-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e martë 28 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga pesë gënjeshtrat e Berishës për Bashën te PD kërkon hetim parlamentar për 25 prillin e deri tek dumbabistët dhe dumbashistët.
-
VIDEO
Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin, i pret rrugën trajlerit, ndërron jetë 64-vjeçari
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë.
Sipas policisë mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd, i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Benz", shtetasi H.B.
-
VIDEO
Vizita e Ramës në Kosovë, lufta në PD dhe rritja e çmimeve!
I ftuar në Report TV në emisionin '5 pyetjet e Babaramos' kreu i grupit parlamentar Alfred Rushaj pranon se përjashtimin e Sali Berishës, situata në PD, nuk është “rozë”, megjithatë, ai refuzon që ta quajë një konflikt. Akuzës se Lulzim Basha, nuk shkon dot në SHBA, Rushaj nuk dha një përgjigje shteruese. Në një kohë kur Berisha synon largimin e kryedemokratit, për Rushajn nuk ka dyshim që Basha është kryetari legjitim i PD-së që ka dalë nga zgjedhjet legjitime. PD është në momente të vështira dhe në një kohë kur debati është mes të vetëve, pyetja që ngremë është se cila do të jetë zgjidhja? Deputeti i PD Tritan Shehu në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se e vetmja rrugëdalje është shkundja e bazës duke mbledhur Kuvend Kombëtar të PD.
-
VIDEO
Rriten çmimet, Civici për Report Tv: Qeveria të indeksojë rroga dhe pensione! ‘Open Ballkan’ një mundësi edhe risk për vendin tonë
-
VIDEO
Gjenden 2 predha në zonën e Skelës në Vlorë, dyshohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore! Ngrihet perimetri i sigurisë
2 predha të cilat dyshohen të Luftës së Dytë Botërore, janë zbuluar pasditen e sotme në zonën e Skelës.
Menjëherë është njoftuar policia e cila ka ngritur perimetër sigurie. Më pas është bërë e mundur zhvendosja e tyre, për të larguar rrezikun.
-
VIDEO
Aktualitet Pezullohen 107 patenta, arrestohen 26 shoferë përgjatë fundjavës në vend
Kontrolle intensive nga Policia Rrugore, në të gjitha rrugët e vendit, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 26 drejtues mjetesh, nga të cilët 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga këto 59 për shpejtësi tej normave të lejuara, 44 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.
-
VIDEO
Zjarr në Uznovë në Berat, digjen dhjetëra ha plantacione me fiq e ullinj, në rrezik linja e tensionit të lartë elektrik! Mendohet se është i qëllimshëm
BERAT- Plantacionet me fiq e ullinj në lagjen "Uznovë" në Berat janë përfshirë nga flakët. Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë plantacionin e zonës që njihet si "blloku i fiqve".
Flakët e zjarrit përparuan me shpejtësi edhe drejt banesave të lagjes por falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, flakët e zjarrit drejt banesave janë lokalizuar shpejt, ndërkohë që në zonë ka ende shumë vatra aktive.
-
VIDEO
Shqiptarja që bëri histori në zgjedhjet gjermane, Afërdita Suka për Report Tv: Rrugëtim i vështirë të jesh pjesë e Bundestagut! ‘Theva’ social-demokratët në bastionin e tyre
Afërdita Suka, është shqiptarja që do të ulet në Bundestag me partinë e Gjelbër. Angazhimi i saj politik ka nisur prej 10 vitesh, ndërsa ky vit i solli shumë të papritura. Afërdita mundi të sigurojë një karrige në parlamentin e Gjermanisë, ndërsa në një rrëfim për ‘Report Tv’ thotë se më në fund ëndrra e saj u realizua.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Gjermani, SPD fiton ngushtë kundër partisë së Merkel! Olaf Scholz i duhet koalicion për të qeverisur
Social Demokratët e Gjermanisë (SPD) kanë fituar ngushtë zgjedhjet federale të vendit, duke mposhtur partinë e kancelares në largim Angela Merkel. Megjithatë fituesi nuk i merr të gjitha, pasi në Gjermani do të udhëheqë partia që arri të krijojë koalicionin e nevojshëm, ku pretendentë janë edhe konsrevatorët. Faktori vendimtar do të jenë të Gjelbrit dhe FDP.
-
VIDEO
Dekorimi/ Rexhep Qose: E ndjej veten shumë mirë që ky nderim mu bë në Prishtinë! Rama dhe Kurti të takohen më shpesh
Pas nderimit nga Rama në Prishtinë, profesori Rexhep Qose u shpreh se ndjehej shumë mirë që këtë medalje e merr pikërisht në kryeqytetin e Kosovës.
"E ndjej vetën shumë mirë,. madje i privilegjuar, që Rama më nderoi këtu sot para jush me Yllin e Mirënjohjes Publike, nëj simbol domethënës për historinë tonë kombëtare. Kryeministri Rama është politikani më i suksesshëm në këto 30 vite të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri. Por Edi Rama nuk është politikan, por edhe intelektual krijues. E ndjej veten shumë mirë dhe i privilegjuar që ky nderim mu bë sot këtu në Prishtinë. E ndjej veten mirë që ky nderim i veçantë u bë pas këtij takimi mes delegacioneve", tha Qose.
-
VIDEO
Medalje mirënjohjeje/ Rama nderon në Prishtinë Rexhep Qosen, fjalë të mëdha për Profesorin dhe atdhetarin e shquar: I admirueshëm, patrioti i palëkundur
PRISHTINË-Profesor Rexhep Qose është nderuar sot në Prishtinë nga Rama me Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.
Patriot i palëkundur, nga të fundmit viganë në një botë mediatike qaramanësh, njeri i admirueshëm, një zotni burrë në kuptimin më të plotë të kësaj shprehje të shqipes.
-
VIDEO
Debati/Vaksinimi i detyruar, Sazan Guri: Antishkencor, antiligjor e antisocial!
Vaksina është përmendur si e vetmja mënyrë për të fituar luftën me pandeminë e COVID, por megjithatë nuk kanë munguar zërat kundër vaksinimit me detyrim. Një nga zërat kundër vaksinimit në vendin tonë është edhe aktivisti Sazan Guri, i cili tha në Report Tv se vaksinimi me detyrim është antishkencor, antiligjor dhe antisocial. Studenti Shyqyri Murllari i cili, pavarësisht se rrezikon të humbasë një vit master, sërish ka vendosur të mos vaksinohet. Ai shprehet se është skeptik dhe se efektet e vaksinës nuk janë të qarta. Kreu i Shoqatës së Fasonëve, Edvin Prençe u shpreh se qeveria duhet të gjejë një zgjidhje pasi bizneset janë në situatë të vështirë.