• VIDEO

    Ushtria serbe në kufi, Rama nga Prishtina: Manovra teatrale-ushtarake, serbët në Veri, pengje të Serbisë! E drejta është me Kosovën dhe pikë

    Nga Prishtina mesazhet ishin të qarta për Serbinë nga Kryeministri i Shqipërisë. Konflikti i krijuar ditët e fundit dhe lëvizjet e ushtrisë serbe në kufi janë për Ramën janë shfaqje teatrale-ushtarake që mbajnë peng serbët e Kosovës të cilët sipas tij janë më të sigurt se kurrë.  Për kryeministrin shqiptar e drejta është me Kosovën dhe këtu nuk ka asnjë dyshim.

  • VIDEO

    Ndryshe nga çfarë ishte premtuar, nxënësit në Durrës nuk nisin sot mësimin në shkollat e reja! Dy vite pas tërmetit, gjysma e godinave të dëmtuara, ende larg rindërtimit

    Në prag të dy vjetorit, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, shkollat e Durrësit mbeten ende larg rindërtimit. Kjo pranohet dhe nga vetë Bashkia Durrës, e cila e zbut ngadalësinë e këtij procesi, duke pretenduar se janë shembur të gjitha godinat që do të rindërtohen, por nga vëzhgimi në terren rezulton e kundërta.

  • VIDEO

    Viti i ri shkollor, Basha i uron nxënësit dhe bën thirrje për zbatimin e masave anti-COVID: Nuk duhet të mungojë kujdesi për të mbrojtur shëndetin

    Me fillimin e vitit shkollor, Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka uruar suksese të gjithë nxënësve. Me një postim në Facebook, Basha vë theksin te rëndësia e zbatimit të masave anti-COVID, duke i bërë thirrje nxënësve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mbrojnë shëndetin.

    "Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre! Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë! Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve", shkruan Basha.

  • VIDEO

    Dita e parë e shkollës i gjen në protestë nxënësit në fshatin Grizë të Fierit pas mbylljes së shkollës, prindërit: Do t'i mbajmë në shtëpi, në Patos nuk i çojmë

    Dita e parë e shkollës i ka gjetur në protestë 35 nxënës në fshatin Grizë të Fierit, pas mbylljes së shkollës.  Me thirrjet 'duam të hapet shkolla' ata janë mbledhur para ndërtesës, duke refuzuar të shkojnë në Patos për të filluar mësimin. Prindërit shprehen se do t'i mbajnë ata në shtëpi pasi Patosi për ta është shumë larg. Shkolla e fshatit u mbyll me vendim të Bashkisë për shkak të dëmeve të mëdha që kishte në strukturë.

    "Ne fëmijët do t'i mbajmë këtu, nuk i çojmë në Patos. Kryetarja e Bashkisë tha do marrim ekspertizën e Tiranës, ata erdhën që të enjten dhe ende nuk ka përgjigje, ku është kryetarja të na tregojë ça do bëhet. Nëse ka nevojë të riparohet, ne do t'i çojmë në Patos. Do t'i mbajmë në shtëpi", shprehen prindërit.

    Ata kanë që prej datës 9 shtator që protestojnë kundër vendimit të Bahskisë për mbylljen e shkollave.

    Kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balili ka deklaruar se bashkia me buxhetin e vet ka vendosur një autobus në dispozicion të fëmijëve për t’i çuar në shkollën më të afër që është 2 km larg fshatit Grizë.

  • VIDEO

    Tensionet me Serbinë dhe iniciativa rajonale 'Open Balkan', Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga Albin Kurti me ceremoni shtetërore

    Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë, ku do të zhvillojë një vizitë një ditore, ndërsa u prit në orën 09:00 me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në vizitën e tij në Kosovë, Rama u shoqërua nga një pjesë e kabinetit të tij, Taulant Balla, Elisa Spiropali, Edona Bilali, Bledi Ccucci, Evis Kushi, Mirela Kumbaro, Elva Margariti dhe Eduard Shalsi.

  • VIDEO

    Nxënësit rikthehen në banka, Rama: Suksese e mbarësi çdo nxënësi në këtë rrugëtim të bukur dijeje për të ardhmen

    Kryeministri Edi Rama i ka uruar një vit të mbarë shkollorë të gjithë nxënësve që sot u rikthyen në bankat e shkollës. Me një postim në Facebook të një video nga një nga shkollat e rindërtuara pas tërmetit, Rama i uron mbarësi nxënësve.

    "Mirëmëngjes dhe me zilen e parë që bie për disa nga shkollat e reja të rindërtuara pas tërmetit, uroj përzemërsisht çdo nxënës që nis sot vitin e ri shkollor, shumë suksese e mbarësi në këtë rrugëtim të bukur dijeje për të ardhmen", shkruan Rama.

