-
VIDEO
Rritet deri në 1 mijë lekë çmimi i bukës, 'Report TV' vëzhgim në furrat në Tiranë! Në Elbasan banorët kundërshtojnë rritjen e çmimit
Buka në Tiranë nuk do të rritet vetëm me 10 lekë, por sipas pronarëve të furrave që "Report TV" vëzhgoi çmimi i saj do të shkojë deri në 1 mijë lekë të vjetra për 800 gramë.
-
VIDEO
Muçaj: Dhunimi i të drejtave të minorenëve nëse martohen herët
-
VIDEO
Vlorë, s'ka interes për mësuesinë, disa degë rrezikojnë të mbyllen! Zv/rektorja Qyrdeti: Fakulteti i Shëndetit Publik më i preferuari
Të rinjtë nuk preferojnë të studiojnë në degët e mësuesisë. ky trend vihet re edhe këtë vit, ku në universitetin e Vlorës disa degë po shkojnë drejt mbylljes. Zv/rektorja tha se Fakulteti i Shëndetit Publik është më i kërkuari, së paku në fazën e parë të regjistrimeve në fakultete.
-
VIDEO
Brataj: Vaksina nuk ka çip, nuk ndryshon ADN-në! Mos u informoni te 'doktor google' apo te gjithollogët! S’jam për dozë të tretë pa u vaksinuar të gjithë
Në një kohë kur dëgjojmë teori të tilla se “vaksina ka cip”, “vaksina nuk të lejon të mbetesh shtatzënë” se “vaksina na ndryshon ADN” të thëna njerëz që nuk bazohen në argumente shkencore dhe nuk citojnë asnjë studim, Skënder Brataj në cilësinë e mjekut ka dhënë arsye që pse sipas tij vaksina të mbron më shumë, se sa të rrezikon.
-
VIDEO
Nuk paguan dot qiranë, 67-vjeçarja, nënë e 8 fëmijëve, përfundon në mes të rrugës
Lajmi në vazhdim na njeh me historinë e Lina Markut nga Lezha, e cila është e pastrehë! Gruaja e moshuar, nënë e 8 fëmijëve është nxjerr jashtë nga pronari i shtëpisë për shkak se nuk mundet të paguajë qiranë. Ndjekim apelin e saj në Report Tv
-
VIDEO
Zaloshnja: Është krijuar hendeku midis dy partive opozitare PD dhe LS
Në lidhje skype për Report TV analisti, Eduard Zaloshnja.
-
VIDEO
Angela Merkel largohet nga Shqipëria, Rama e përcjellë në aeroport: Presim të na vizitosh edhe kur të mos jesh më kancelare
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka përfunduar vizitën në Shqipëri, vizita e lamtumirës si kancelare e Gjermanisë, pasi ajo ka vendosur të largohet nga politika. Ajo u largua këtë pasdite nga vendi ynë, ndërsa në aeroport e përcolli kryeministri Edi Rama. Teksa i shprehu falënderimet, Rama i tha Merkel se uron që ajo ta vizitojë vendin tonë edhe kur të mos jetë më kancelare. Merkel iu përgjigj "do të më shohësh".
-
VIDEO
Elbasan/ Përfshihet nga flakët Kodrat e Shushicës në Elbasan, rrezikohet kurora e gjelbër, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të terrenit të vështirë
Masivet pyjore në Kodrat e Shushicës Ligat në Elbasan janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Bëhet me dije se zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar edhe kurorën e gjelbër me pisha e dushk.
-
VIDEO
‘Bregdeti ynë’/ IKMT shembi 137 ndërtesa të paligjshme! Zv/kryeinspektori për Report Tv: Prioritet shembjet në fshatrat turistike
Në muajt korrik dhe gusht gjatë operacionit ‘Bregdeti Ynë” IKMT shembi 137 objekte 13 prej të cilave u prishën nga vetë qytetarët. Zv/kryeinspektori Guri Seferi tregon për Report Tv si aksioni nuk ka përfunduar dhe prioritet do të jenë fshatrat turistikë.
-
VIDEO
Pse u ndanë Elton Meta dhe Sabrina, si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e të resë! Mesazhi me foton e ish burrit me një grua tjetër vërtetoi tradhëtinë
Një mesazh në telefonin e Elton Metës ku shfaqej një foto e tij me një grua tjetër është bërë shkak i ndarjes së tij nga ish-gruaja Sabrina, të cilën e vrau në shtëpinë e prindërve disa ditë më parë. Nga hetimi ka rezultuar se Elton Metaj ka tradhëtuar bashkëshorten.
-
VIDEO
Burg ish-burrit vrasës të Sabrina Bengës! Drejtësia në Fier e ‘çmendi’ Elton Metën për t’i shpëtuar burgut! Mjeku i Zaharisë: Ai nuk është i sëmurë mendor
Elton Meta ish burri vrasës i Sabrina Bengës është lënë në burg. Vrasja e 23 vjeçares nga ish bashkëshorti hedh dyshime mbi sistemin e drejtësisë. Report Tv ka zbardhur kërkesën e prokurorisë, vendimin e gjykatës së Fierit për ndryshimin e masës së sigurisë për Elton Metën dhe ekspertizat mjekoligjore që çuan në këtë vendim
-
VIDEO
Revoltohen gazetarët nga Kosova, nuk iu dha kohë për pyetje: Është e padrejtë! Rama: Me mua kur të doni, por kancelarja ç'faj ju ka
Mbyllja e konferencës për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel ka sjellë revoltimin e gazetarëve nga Kosova që kishin ardhur për të ndjekur këtë event. Gazetarët nga Kosova u revoltuan dhe ngritën zërin pasi nuk iu dha mundësia për pyetje, duke e konsideruar të padrejtë. Në pamundësi të kohës, Rama i tha atyre se më të mund të flasin kur të duan, por kancelarja nuk u ka asnjë faj.