-
VIDEO
Tiranë, çantë e dyshimtë në hyrjen e një pallati në rrugën 'Martin Canaj', policia rrethon zonën
Një çantë e dyshimtë është gjetur në hyrjen e një pallati në rrugën "Martin Canaj", pranë shkollës 'Nike Dardani në Tiranë.
Policia ka rrethuar zonën dhe po verifikon nëse çanta e gjetur mund të përmbajë lëndë plasëse, apo thjeshtë është harruar nga ndonjë qytetar.
-
VIDEO
Rama publikon pamje nga rruga e sapopërfunduar Dukaj-Sinanaj: Lidh Tepelenën me bregdetin, hapësirë zhvillimi turistik e bujqësor të Shqipërisë rurale
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e tij me pamje nga rruga e sapopërfunduar Dukaj-Sinanaj, e cila lidh Tepelenën me bregdetin.
Një rrugë e shtruar mes bukurive të natyrës unik shqiptare, ajo krijon një tjetër hapësirë zhvillimi turistik e bujqësor të Shqipërisë rurale.
-
VIDEO
Kapen me dy automatike brenda triçiklit me të cilin udhëtonin, arrestohen babë e bir në Tiranë! Nën hetim penal edhe një 68-vjeçare
Sipas policisë arrestimi i tyre u bë në rrugën “Ali Kolonja, pasi gjatë kontrollit të triçiklit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Po ashtu u procedua penalisht dhe shtetasja P. T., 68 vjeçe, e cila dyshohet se ruante në banesën e saj armët e zjarrit që iu sekuestruan shtetasve të lartpërmendur. Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, gjatë këtij operacioni.
Vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe zbulimin e qëllimit që kishin këta shtetas, me armët që posedonin.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 5 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Kushtetuesja vulos "30 qershorin" te entuziasmi i vetmuar i Sali Berishës e deri tek boksieri Alban Beqiri hero në mes të Serbisë.
-
VIDEO
Edi Rama, rikthim në Beograd
Emisioni Repolitix trajtoi nismën e Open Balkan. Intervista me kryeministrin Edi Rama nga Beogradi. Cilat janë përfitimet nga Open Balkan? Kryeministri Rama flet dhe për zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Ftesa e bashkëpunimit për Lulzim Bashën dhe për cfarë nuk është e gatshme PS të pranojë kushtin e PD ? Cfarë do të ndodhë për zgjedhjen e presidentit të ri?
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët godina e pabanuar në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Rrënojat e një godine të braktisur në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë janë përfshirë nga flakët këtë mbrëmje.
Mësohet se ajo është djegur pjesërisht, ndërsa janë rrezikuar edhe banesa të tjera.
-
VIDEO
Akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me 11-vjeçaren në Lushnjë, çudit avokatja e të riut: E ka marrë në shtëpi për qëllime serioze, nuk e ka rrëmbyer
Gjykata e Lushnjës ka caktuar masën “Arrest me burg” për Fisnik Halilin djalin 19-vjeçar nga Cërriku i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare nga Toshkëzi i Lushnjes.
Avokatja e tij mbrojtëse Eva Gjeta , tha vendimi është i padrejtë pasi djali nuk ka kryer marrëdhënie me të miturën. Në fjalën e saj ajo tha se gjykata nuk kishte asnjë provë në lidhje me denoncimin e kryer, por pohoi se ai e ka marrë në shtëpinë e tij për qëllime serioze. Sipas saj vajza nuk i ka treguar se është e mitur.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Sonte në Report Tv intervistë nga Beogradi me Edi Ramën...Fati i 'Open Balkan', ftesa për Bashën dhe pasuesi i Ilir Metës
Sonte në Repolitix kryeministri i vendit Edi Rama flet nga Beogradi për Open Balkan. A do të ndikojë kriza politike e Maqedonisë së Veriut për fatin e nismës?
A mund të funksionojë Open Balkan vetëm me Shqipërinë dhe Serbinë ?
Pas tensionit në Bosnje-Hercegovinë a rrezikon Ballkani Perëndimor një konflikt të ri?
Kryeministri Rama flet dhe për zhvillimet e brendshme në Shqipëri.
Ftesa e bashkëpunimit për Lulzim Bashën dhe për çfarë nuk është e gatshme PS të pranojë kushtin e PD?
Çfarë do të ndodhë për zgjedhjen e presidentit të ri dhe cili është profili për pasuesin e Ilir Metës?
