-
VIDEO
Pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës që u dorëhoq disa ditë më parë! Iu gjetën 60 mijë euro në banesë
'Historia' me falsifikimin e dokumenteve të pronave në Dhërmi vijonte prej 3 vitesh dhe duket se shkon më larg se drejtoi i drejtorinë e administrimit të tokave në Vlorë, Bardhyl Gjika. Ditën e sotme është arrestuar ish kreu i kadastrës së Vlorës Klodjan Troci, që u dorëhoq disa ditë më parë, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar në këtë skemë të tjetërsimit të dokumenteve të pronave.
-
VIDEO
Gjendet i ekzekutuar me armë zjarri në Peqin ish-anëtari i bandës së Lushnjes! 38-vjeçari me dy emra, u vra 5 muaj pas doli nga qelia! I dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge!
Alban Semaku, ish-anëtari i bandës së Lushnjes është viktima, trupi i cili u gjet i pajetë në Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen 'Çezma. Semaku, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali, u gjet i ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa trupi ishte hedhur në një zonë ku banorët derdhnin mbeturina. Ai dyshohet të jetë vrarë mbrëmjen e djeshme, ndërsa trupi i pajetë u gjet mesditën e sotme. 38-vjeçari u ekzekutua vetëm 5 muaj pasi ishte liruar nga burgu.
-
VIDEO
Gjendet i ekzekutuar me armë zjarri në Peqin ish-anëtari i bandës së Lushnjes! 38-vjeçari me dy emra, u vra 5 muaj pas doli nga qelia! I dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge!
Alban Semaku, ish-anëtari i bandës së Lushnjes është viktima, trupi i cili u gjet i pajetë në Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen 'Çezma. Semaku, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali, u gjet i ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa trupi ishte hedhur në një zonë ku banorët derdhnin mbeturina. Ai dyshohet të jetë vrarë mbrëmjen e djeshme, ndërsa trupi i pajetë u gjet mesditën e sotme. 38-vjeçari u ekzekutua vetëm 5 muaj pasi ishte liruar nga burgu.
-
VIDEO
VIDEO/ Theu kordonin policor duke rrezikuar jetën e vrapuesve në maratonën e Tiranës, policia bllokon makinën luksoze, shoqërohet Belind Luli
TIRANË- Ndërsa rregullat ishin të qarta se automjetet do të qëndronin larg hapësirës së dedikuar dhe kushtuar vrapuesve të Maratonës së Tiranës, një makinë luksoze i ka shkelur ato duke vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve. Në videon e siguruar nga Report TV, duket momenti kur makina qarkullon në pjesën e rrethuar të zonës së përcaktuarës për zhvillimin e aktiviteteve të sotme, ndërsa një polic e ndalon.
-
VIDEO
Falsifikuan dokumentet e pronave në Dhërmi dhe inskenuan vjedhjen e dosjeve, burg për Bardhyl Gjikën dhe Spiro Dunin, lihet i lirë specialisti
Gjykata e Vlorës ka dhënë masën 'Arrest me burg' për drejtorin e administrimit të mbrojtjes së tokës në Vlorë, Bardhyl Gjika, ndërsa ka lënë në masën detyrim paraqitje për specialistin Kreshnik Mino. Arrest me burg është vendosur edhe për 51-vjeçarin Spiro Duni, seanca e të cilit u zhvillua në ambientet e spitalit, ku ndodhet i shtruar për shkak të problemeve të tij shëndetësore. Seanca ndaj Gjikës dhe Minos, u mbajt në gjykatën e Vlorës ku mbrojtja ka pretenduar për arrestim të paligjshëm. Sipas pretendimeve të mbrojtjes, Mino është specialist dhe nuk ka funksion vendimmarrës. Ne vlerësim të rrethanave, në bazë të provave të reja të paraqitura nga palët si dhe rrethanave familjare , gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për specialitetin Kreshnik Mino. Ndërsa ka lënë më fuqi masën " Arrest me burg" për Bardhyl Gjikën dhe Spiro Dunin.
-
VIDEO
Spallen fituesit e Maratonës së Tiranës 2021, Veliaj: Mes 2500 vrapuesve, 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme! Sot garohet për kauza të mëdha si ajo e refugjatëve
Maratona e Tiranës ku marrin pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme ka nxjerrë dhe fituesit e saj për 3 kategoritë. Edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021, është një nga eventet më të mëdha sportiv në kryeqytet. Në këtë Maratonë morën pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme. Maratona u zhvillua në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe Ëe too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.
-
VIDEO
Ekzekutohet me disa plumba një person në Peqin, trupi i pajetë gjendet afër lumit Shkumbin! Dyshohet se viktima të jetë hedhur aty dhe të mos jetë banor i zonës
Një person ende i paidentifikuar është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa trupi i tij është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin. Në trupin e pajetë ka disa plumba, por nuk dihet saktësisht se sa e kanë prekur atë.
Mendohet se viktima të jetë e moshës rreth 45 vjeç, ndërsa dyshimet e para janë që ai të jetë vrarë gjatë mbrëmjes dhe në një zonë tjetër dhe më pas trupit të jetë hedhur në afërsi të lumit Shkumbin, që nuk është një zonë e banuar.
-
VIDEO
VIDEO/RENEA aksion në Kukës kundër trafikut të drogës dhe lojërave të fatit, një i arrestuar, një në kërkim! Të dy të dënuar më parë për trafik narkotikësh
Një aksin blic është zhvilluar nga policia e Kukësit dhe forcat RENEA, duke çuar në pranga një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dy me precedent penal në fushën e trafiku të narkotikëve. Gjithashtu 7 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
-
VIDEO
I hedhur mes plehrave në një zonë të pabanuar, këtu u gjend trupi i pajetë i 45-vejçarit në Peqin
I hedhur me plehrave në një zonë të pabanuar është gjendur trupi i pajetë i 45-vjeçari ende të paidentifikuar, mesditën e sotme në Peqin.
-
VIDEO
Thyen kordonin policor duke rrezikuar jetën e vrapuesve ne maratone, policia ndalon makinën luksoze
Ndërsa rregullat ishin të qarta se automjetet do të qëndronin larg hapësirës së dedikuar dhe kushtuar sportistëve të Maratonës së Tiranës, një makinë luksoze i ka shkelur ato duke vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.
-
VIDEO
Bie versioni i asfiksisë në sauna, shtohen misteret e vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret, u gjetën pa jetë në pishinën dimërore! Prokuroria e Kavajës: S'kanë shenja dhune
Katër turistët rusë, pjesë e njëjtës familje janë gjetur të pajetë në ambientet e pishinës dimërore në resortin 'Gloria' në Qerret. Prokuroria e Kavajës sqaroi për Report Tv se në trupin e viktimave s'ka shenja dhune ndërsa asnjë prej tyre s'është gjetur i asfiksuar brenda saunës. Ndër provat e grumbulluara prokuroria ka marrë pamjet filmike të hotelit, listën e pushuesve si dhe mostrat e ujit nga pishina dimërore.
-
VIDEO
Peqin, gjendet një i vrarë me armë zjarri në afërsi të lumit Shkumbin, dyshohet se është vrarë mbrëmë
Një person ende i paidentifikuar është gjetur i vrarë me armë zjarri në afërsi të lumit Shkumbin. Trupi i pajetë është gjetur në lagjen Çezmë të Peqinit, ndërsa mendohet se viktima të jetë e moshës rreth 45 vjeç. Dyshimet e para janë që personi të jetë vrarë mbrëmë, megjitahtë vijojnë ende hetimet për zbardhjen e identitetit të tij dhe autorëve.