ me drejtues K.K..
-
VIDEO
Eksperti ligjor për Report Tv: Ndryshimet Kushtetuese me referendum, partitë i shohin si mënyra për të marrë pushtetin! Vettingu i politikanëve? Duhet, por propozimet e PD jo korrekte
Konstitucionalisti Sokol Hazizaj është shprehur në mënyrë kategorike kundër ndryshimeve kushtetuese, por dhe në rast se ato duhet të ndodhin duhet të bëhen me referendum. Në një intervistë për Report TV, Hazizaj tha se ndryshimet kushtetuese shihen nga të gjitha subjektet politike vetëm si një mënyrë për të ardhur në pushtet. Duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese për Reformën Zgjedhore dhe asaj Territoriale të PD, eksperti ligjor Hazizaj tha se ata synojnë ndryshimin e zonave zgjedhore që do të sjellë parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
"Kam konstatuar në mënyrë të përhershme që prej 2008 -2020 kodi zgjedhor që rregullon në themel procesin zgjedhor ka ndryshuar në mënyrë vijuese për më tepër se 4 herë. Kjo do të thotë se partitë politike e shikojnë kodin zgjedhor si instrument për të ardhur në pushtet. Për këtë më vjen keq se anashkalohet vota e qytetarëve dhe të manipulohet vota e tyre. Unë nuk jam i pirur që të mirëpres ndryshimet e kodin zgjedhor çdo dy vite pasi edhe ndryshimet e mëparshme kanë dhënë të njëjtin rezultat dhe është tjetërsuar vota e qytetarëve. Ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor synojnë edhe ndryshime kushtetuese. Por ndryshimet kushtetuese duhet të jenë të rezervuara dhe serioze dhe se duhet të kalojnë me referendum. Mesa kam kuptuar duan të rikthejnë koalicionet, duan të rikthejnë zona zgjedhore, pasi duke ndryshuar ato parashikohet dhe rezultati, fitoren e njërit dhe humbjen e tjetrit, dhe së treti duke ndryshuar zonat zgjedhore do të vij kërkesa edhe për riformatimin e KQZ", tha Hazizaj.
-
VIDEO
Call Center-at akuzohen se mashtrojnë përmes FOREX, mbi 1 mijë europianë pre e vjedhjes nga Tirana, 500 mijë euro vetëm një personi! Në 'sitë' llogaritë, transaksionet e telefonatat e kompanive
Investoni në bursë për të rritur fitimet tuaja' ishte thirrja nga telefoni që u vinte me mijëra qytetarëve në të gjithë Europën përmes disa Call Center-ave në Tiranë. Po kjo thirrje në fakt ishte thjeshtë një mashtrim për shumicën e shtetasve të huaj, paratë e të cilëve përfundonin në llogaritë offshore të Call Center-ave që ishin në Tiranë.
Pas denoncimeve dhe hetimeve të nisura, Prokuroria e Tiranës u ka dërguar letër porosi bankave të nivelit të dytë për të parë llogaritë dhe transaksione e këtyre Call Center-ave përgjatë 2 viteve të fundit.
-
VIDEO
Nuk pajtohen me dorëheqjen e Zaev, zv.ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut: Zgjedhjet vendore të mos lidhen me legjitimitetin e qeverisë! Vijojmë të mbështesim nismën për 'Ballkanin e Hapur'
Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut nuk e pranojnë dorëheqjen e Zoran Zaev. Drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të Lëvizjes Besa, të PDSH-së, dhe partitë tjera më të vogla maqedonase, pas takimit të zhvilluar mes tyre vlerësuan se qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara.
Në një intervistë për Report Tv, zv.ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, konfirmon qëndrimin e BDI, ku tha zgjedhjet vendore nuk duhet që të lidhen me legjitimitetin e qeverisë, duke shtuar se ajo duhet të vijojë punën. Sipas Nuhiut, tani pritet që të zgjidhet ngërçi me Bullgarinë dhe t’i hapet dritat jeshile negociatave me BE-në. Mundësinë për pasjen e një kryeministri shqiptar Nuhiu e mohoi.