Për të gjitha këto tema sonte në Repolitix ora 20:55, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë nga Beogradi me gazetarin Denis Minga.
-
VIDEO
‘Bashkëqeverisja’, ministri i Drejtësisë: Me anë të këtij ligji do të 'krasiten' të paaftët, qytetarët komunikojnë drejtpërdrejt me ministrat e deputetët
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në fjalën e tij në kuvend këtë të enjte ka folur në lidhje me projekt ligjin për bashkëqeverisjen. Në fjalën e tij, Manja tha se ky ligj do të ndalojë abuzimin e punonjësve të administratës ndaj shërbimit që bënin për qytetarët të cilët endeshin nëpër zyra. Manja tha ndër të tjera se ky ligj do të nxjerrë në dritë të gjithë aftësinë e punonjësve të administratës publike.
-
VIDEO
Agjencia e bashkëqeverisjes, Kryemadhi: Sjell mbivendosje ligjesh! Më mirë të ngrihet sindikata e administratës publike
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se agjencia e bashkëqeverisje nuk sjellë asnjë dobi por vetëm mbivendosje të ligjeve. Ajo tha në vend të kësaj më mirë do të ishte të ngrihej një sindikatë për administratën publike.
"Kjo agjenci nuk sjellë gjë tjetër vetë mbivendosje. A është kodi i punës në mbi statusit e nëpunësit civil, me atë mbi autonominë vendore e me radhë të gjitha të tjerat. Ka një mbivendosje të shumë ligjeve të tjera që ne i kemi miratuar. Ka ardhur koha që të ndërtojmë një sindikatë të administratës publike që do të sillte dhe oponencën ndaj ligjeve të tilla që bën qeveria. Nëpunësi i bashkisë kujt do i përgjigjet kryebashkiakut, këshillit bashkiak, agjencisë së kryeministrit apo prokurorisë e gjykatave. Kjo agjenci heq të drejtën e ankimit në gjykatë nga individi që është denoncuar në këtë agjenci", tha Kryemadhi.
-
VIDEO
Do e bindësh Kurtin të vijë në Open Balkan?! Rama: Ai është sovran, unë s'kam as degë të PS-së në Prishtinë
I pyetur nëse do të mundohet në takimin e radhës me Albin Kurtin që ta bindë atë për 'Open Balkan', kryeministri Rama tha se në Prishtinë janë sovranë për vendimet që marrin. Madje Rama duke ironizuar degën e Vetëvendosjes në Tiranë tha se ai nuk kishte as degë të PS-së në Prishtinë.
"Ne kemi me Kosovën një marrëdhënie speciale, që nuk varet nga 'Open balkan'. Ne do të bëjmë çmos që marrëdhënien me Kosovën ta kemi shumë konkrete në të gjitha aspektet. Por bashkëpunimi rajonal është komplet tjetër në impaktin që ka në ekonomi, në përmirësimin e jetës. Unë nuk bëj asnjë përpjekje për tu imponuar. Është një vendim sovran i atyre që kanë marrë mandatin për të qeverisur Kosovën, aq më tepër që unë nuk kam degë të PS-së në Kosovë", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Para disa vitesh zero marrëdhënie me Serbinë, sot edhe tensionet më larta mes dy vendeve mund e ulen lehtësisht
Kryeministri Edi Rama tha se falë bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet dhe komunikimi mes dy popujve të mëdha të Ballkanit, shqiptarët dhe serbët, kanë shumë më komunikim dhe marrëdhëniet njerëzore. Duke iu referuar rastit të një të riu që hoqi dhe dogji flamujt shqiptarë nga rrugën e Beogradit, Rama tha se këto incidente nuk duhet të bëhen pengesë mes vendeve dhe se sot edhe tensionet më të lartë mund të ulen lehtësisht.
"Heqja e flamujve shqiptar është rasti i një ekstremisti, ku çdo pyll ka derrat e vetë dhe është ndaluar nga policia dhe është çuar para drejtësisë. Janë gjëra të paevitueshme sepse situatë është lag të qenit ideal mes shqiptarëve dhe serbëve për shkak të mosnjohjes së Kosovës dhe për shkak të qëndrimeve të caktuara ndaj Kosovës, por edhe tensionet më të larta të ngrihen, sot bien më shpejt nga sa ndodhet disa kohë më parë. Ne duhet të punojmë për të ardhmen dhe të vendosim marrëdhënie të mira në këtë rajon. Para disa vitesh kishim zero marrëdhënie me Serbinë", tha Rama