-
VIDEO
Edhe në Shkodër transportit urban del me kërkesa: Nëse nuk merren masa, rrezikojmë kolapsin e plotë
Nëse nuk negociohet mbi kushtet tona edhe në Shkodër shërbimi i Transportit rrezikon kolapsin e plotë. Ka qenë kjo deklarata e administratorit të këtij transporti në Shkodër, Melidion Dervishi i cili tha se rritja drastike e çmimit të karburantëve, konkurrenca e pandershme nga furgonët dhe problemet me trafikun dhe qarkullimin kanë sjellë përkeqësim të situatës.
Ai tha se qëndrimi i kësaj kompanie që është e vetmja që operon në Shkodër është i njësuar me atë të Shoqatës së transportit publik dhe nga ana tjetër janë në pritje të konsultimeve me publikun që do mbahen në fund të këtij muaji për të pasur dhe veprime përshkallëzuese, nëse nuk merren masa nga autoritetet lokale në përmirësimin e situatës.
Kujtojmë se më herët është mbajtur një grevë 24 orëshe ku u pezullua transporti publik urban në qytetin më të madh në veri të vendit.
-
VIDEO
Dita e dytë në Universitet, Korça dhe Elbasani ‘nuk zënë mënd’ lejon edhe të pavaksinuarit në auditorë, studentët: Nuk bëjnë diferencime për shkak të vaksinës
Kjo situatë ka mbizotëruar në Universitetin e Korçës, ku studentët e pavaksinuar janë lejuar pa asnjë pengesë të hynë në auditorë.
Për mikrofonin e Report Tv kanë folur disa prej tyre.
“Jemi lejuar të futemi në auditorë edhe pse nuk e kemi bërë vaksinën. Kemi mbajtur maska, kemi ruajtur distancën.”, tha njeri prej tyre.
Një studente, tregoi se nuk ka asnjë diferencim mes personave të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar.
“Jam vaksinuar me të dyja dozat, tani që erdha në shkola kam parë që ka edhe nga ata të cilët nuk e kanë bërë vaksinën, nuk e di kush do të mbajë përgjegjësi. Nuk ka asnjë diferencim mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve.”, tha ajo.
Kjo është dita e dytë që në Universitetin e Korçës dhe të Elbasanit nuk po zbatohen rregulli për studentët e pavaksinuar.
Sipas burimeve për Report Tv, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, studentët janë detyruar të mbajnë maskën anti-COVID, ndërsa nuk i është kërkuar pasaporta e vaksinimit si një provë për të marrë pjesë në mësim.
Ditën e djeshme ishte dita e parë e vitit të ri akademik, këtë herë ndryshe pasi jemi nën “presionin” e COVID-19. Ditën e parë në universitet e vendit studentët nuk janë lejuar që të futen në auditorë, nëse ishin të pajisur me certifikatën vaksinimit, përveç se në Universitetet e Korçës, Durrësit dhe Elbasanit, ku rektoratet me vendimet e tyre kanë shkelur urdhrin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Problematike vijon ende situata në Universitetin e Korçës dhe të Elbasanit.
-
VIDEO
'Shfryhet' dosja 'Toyota Yaris' ku u gjetën 3.4 mln euro, dënohet me 1 vit burg Ervis Vladin! U gjykua vetëm për mosdeklarim parash
Elvis Vladi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burg për gjetjen e 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit brenda një makine "Toyota Yaris" në 2018. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, Vladi do të bëjë vetëm 1 vit burg. Çështja e nisur me bujë të madhe, ajo e 'Toyota Yaris' është sfumuar në gjykim, ku Elvis Vladi u dënua për veprat e mosdeklarimit të hollash, ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
-
VIDEO
Fermerët e Beratit, Lushnjës dhe Fierit në protestë kundër Ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë dëmshpërblim për dëmtimin që ju bë prodhimit nga fara e skaduar ‘Ozgan’
Fermerët e ish/njësisë Administrative Kutalli në bashkinë e Urës-Vajgurore kanë dalë mëngjesin e sotëm në protestë, për diskriminimin që ju ka bërë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Protestës së zhvilluar në fshatin Samaticë i janë bashkuar edhe fermerët e qyteti të Fierit e Lushnjes. Fermerët janë mbledhur të gjithë bashkë, për të kërkuar dëmshpërblim nga qeveria për dëmtimin e prodhimit të sivjetshëm në ara, për shkak të farës së skaduar të domates "Ozgan" dhe për t’i kërkuar qeverisë mbështetje financiare, jo më shumë se çfarë ofron Rajoni për fermerët.
-
VIDEO
Rekord në 2021, policia 130 mijë operacione anti drogë në nëntë muaj! Kanabis në sera, stalla dhe ish reparte ushtarake! Ndihmoi Guardia di Finanza
TIRANË-As me kohën e fushave të mëdha për prodhimin e drithërave nuk përngjan kultivimi i kanabisi vitet e fundit në vendin tonë. Çdo sipërfaqe e mundshme është shfrytëzuar për bimën narkotike. Nga janari deri në fund të qershorit, policia ka realizuar afro 41 mijë kontrolle në minisera. Vitet e fundit serat me drogë janë kthyer në trend.
Përveç serave dhe miniserave, në të cilat janë kapur vazhdimisht bimë të kultivuara, magazinat e vjetra, ish-objekte ushtarake, shtëpi të braktisura, stane dhe stalla, u kthyen në territore të kanabis. Në gjashtë muaj janë bërë më shumë se 10 mijë kontrolle vetëm në magazina.
-
VIDEO
Nxori në pritë shokun e fëmijërisë për ta ekzekutuar, prokuroria e Lezhës kërkon 30 vite burg për Mikel Alinë
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 30 vite burg të 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes në bashkëpunim, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar. Konkluzionet përfundimtare janë dhënë nga Prokurori Erjon Shehaj, i cili ka hetuar çështjen dhe tashmë do të jetë gjykata e cila do të vendosë për fatin e 42-vjeçarit. Mikel (Gjovalin) Alia është personi i vetëm i marrë i pandehur për vrasjen e Eri Zefit, në Zall Xhuxhë të Mirditës dhe ai u zbulua përmes mesazheve, tabulateve telefonike e pamjeve filmike.
Sipas dosjes Hetimore, 42-vjeçari Alia i kishte kërkuar shokut të fëmijërisë ta ndihmonte për të vjedhur një sasi kanabisi në zonën malore të Mirditës, ku ndodhi krimi. Ekzekutorët ndërkohë besohet se ishin dy persona të tjerë, që mbeten ende të paidentifikuar. Për të mbërritur tek ta, prokuroria e Lezhës i kërkoi 42 vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia të bashkëpunojë me drejtësinë në këmbim të lehtësirave. Por ai në vazhdimësi ka mohuar çdo lidhje me vrasjen duke u deklaruar i pafajshëm.
-
VIDEO
Propozimet e PD si 'mall' shkëmbimi me vettingun? PS: S'ka për të pasur asnjë negociatë, zgjatja e afateve të KPK propozim i partnerëve! Çështje teknike
Partia Socialiste as nuk ka ndërmend të negociojë me PD-në për të arritur një marrëveshje për votat për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të shkallës së parë të vettingut. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha sot se kjo është një çështje teknike, e propozuar nga ndërkombëtarët, dhe nuk mund të lidhet me propozimet e tjera të PD për ndryshime kushtetuese.
-
VIDEO
Shoqata e Transportit Urban: Jemi në krizë, po falimentojmë! Institucionet shtetërore po neglizhojnë kërkesat tona! S’kemi kërkuar rritje bilete
Vetëm një ditë pas vendimit që të operojnë me 50% të kapaciteteve, Shoqata e Transportit Urban në një deklaratë për mediat tha se ato janë në krizë dhe në prag të falimentimit. Ato deklaruan se kanë një neglizhencë totale nga institucionet shtetërore, ndërkohë që nënvizuan se ende nuk kanë kërkuar rritje të çmimit të biletës.
‘Kemi ndjerë një neglizhencë të madhe nga institucionet shtetërore, të shohim pikat reale. Të gjitha strukturat e Republikës së Shqipërisë kanë pasur një rritje në këto kohë që flasin. Ne nuk kemi kërkuar rritje të biletës por indeksimin e çmimit. Duhet të shohim plotësimin e kërkesave ekonomike që mos të shkojmë në rritjen e çmimit të biletës.
-
VIDEO
Vihen nën hetim 60 abonentë, vidhnin energjinë elektrike në mes të ditës
Kriza energjetike, ka bërë që inspektorët e OSHEE-së të rrisin kontrollet në terren për të evidentuar lidhjet e paligjshme në sistem, për vjedhje të energjisë elektrike.
Së fundmi grupet e Drejtorisë së Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, pranë OSSH, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po ushtrojnë inspektime në të gjithë vendin, ku vetëm në 5 ditë janë proceduar rreth 60 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e martë 19 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Basha kërkon verifikim për pasuritë e politikanëve nga SPAK e i përgjigjet Berishës te homazh për një mik të shqiptarëve e deri tek Vllazni magjike.
-
VIDEO
Hazir Vukaj, arratisja e dytë, një aventurë drejt lirisë
Në fshatin Zogaj në Tropojë, të gjithë e shihnin HazirVukajn me dyshimin dhe përçmimin që regjimi induktonte mbi një ish të burgosur politik. Ai kishte marrë vulën e "Armikut të popullit" dhe me të duhet të jetonte përsa kohë regjimi të ishte në këmbë. Por Haziri ishte djalë i ri dhe paçka se e dinte çfarë e priste në rast se zbulohej, në mendje i sillej veçse arratisja.
-
VIDEO
Përplasen dy makinë në aksin Shkodër-Lezhë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar
LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit ".
Makina me drejtues shtetasin Zyhdi Meti, është përplasur me automjetin me drejtues Vilson Tola, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Zyhdi Meti dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Vilson Tola. Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.