• VIDEO

    Protestë homazh për viktimat në minierat e kromit! Aktivisti për Report Tv: Minatorët futen nën tokë me mendimin se mund të mos dalin më

    Aksidentet në Bulqizë ku operojnë disa kompani minerare janë të shpeshta. Javën e kaluar ndërroi jetë minatori Muharrem Plaku, dhe u deshën 5 ditë për ta nxjerrë trupin e tij nga masivi i kromit që e kishte zënë në galeri. Për të folur për tepër për këtë teme të ndjeshme i ftuar për një lidhje direkte nga Bulqiza ka qenë gazetari dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Sami Curri. 

  • VIDEO

    Një djalë plagos një vajzë në Vlorë, arrestohet autori

    Një djalë ka plagosur një vajzë në Vlorë, pranë poliklinikës, së qytetit të Vlorës. E plagosur është transportuar për në spital, ndërkohë që është arrestuar autori.

  • VIDEO

    Shteti konfiskoi më pak se gjysmat e pronave që u vunë në sekuestro! 2011-2020, nga 840 sekuestro vetëm 331 konfiskime me vlerë 20.7 milionë euro

    Më pak se 50 % e pronave të konfiskuara për llogari të hetimeve pasurore kanë kaluar në pronësi të shtetit në një dekadë.

    Sipas raportit të Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara e Konfiskuara nga 54.2 milion që ka qenë vlera e pronave të sekuestruara në fund me konfiskim sipas vendimeve të gjykatave janë reduktuar në 20.7 milion euro.

  • VIDEO

    Ndihmoi bosin turk të kriptomonedhave, gjykata lë të lirë nipin e Armand Dukës: Nuk e njoh, se kam takuar kurrë

    Gjykata e Tiranës ka dhënë masën ‘arrest shtëpie’ Edevaldo Haxhiun, i cili ndihmoi biznesmenin turk kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer. Edevaldo Haxhiu ka mohuar të ketë njohje me Faruk Ozer dhe ka deklaruar se nuk e ka takuar kurrë shtetasin turk. Mediat turke theksonin se Edevaldo Haxhiu, nipi i Armando Dukës, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kishte ndihmuar Özer të strehohej në Shqipëri. 

  • VIDEO

    PD mbledh grupin parlamentar, pritet vendimi për komisionet parlamentare, në fokus të diskutimit edhe Reforma Territoriale

    Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar, ku në fokus të diskutimit pritet që të jenë dy çështje kryesore. Në mbledhje pritet që të diskutohet vendimi që do të marrin demokratët në lidhje me pjesëmarrjen në Komisionet Parlamentare, pasi nuk janë dakord që të zhvillohen online, ndryshe nga se ka propozuar Partia Socialiste. PD është shprehur se mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të zhvillohen me prani fizike.

  • VIDEO

    Konflikti për nëndetëset, Rama pyetet nga televizioni francez 'me Parisin apo Uashingtonin'! Kryeministri: Nuk futemi në këtë krizë

    Në intervistën e dhënë për televizionin francez TV5Monde, Kryeministri Rama u pyet edhe për qëndrimin e Shqipërisë në konfliktin mes Francës dhe SHBA-ve për çështjen e nëndetëseve.  Rama tha se Shqipëria nuk mund të këtë lloj krize.

    “Jo. Ne jemi vërtet aleatë krenarë të SHBA, por jemi gjithashtu miq shumë krenarë të Francës,  dhe nuk hyjmë në këtë lloj krize, le të themi, mes atyre të dyve, sepse nga njëra anë nuk mund të bëjmë asgjë për ta zgjidhur dhe nga ana tjetër, jam i sigurt që ndërmjet presidentit Macron dhe presidentit të SHBA Joe Biden, ka mjaft aftësi për të dialoguar dhe për ta zgjidhur krizën në mënyrën më miqësore", tha Rama.

  • VIDEO

    Dënimi i Adriatik Llallës, Rama flet për herë të parë: Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, pandëshkueshmëria nuk është më normë në Shqipëri

    Në një intervistë për median franceze Tv5 Monde, Rama tha se ky dënim flet vetë që në Shqipëri pandëshkueshmëria nuk është më një normë. Kryeministri nënvizoi se Shqipëria është në një luftë të hapur kur korrupsionit dhe krimit.

  • VIDEO

    Berisha apo Basha? SHBA hapur pro Bashës!

    Ambasadorja amerikane Yuri Kim pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha tha se ata që po mundohen të vënë shqiptarët kundër SHBA e kanë të kotë, deklaratë kjo që u nënkuptua si një mesazh për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij në “revolucionin” që po përpiqen të zhvillojnë pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Kim shprehu hapur mbështetjen e SHBA ndaj Bashës pas marrjes së këtij vendimi, madje tha se demokracia "është një parti opozitare që lulëzon".

  • VIDEO

    Integrimi, Rama në Asamblenë e OKB: Shqipëria është gati, BE të bëjë pjesën e saj

    Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, duke vënë theksin te disa nga sfidat kryesore në botë sot. Rama foli dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai theksoi se vendi jonë është gati tani Be duhet të bëjë pjesën e saj. “Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë punën mbikëto arritje. Qytetarët kanë nevojë për më shumë dhe ne duhet të jemi në lartësinë e duhur. Është skatësisht në këtë frymë që Shqipëria me ketë sukses drejtoi osbe me përpjekjet për të forcuar paqen të drejtat e njeriut dhe barazinë në zonën e OSBE. Ndryshimi i klimës është një përparësi tjetër kyçe në agjendën tonë. Sna duhe n përmbuytje apo valë nxëhtësie. Të bindur për urjgencën për uljen e çlirimit të gazeve serë, në përputhje me marrëveshjen e Parisit ne ishim vendi i parë me plane kokrete për të ulur efektet e gazit serë. Shqipëria si një prodhues i energjisë së pastër neto angazhohet për ulur çlirimin e këtyre gazeve në vitet e ardhshme. Ne presim me padurim në konferencën e parë ndërqeveritare për të çelur negociatat me anëtarësimin. E dua ta përsëris shqipëria ka kohë që është gati ajo pret që be të bëjë pjesën e saj. Integrimi evropian është një objektiv”, tha Rama.

  • VIDEO

    Rama në OKB: Duhet qasje e re globale për përballimin e pandemive, më shumë solidaritet mes vendeve! Njihni Kosovën, OKB nuk është e plotë pa të

    Kryeministrit Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Sesioni i 76-të, ku theksoi rëndësinë e madhe që ka anëtarësimi i përkohshëm i Shqipërisë në Këshillin e sigurimit të OKB-së duke thënë se paqja dhe siguria në botë janë pjesë e axhandës së saj. Rama foli edhe për pandeminë, ku tha se bota duhet të ndryshojë qasje dhe të tregohet me solidare dhe bashkëpunuese, pasi COVID tregoi qartë se veç e veç vendet kishin kosto të mëdha

     
     
  • VIDEO

    Përmbyset kamioni në Kuçovë, drejtuesi i bllokuar në mjet më shumë se një orë

    KUÇOVË- Një kamion është përmbysur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë. Si pasojë e përmbysjes, shoferi i cili drejtonte mjetin ka mbetur i bllokuar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa shoferi është i bllokuar prej më shumë se një ore.

  • VIDEO

    Zjarr në Fushë-Krujë, tymi krijon probleme në qarkullimin e makinave

    Një zjarr ka përfshirë kallamishtet në afërsi të autostradës Fushëkrujë - Milot në afërsi të Gramzës. Zjarri ka avancuar nëpër ara dhe nuk rrezikon banesa por reja e tymit po shkakton mjaft probleme ne qarkullimin e mjeteve në këtë aks. Policia ka kërkuar ndihmën e zjarrfikëses për të shuar zjarrin në mënyrën që të normalizohet qarkullimi nga veriu në drejtim të jugut dhe anasjelltas.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv