-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e shtunë 2 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Fjolla Morina fiton lirinë por humb bashkëshortin te goditja e fundit për Berishën nga SHBA e deri tek dështimi dhe hipokrizia e BE.
-
VIDEO
Berisha, "foltorja" bashkim apo përçarje
-
VIDEO
Motori përplas për vdekje një këmbësor në Fier
Një drejtues motori ka përplasur për vdekje një këmbësor në Fier.
'Sot rreth 19:40, në vendin e quajtur "Rotondo e parkut" shtetasi Sh. K., 66 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin tip "Honda" ka përplasur një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
-
VIDEO
Vetëm 36 km nga Vlora, por 1 orë për të shkuar, viti 2021 dhe banorët e Velçës kërkojnë rrugë
Për të shkuar në fshatin e Velçës, vetëm 36 kilometra larg Vlorës, duhet të përshkosh një udhëtim shumë të gjatë, më shumë se 1 orë, që lehtësisht mund të zgjaste edhe 40 minuta nëse rruga do të ishte në gjendje.
Një linje transporti në Velçë më shumë i kushtojnë rregullimet që duhet t’i bëjë automjetit sa herë shkel rrugën.
-
VIDEO
Momenti prekës, motra dhe e ëma e shokut të Aldi Ramës shpërthejnë në lot pasi i riu u la në burg
Mamaja dhe motra e Kristjan Sherrit kanë shpërthyer në lot pas vendimit të gjykatës për ta lënë të riun në burg. Siç shihet edhe nga pamjet jashtë dyerve të gjykatës, e ëma dhe motra e shokut të Aldi Ramës, të riut që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, janë prekur emocionalisht dhe madje kanë gjetur edhe ngushëllimin e gazetarëve.
-
VIDEO
Të dehur në timon e me shpejtësi përtej normave, 45 shoferë të arrestuar gjatë kësaj jave në vend! Pezullohen 228 patenta, gjobiten mbi 5 mijë drejtues mjetesh
45 shoferë janë arrestuar gjatë kësaj jave në të gjithë vendin, pasi u kapën duke drejtuar automjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit. Policia Rrugore bën me dije se 23 prej tyre janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
-
VIDEO
Ishin në makinë me Aldi Ramën kur u vra nënkomisari Saimir Hoxha, Gjykata lë në qeli Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, avokati: Po mbrohen veprimet e paligjshme të policisë
Gjykata ka lënë sot në burg Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, shokët e Aldi Ramës, të cilët ishin në makinë me të kur i riu qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha. Për Markun dhe Sherrin është ngritur akuza e moskallëzimit të krimit, për armën që Aldi Rama kishte me vete, ndërsa gjykata pranoi sot kërkesën e prokurorit Ylli Pjetërnikaj, duke lënë në burg dy të rinjt.
-
VIDEO
Himarë/ Jetonte vetëm, gjendet e pajetë në banesë nga fqinjët nëna e peshëngritësit kampion olimpik Piro Dhima, dyshohet se ka vdekur para disa ditësh
Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion i disa Lojërave Olimpike, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë.
Lefteri Dhima jetonte e vetmuar dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë gjetur trupin e saj, pasi u futën në banesën e saj, të shqetësuar sepse nuk e kishin parë për disa ditë. Trupi i të moshuarës është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes.
-
VIDEO
Nëna e Pirro Dhimës e vdekur prej ditësh në shtëpi,flet fqinja: Ai është në Amerikë, kishte kohë që s'vinte
75-vjeçarja Lefterie Dhima, nëna e kampionit olimpik në peshëngritje Pirro Dhima prej ditësh ishte e vdekur në shtëpinë e saj, që jetonte vetëm në Himarë.
Njëra prej fqinjëve ka folur për Report Tv dhe ka treguar se kishte ditë që nuk e shihte
'Ka vdekur qëkur ajo se kishte marrë erë. Unë kisha disa ditë pa e parë. Të tërë jemi vetëm këtu. Nuk kemi fëmijët, jemi të gjithë fëmijët", njëra prej fqinjëve.
"Pirro s'ka ardhur kohët e fundit se ishte në SHBA", vijon ajo.
-
VIDEO
'Fenomeni Aldi Rama', familja shqiptare 'ka dalë nga binarët'! Debati në Report Tv, sociologu: Krimi rinor, përmasa alarmante! Avokati: Pas divorcit, disa prindër braktisin fëmijët
Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama, tronditi shoqërinë, jo vetëm për shkak të krimit të rëndë, por edhe për faktin që kryhej nga një i ri, me një jetë mjaft të trazuar. Dy prindër të divorcuar, që e kishin lënë të rritej me gjyshërit, në varfëri totale, ky ishte rasti i Aldi Ramës, që ktheu vëmendjen te familja shqiptare, që duket se ka humbur rolin e fortë që kishte dikur në shoqëri.
Pikërisht kjo ishte edhe tema e diskutimit sot në emisionin "Sot Live në Shqipëri". Sociologu i njohur Gëzim Tushe tha se familja shqiptare ka dalë nga binarët dhe se alarmante është rritja e krimit rinor, të rinj që nuk hezitojnë t'i futen kësaj 'bote' të errët. Sipas sociologut, prindërit kanë hequr dorë nga prindërimi, duke u bërë më egoistë, e duke i dhënë shoqërisë në këtë mënyrë individë që duket se po e shkatërrojnë atë.
-
VIDEO
Autovision Iveco inauguron showroom-in e ri me surpriza, lançohen dy makina të reja
Distributori kryesor i mjeteve të punës Iveco, Autovision Iveco inaguroi showroom-in e ri dhe servisin me teknologji të avancuar. Në fjalën e tij, Presidenti i Kompanisë Behar Cukaj falenderoi klientët, për të cilët tha se janë shtysa kryesore e rritjes së Autovision.
-
VIDEO
Vendimi i marrë në grup parlamentar, PD zyrtarizon kërkesat për 3 komisionet hetimore, dorëzohen kërkesat në Kuvend
Ashtu siç e kishte paralajmëruar në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Partia Demokratike tashmë ka depozituar në Kuvend 3 kërkesat për ngritjen 3 komisioneve hetimore. Dje deputeti Enkelejd Alibeaj dorëzoi kërkesën për zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë sot Jorida Tabaku ka dorëzuar 'Inceneratorët' dhe Grida Duma kërkesën për çështjen 'Beccheti'.
Duma tha se qëllimi i këtij komisioni është që paratë e fituara nga një gjykatë arbitrazhi në favor të biznesmenit italian, të mos paguhen nga taksat e qytetarëve, por nga ata që në të vërtetë shkaktuan dëmin, e që sipas saj është qeveria.