-
VIDEO
Agron Duka për Report TV: Situata në PD po dëmton opozitën, s’ka koordinim! Të bashkëpunohet me maxhorancën për reformat e rëndësishme
Edhe pse e shohin si vendim të guximshëm atë që Lulzim Basha mori mbrëmjen e 9 shtatorit, duke përjashtuar Sali Berishën nga grupi Parlamentar, për aleatët situata brenda PD po dëmton opozitën. Deputeti Agron Duka thotë se konflikti brenda vetvetes, po pengon PD të koordinohet me aleatët dhe të humbasë vëmendjen nga aksioni opozitar.
“Duke patur një konflikt shumë të madh ndërmjet vetes,Partia Demokratike, përplasja Basha-Berisha përqendron vëmendjen te kjo përplasje. Kjo është arsyeja të mos kenë vëmendjen ndaj aleatëve dhe aksionit opozitar, sepse sigurisht kjo është një çështje më madhore. Është e vërtetë po ashtu që nuk ka koordinim të vendimeve, veprimet janë të pakoordinuara. Padyshim që zbeh veprimin opozitar, e gjitha kjo është në dëm të opozitës dhe atyre që i kanë votuar. fakti ë merren shumë me vete është e pashmangshme, do vazhdojë me kohë të gjatë, mbase me muaj duke dëmtuar edhe opozitën”, thotë ai.
-
VIDEO
‘Isha i ‘mbytur’ në borxhe’, rrëfehet Pecoreli, i tregon të gjitha: Prifti në Shqipëri më ndihmoi të sajoja vdekjen time, ja ç'ndodhi me thesarin dhe jeta në Vlorë
Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i cili inskenoi vdekjen e tij në Pukë, dhe u zhduk për 8 muaj me radhë, është rrëfyer sërish për mediat italiane. Në një intervistë për median italiane “La Nazione”, Pecorelli ka rrëfyer se ai ishte zhdukur pasi kishte shumë probleme financiare dhe borxhe, pasi pandemia e kishtë fundosur biznesin e tij.
Më tej Pecorelli ka treguar edhe takimin me priftin në Shqipëri, ku thotë se ai e ka ndihmuar që të inskenojë vdekjen, ndërkohë që mohon se në mjet të këtë vendosur eshtra të marra nga një varr.
-
VIDEO
Drejtoresha e Politikave në Ministrinë e Arsimit: Pandemia detyron zhvillimin e mësimit me turne, jemi dakordësuar me prindërit! 90% e mësuesve janë vaksinuar kundër COVID
Ky është viti i dytë shkollor, në të cilin mësimi do të zhvillohet nën respektimin e masave anti-COVID për shkak të pandemisë. Në disa shkolla të vendit, mësimi po zhvillohet me turne, dhe kjo ka shkaktuar edhe pakënaqësi tek prindërit, kjo për faktin se orët mësimore zgjasin deri në 30 minuta.
Zamira Gjini, drejtoreshe e Përgjithshme e Politikave dhe zhvillimit të Arsimit, në një intervistë për Report Tv thotë se masat janë marrë të detyruara për shkak të pandemisë së COVID dhe se është dakordësuar edhe më prindërit. Gjini tha se jo të gjitha shkollat e vendit zhvillojnë mësim me turne pasi afër 80% zhvillojnë orën mësimore 45 minuta, ndërkohë që më shumë se 15 % zhvillojnë mësim me dy turne dhe vetëm për 6% e nxënësve mësimi zhvillohet me 4 turne.
-
VIDEO
Kurti: Nuk kam informacion se KFOR do të ndërhyjë në Veri! Të gastshëm për dialog në Bruksel, por Serbia s'ka pranuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se nuk ka informacion se KFOR po përgatitet të ndërhyjë në Veri të vendit. Kurti u shpreh se vendimet që ata marrin nuk janë politike, duke shtuar se ka biseduar me Komandantin e Përgjithshëm të KFOR dhe se është i interesuar që situata të qetësohet. Sipas Kurtit, ata janë shprehur të gatshëm për të dialoguar në Bruksel, por kjo është refuzuar nga Serbia.
"Vendimet tona nuk janë të pastra politike, janë të sigurisë. Ne nuk marrim vendime pa vlerësimet që vijën nga Policia e Kosovës. Ne shkëmbejmë informacione me KFOR. Nuk kam informacion për përgatitje për ndërhyrje të KFOR. Jemi të hapur për bisedime, të gatshëm të udhëtojmë në Bruksel. Kjo është refuzuar nga Beogradi. Komandanti i Përgjithshëm i KFOR është i interesuar që situata të qetësohet dhe të kthehemi në paqe e siguri të plotë. Bashkëpunimin e kemi jo të përditshëm, por ndonjëherë edhe çdo orë", tha Kurti.
-
VIDEO
Rama dhe Kurti rregullojnë marrëdhëniet, kryeministri: Vëllanë nuk e zgjedh, të lidh gjaku e shkuara dhe e ardhmja! Përqafohen pas konferencës
Më të afruar dhe pa tone kritike janë shfaqur kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti ditën e sotme në Prishtinë. Rama tha se me vëllanë të lidh gjaku, e shkuara dhe ardhmja, ndërsa të dy liderat shkëmbyen edhe një përqafim në përfundim të konferencës për shtyp. Rama tregoi edhe një 'konflikt' të vjetër me Kurtin, kur tha me batutë se nuk pretendon të jetë ‘vëllai i madh’ i Kurtit pasi ky i fundit nuk do të pranonte kurrë.
"Kur vëllai i vogël ka një hall, thotë t'i madhi duhet ta mbështetës, po kur i thua më dëgjo dhe mua, nuk dëgjon. Unë nuk pretendoj të jem vëllai i madh këtu, aq më tepër vëllai i Albinit, i cili është më i ri, nuk do të pranonte ta quante veten vëllai im i vogël. Unë jam i bindur që 'Ballkani i Hapur' është i vetmoi veprim strategjik që ne mos të ngecim të baltën e së shkuarës dhe t'i marrim potencialin tonë maksimumin. Ballkani i Hapur është vetëm marrja në zotërim e Procesit të Berlinit dhe përshpejtimi i tij. Duke mos pritiur që axhendat të na i bëjnë të tjerët por duke çuar përpara drejtimin e këtyre nismave të nevojshme. Unë e kuptoj se Kosova e ka të nxehtë plagën, por forca duhet të jetë shumë e madhe për të parë më tutje sepse Kosova e ka fituar luftën. Lufta ka mbaruar, të mos humbasim kohë për paqen, për të ardhmen. Vëllain dhe fqinjin nuk i zgjedh, me vëllain të lidh gjaku, familja, e shkuara e ardhmja. Me fqinjin të lidh fakti që e ke aty, sido të jetë. Gjyshja ime thoshte nuk ka shtëpi të lumtur me fqinjë të pakënaqur. Përpjekja për 'Ballkanin e Hapur' nuk e tjetërson betejën diplomatike për njohjen e Kosovës", tha Rama.
-
VIDEO
3.732 nxënës në Gjirokastër nisin vitin e ri shkollor, 90% e mësuesve të vaksinuar me dy doza
3.732 nxënës në qytetin e Gjirokastrës kanë nisur sot vitin e ri shkollor, ndërsa 298 prej tyre janë ulur në baka për herë të parë. Mësimi do jetë i reduktuar në 4 orë të plotë, ndërsa në klasa do të respektohet distanca sociale, ku lejohen vetëm 15 nxënës në klasë.
Report Tv vëzhgoi ditën e parë të shkollës në qytetin e gurtë, ku vihet re se nxënësve iu është matur temperatura në hyrje të shkollës, ndërsa nuk është lejuar shoqërimi i tyre nga prindërit në ambientet e brendshme.
Burime bëjnë me dije se 92% e mësuesve i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Përsa i përket mësuesve të pavaksinuar, mësohet se ata ose janë gra shtatzëna, ose janë me probleme shëndetësore, prandaj do kryejnë tampon. Pranë ambienteve te shkollës sot kane qene edhe punonjës te ISHSH.
-
VIDEO
Rama: Nuk kam pasur bisedë me Vuçiç! Çfarë donte ambasadori rus në kufi, kjo është shkrepësja që ndez ato zyrat e shtetit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se nuk ka pasur asnjë komunikim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, për çështjen e reciprocitetit të targave. Gjatë një konference për mediat në Kosovë, Rama tha se në këtë çështje nuk ka se çfarë të ndërmjetësohet, pasi e drejta është me Kosovën dhe kjo është shumë e qartë. Kryeministri Rama po ashtu kritikoi djegien e qendrave të regjistrimit në pikat kufitare, si dhe për fluturimin e helikopterëve mbi këto pika, ndërsa ngriti edhe pyetjen se “Çfarë donte ambasadori rus atje?”, duke e cilësuar këtë si një teatër të rrezikshëm.
-
VIDEO
'Open Balkan', Rama: Me Albin kemi mosdakordësi politike, por s'ndikon marrëdhëniet tona! E pashmangshme dita kur Serbia do ta njohë Kosovën
Mosdakordësinë për iniciativën 'Open Balkan' me Albin Kurtin, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar vetëm politike, por që nuk ndikon në marrëdhëniet mes tyre. Rama tha se themeli i dakordësisë mes tyre është kombëtare e vëllazërore. Në Prishtinë, Rama theksoi edhe njëherë se nisma 'Open Balkan' është rruga e Rajonit për të mirën e përbashkët. Sipas Ramës, dita kur Serbia do ta njohë Kosovën është e pashmangshme.
"Kam pas shumë mesazhe këto ditë për shkak të situatës së krijuar nga Kosova, ku pavarësisht toneve, thelbi ishte: 'po tani a je i bindur që nuk bëhet Ballkani i Hapur me Serbinë?'. Por tani jam dhe më i bindur që 'Ballkani Hapur' është rruga jonë e përbashkët, për të mirën tonë të përbashkët. Natyrisht që kemi mosdakordësi në këtë pikë me Albinin, por kjo është mosdakordësi e natyrës politike dhe ne duhet ta trajtojmë si të tillë, marrdhëniet tona nuk ndikohen në shëndetin e tyre se kemi këtë mosdakordësi. Themeli i dakordësisë sonë është kombëtare, vëllazërore dhe përtej çdo mosdakordësie tjetër politike. Është e pashmangshme dita kur Serbia do ta njohë Kosovën dhe do të vijë kërkesa e pashmangshme e faljes nga Serbia për krimet e paharrueshme në Kosovë. Pyetja është çfarë mund të bëjmë ne për ta afruar atë ditë. Por këto arsyetime nuk janë kurrsesi arsye për të vënë në pikëpyetje dashurinë për atdheun dhe vëllazërinë dhe respektin për njëri-tjetrin. Dashurinë për Shqipërinë nuk e kam ndarë nga dashuria për Kosovën", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Çështja e Kosovës, përparësi e Shqipërisë në OKB! Mbledhja mes dy qeverive do mbahet në Durrës
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Albin Kurti në Kosovë, ka folur edhe për pozicionin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB, ku tha se çështja e Kosovës do të jetë përparësi e vendit tonë.
‘Kemi shtruar për diskutim tema të rëndësishme, me qëllim bashkëpunimin dhe rritjen e konvergjencës mes dy shtetesh. Jemi të motivuar bashkarisht, dhe ishte shumë e qartë. Këto marrëdhënie të shkojnë në një nivel tjetër. Të gjitha marrëveshjet të zbatohen dhe të tjera çështje të shtrohen për zgjidhje dhe të zgjidhen. Kemi dakordësuar për vendosjen e një personi kyç si koordinator i përpjekjes së përbashkët, pasi ka dhe dy pasaporta. Gëzon edhe besimin e plot të dy ne. Do jetë një ndihmë për të mos lejuar që burokracia të bëjë atë që bën gjithmonë. Duam të konfirmojmë vullnetin e plotë që marrëdhëniet mes dy qeverive tona të lidhin edhe më fort dy shtetet shqiptare. Në javën e fundit të nëntorit do të mbahet mbledhje në Durrës. Çështja e Kosovës është përparësi e Shqipërisë në OKB, pas marrjes së pozicionit si anëtare jo e përkohshme e Këshillit të Sigurisë.’- tha Rama.
-
VIDEO
Reciprociteti për targat, Rama: E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë! Serbia po e bën mizën buall
Për çështjen e reciprocitetit për targat, që ka sjellë tensione mes Serbisë dhe Kosovës, Kryeministri Edi Rama tha sot se e drejta është me Kosovën. Nga Prishtina, Rama tha se Serbia po e bën mizën buall dhe se demonstrimet ushtarake në kufi duhet tja lënë vendin demonstrimeve të arsyes. Sipas Ramës, ky konflikt mes dy vendeve duhet zgjidhur me dialog dhe se janë të gjitha mundësitë për ta bërë këtë
"Është e drejtë legjitime e Kosovës dhe marrëveshje e arritur me kohë mes dy qeverive. Qëndrimi i Shqipërisë që e gjykoj të qartë dhe që mbete i pandryshuar qysh nga çasti i parë që u shfaq ky konflikt. E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë! Nuk është me Serbinë. Po e bën mizën buall a thua se qeveria e Kosovës ka paralajmëruar luftë, por thjeshtë po zbaton një marrëveshje. Askush nga partnerët e Kosovës nuk e diskutuan domosdoshmërinë e konsolidimit të reciprocitetit të targave, duhet bërë kujdes që çuarja e njësive special në atë zonë, të mos kthehet në një problem mes Kosovës dhe miqve ndërkombëtar. Qeveria shqiptare ndan bindjen se problemi duhet zgjidhur me dialog dhe janë të gjitha mundësitë për t'u bërë kjo., Demonstrimet ushtaraket duhet tja lënë vendin demonstrimeve të arsyes. I takon qeverisë së Kosovës të vendosin se si do ta trajtojnë më tej këtë situatë delikate, por kjo është mundësi e mirë për ta treguar edhe njëherë gatishmërinë për dialog të barabartë dhe për ta çuar dialogun në një nivele të ri", tha Rama.
-
VIDEO
Ushtria serbe në kufi me Kosovën, Rama: Manovra teatrale-ushtarake, gjeneralë të ushtrisë së humbur serbe sikur ngrihen nga varri! Serbët e Kosovës, pengje të Serbisë
I ashpër ishte Kryeministri Rama me lëvizjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën ditët e fundit dhe situatën delikate të krijuar atje.
"Shqipëria si anëtarë jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit do të ketë prioritet njohjen e Kosovës, si mbyllje e natyrshme edhe formalisht e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Serbia duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm. Sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale-ushtarake të Serbisë në kufirin me Kosovën. Ato në fakt nuk mbrojnë serbët në kufi, siç pretendojnë vetë qeveria e Kosovës dhe disa gjeneralë të ushtrisë së humbur të Serbisë në luftën me Kosovën. Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë shumë të sigurt. I paguhen edhe faturat e energjisë elektrike si askund në botë. Institucionet atje janë pikërisht për t'i shërbyer atyre qytetarëve serbë, të cilët janë pengje të stanjacionit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë", tha Rama atje.
-
VIDEO
Kurti: Do punojmë për një treg unik, që qytetarët dhe mallrat të lëvizin sa më lirshëm! Në nëntor mbledhje e përbashkët mes dy qeverive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit me kreun e qeverisë Edi Rama në Prishtinë, ka zbuluar edhe diskutimet që kanë zhvilluar sot. Kurti tha se do të punojmë për një treg sa më unik, që qytetarët dhe mallrat të lëvizin sa më lirshëm. Po ashtu ai njoftoi se në gjysmën e dytë të muajit nëntor do të mbahet një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive. Kuri tha se Gentian Sala është emëruar kooridnator për mbledhjet e përbashkëta të qeverive Shqipëri-Kosovë.
'E uroj për mandatin e ri. Mandatet i kemi marrë në një kohë me plot sfida përballje me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike janë disa prej sfidave tona. Kosva i gëzohet progresit në Shqipëri. Ne mbetemi në gadishmëri për të realizuar sfidat. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi zhvillim e mirëqenie për zhvillimin e shqiptarëve. Ndërlidhja ndërmjet dy vendeve dhe heqja e barrierave është domosdoshmëri. Do të punojmë që tregu të jetë sa më unik, që qytetarët dhe mallrat të lëvizin sa më lirshëm.
Nëse ka vende ku duhet të bëhet sa më shpejt është Kosova dhe Shqipëria, kemi besim tek njëra-tjetra. Biseduam për të gjitha fushat për qeverisjen tonë të mirë dhe e shohim si të rëndësishme koordinimin dhe sinkronizimin gjithë andej. Biseduam edhe për avancimin e marrëveshjeve tona të mëparshme. Mbledhja përbashkët në gjysmën e dytë të muajit nëntor. Duhet të kemi një sekretariat koordinuas për dy vendet. Do të udhëhiqet nga Gentian Sala që ka dy pasaporta.'- tha Kurti.