-
VIDEO
Aksident brenda tunelit tek sheshi 'Shqiponja' në Tiranë, makina kthehet përmbys
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në tunelit tek ‘Sheshi Shqiponja’ në Tiranë.
Siç shihet në video makina është përmbysur brenda në tunel, ndërkohë që burime bëjnë me dije se nuk ka të dëmtuar në njerëz.
-
VIDEO
Fier, përfshihet nga flakët një gropë me hidrokarbure nafte në Marinzë
Një gropë sere me hidrokarbure nafte në Marinzë ka marrë flakë. Zjarrfikësja e Patosit ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të shuar zjarrin. Mendohet se zjarri ka ardhur nga djegia e shkurreve aty pranë, ndërkohë që rrezikon të digjet edhe një stallë aty pranë
-
VIDEO
Fatos Tushe kërkoi lirinë me pretendimin se është i sëmurë, Gjykata e lë në burg dhe i cakton dy mjekë për raportin përfundimtar mbi shëndetin e tij
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, do të vijojë të qëndrojë në burg. Me argumentin se është i sëmurë, Tushe kërkoi të lihej i lirë, por kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka miratuar një kërkesë të pjesshme të Tushes për të përcaktuar dy mjekë që të nxjerrin një raport përfundimtar mbi gjendjen shëndetësore të tij, për të vërtetuar kështu nëse sëmundjet që ai pretendon i rrezikojnë qëndrimin në qeli.
-
VIDEO
Pas Prokurorisë së Përgjithshme, Meta kërkesë edhe SPAK për informacion për ministrat e rinj
Pas Prokurorisë së Përgjithshme, Meta kërkesë edhe SPAK për informacion për ministrat e rinj të qeverisë Rama. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv për gazetarin Arsen Rusta. Meta kërkon nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme nëse ministrat janë në procese gjyqësore. Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar kërkesa për informacion në Prokuroritë e Rretheve për ministrat e rinj. Prokuroria e Përgjithshme pas interesimit për Report Tv ka deklaruar se "Po mbledhim informacion, shumë shpejt do i përgjigjemi Presidencës".
-
VIDEO
Basha mbledh Kryesinë e grupit të PD! Gjekmarkaj pas mbledhjes: Largimi i Berishës, mundësia e vetme e Bashës dhe PD për të kaluar shtegun
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e grupit të PD, pas përjashtimit nga grupi parlamentar të Sali Berishës., Në përfundim të mbledhjes, deputeti Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se largimi i Berishës, ishte mundësia e vetme e Lulzim Bashës dhe PD për të "kaluar shtegun".
" S'kishte vendim tjetër, mundësi tjetër Lulzim Basha dhe PD , por vetëm shtegu për të kaluar. Berisha është personalitet i madh në politik, betajet e tij për statut janë të vogla", tha Gjekmarkaj.
-
VIDEO
Merkel sot në Serbi nën masa të rrepta sigurie! 100 ushtarë, 400 policë e anëtarë të AntiTerrorit në gadishmëri! Në 14 shtator në Tiranë, takim me Ramën
SERBI- Turneu i lamtumirës i kancelares gjermane Angela Merkel në Ballkan do të mbyllet me një vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor. Ditën e sotme, kancelarja pritet të mbërrijë në orën 16:00 në Beograd ku do të qëndrojë një ditë për të mbërritur më pas në Tiranën zyrtare, në një takim me kryeministrin Edi Rama. Siç shkruajnë mediat vendase në Serbi, Merkel po pritet nën masa të rrepta sigurie.
Anëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë do të vendosen në të gjithë rrugën përgjatë së cilës do të lëvizë Angela Merkel e ndërda pritet që të marrin pjesë 100 pjesëtarë të Xhandarmërisë, 400 policë,10 pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste, si edhe disa ekipe zjarrfikësish dhe ato mjekësore do të jenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës. Përgatitjet e tjera për ardhjen e Angela Merkel janë drejt përfundimit. Flamujt u vendosën para Pallatit të Serbisë, si dhe në Kullën Genex në Beograd, ku do të kalojë delegacioni.
-
VIDEO
Vrasja e 23-vjeçares në Fier nga ish-burri, flet nëna: Sa hapi derën thashë 'mos është Eltoni'! Ishte me bukë në gojë, e qëlloi pas shpine
Mamaja e 23-vjeçares, Sabrina Bengaj rrëfen detaje si ndodhi vrasja e vajzës së saj.
"Dhe cdo natë kur ishte turn i dytë unë dilja sepse kisha frikë nga ai njeri i poshtër. Vajti ora 10:20, isha ulur te karrigia, nga frika që ka bërë terror në shtëpinë tonë, ishte hera e dytë që vinte në shtëpinë tonë me kallar, e prita vajzën, ishte me bukë në gojë, sa e pashë që do hapte derën e jashtme, se po prisja djalin, sa hapi derën thashë "mos ky do jetë Eltoni" me kallash. E mora me të mirë, para 10 muajsh ishe në burg, i thashë merre armën dhe kthehu, "ku është ajo më tha", vajza më thotë " ca është", doli me pjatë në dorë. Nusja i tha "mos e godit atë se është shtazënë", aty po dilte vajza tjetër dhe ia bëra me dorë largohu, ajo i tha "hajde se s'ke punë me ata po me mua' dhe sa kthehu kurrizin e goditi", tha ajo.
-
VIDEO
Vendimi, Bashkia Pukë i pari institucion që vendos kusht vaksinën ose tamponin! Kryebashkiaku Gjonaj: Kartelë vaksinimi ose rezultatet e testit çdo javë
Bashkia e Pukës bëhet institucioni i parë në vend që vendos kusht për administratën vaksinën ose tamponin. Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka marrë vendimin që punonjësit e administratës të sjellin kartelën e vaksinimit.
Gjonaj thotë se kush nuk vaksinohet çdo javë duhet të sjellë rezultatet e tamponit. Gjithashtu Bashkia Pukë ka marrë vendim për rikthimin e dezinfektimeve masive në qytet dhe institucione. Shkak për këtë vendime është rritja e numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit.
-
VIDEO
Veliaj publikon pamjet e shkollës së re “Murat Toptani” në Tiranë, mjedise moderne për 360 nxënës dhe parashkollorë
Viti i ri shkollor i gjen nxënësit e zonës së Selitës me një shkollë të re, e cila do të ofrojmë tashmë të gjitha standardet për procesin e mësimdhënies.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e reja të shkollës "Murat Toptani" e cila është gati të presë 360 nxënësit e saj.
-
VIDEO
Me 15 shtator mbrëmja gala në Teatrin e Operas, Ermonela Jaho: Jam shumë e lumtur! Placido Domingo: Gëzim i madh për mua të jem në Tiranë, ju
TIRANË- 15 shtatori do të sjellë mbrëmjen gala ku do të ngjiten në skenën e rikonstruktuar të Teatrit të Operas dhe Baletit dy yjet botërorë, Ermonela Jaho dhe Placido Domingo.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mesazhin e dy kolosëve të skenës operistike botërore, të cilët presin me entuziazëm hapjen e dyerve të teatrit pas rreth pesë vitesh.
Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që të marr pjesë në hapjen e Teatrit tonë Kombëtar të Operas dhe Baletit, në mes të artistëve të mi bashkëkombës dhe me pjesëmarrjen e legjendës botërore Placido Domingo. Një falënderim i madh për të gjithë ata breza artistësh që kontribuuan në themelimin dhe krijuan traditën e këtij institucioni. Një falënderim i veçantë për ata qe ideuan dhe realizuan atë projekt. Kur punojmë të gjithë sëbashku drejt të njëjtit qëllim asgjë nuk është e pamundur! Ju pres të gjithë në datën 15 në Teatrin e Operas dhe Baletit, në galanë e hapjes së teatrit. Mirupafshim”, u shpreh Jaho.
“Të dashur miq në Tiranë. Jam i nderuar të këndoj në Ceremoninë e “Grand Gala” për inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Pas 5 vitesh ky teatër më në fund do të vijë në jetë dhe do të rikthehet për të mirëpritur performanca koncertale, opera dhe baleti. Është gëzim i madh për mua që të jem me ju për këtë mbrëmje speciale, me kolegë të mrekullueshëm. Shihemi me 15 shtator, për ta shijuar të gjithë sëbashku skenën e re pas rikonstruksionit të plotë”, tha Domingo.
-
VIDEO
23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, avokati i Izet Haxhisë rrëfen prapaskenat e rihapjes së gjykimit: Nuk presim drejtësi
Nata kishte disa orë që ishte shtruar në Tiranën e zymtë të asaj fund vere. Atë mbrëmje të 12 shtatorit të vitit 1998, Azem Hajdari vijonte të qëndronte në selinë e Partisë Demokratike. Lideri i lëvizjes studentore të fillim viteve ’90, doli nga selia e partisë më të madhe të opozitës së asaj kohe në orën 21:10 minuta. Me shumë mundësi Azem Hajdari nuk do t’a kishte menduar asnjëherë se ky do të ishte rrugëtimi i tij i fundit, nëpër shkallët e selisë së vjetër të Partisë Demokratike, e cila ishte vendosur në kryeqëzimin e rrugëve “Murat Toptani” dhe “Abdi Toptani”. E kishin njoftuar se dikush e kishte kërkuar poshtë. Nuk nguroi dhe zbriti. Sapo Azem Hajdari doli nda dera kryesore e selisë së partisë, dy badigardët e tij, Besim Çerja dhe Zenel Neza, nxituan t’a shoqëronin. Të tre po lëviznin në trotuarë. Sipas hetuesve, atë moment, ata nuk lëvizën më shumë se dhjetë metra. Brenda pak sekondash, në drejtim të 35-vjeçarit u qëllua me breshëri plumbash. Azem Hajdari u rrëzuar i vdekur në vend. Hetuesit, në bazë të informacioneve, hulumtimeve dhe dëshmive kanë arritur të krijojnë skemën e vrasjes së tij, për të cilën do të flasim në detaje pak çaste më vonë.
-
VIDEO
Korçë/ Motori del nga rruga, plagoset rëndë një person
Një aksident ka ndodhur në Korçë ku motori ka dalë nga rruga dhe ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Ngjarja ne afërsi te fshatit Dvoran. I plagosuri po transportohet drejt spitalit.