• VIDEO

    Sfidat e Tiranës në sytë e reporterëve të rinj nga Ballkani, Veliaj dhe Monaco lançojnë nismën e re: Një mundësi për të prezantuar Tiranën

    Tirana do të presë një grup reporterësh të rinj nga gjithë Ballkani, si pjesë e “Youth Trail Initiative”, një iniciativë e OSBE-së. Për këtë konkretizuar këtë nismë, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, së bashku me Ambasadorin e OSBE-së, Vincenzo Del Monaco dhe Ministrja e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi, biseduan mbi programin e kësaj iniciative dhe kalendarin e aktiviteteve “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

  • VIDEO

    Me 6 kg kanabis dhe pushkën me vete në taksi, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

    Në pranga ka rënë Elton Maxhaku, banues në Durrës, i cili në taksinë që kishte prenotuar për të lëvizur, kishte ngarkuar në bagazh 6 kilogramë kanabis dhe një pushkë.

  • VIDEO

    ‘Gangsteri’ Kozaku shfrytëzon rrëmbimin për klikime! Reagon vëllai i Fabio Dushkut nga arratia: S’kemi qenë 20 veta, në makinë qaje, t’i je i pabesë! Boll i gënjeve kalamajtë

    Rrëmbimin e tij Kozak Braçi një personazh i njohur nga adoleshentët për shkak të videove ku bën rolin e “gangsterit”, duket se po e shfrytëzon për të rritur më shumë klikimet.

    Pas rrëmbimit nuk kanë munguar videot e tij në rrjete sociale, duke përfshirë në të edhe personazhë të tjerë të njohur, siç është edhe reperi Stresi. Ndonëse në video e pamë duke iu “nënshtruar” 3 të rinjve që e kishin marrë peng, Kozaku pas lirimit, vijon të “luajë rolin” e mëparshëm si gangster duke thënë se ishin shumë persona se ndryshe s’do e kishin marrë dot. Nga ana e tij s’kanë munguar as sfidat për kundërshtarët.

  • VIDEO

    Dollenberg për Report Tv: Të nisë vaksinimin e fëmijëve mbi 12-vjeç! Të ngrihen pika vaksinimi të lëvizshme në vendet me shumë njerëz

    TIRANË- Mjekja Aurora Dollenberg është e mendimit se Shqipëria duhet të nisë urgjent vaksinimin e fëmijëve mbi 12-vjeç, njëjtë siç po bëjnë edhe shumë vende të tjera Europiane. Në ndryshim nga Akademia e Shkencave, e cila propozim vaksinimin e fëmijëve që nuk kanë kaluar COVID e që nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për Dollenberg duhet të vaksinohen të gjithë, pa përjashtim. " Të reflektohet si do vazhdohet në vijim, pjesa më e madhe e e shteteve Europiane e kanë vaksinuar 60% të fëmijëve me BionTech, e vetmja vaksinë që duhet marrë te mbi 12-vjec, akoma jemi duke aluduar a duhet marrë po jo. Jam pro vaksinës së fëmijëve, po të më kishin pyetur para 6 muajsh, unë do thoja që jemi të pasigurt sepse numri i të dhënave që kemi pasur nuk ka qenë i mjaftueshëm. Ndërkohë që shumë vende Europiane, kanë marrë vaksinën, saqë kemi mbledhur data të mjaftueshme, që duhet ta marrin vaksinën, e suportojnë shumë mirë. Nuk e kuptoj se çfarë pret Shqipëria. Duhet të vaksinohen të gjithë pa përjashtim, edhe ata që kanë kaluar COVID-in, pasi kalohet ka anti trupa 6 muajsh, dhe pas 6 muajsh fëmija është i pambrojtur, 6 mujori i parë pas vaksinimit duhet të jetë për një dozë vaksinë dhe pas 6 muajsh, doza e dytë dhe kështu jemi 100% të mbrojtur", tha Dollenberg.

  • VIDEO

    Berisha ‘non grata’, Rama për VOA: S’ka më asnjë monument të parrëzueshëm të së shkuarës së korrupsionit! Zgjatja e Vettingut, s'besoj se opozita do mungojë në bashkëpunim

    Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaron se në mandatin e tretë të qeverisë së tij ka shumë gjëra që mund të bëhen ndryshe. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Rama flet dhe për vendimin e Departamentit të Shtetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe faktin pse ka zgjedhur të heshtë rreth kësaj çështjeje. Rama është shprehur se ky vendim është fakt dhe nuk ka nevojë për komente, por që shtoi se tashmë “Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe se nuk ka më asnjë monument të parrëzueshëm të të shkuarës së korrupsionit dhe të pengimit të demokracisë”.

    Marrëdhëniet me Kosovën, ku ai do të jetë të hënën për vizitë,  zgjatja e mandatit të institucioneve të Vettingut, debati dhe mbi krijimin e Agjencisë për Media janë disa nga temat e tjera për të cilat Rama shprehet gjatë intervistës e cila u zhvillua të premten pas fjalës që kryeministri i Shqipërisë mbajti në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York

  • VIDEO

    Të hënën nis viti i ri shkollor, mësimi zhvillohet me turne nga 30 minuta, nxënësit sërish nën masat anti-COVID

    Të hënën të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar do të ulen në bankat e shkollës. Edhe këtë vit mësimi do të zhvillohet me turne. Drejtoresha e shkollës fillore “Sabaudin Gabrani” Astasi Kerri thotë se orët do të zhvillohen 30 minutëshe.

    "Mesatarisht numrin e nxënësve në klasë e kemi 30, dhe ne punojmë me skenarin 1 dhe 2, që do të thotë e ndajmë klasën në dy grupe. Do punojmë me orët 30 minutëshe pastaj do të kemi 30 minuta pushim për ajrosje dhe dezinfektimin e bankave dhe pastaj do të hyj grupi i dytë për zhvillimin e mësimit, duke mos patur 5 minutësh midis orëve dhe duke mos konsumuar ushqim brenda ambientit të shkollës. Për grupin e parë mësimi fillon në orën 08:00 dhe do të përfundojë në 10:30, pra do të jenë 5 orë nga 30 minuta", tha drejtoresha pwr Report Tv.

  • VIDEO

    Berisha zhvendos ‘Foltoren’ në Vlorë, i bashkohen Bujar Nishani, Dashamir Tahiri dhe Bujar Leskaj

    ‘Foltorja’ e Sali Berishës është zhvendosur sot në Vlorë, me shpresën për të bindur demokratët se SHBA dhe Basha e kanë gabim dhe ai është përjashtuar dhe shpallur ‘non grata’ nga DASH padrejtësisht.

    Me synimin për të shkarkuar Lulzim Bashën dhe për të nisur një referendum për anulimin e vendi it për përjashtimin nga grupi i PD, Berisha ka mbledhur militantët e tij në Vlorë.

  • VIDEO

    'Çmimi i kafesë pritet të rritet deri në 20 lekë', Shoqata Bar-Restoranteve për Report Tv: Pandemia uli prodhimin, kërkesa më e lartë se oferta

    TIRANË- Çmimi i kafesë pritet që të rritet deri në 20 lekë. Kështu deklaroi në "Report Tv", kreu i shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahja. Sipas tij, ky ka qenë një vit i vështirë dhe ka pasur një rritje të çmimeve për të gjitha lëndët e parë, siç ndodhi edhe me grurin.

    Duke u ndalur në detaje, Jahja shpjegoi se përse pritet të ketë një rritje të çmimit të kafesë. Ai tha se këtë vit ka pasur një ulje të prodhimit të kafesë, gjë që do të reflektohet tek rritja e çmimit të saj, pasi kërkesa e tregut do jetë e madhe.

  • VIDEO

    'Çmimi i kafesë pritet të rritet deri në 20 lekë', Shoqata Bar-Restoranteve për Report Tv: Pandemia uli prodhimin, kërkesa më e lartë se oferta

    TIRANË- Çmimi i kafesë pritet që të rritet deri në 20 lekë. Kështu deklaroi në "Report Tv", kreu i shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahja. Sipas tij, ky ka qenë një vit i vështirë dhe ka pasur një rritje të çmimeve për të gjitha lëndët e parë, siç ndodhi edhe me grurin.

    Duke u ndalur në detaje, Jahja shpjegoi se përse pritet të ketë një rritje të çmimit të kafesë. Ai tha se këtë vit ka pasur një ulje të prodhimit të kafesë, gjë që do të reflektohet tek rritja e çmimit të saj, pasi kërkesa e tregut do jetë e madhe.

  • VIDEO

    Protestë homazh për viktimat në minierat e kromit! Aktivisti për Report Tv: Minatorët futen nën tokë me mendimin se mund të mos dalin më

    Aksidentet në Bulqizë ku operojnë disa kompani minerare janë të shpeshta. Javën e kaluar ndërroi jetë minatori Muharrem Plaku, dhe u deshën 5 ditë për ta nxjerrë trupin e tij nga masivi i kromit që e kishte zënë në galeri.

    Nisur nga kushtet e vështira të punës në galeritë e kromit dhe shfrytëzimi i minatorëve, mbrëmjen e djeshme është mbajtur një tubim homazh për viktimat e minierës ku kanë marrë pjesë aktivistë, ish-minatorë, qytetarë të Bulqizës për të përcjellë një mesazh ndaj shtetit dhe kompanive që operojnë në sektorin minerar. Për të folur për tepër për këtë teme të ndjeshme i ftuar për një lidhje direkte nga Bulqiza ka qenë gazetari dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Sami Curri.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Hackerat sulmojnë Radio Televizionin Shqiptar, kërkuan 300 mijë dollarë për kthimin e arkivit! RTSH nuk ka paguar

    TIRANË-Arkivi digjital i Radiotelevizionit Shqiptar ka rënë pre e një sulmi kibernetik rreth dy javë më parë. Report Tv mëson ekskluzivisht se serverat e RTSH janë sulmuar nga individë ende të paidentifikuar përmes një sistemi hakerimi të quajtur ransomware. Hackerat kanë kërkuar 300 mijë dollar për të rikthyer materialin Radio Televizionit Shqiptar, por kjo marrëveshje nuk është arritur ende. Hackerët që jane futur në servera të RTSH përmes rrjetit online, kanë arritur ta enkriptojnë databasin e Radio Televizionit Publik duke kërkuar pagesë prej 300 mijë dollarësh për ta dekriptuar.

  • VIDEO

    Fermerët e Roskovecit ngrihen në protestë: Na mashtruan, fara të skaduara! Prodhojnë domate të prishura

    Fermerët e Roskovecit në Fier, të revoltuar për dështimin e prodhimit të domates kanë protestuar këtë të shtunë. Të revoltuar me humbjen e madhe fermerët kanë protestuar duke akuzuar për dëmin firmat që shesin farat e domateve. Sipas tyre ata janë mashtruar me fara të skaduara.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv