-
VIDEO
Me shpejtësi skëterrë, 7 shoferë të arrestuar dhe 39 patenta të pezulluara në 24 orë! Gjobiten 1046 drejtues mjetesh
Shpejtësia tej normave të lejuara vijon të mbetet një problem i madh. Në 24 orët e fundit janë konstatuar shpejtësi deri në 161 km/h në aksin Rrogozhinë-Kavajë dhe deri në 134 km/h në aksin Tiranë-Elbasan.
7 shoferë janë arrestuar, ku 5 prej tyre po lëviznin pa leje drejtimi ndërsa 2 të tjerë ishin në gjendje të dehur në timon. Ndërkohë janë pezulluar 39 leje drejtimi, 26 prej tyre për shpejtësi mbi normat dhe 13 për drejtimin nën efektin e alkoolit.
-
VIDEO
Europol operacion në 27 vende të botës, 330 të arrestuar, 19 në Shqipëri! Qindra kilogramë drogë e sekuestruar
Një operacion ndërkombëtar është zhvilluar në 27 vende të botës nga Europol, duke çar në pranga 330 persona, ku 19 prej tyre janë arrestuar në Shqipëri.
Pjesë e operacioniut të quajtuar JAD SEE “Ditët e Përbashkëta të Veprimit në Europën Juglindore”, ka marrë pjesë edhe Policia e Shtetit.
-
VIDEO
Pas shtrenjtimit të bukës, 'çmendet’ dhe tregu i karburanteve, dyfishohet çmimi i gazit
TIRANË- Çmimi i karburanteve në treg po rritet cdo ditë me 15 deri në 25 lekë për litër krahasuar me vitin e kaluar, kur çmimet pësuan rënie për shkak të mungesës së konsumit. Edhe pse vëmendja kryesisht përqendrohet tek çmimi i naftës dhe i benzinës, shtrenjtim të ndjeshëm ka pësuar edhe gazi.
Nëse gazi deri në fillim të këtij viti ishte deri në 50-60 lekë për litër, sot arrin në 90 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 30-40 lekë.
-
VIDEO
I gjithë Fieri drejt shkurorëzimit të plotë! Në 5 muaj 110 divorce, 77 me urdhër mbrojtje
Çdo dy ditë në Fier ndodh më shumë se një familje përfundon në gjykatë për t'u ndarë. Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti u regjistruan mbi 110 kërkesa rastesh për shkurorëzim, ku 77 prej tyre janë shoqëruar dhe me urdhër mbrojtje nga gratë.
Për psikologon Esmeralda Dimo, arsyet kryesore ndikues në rritjen e fenomenit në shoqërinë tonë janë niveli arsimor, faktori social-ekonomik dhe dhuna në familje.
-
VIDEO
Ambasadorja e SHBA në zonën ku do të ndërtohet HEC-i i Skavicës: Mirëpres më shumë projekte mes Shqipërisë dhe SHBA
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim dhe drejtorin e KESH, Ergys Verdho kanë inspektuar zonën ku është parashikuar ndërtimi i HEC Skavicës, ku tashmë ka nisur puna në terren për përgatitjen e projektit final të kësaj vepre.
Në këtë inspektim ka marrë pjesë edhe një delegacion i nivelit të lartë të kompanisë amerikane Bechtel, i kryesuar nga Shaun Kenny, President global i Bechtel Infrastructure dhe Justin Siberel, President për rajonin e Europës dhe Lindjen e mesme. Punimet e para në terren janë përqendruar në studimin gjeologjik të zonës dhe më tej do të vijojnë studimet për të përcaktuar vendin ku do të ndërtohet diga dhe elementët e tjerë të veprës.
-
VIDEO
Kalben domatet në sera, fermerët e Roskovecit në protestë: Fara ka qëlluar e skaduar, ministria e Bujqësisë na ka braktisur
FIER- Fermerët e zonës së Jagodinës në Roskovec kanë protestuar ditën e sotme, pasi kanë probleme me farën e prodhimit të domates ‘ozgan’. Domatja është mbjellë në 3 muajt e fundit dhe fermerët nuk kanë marrë prodhimin, dhe ai pak prodhim që kanë marrë është i kalbur.
Vetëm në këtë zinë janë rreth 15 fermerë të prekur nga ky fenomen, ndërsa theksojnë se prodhimi i kultivuar, nuk shitet as brenda vendit. Fermerët ndihen të braktisur nga shteti dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit që të bëhet rregullator në këtë situatë. Sipas tyre kontrolli i farërave duhet të jetë i rrepte, për të garantuar prodhimin.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Bestrovë në Vlorë, zjarrfikësit shuajnë flakët me shkurre
Zjarr në fshatin Bestrovë njesia Qender. Zjarri dyshohet i qëllimshëm. Kanë shkuar forca zjarrfiksës për të shuar flakët dhe 6 efektivë të zjarrfiksës. Zjarri ka përfshirë ullishte dhe pemtari.
Kjo është hera e dytë që zjarri përfshin ullishtet e Bestrovës pas zjarrit të madh në Panaja dhe Bestrove disa ditë më parë.
-
VIDEO
Mediat: 'Kontakt' derdh inerte në vende të paligjshme, eksperti: Kompanitë nuk janë ndëshkuar, sanksionet nuk janë zbatuar
TIRANË- Ditët e fundit në media janë denoncuar depozitimet e jashtëligjshme të inerteve nga kompania e ndërtimit “Kontakt”. Inertet e nxjerra nga kantieri i më shumë se 20 pallateve të kompleksit të ri të banimit “Mangalem” në lagjen Ali Demi, sipas denoncimeve në media, janë hedhur në zonën Mjull- Bathore duke shkaktuar një katastrofë mjedisore. Tirana dhe periferitë e saj, janë mbushur me inerte ndërtimi duke vuajtur një dëmtim katastrofik ambienti jo vetëm nga kjo kompani. Ekspertët e mjedisit shprehen të shqetësuar për këto hedhje të paligjshme të cilat përbëjnë një skandal mjedisor që ndodh çdo ditë në kryeqytet.
-
VIDEO
U shkarkua nga Kuvendi, Meta: Nuk ka çështje për presidentin në ‘Venecia’, jam krenar për mbrojtjen e Kushtetutës! Shqiptarët s’do lejojnë asnjë skenar të zi që të lërë vendin pa opozitë
Presidenti Ilir Meta thotë se nuk egziston asnjë çështje në Komsionin e Venecias për të, por është një çështje politike dhe se nuk është i shqetësuar. Meta tha nga Pogradeci se është krenar për gjithë veprimtarinë e tij për mbrojtjen e Kushtetutës.
‘Nuk egziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin. Ajo është çështje politike. Nuk jam i shqetësuar, jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e kushtetutës. E cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, për të pasur sot një situatë aspak të dëshirueshme. Negociatat tashmë duhet të ishin hapur, në rast se do dëgjohej presidenti mbi zgjidhet vendore apo gjykatën kushtetuese. Presim një vendim të gjykatës kushtetuese për zgjedhjet vendore, në pikpamjen e time është një çështje e qartë.’- tha Meta.
-
VIDEO
Me shpejtësi skëterrë në Sauk-TEG, policia ndëshkon shoferët ‘e pabindur! 11heqje patentash, 2 të arrestuar dhe 'lumë gjobash'
TIRANË- Shpejtësia po vret çdo ditë e më shumë shoferë në rrugët e Shqipërisë, por pavarësisht kësaj, fatkeqësisht raportohet për drejtues mjetesh që lëvizin edhe me 170 km/h , ndoshta edhe më shumë. Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesin, në aksin Sauk - Teg, që është ndër rrugët më problematike që përdoret edhe për gara shpejtësi, janë kapur 11 shoferë që lëviznin me shpejtësi 133 km/h deri në 170 km/h, për pasojë u është pezullua patenta 1 muaj deri në 12 muaj.
-
VIDEO
Kapen 15 klandestinë sirianë zonën e Karaburunit, po tentonin të largoheshin drejt Italisë nëpërmjet Portit të Vlorës
15 klandestinë janë kapur në zonën e Karaburunit në gjirin e Bristanit në Vlorë mëngjesin e sotëm. Klandestinët dyshohet se janë shtetas siriane dhe janë arrestuar nga policia, ndërsa ishin në tentativë për t’u larguar mes Portit të Vlorës drejt Italisë dhe vendeve të BE-së
-
VIDEO
Mori pjesë në ‘Foltoren’ e Berishës, kreu i FRPD-së në Shkodër në ‘Pa protokoll’: Nuk kemi pasur presion nga Basha për organizimin
Ish-kryeministri Sali Berisha zhvendosi një ditë më parë ‘Foltoren’ e tij në Shkodër. Ajo që u vu re është se Berisha nuk u prit nga asnjë prej strukturave përfaqësuese të PD-së, ku u braktis nga deputetët e qarkut të Shkodrës, kryetarja e bashkisë si dhe nga kryetar të degëve. Por kryetari i FRPD-së në Shkodër Arvit Bushati, i cili mori pjesë në takim, tha në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv se 70% e kryesisë së PD ishin në të pranishëm. Sipas Bushatit ato nuk kanë pasur mesazhe nga Basha, apo presion për të mos marrë pjesë në takimet e Berishës.