-
VIDEO
RENEA në kërkim të vrasësit të nënkomisarit, Report Tv ndjek live operacionin
Një oficer policie është ekzekutuar me armë zjarri në Lezhë nga trafikantët, gjatë kohës që ishte në krye të detyrës në Ishull Lezhë. Policia ka identifikuar autorin e krimit, si Aldo Rama dhe është në kërkim të tij. Nënkomisari Saimir Hoxha ishte baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Tiranë. 2 persona janë të shoqëruar për këtë ngjarje.
-
VIDEO
Avokati i Tahirit, Maks Haxhia: Gjykata e lartë foli, ne kërkojmë me insistim pafajësinë
Avokati i Saimir Tahirit Maksim Haxhia në një prononcim për mediat pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të prishur vendimin e Gjykatës së Apelit, tha se për shkelje të rëndë procedurale që e cenonin rëndë vendimin.
‘Ishin më të gjera sesa vendimi i Gjykatës së Lartë. Gjykata e lartë nuk ka të drejtë të bëjë komente. Gjykata e Lartë u përqendruar vetëm në shkeljet e rënda proceduriale. Përfundimisht vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit. E ktheu çështjen në po të njëjtën gjykatë, por me trupë tjetër gjykuese. Ne jemi në insistimin tonë, kërkojmë pafajësi. Në tre pika kryesore Gjykata e lartë përmendi shkeljet, në gjykim në Apel kanë marrë pjesë gjyqtarë që kanë cenuar paanshmëri, pasi kanë shfaqur mendim dhe kanë dhënë vendim me fakte të lidhura dhe nuk u shkëputen nga interpretimi fakteve.’- tha Haxhia.
-
VIDEO
Rama: BE nuk zgjohet me mendjen si po ecën procesi i Berlinit sot në rajon! Ballkani i Hapur ka ritme më të shpejta
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë se nisma 'Ballkani i Hapur' nuk konkurron procesin e Berlinit, por ecën me një ritëm më të shpejtë që i duhet rajonit.
"Ky nuk është një proces i dytë që konkurron me të parin, apo që aq më pak bien ndesh me të parin. Ballkani i hapur mund të quhet i 'zoti i nxjerr gomarin nga balta", procesi i Berlinit është iniciuar nga Merkel dhe përqafuar nga BE dhe KE, por nuk ecën dot me ritmi që ne duam. Procesin e Berlinin e udhëheqin miqtë dhe partnerët tanë që kanë njëmijë halle të tera dhe nuk cohën me mendjen si eci procesi i Berlinit sot në Ballkan. Për këtë arsye na duhet që të marrim përsipër ta shtyjmë këtë projekt përpara dhe të heqim muret e barrierave tarifore pasi nuk e vij qeveria gjermane apo franceze si do trajtohen perimet apo frutat në kufijtë e Ballkanit", tha Rama.
-
VIDEO
‘Open Balkan’, Von der Leyen: Mbështesim çdo iniciativë gjithëpërfshirëse dhe pjesë e procesit të Berlinit
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e pyetur nëse ‘Open Balkan’ është një mënyrë për të stabilizuar Rajonin tha procesi i Berilinit është kuadi që ato përdorin për 6 vendet e Rajonit. Von der Leyen tha se çfarëdo iniciative që është brenda procesit të Berilinit mirëpritet prej nesh.
‘Mendoj se po të shikojmë ecurinë ekonomike si dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që ne po përdorim, që të 6 vendet e Rajonit, nga të cilat do të përfitojnë. Kjo është ajo që po shohim në rajon çfarëdo inicitive që është brenda procesit të Berlinit mirëpritet prej nesh, ne duam një proces të hapur gjithë përfshirës që i shtyn të gjithë të jenë pjesëmarrës dhe thellon eshë marrëdhëniet ekonomike të vendeve të Rajonit.’- tha Von der Leyen.
-
VIDEO
Von der Leyen: Brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare
Presidentja e KE, Von der Leyen tha se synimi i saj është që brenda këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për BE dhe Shqipërinë.
-
VIDEO
Ursula von der Leyen: Do investojmë 600 mln euro në Shqipëri, do të punojmë për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe hidrocentralit të Fierzës
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama, tha se BE do të investojë këtë vit 600 mln euro.
‘Kemi vënë në tryezë 9 mld euro. Ju jeni ata që bëni propozime për projekte në mënyrë që ne të arrijmë dhe të sjellëim më shumë se 20 mld të tjera investime. Tanimë kemi investuar 500 mld euro, e kam kënaqësinë të them se do të investojmë edhe 600 të tjera.'Po bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të krijuar vende pune dhe për të lidhur rajonin. - tha presidentja e KE-së
-
VIDEO
Ursula von der Leyen: Shqipëria i ka kryer detyrat, tani BE të veprojë! Ky është borxh që ia kemi rinisë shqiptare
Presidentja e KE, Ursula Von der Lyen tha se Shqipëria e ka vendin në BE dhe se ajo i ka bërë detyrat. Von der Lyen tha se tani është koha e BE të veproj pasi këtë ia ka borxh rinisë shqiptare.
"Do kisha dashur shumë që fëmijët e mi të kishin qenë në një shkollë të tillë. Ky është një simbol i miqësisë, i bashkëpunimit dhe i të ardhmes tonë të përbashkët. Ne kemi parë të ardhmen, vajzat , djemtë dhe e ardhmja e Shqipërisë është në BE, ne kemi miq dhe partnerë dhe ne duam që të bashkëpunojmë. Shqipëria i ka kryer detyrat, e di që ka qenë një rrugë e gjatë dhe tani jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë dhe ky është borxhi që ne i kemi rinisë shqiptarë që besojnë tek BE dhe e shikojnë vetën si qytetarë të ardhshëm të BE", tha Von der Lyen
-
VIDEO
Presidentja e KE mbërrin në shkollën në Qerek të Krujës: Ndërtimi i saj është simbol i miqësisë mes BE dhe Shqipërisë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Krujë, ku është bërë edhe përurimi i një shkolle filloreje në Qerek, e rindërtuar me financime nga BE. Von der Leyen u fut nëpër klasa foli edhe me nxënësit aty, ndërsa e cilësoi ndërtimin e saj si simbol i miqësisë mes BE dhe Shqipërisë si dhe i së ardhmes.
-
VIDEO
Çelja e negociatave, Rama: KE ka disa vite që jep rekomandim pozitiv, Bullgaria ka marrë peng procesin
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, falënderoi presidenten për punën që ka bërë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Rama tha se KE ka disa vite që na jep rekomandim pozitiv, por duhet konsensus mes vendeve të BE-së pasi po nuk ranë dakord 27 vende njëri mund të bllokojë procesin.
‘Komisioni Europian ka disa vite që jep rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave, komisioni është i rreptë por është dhe i parashikueshëm, pasi bazohet në fakte e prova e në raportime që realizohen në përmbushjen politike të detyrave. Duhet konsensus, po nuk ranë dakord 27, mjafton njëri për ta bllokuar siç ndodh me Bullgarinë që ka marrë peng procesin dhe mua s’më ngelet gjë tjetër veçse të falënderoj presidenten për punën që po bën në këtë situatë.
Kemi folur edhe për ecurinë e procesit të bashkëpunimit rajonal, dihet se Von der Leyen është një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Merkel, e cila nisi procesin e Berlinit dhe për këtë arsye presidentja e njeh mirë procesin e përafrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Në këtë aspekt në vigjilje dhe të samitit të Ballkanit Perëndimor kemi diskutuar për të gjitha, e njohja e Kosovës kërkon dialog kërkon bashkëpunim e besim reciprok mes palëve.’- tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Von der Lyen avokat e palëkundur e integrimit të rajonit, BE është lodhshme, por duhet durim
Kryeministri Edi Rama në konferencë me presidentin e KE, Ursula Von der Lyen, foli për integrimin e Shqipërisë në BE, ku tha se me BE duhet të tregohet durim, pasi edhe pse i kemi bërë detyrat ata nuk po bëjnë detyrën e tyre duke u treguar të lodhshëm. Ai vlerësoi mbështetjen e Von der Lyen për integrimin e Ballkanit në BE.
"Ja ku jemi sot këtu, kjo është një prej 16 shkollave të ndërtuara me fondet e Konferencës së Donatorëve dhe posaçërisht nga fondit i KE dhe kjo është vetëm 1/4 e shkollave që do të ndërtohen dhe janë në proces ndërtimi me këtë program. këtu jemi në një vend që është një dëshmi e gjallë e solidaritetit dhe e frymës së bashkëpunimi dhe miqësisë me marrëdhënies me BE. Kjo është një arsye e dukshme dhe e prekshme për të mos humbur durimin me BE , që është vërtet i lodhshëm në një aspekt që e dimë shumë mirë, por që është një forcë e madhe pozitive në shërbim të njerëzve dhe shoqërive që bëjnë pjesë në këtë kontinent të bekuar. Kemi folur edhe për integrimin, kemi folur për situatën absurde që ndodhe Shqipëria në këtë moment si rezultat i vetos së bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriu, si një pengmarrje , ku vendet i kanë kryer të gjitha detyrat. Von der Lyen është një avokat e palëkundur e procesit dhe është një ndër ata që janë të bindur për natyrën strategjike të Ballkanit Perëndimor në BE", tha Rama.
-
VIDEO
Nisin konsultimet për rindërtimin e Spitalit të ri Infektiv
Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë nisur konsultimet për projektin e ri për rehabilitimin dhe zgjerimin e Spitalit Infektiv, si pjesë e përgjigjies ndaj emergjencës së Covid19.
Me pjesëmarrjen e mjekëve të Spitalit Infektiv, drejtues të ekipit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, studios projektuese dhe partnerëve të UNOPS, u zhvilluan konsultimet e para për projektin e ri, pas një pune paraprake për këtë projekt madhor për infrastrukturën spitalore, në qasjen e përballimit të krizave të shëndetit publik.
-
VIDEO
Deputetët e opozitës paraqiten fizikisht edhe në Komisionin e Sigurisë, nuk lejohet të flasin në mbledhje
Edhe në Komisionin e Sigurisë deputetët e opozitës janë paraqitur fizikisht, ndërkohë që mazhoranca është futur në platformën online. Kryetari i komisionit të Sigurisë Nasip Naço, u kërkoi deputetëve të opozitës që të hyjnë online në mbledhje, ndërkohë që këto të fundit kundërshtuan duke deklaruar se ato janë prezent dhe s’kanë pse të futen online.