• VIDEO

    Ballkani i Hapur, Rama: Kjo nismë nuk përjashton njeri! Kosova duhet ta shfrytëzojë dhe jo të rris teoritë konspirative

    Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër lidhur me Kosovës ku tha se nuk po shfrytëzon mundësinë që jep nisma 'Ballkani i Hapur' por nxit teoritë konspirative rreth saj. Rama tha se kjo nismë është vijim i procesit të Berlinit dhe nuk përjashton asnjë vend, por shmang bllokimet nga njëri-tjetri.

     
  • VIDEO

    Merkel: BE të mbajë fjalën për integrimin, në të kundërt shkakton zhgënjim dhe thyerje besimi

    Kancelarja Angela Merkel tha se BE duhet të mbajë fjalën e saj në lidhje me procesin e Integrimit dhe hapjen e negociatave kur shikon që kushtet janë plotësuar, pasi në të kundërt shkakton zhgënjim dhe thyerje të besimit në vendet e tjera.

     
  • VIDEO

    Merkel: Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje! Rama: Open Ballkan është pjellë e atij projekti

    Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje dhe në këtë kontekst nuk mund të zëvendësohet. Mesazhi i drejtpërdrejtë ishte i Kancelares Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama.

    "Ballkani Perëndimor ka mësuar të qëndrojnë së bashku me njëri-tjetrin. Ka shumë miq të Ballkanit Perëndimor në Bashkimit Evropian", tha ajo.  

  • VIDEO

    Integrimi europian? Merkel: Ka mirëkuptim për padurimin e disa vendeve të Ballkanit! Rama: Jemi peng i nacionalizmave brenda BE-së

    Kryeministri Rama dhe Kancelarja Merkel u pyetën mbi procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit në BE. Merkel tha se vendet e rajonit janë të mirëkuptuara  për padurimin, duke përmendur edhe rastin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që kanë plotësuar kushtet për negociatat.

     
  • VIDEO

    Merkel: Procesi i Berlinit nuk ka dështuar! Rama: Vendosi gurë për gjeneratat e ardhshme! Uli për herë të parë liderët e Ballkanit jo për t'u vrarë, por për të ardhmen

    Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja Merkele nuk e kanë cilësuar si dështim nismën e Berlinit, përkundrazi si gur themeli për nisjen e komunikimi jo vetëm mes Shqipërisë dhe Serbisë, por të gjithë rajonit që të shohë drejt së ardhmes dhe të bashkëpunojnë.

     
  • VIDEO

    Merkel: Në Ballkan vendet janë më afër se në të kaluarën! Përshendes projektin për tregun e përbashkët rajonal, të gjitha qeveritë të bashkëpunojnë

    Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se i vjen keq që nuk është bërë e mundur hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Kryeministrin Rama edhe pse janë plotësuar kushtet të gjitha.

    Merkel ka përshëndetur edhe projektin për tregun e përbashkët në Ballkan.

    "I dashur Edi Rama, unë dua t'ju falënderoj në rolin e Kryeministrit që në pjesën e parë të ditës mundëm të kishim një bisedë bilaterale. Uroj dhe përgëzoj Shqipërinë për të gjitha përpjekjet për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë. Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të hapur negociata. Kjo nuk u bë për shkak të vetos së Bullgarisë dhe për këtë me vjen keq.

    Shumëçka ka ndryshuar në bashkëqenësinë e shteteve në Ballkanin Perëndimor. Më parë situata nuk ka qenë. Bashkëpunimi në shumë dimensione është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme. Kemi folur shumë projekte infrastrukturore. Nëse këto vende do të bashkohen me BE-në do të duhet të përmbushin kushtet për neutralitetin e klimës. Unë përshëndes edhe projektin e tregut të përbashkët rajonal, me 4 liritë siç i quajmë. Jo të gjitha vendet bashkëpunojnë njëlloj por sa më shpejt t'i bashkohen aq më mirë do të ecë procesi i Berlinit. Edhe një herë e theksoj se procesi i Berlinit nuk e zëvendëson procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

  • VIDEO

    Rama: Merkel ka bërë më shumë se kushdo për rajonin! Sot Ballkani është një vend më i mirë fal procesit të Berlinit

    Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kancelarja Merkel ka shprehur të gjithë mirënjohjen dhe vlerësimet për punën që ajo personalisht por edhe Gjermania ka bërë jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë rajonin e Ballkanit. Teksa vlerësoi  nisjen e procesit të Berlinit nga Merkel, Rama tha se sot Ballkani Perëndimor është një vend më i mirë se para këtij procesi. Ai  e cilësoi sot një ditë të bukur që Merkel vizitoi Tiranë, por edhe një ditë të keqe për faktin se kjo është edhe takimi i lamtumirës me largimin e Merkel nga politika.

     
  • VIDEO

    Konferenca e fundit për shtyp e kancelares Merkel në vizitën e saj të lamtumirës nga Tirana! Rama: Privilegj të kisha këtë detyrë në të njëjtën kohë me të

    Konferencën e fundit për shtyp në këto 16 vite në krye të një prej shteteve më të rëndësishme të Bashkimit Europian me një drejtues qeverie, kancelarja e Gjermanisë Merkel e zhvilloi me Kryeministrin Rama nga Tirana. 

  • VIDEO

    LSI ‘divorc’ me PD, Braimllari: I kërkuam Bashës vetëm të mos na tradhtojë, përdori opozitën për interesa personale

    Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka konfirmuar 'ndarjen' me Partinë Demokratike. Braimllari në një intervistë për Report Tv tha se ato i kanë kërkuar Lulzim Bashës që mos të tradhtojë kauzën e opozitës për interesa personale dhe për interesa të Edi Ramës. I pyetur nëse po aludonte për një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, Braimllari tha se koha do ta tregojë këtë. Më tej Braimllari tha se LSI nuk ka bërë asnjë kërkesë për një grup parlamentar.

    ‘I kemi kërkuar të mos tradhëtohen interesat e opozitës për interesa personale apo interesa të Edi Ramës. Ne nuk kemi këkruar as deputetë të caktuar për të pasur grup parlamentar, e vetmja gjë që kemi kërkuar ka të bëjë që mos të tradhëtohen interesat e opozitës për interes të Ramës.

    shtë koha që do ta tregojë nëse ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës!  Ne kemi hyrë në sesionin e ri parlamentar dhe është koha që do ta tregojë. LSI është koherente në qëndrimet e saj që prej themelimit. Nuk ka një kërkesë të LSI për grup parlamentar. Qëndrimin e kemi bërë të qartë, do të jemi forcë opozitare. Për në nuk kanë rëndësi burokracitë e parlamentit, por ka rëndësi që 4 përfaqësuesit e LSI janë një zë i fortë i mbrojtjes së  interësit të qytetarëve, i qëndrimit parimor në respekt të frymës së  qytetarëv në opozitë. Vota popullore që ka marrë LSI në kushte presioni dhe terrori nuk reflektojnë 4 mandate.

    LSI ka vendosur që të qëndrojë në opozitë parimore, kjo që prej 2017. Vendimmarrjet tona në opozitë kanë qenë vendimmarrje në disa raste u bënë për të ruajtur frymën opozitare që të mos ishte LSI ajo parti që prishte frymën dalë dhe nga vetja e saj. Dhe kërkesa e vetme, drejtuar kryetarit të PD, ka qenë shumë e thjeshtë, të mos tradhëtohet kauza dhe interesi opozitës për interes personale dhe interes të Edi Ramës. LSI është koherente në qendrimet e saj, nuk ka asnjë kërkesë të LSI-së për grup parlamentar. Ne jemi forcë opozitare, për ne ka rëndësi që të 4 përfaqëësuesit e LSI janë një zë i fortë i atyre që përfaqësojnë.

    LSI nuk ka kërkuar nga kryetari i PD-së asnjë deputet shtesë, ajo çfarë kemi kërkuar është që të qendrojmë korrekt dhe mos t’i tradhëtojë për interesat e opozitës për interesa personale.’- tha Braimllari.

    Një ditë më parë Partia Demokratike dhe aleatët njoftuan se do të kenë tre grupe parlamentare. Një i Partisë Demokratike, Grupi i Aleancës për Ndryshim dhe Grupi për Demokraci dhe Integrim. Ndërkohë ajo që ra në sy ishte fakti se demokratët nuk kanë ndihmun LSI për formimin e një grupi parlamentar e cila gjithashtu ka 4 deputetë dhe i nevojiteshin dhe 3 të tjerë.

  • VIDEO

    Merkel përfundon takimet bilaterale me liderët e Ballkanit Perëndimor: Faleminderit që erdhët, e kisha të pamundur të vizitojnë të gjithë vendet tuaja

    Kancelarja Angela Merkel ka përfunduar takimet bilaterale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku më pas kanë shkuar në ambientet e një biznes gjerman që ka investuar në Tiranë. Merkel u ka shprehur falënderimet të gjithëve duke u thënë se e kishte të pamundur që të mund të vizitonte të gjithë vendet një e nga një .

    "Faleminderit që erdhët. Ishte e pamundur për mua të vija në të gjithë vendet tuaja pasi do më duheshin 3 ose 4 ditë dhe nuk mund të bëhej dot në këtë situatë.  Këtu jemi në një investim gjerman", tha Merkel.

    Kancelarja Merkel zhvilloi takime me  kryeministrin e Bosnjës, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeministrin e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut dhe kryeministren serbe, Ana Brnabić.

    Temat e bisedave kanë të bëjnë me nevojën për bashkëpunim mes këtyre vendeve në kuadër të Nismës së Berlinit.   

  • VIDEO

    Rama nderon Merkel me medaljen 'Ylli i Mirënjohjes Publike', kancelarja: Ishte kënaqësi të bashkëpunoja me ju

    Kryeministri Edi Rama ka nderuar Kancelaren gjermane Angela Merkel me 'Ylli i mirënjohjes publike'. Rama shprehu kënaqësinë e veçantë të nderonte në emër të Shqipërisë,  me Yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Vetë Kancelarja tha se ndihet e vlerësuar dhe shprehet e kënaqur që ka bashkëpunuar me Ramën.

    "Ky është ylli i mirënjohjes dhe ky këtu është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili e mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt edhe “atleti i Krishtit”, si mbrojtës krishterimit. Kështu që mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do të mbaj fjalim këtu, se di që ju nuk para i duroni ceremonitë, ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton", tha Rama

     

    "Ju falemnderit shumë, jam e vetëdijshme se është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju", tha Merkel

  • VIDEO

    Berisha paralajmëron lëvizje politike në PD: Takimi im i parë me anëtarësinë e PD të enjten në Tiranë, më pas në gjithë Shqipërinë

    Sali Berisha nuk ka për të hequr dorë nga PD dhe paralajmërimet se do të krijojë lëvizje politike në PD më anëtarësinë duket se do i bëjë realitet të enjten. . Berisha tha se kjo lëvizje ka si qëllim t'i jap 'frymë ' PD për të shtuar forcat e reja.

     “Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i pare me anëtarësinë e PD do jetë në Tiranë të enjten dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, deklaroi Berisha.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv