• VIDEO

    Opozita, rritja e çmimeve, beteja e Vetvendosjes

    Debati mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se po bëhet për interesa se kush do të kontrollojë partinë, e ndërsa tha se kjo luftë me akuza personale po e dëmton PD-në. Këto deklarata Shehi, i bëri në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv. Protesta e tretë kundër rritjes së çmimeve u “zbeh” dhe sot u vu re një numër më i ulët i pjesmarrësve. Ky fakt është pranuar nga vetë aktivisti, një prej personave kryesor të kësaj proteste, Adriatik Lapaj, në studion e Report Tv. Përballë gazetarit, Ilir Babaramo, Lapaj ka listuar një sërë arsyesh që sipas tij ndikojnë që në protesta të tilla qytetare të ketë një numër të vogël pjesëmarrësish, në ndryshim nga protestat e thirrura nga partitë. Humbja e Albin Kurtit, për politologun, Bedri Islami ishte e papritur, po aq sa edhe e paralajmëruar. Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv , Islami tha se votuesit janë treguar të zgjuar që nuk kanë lejuar një pushtet partiak, qoftë në qeverisje qendrore ashtu edhe në vendore. Për këtë, Islami tha se Kurti, duhet të nxjerrë mësim.

  • VIDEO

    30-minuta shi i furishëm përmbyt qendrën e qytetit të Beratit! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve

    Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi i furishëm që qendra e qytetit të Beratit të notojë në ujë. Si pasojë e reshjeve të shiut është mbuluar nga uji vendi i quajtur "Axhensi" në Berat. Prania e shiut në rrugën kryesore të qytetit ka vështirësuar jo vetëm lëvizjen e automjeteve, por edhe të këmbësorëve. Shkak për përmbytjen e rrugës janë bërë bllokimet e kanalizimeve të ujërave dhe pusetat në aksin kthesa e gjykatës-axhensi.

  • VIDEO

    Qytetarët mblidhen para kryeministrisë, sërish protestë për rritjen e çmimeve: Nuk jemi të varfër, por të vjedhur

    Ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup qytetarësh janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku po protestojnë kundër rritjes së çmimeve. është protesta e tretë radhazi që mbahet për rritjen e çmimeve, një protestë paqësore me thirrje në drejtim të qeverisë, ku i kërkohet ulja e këtyre çmimeve.

  • VIDEO

    Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetën një person, nuk mundi të dalë nga shtëpia

    Një 65-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Korçë, pasi banesa në të cilën ai rrinte u përfshi nga flakët. Viktima është identifikuar si Piro Dolani, ndërsa ngjarja u regjistrua në lagjen 12 në qytet, në zonë e quajtur Çezma e Amzës.

    Në momentin që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë 4 persona, ku 3 prej tyre mundën të dilnin në kohë jashtë, por fatkeqësisht 65-vjeçari mbeti i bllokuar brenda, duke bërë që të humbte jetën nga flakët.

  • VIDEO

    Ekzekutimi i ish anëtarit të bandës së Aldo Bares, u rrëmbye në Lushnjë dhe u vra në Peqin me 4 plumba, 3 në shpinë dhe një në kokë

    Alban Semaku, ish-anëtari i bandës së Lushnjës, është ekzekutuar me 4 plumba nga pas. Këtë të lënë të kuptosh 4 plumbat të kalibrit 9 mm që ai ka në trup, ku tre i ka në shpinë dhe një në kokë. Semaku është rrëmbyer në qytetin e Lushnjes ku kishte vetëm 5 muaj pasi ishte liruar nga burgu dhe më pas është ekzekutuar në Peqin pranë lumit të Shkumbinit ku u gjet dhe trupi i pajetë.

    Pjesë e rrëmbimit të tij sipas hetuesve duhet të jenë përfshirë më shumë se 3 persona, të cilët mbeten ende të paidentifikuar. Semaku u identifikua nga nëna e tij.

  • VIDEO

    Vdekja e 4 turistëve, përfaqësuesit e ambasadës ruse në ambientet e mjekësisë ligjore

    Përfaqësuesit e konsullatës ruse kanë mbërritur ditën e sotme në Insitutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për të kërkuar informacion më të detajuar për vdekjen e 4 turistëve në hotel ‘Gloria’ në Qerret.

  • VIDEO

    Vdekja misterioze e 4 turistëve rusë, Prokuroria e Kavajës regjistron procedim penal për vrasje

    Teksa autopsia ende s'ka dalë për shkakun dhe orën e saktë të vdekjes së 4 turistëve rusë, Prokuroria e Kavajas regjistron procedim penal për vrasje. Sapo të konfirmohet ekspertiza do te shihet edhe vepra penale e sakte. Vdekje aksidentale, vrasje apo vdekje për shkak te mos respektimit te kushteve te iguris te teknike per ambjentet e spa dhe pishines dimerore.

    Kanë qenë 8 turistë në grupin e familjes që ndërroi jetë në hotel ‘Gloria’ në Qerret. Nga hetimet paraprake ato kanë konsumuar ushqim dhe në të njëjtat vendet. 4 të tjerë nuk kanë pasur asnjë pasojë nga ushqimi, ndërkohë që 4 të tjerët kanë ndërruar jetë, por nuk dihet nëse janë helmuar ose jo. Sakaq janë marrë mostrat edhe të ushqimeve që kanë konsumuar. Hetimet po ndiqen nga Prokuroria e Kavajës dhe Policia kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme.

  • VIDEO

    Ndryshime në Policinë e Shtetit, Gledis Nano ndryshon drejtorët e policisë së rretheve, ja emërimet e reja

    Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano në një konferencë për shtyp bëri të ditura ndryshimet në Policinë e Shtetit.

  • VIDEO

    Zv.dekania e FHF-së: S’bëhemi gardianë në dyert e fakulteteve! Studenti: Testi PCR të jetë falas! Eksperti arsimit: Qeveria s’kishte një strategji si do të zhvillohej mësimi

    Sot dhjetëra studentë mbetën përkohësisht jashtë dyerve të universiteteve, pasi nuk kishin një certifikatë vaksnimi apo një test PCR që të futeshin në auditorë, masa këto të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.Por shumë prej studentëve të pavaksinuar, u futën në fakultet edhe më urdhër të rektorëve të cilët sfiduan Ministrinë e Shëndetësie.

    Zëvendës dekania e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Elsa Skënderi e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se ato nuk do të bëhen gardianë në dyert e fakulteteve, por shpresojnë që vetë studentët të sensibilizohen për detyrën e tyre qytetarë dhe të vaksinohen. Skënderi tha kjo javë duhet të shërbejë për sensibilizm dhe të vaksinohen sa më shumë studentë, por se vendimet e fakultetit nuk do të jenë detyrues. Zv.dekania tha se ato nuk kanë as kapacitet për të kryer kontrollin e gjithë studentëve.

  • VIDEO

    Në Gjirokastër s’lejohen që të futen në auditorë të pavaksinuar, rektori: 45% e studentëve janë të vaksinuar, pjesa tjetër mësim online

    Më shumë se 320 studentë janë regjistruar në Universitetin ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër këtë vit të ri akademik. Në çelje të tij studentët janë paraqitur me certifikatën e vaksinimit ose me test PCR. Sipas rektorit Bektesh Mema, gati 45% e studentëve janë vaksinuar, kurse vaksinimi do të jetë i hapur edhe në vijim.

    Për ata të cilët nuk pranojnë që të vaksinohen ka dy skenarë, ose mësimi online ose do të marrin leksione dhe seminare në përfundim të semestrit për të plotësuar njohuritë.

    Vetë studentët thonë se nuk kanë pranuar që të vaksinohen pasi nuk duhet të ishte me detyrim, por i lirë në dëshirën e tyre. Ata pranojnë se do të shkojnë në auditorë, duke bërë vazhdimisht teste pavarësisht

  • VIDEO

    Te Politekniku dështon kontrolli, mund të futesh pa problem edhe nëse nuk ke vaksinë apo PCR

    1. Te Universiteti Politeknik mund të futesh pa vaksinë dhe pas asnjë lloj kontrolli. Kjo jo për shkak se Politekniku ka marrë ndonjë vendim për t'ju bashkuar disa universiteteve të rretheve për të sfiduar urdhrin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu por sepse kontrolli dështon totalisht.

      Gazetarja e Report Tv Doris Sallaku ka mundur të futet brenda ambienteve të Politeknikut dhe askush nuk i ka kërkuar asnjë dokument, certifikatë vaksinimi apo test PCR.

  • VIDEO

    Studentët në protestë para Ministrisë për Report Tv: Nuk jam kundër vaksinimit por kundër detyrimit! Jam këtu për motrën, unë e kam bërë vaksinën

    Para ministrisë së Arsimit janë mbledhur disa dhjetëra studentë që po protestojnë kundër vaksinimit të detyruar.

    "Të futemi në mësim si të gjithë studentët, dhe jo të bëhet kjo përccaarje kaq e madhe. Nuk jam kundër vaksinimit, jam pro, por jo kundër vaksinimit të detyrueshëm. Këtu ka edhe studentë që e kanë bërë vaksinën dhe janë këtu që pjesa që nuk do ta bëjë vaksinën të mos diskriminohet", ka thënë njëri prej tyre për gazetaren e Report Tv, Rovena Cerka.

    Ndërsa një tjetër thotë se është i vaksinuar por po proteston për motrën.

    "Jam student i vaksinuar, vij këtu për të protestuar për motrën e cila nuk do ta bëjë vaksinën. Ka një padrejtësi ndaj studentëve që ende nuk e kanë vendosur që duhet ta bëjnë vaksinën", thotë një tjetër. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv