-
VIDEO
Von der Leyen në Tiranë: Brenda vitit mbahet konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri, ia kemi borxh rinisë shqiptare!
TIRANË-Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me ceremoni shtetërore nga Kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave. Në një mesazh të shpërndarë në mediat sociale ku njofton vizitën e saj në 6 vendet partnere të Ballkanit Perëndimor, presidentja e KE-së thotë se mesazhi i saj është i qartë, 'ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane'.
-
VIDEO
21 vjeçari vrasës i policit braktisi makinën 1 km larg vendngjarjes! Helikopteri i Ministrisë së Brendshme patrullon në kërkim të autorit
Të tjera detaje mësohen nga ngjarje e rëndë që tronditi Lezhën paraditen e sotme. Autori 21-vjeçar i vrasjes së oficerit të policisë ka braktisur makinën e tij vetëm 1 kilometër nga vendi i ngjarjes.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv shikohet se si helikopteri i Ministrisë së Brendshme patrullon në Ishull Lezhë në kërkim të autorit.
-
VIDEO
Deputetët e opozitës në Komisionin e Sigurisë kërkojnë 1 min heshtje për policin e vrarë në Lezhë! Naço: Ngushëllime familjarëve, mos të përdoret për kapital politik
Deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë kërkuar një minutë heshtje për policin e vrarë sot në Lezhë në krye të detyrës.
Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço tha se i shprehin ngushëllimet familjarëve dhe se kjo mos të përdoret për kapital politik.
‘Besoj se është një nga ngjarjet më të rënda. I shprehim ngushëllime familjarëve dhe mos të përdoret për kapital politik.’- tha Naço.
-
VIDEO
Operacion anti-kanabis në Lezhë, efektivët qëllohen nga trafikantët, vritet një nga policët! Trupi i tij gjendet në një kanal!
Një oficer policie është ekzekutuar me armë zjarri në Lezhë nga trafikantët, gjatë kohës që ishte në krye të detyrës gjatë një operacioni në Vain të Lezhës për parcelat e drogës. Nga raportimet paraprake mësohet se një grup efektivësh të anti-drogës në Policinë e Lezhës po kontrollonin gjatë orëve të para të mëngjesit në zonë e Vainit, kur janë sulmuar me breshëri armësh zjarri nga trafikantët. Për pasojë i vdekur ka mbetur oficeri i krimeve Saimir Hoxha, 45 vjeç, trupi i të cilit është gjetur nga kolegët e tij në një kanal të zonës.
-
VIDEO
Nuk u pranuan në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi: Deputetëve të opozitës iu mohua e drejta fjalës, ne do e ndalim Ramën të kontrollojë shtetin në çdo qelizë
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, pasi doli nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, tha se sot iu mohua e drejta e fjalës në kundërshtim me kushtetutën. Bylykbashi tha se kjo është përpjekje e Ramës që t’i ndalojë, por ato nuk do t’a lejojnë që të kontrollojë këtë shtet më çdo qelizë.
-
VIDEO
Mblidhen sot katër komisione parlamentare! Kuvendi i njoftoi online, PD kundërshton: Do jemi të pranishëm fizikisht në salla
Ditën e sotme nisin nga puna komisionet parlamentare ku do të mblidhen ai i Ligjeve, i Shëndetësisë, i Sigurisë dhe ai i Jashtëm. në një kohë që Kuvendi ka njoftuar se ato do të mbahen online për shkak të masave anti-COVID, PD e ka kundërshtuar këtë duke thënë se anëtarët e saj do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e kryesisë së Kuvendit.
-
VIDEO
Përplasje tek Komisioni i Ligjeve, deputetët e opozitës paraqiten fizikisht, Bushka nuk u jep fjalën: Futuni online! Bardhi: S’e cakton t’i
Ka nisur me përplasje mbledhja parlamentare e Komisionit të Ligjit. Deputetët e opozitës kanë vendosur që të paraqiten në mbledhje fizikisht ndërkohë që konferenca e kryetarëve vendosi mbledhjen e kaluar që mbledhja të zhvillohet online.
Anëtari i Komisionit të Ligjeve, deputeti i PD-së Gazment Bardhi, është përplasur me kryetaren e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, e cila nuk i ka dhënë fjalën dhe i ka kërkuar që të futet online në mbledhje.
Bushka: Deputetë e opozitë të logohen online.
Bardhi: Nuk e cakton ti se si duhet të logohemi. Ti je prezent në sallë, unë jam prezent! A ka mundësi të na japësh fjalën!
Teksa kanë dalë nga mbledhja, deputetët e PD-së kanë grisur disa fletë dhe i kanë hedhur në formë proteste.
-
VIDEO
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë çështja ish-ministri Saimir Tahiri
Gjykata e Lartë pritet që të shqyrtojë ditën e sotme çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.
Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Lartë, që mund të lërë në fuqi vendimin e Apelit, mund ta rikthej çështjen sërish për rigjykim në Apel, ose mund ta gjykojë vetë.
-
VIDEO
Presidentja e KE-së viziton 6 vendet e Ballkanit Perëndimor: Mesazhi im është i qartë, ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen nis sot nga Tirana vizitën me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Von der Leyen thotë se mesazhi i saj është i qartë se ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.
-
VIDEO
Vlorë, plagosi me armë zjarri të dashurën në lokal se nuk pranoi ndarjen, 30-vjeçar del para gjykatës! Prokuroria kërkon burg
30-vjeçari nga Shkodra Fadil Likaj, ka dalë sot para Gjykatës së Vlorës për plagosjen e të dashurës së tij 20-vjeçare me armë zjarri, pasi nuk pranonte ndarjen. 30-vjeçari akuzohet për "vrasje e mbetur në tentativë ndaj dy ose më shumë personave" dhe "mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", ndërsa do të jetë Enkel Peza, gjyqtari që do të gjykojë çështjen. Prokurori i çështjes Klodian Llahja ka kërkuar arrest me burg për të riun.
-
VIDEO
Ishin të parkuara, përfshihen nga flakët dy makina në Elbasan
Dy makina janë përfshirë nga flakët në Elbasan, rreth orës 04:00 të mëngjesit në lagjen ‘5 Maji’.
Sipas policisë ka rënë zjarr në automjetet tip "Benz" në pronësi të shtetasit M.K. banues në Elbasan dhe dyshohet se është i qëllimshëm
-
VIDEO
Presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen vizitë në Tiranë, pritet me ceremoni
TIRANË-Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave. Në një mesazh të shpërndarë në mediat sociale ku njofton vizitën e saj në 6 vendet partnere të Ballkanit Perëndimor, presidentja e KE-së thotë se mesazhi i saj është i qartë, 'ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane'.