  • VIDEO

    Nën respektimin e masave anti-COVID, nis sot viti i ri shkollor! Mësuesit detyrim vaksinën, në të kundërtën tampon çdo javë! Prindërit jo dakord për mësimin me turne

    Të intervistuar nga gazetarja e Report Tv, Dorisa Sallaku, disa prindër shprehen jo dakord me zhvillimin e mësimit me turne.

    "Nuk jam dakord fare për mësimin me turne sepse fëmijët i marrin gjyshërit që janë të moshuar. Dje na thanë që mësimi do të jetë me dy turne", shprehet një grua.

     

    "Mësimi është me turne, por fatmirësisht shkolla ka bërë një gjë të mirë se ka koordinuar oraret për të dy fëmijët e mi, kjo është gjë e mirë", thotë një tjetër, teksa shoqëron në shkollë dy djemtë e saj.

    Në ndryshim nga vitet e kaluara, mësuesit do të rikthehen në klasa të vaksinuar, ndërsa për ata që nuk e bëjnë, do të duhet të paraqesin test COVID çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi.

    Nëpërmjet një video-mesazhi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi një ditë më parë iu drejtua me një urim të gjithë nxënësve, duke theksuar se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë. Kushi u bëri thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-COVID.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e Hënë 27 shtator 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga mbi 15% shtesë për pensionet nga kompensimet te ja pse PD që tani është e ndarë e deri tek alergji nga fitoret pasi kampionati njeh vetëm "X"-in.

  • VIDEO

    Armë të hedhura në shtëpinë e pabanuar, fëmijët gjejnë 2 kallashnikovë në Pogradec

    POGRADEC- Gjatë mesditës së sotme, teksa po luanin, 2 fëmijë të mitur kanë gjetur 2 armë zjarri, kallashnikov në një banesë në Pogradec pronari i së cilës jeton në emigrim prej vitesh, në Angli.

    Policia mbërriti në vendngjarje, ndërsa dyshohet se armët janë hedhur në oborrin e shtëpisë, pasi ngjitur me shtëpinë është një rrugicë, në të cilën kalojnë njerëzit e lagjes.

  • VIDEO

    ‘Ethet’ për një karrige në Bundestag, sfida e një shqiptari që kandidon për CDU: Edhe pa Merkel do jemi njësoj

    Kolë Gjoka, një emigrantë shqiptar i cili prej 25 vitesh jeton në Gjermani, sot është “nën emocionet” e zgjedhjeve, pasi po kandidon për një vend në Bundestag me CDU.

    Ai tregoi për Report TV se kandidimi i tij është i një rëndësie të madhe, jo vetëm si një rritje personale por edhe si një “dritare” për komunitetin shqiptar, si një mundësi për t’u lidhur me parlamentin gjerman dhe më pas me atë evropianin. Kandidati tha se megjithëse numri i votuesve shqiptarë në vend nuk është i lartë, ai i kandidatëve është rritur. Sot kemi 5 shqiptarë kandidatë për në Bundestag.

  • VIDEO

    Aktualitet Në 9 muaj 25 të vdekur në vendin e punës, 111 të plagosur! Kreu i Inspektoriatit të Punës për Report Tv: Problem shërbimi delivery, janë shtuar aksidentet

    Karafil Pupe, 56-vjeç, ra në kontakt me energjinë elektrike në një shtyllë të tensionit të lartë në Nepravishtë dhe humbi jetën. Ramazan Dika, 50 vjeç, sapo kishte nisur punën në kantierin e ndërtimit në një gropë pallati në Tiranë, kur i rrëshqiti këmba dhe përfundoi me dëme të rënda fizike. Këto janë vetëm dy prej 138 rasteve të aksidenteve në vendin e punës nga janari deri në shtator.

    Nëntë muajt e parë të vitit 2021 po mbyllen me një bilanc prej 25 të vdekurish për shkak të aksidenteve në punë. Pjesa më e madhe e fataliteteve janë në disa sektor që nivelin e rriskut e kanë më të lartë, mes tyre ndërtimi, minierat, apo sektori i energjisë. Kreu i Inspektoriatit të Punës, Ardit Kaja, thotë për Report Tv se është ulur numri i humbjeve të jetëve në kantieret e ndërtimit.

  • VIDEO

    FOTOLAJM/ Breshka gjigante del në bregdetin e Semanit, mahniten pushuesit! Veterineri e merr në krahë dhe e ndihmon të notojë!

    Një breshkë uji gjingante e dalë në bregdetin e Semanit ka mahnitur pushuesit këtë të diel.

    Përmasat e saj janë 1 metër e gjatë dhe 65 cm e gjerë. Pushuesit të mahnitur nga madhësia e saj janë aftuar për ta ndihmuar që breshka të rifutej sërish në ujë

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv