-
VIDEO
Edhe në Durrës shkelet urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, studentët e pavaksinuar futen në auditorë! Java e parë do jetë javë prezantimi
Pas mungesës prej më shumë se një viti akademik, studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, i janë rikthyer auditoreve.
Këtë vit ata duhet të përballen edhe me një tjetër vendim përveç atij të përzgjedhjes së degëve, atë të vendosjes së bërjes së vaksinës me detyrim, si kusht për të ndjekur vitin e ri akademik.
Një pjesë e studentëve deklarojnë se janë vaksinuar më herët, ndërkohë ka nga ata të cilët janë detyruar të bëjnë vaksinën në ambientet e UAMD, vetëm për të ndjekur leksionet në javët në vijim.
Edhe pse UAMD regjistron mbi 20.000 studentë në të gjithë ciklet e studimeve, ditën e parë janë paraqitur rreth 10% e tyre vetëm për t’u informuar për nisjen e vitit akademik, ndërkohë në godinat përkatëse duket se studentët janë futur edhe pse kanë qenë të pavaksinuar.
-
VIDEO
Nis viti i ri akademik në Korçë, Zv. Rektori: Të pavaksinuarit do të hynë në auditorë, nuk mund t’i privohet mësimi, po respektojmë autonominë e Universitetit
Ndërsa viti i ri akademik ka startuar, studentët e Korçës janë rikthyer në auditorë, disa të vaksinuar plotësisht, disa me një dozë dhe të tjerë ende skeptik për marrjen e vaksinës.
Megjithëse urdhri qe studentët e pavaksinuar duhet të mos lejohen në auditorë ishte i qartë, zv rektori i Universitet Fan Noli në Korçë, Artur Adili tha se ata do të futen dhe do të udhëzohen më pas drejt vaksinimit. Ai është shprehur se studentët nuk mund të privohen nga mësimi por do të udhëzohen për të bërë vaksinën, duke theksuar se në këtë mënyrë po respektohet autonomia e Universiteteve.
“Në lidhje me studentët e pavaksinuar janë ngritur dy pika vaksinimi. Pjesa më e madhe sipas informacioneve janë të vaksinuar. Studentët e pavaksinuar do të futen në auditorë por në vazhdim do të duhet ta bëjnë. Kjo vjen për shkak të autonomisë së universitetit. Studentët e vaksinuar dhe të pavaksinuar do të futen me maska dhe doreza, nuk mund t’i privojmë nga shkolla”, tha zv rektori.
Teksa po prisnin të hynin në Universitet, disa studentë kanë folur për Report Tv lidhur me vaksinimin.
“Jam vaksinuar me të dyja dozat, e bëra sepse mendova se ishte e nevojshme për mua dhe për familjen time. Një pjesë nuk e kanë bërë sepse e kanë frikë, dhe informacion të pamjaftueshëm.”, u shpreh një studente.
“Jo nuk e kam bërë, të shoh se çfarë do thonë sot dhe do të vendosë, nëse shumica e ka bërë edhe unë do e bëjë, nëse jo... Nuk i di efektet anësore dhe çfarë përmban vaksina, jo është edhe arsyeja kryesore që nuk e kam bërë deri më tani .”tha një tjetër.
Brenda kësaj jave në Korçë janë vaksinuar vetëm 37 studentë, ndërkohë nuk ka asnjë statistikë se sa është numri total i studentëve të vaksinuar.
-
VIDEO
Mungesa e reshjeve, niveli i ujërave të liqenit të Fierzës vazhdon të bjerë në nivele kritike
Niveli i ujërave të liqenit të Fierzës vazhdon të bjerë në nivele kritike. Aktualisht është në 268 metra mbi nivelin e detit, ndërkohë që në fillim të muajit tetor ky tregues ishte 270.76 metra. Kjo rënie ka sjellë edhe daljen e bazamenteve të dy urave mbi Drinin e Zi ndërsa bazeni i Fierzës po shkon çdo ditë po shkon drejt zbrazjes së plotë
-
VIDEO
Studentët në Shkodër nuk lejohen të futen pa vaksinë, Rektorja Golemi: Sot do shohim sa janë pavaksinuar dhe vendosim si do veprojmë! Nuk mund të digjet viti akademik
Edhe në Shkodër ka nisur viti akademik në Universitetin Luigj Gurakuqi, ku studentët nuk lejohen të futen nëse nuk kanë një pasaportë vaksinimi apo një test PCR. Në këtë universitet vetëm 30 % e studentëve që kanë bërë të paktën një vaksinë, ndërsa rektorja e universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi ka bërë apel që studentët të vaksinohen.
Rektorja Golemi tha se sot studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen të futen në auditorë, ndërsa do të behet edhe një statistikë se sa prej tyre janë pa vaksinuara. Golemi shprehet se në bazë të statistika do të merret edhe një vendim se si do të veprohet pasi nuk mund të lejojnë që studentëve t'u digjet viti akademik.
"Kemi tre javë që kemi komunikuar me email me studentë në lidhje me informimin për vaksinimi dhe kemi rreth 30 % të studentëve të vaksinuar me të paktën me një vaksinë. Në universitet janë hapur 3 qendra vaksinimi janë vaksinuar rreth 50 studentë, ndërsa në stafin akademik, 20 % janë pa vaksinuar për arsye të ndryshme. U bëj thirrje studentëve të vaksinohen se kjo është për të mirën e tyre. Për momentin ne do të marrim një statistikë se kush janë studentët dhe më pas do të shihni si do të veprojmë në vijim me qëllim që të mos u digjet viti akademik. Sot nuk do të lejohet të futen dhe po bëjmë një statistikë se sa studentë janë pavaksinuar dhe do të vendosim se si do të veprojmë", tha Golemi.
Ndërkohë jashtë dyerve të universitetit ka shumë studentë të pa vaksinuar që rrinë në pritje se çfarë do të bëhet me ta.
-
VIDEO
"Ç'vaksinim more?! Tensione te Fakulteti i Filologjisë në Tiranë, studentët duan të futen në auditore
Vijojnë tensionet në disa fakultete në ditën e parë të Vitit të ri Akademik. Për shkak të kontrolleve që po iu bëhen studentëve në hyrje të çdo fakultetit për vaksinën ose testin anti-COVID, ka përplasje.
Në këtë video shikoni se si në Fakultetin e Filologjisë dhe Historisë në Tiranë studentët janë përplasur me kontrollorët në hyrje të Fakultetit të tye, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në auditore.
-
VIDEO
Studentët në UT nuk lejohen në auditorë: Nuk kanë pse të na detyrojmë ta bëjmë vaksinën, testi PCR kushton shumë
Dhjetëra studentë në Universitetin e Tiranës nuk janë lejuar që të futen në auditorë, pasi nuk kanë kryer vaksinën anti-COVID dhe nuk po tregojnë një test PCR.
Ato deklarojnë se nuk duan që të vaksinohen pasi nuk kanë pse të jetë të detyruar, ndërkohë që shtojnë se testi PCR është i kushtueshëm për to.
‘Nuk kanë pse të na detyrojnë që të vaksinohemi, arsyeja pse nuk e kam bërët testin është sepse kushton shumë, ka një kosto të madhe. Unë jam në pritje të një tjetër vendimmarrje. Nuk do të shkoj në fakultet, sepse s’kam si veproj. Nuk dua ta bëj vaksinën. Nëse do ishte me dëshirë, mund ta bëja, por meqë na e kanë vendosur me detyrim nuk do ta bëj.’- u shpreh një student.
-
VIDEO
Makina me targa italiane humb kontrollin, shkakton aksident të 5-fishtë në Durrës! Pamjet e mjeteve të shkatërruara plotësisht, një prej tyre ndahet në dysh
Një aksident i 5-fishtë është shkaktuar mëngjesin e sotme në Durrës në zonën e Currilave. Një makinë tip “Fuoristradë” me targa italiane teksa udhëtonte në drejtim të qytetit, në pjesën e kthesës e njohur si zona e Brrylit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetet përballë duke shkaktuar një zinxhir përplasjesh me mjetet e tjera, ku janë përfshirë 5 mjete, të cilat nga përplasja kanë përfunduar në anë të rrugës pranë bizneseve të zonës.
Përplasja ka qenë tepër e fortë ku në videot e siguruara nga Report Tv dallohen makinat e shkatërruar plotësisht, madje njëra prej tyre është shtypur dhe ndarë në dysh. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar.
-
VIDEO
Studentët e Elbasanit kthehen në banka, të pavaksinuarit ‘shpëtojnë’ me një këshillim, futen në auditorë! Studenti për Report TV: Do e bëjë vetëm nëse humb vitin
Sot pas një viti larg, studentët kanë mbushur sërish auditorët, vetëm se këtë herë “pasaporta” për të hyrë në Universitet është vaksina anti-COVID.
Studentët e Elbasanit, disa prej tyre të pavaksinuar i janë drejtuar auditorëve me shpresën se do të mund të futen në mësim edhe pa plotësuar kushtin kryesor.Sipas burimeve të Report Tv, sot do të lejohen në auditorë dhe pasi të verifikohen, do të këshillohen që të kryejnë vaksinën anti-COVID.
Sot do lejohen te futen ne auditorë do verifikohen dhe nwse nuk kane bere vaksinën do këshillohen
Një studentë i pavaksinuar, duke folur për mikrofonin e Report Tv u shoreh se do e bënte vaksinën vetëm nëse do të rrezikonte humbjen e vitit shkollor. Ai bëri edhe një thirrje për autoritetet, duke thënë se studentët duhet të kenë liri në zgjedhje.
“Nuk e kam bërë, nuk ka dëshirë ta bëjë. Nuk kam informacione si do të futem. Nëse do të rrezikoj të humb vitin, do ta bëjë me detyrim. Thirrja ime për autoritetet është që studentët të kenë liri në zgjedhje. Ashtu siç kanë të drejtën të arsimohen dhe të gjejnë një punë të mirë, ashtu edhe vaksina duhet të bëhet e tillë. Të pavaksinuarit duhet të jenë shumica.”, u shpreh ai.
Një tjetër studente tregoi se e bëri vaksinën anti-COVID në mënyrë që t’i lejohej të futej në auditorë, ndërsa theksoi se nëse nuk do ia kërkonin me kaq ngulm nuk do e kishte e bërë.
“E bëra tani dhe e bëra për shkollën, për të ndjekur studimet në auditor, nëse nuk do e kërkonin me kaq ngulm nuk besoj se do e bëja.”, tha ajo.
Një tjetër tha se e bëri vetëm 2 ditë më parë, për shkak të fillimit të vitit të ri akademik.
“E bëra para 2 ditësh, posaçërisht për fillimin e shkollës.”, tha ajo.
-
VIDEO
U kërkohet vaksinë anti-COVID ose test PCR, studentët në Vlorë nuk lejohen të futen në auditorë
Dhjetëra studentë në universitetin e Vlorës, ‘Isamil Qemali’, nuk janë lejuar që të futen në auditorë, kjo pasi nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës anti-COVID si dhe nuk kanë një test PCR ku vërtetojnë që nuk janë të infektuar me koronavirus. Mësohet se në hyrje të universitetit është një person nga pika e vaksinimit, i cili u kërkon certifikatën e vaksinimit, ose vërtetim se kanë marrë një dozë të vaksinës kundër COVID.
-
VIDEO
Tërmeti në Lezhë, dhjetëra qytetarë e kalojnë natën jashtë nga frika e lëkundjeve të tjera sizmike
Tërmeti i një nate më parë me epiqendër në Lezhë, krijoj frikë dhe panik tek qytetaret. Menjëherë pas lëkundjeve sizmike të cilat zgjaten për disa minuta, ata dolën nga banesat e tyre, duke qëndruar në rruge apo makina
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e Hënë 18 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Edi Rama rrëfen sekretet te ja pakti i prishur Basha-Berisha që hapi luftën e deri tek Kukësi streson Partizanin e Tirana në krye.
-
VIDEO
Studentët kthehen nesër në auditorë, një grup të rinjsh paralajmërojnë prostestë kundër vaksinimit me detyrim! Hoxha dhe Kushi: Vaksinohuni
Një ditë para nisjes së vitit të ri akademik, rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha u ka bërë sërish thirrje studentëve të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat anti-COVID, për një vit sa më të qetë. “Pas shumë vështirësive të shkaktuar nga virusi COVID-19 ne po kthehemi në auditorë për të vijuar mësim normalisht, një vendim i vështirë por i duhur me bindjen e plotë se ju do të tregoni përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë maksimale për të vazhduar procesin e vaksinimit dhe zbatimin e masave të tjera mbrojtës ndaj virusit”, u shpreh Hoxha.