• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun,ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 14 shtator 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Berisha vetëdeklarohet i PD e Basha debat me Nikollën e Ballën te rruga e vështirë e Berishës për të shkarkuar Bashën e deri tek pse Merkel përzgjodhi Beogradin e Tiranën për vizitë lamtumire?

  • VIDEO

    30 vite në kërkim të eshtrave të babait dhe vëllait që u vranë nga regjimi komunist shqiptar

    Në Shqipëri edhe pas tridhjetë vitesh të përmbysjes së regjimit komunist rreth 4 mijë familje janë në kërkim të eshtrave të të afërmve të tyre që u vranë si të burgosur politikë.

     

    Taip Hoxha është njëri prej atyre që nuk ka arritur të gjejë eshtrat e bababit dhe të vëllait që u pushkatuan nga regjimi. Përpjekjet e tij, si në rrugë shtetërore edhe në takime me dëshmitarë të kohës, nuk kanë dhënë rezultat, por zoti Hoxha thotë se do t'i vazhdojë kërkimet deri në frymën e fundit. Bashkimi Europian po mbështet kohët e fundit në Shqipëri Autoritetin e Dosjeve në rritjen e ndërgjegjësimit për të pagjeturit e vrarë gjatë komunizmit.

     

    75 vjeçari Taip Hoxha shfleton një numër dokumentesh që përmbajnë komunikime të tij në këto 30 vite me autoritetet shtetërore në kërkim të eshtrave të babait dhe vëllait të tij që u vranë nga regjimi komunist. Babai, Manxhar Hoxha, nga Kolonja e Gjirokastrës, e la dy vjeç Taipin dhe tre fëmijë të tjerë dhe u arratis por u kthye me një grup për të pëmbysur regjimin, ra në pritë dhe u vra në afërsi të Gjirokastrës.

    “Kur ishte në arrati babai kishte kontakt me emisarët anglezë dhe kthehet në Shqipëri me një grup për të përmbysur regjimin komunist. Kjo siç ma kanë treguar të tjerët sepse unë nuk e mbaj mend babain pasi kam qenë dy vjeç kur ai u vra. Në Shqipëri ndiqej nga forcat e sigurimit dhe bie në pritë në gushtin e viti 1949 dhe vritet”

     

    Taipi thotë se familjen e ndanë kur babai u arratis dhe pas vrasjes së tij e dërguan sërish në fshatin e tyre, Kolonjë.

     

    "Na ndanë në tre pjesë, gjyshja dhe unë në një vend, nëna dhe motra që sa kish lindur në një vend tjetër dhe motra me vëllain në një vend tjetër që të mos e shihnim njëri tjetrin. Kur e vranë babanë na dërguan sërish në Kolonjë.”

     

    Bazuar në dëshmitarë të kohës Taip Hoxha i kërkoi eshtrat e babait në zonën e fshatit Zenelaj në Gjirokastër, ku një djalë atëherë 18 vjeç, kishte marrë pjesë në varrosjen e babait dhe ia kishte dëshmuar këtë Taipit pas viteve nëntëdhjetë kur komunizmi u përmbys në Shqipëri.

     

    “Në 1991 gjeta njerëzit që ishin gjallë që e ksihin varrosur atje dhe kemi këkruar atje por nuk gjejmë asnjë lloj gjurme. Na thanë dëshmitarë më vonë se mund të jetë zhvendosur ,por se ku edhe sot se dime”.

     

    Por familja Hoxha do të përjetonte një tjetër persekutim kur vëllai i Taipit, Ahmeti arrestohet sapo mbushi 18 vjeç për tentativë arratisje me akuza të stisura nga sigurimi i shtetit.

     

    “E kanë arrestuar për tentativë arratisjeje dhe siç thonë dokumentet dhe për rrëzimin e pushtetit dhe e kanë dënuar 20 vite burg. Arrestimi për tentativë i është bërë në fshat, në Kolonjë e cila është kilometra larg nga kufiri”.

     

    Ahmeti dënohet me 20 vite burg dhe pas pesë vitesh tenton të arratiset, por kapet dh dënohet edhe me 25 vite të tjera.

     

    “Ishin tre shokë, morën makinën e kampit në mes të ditës dhe u arratisën, por kishin disa ditë pa buke. Njëri nga shokët pas pesë ditësh i tha se do shkonin tek një kushëri i babait të tij. Pasi shkuan ai i priti, u dha ushqim dhe kur po flinin, i spiunoi dhe i kapën".

     

    Pas dënimit të dytë Ahmet Hoxha njihet për një tjetër arratisje nga burgu famëkeq i Spaçit ku pas këtij akti kapet, dënohet me pushkatim dhe ekzekutohet. Familja nuk mund ti merrte eshtrat e Ahmetit sepse nuk e lejonin ligjet e kohës.

     

    Taip Hoxha thotë se bëri kërkime familjare dhe mori kontakte me personat që rezultonin në skuadrën e pushkatimit, por pa rezultat.

     

    “Në 91 s`kam lënë më njeri dhe skam lënë më vend pa pyetur e pa kërkuar. Fillimisht kam shkuar tek Vaskë Dimoshi, tek prokurori. Na ka thënë nuk mbaj mend gjë. Kam dërguar njerëz, shokë të vëllait tim tek përgjegjësi i hetuesisë, Sokol Shazi, nuk ka pranuar, nuk di gjë, ka thënë. Kam kërkuar policët që qenë në listën e pushkatimit, kam gjetur Zeqir Lalën, të cilit i shkuan njerëzit e mij , ia kërkuan si nder të tregonte dhe s`ka pranuar. S`kam qenë unë atje, tha,ndërsa në dokumentin e skuadrës së pushkatimit, që kam marrë në Ministrinë e Brendshme, rezulton emri i tij”.

     

    Zoti Hoxha thotë më tej se u shkroi autoriteteve më të larta, por edhe përgjigja përfundimtare e Ministrisë së Brendshme nuk dha rezultat.

     

    "Pasi i humba shpresat nga kërkimet familjare i bëra kërkesë autoriteteve më të larta Presidentit ,kryetarit të Palmentit. Kryeministrit dhe më kthyen përgjigje se ia kanë deleguar Ministrit të Brendshëm. Ministrit të Brendshëm unë i kërkova eshtrat, sipas ligjit, por ai më kthen përgjigje se vëllai është varrosur në rrugën e Kaçinarit, varianti i druve. Në përgjigjen e Ministrit të Brendshëm rezulton se pushkatimi i vëllait është bërë më 5 qershor dhe jo në 31 janar siç thonë të gjitha dokumentet e nxjerra nga arkivat".

     

    Së fundi Taip Hoxha i ka shkruar kryeprokurorit të Lezhës duke kërkuar një hetim për vendvarrimin e vëllait dhe ende nuk ka marrë përgjigje. Në gjithë këtë kalvar kërkimi për tridhjetë vite Taip Hoxha thotë se nuk do t'i rreshtë përpjekjet deri në frymen e fundit.

     

    “Nuk rresht së kërkuari deri sa të kem fuqi të hipi në makinë, të vete atje ku kam sinjal”.

     

    Kërkimi i eshtrave të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist edhe pas tridhjetë vitesh mbetet një sfidë për familjet dhe të afërmit e tyre. Sipas të dhënave të institucioneve të specializuar rreth 6.000 persona janë ekzektuar me vendime gjyqi si të burgosur politikë.

     

    Prej këtyre, familjarët kanë mundur ti gjejnë rreth 2 mijë në dy vitet e para pas shembjes së regjimit komunist, ndërsa mbeten për t`u gjetur edhe 4 mijë. Bashkimi Europian po mbështet në Shqipëri Autoritetin e Dosjeve në rritjen e ndërgjegjësimit për të pagjeturit e vrarë gjatë komunizmit.

  • VIDEO

    Prendja dhe Pali, komunizmi i ndau 44 vjet, takimi në Paris

    Prej vitit 1948, kur Pali u arratis në Jugosllavi dhe la në fshat të vetme bashkëshorten Prende dhe dy vajzat e vogla, ngjarjet dhe përjetimet e rënda nuk do të reshtinin. Më e thella mes gjithë plagëve ishte ndarja për gjalli për 44 vjet dhe terri informativ që i mbështolli të dy palët, Palin në Perëndim dhe gruan e dy vajzat në Shqipëri, nën persekutimin komunist. Palin e brenin mijëra mendime makabre. Pas lajmeve që merrte prej atdheut ai kishte mësuar se familja ishte dërguar në internim. Kishte dëgjuar për tmerret që përjetonin të internuarit në kampe. Kishte dëgjuar për sëmundjet urinë dhe vdekjet e shumta. Ankthi do ta lodhte zemrën e tij muaj pas muaji e vit pas viti. A kishin shpëtuar vallë gruaja dhe vajzat e tij prej atij ferri? A kishin mbijetuar?

  • VIDEO

    Vrau gruan, ish-avokati i Elton Metës: S'ishte i sëmurë, kërkova burg/ Babai mohon dhunën e ushtruar

    Bashkim Meta, babai i Elton Metës përcolli live ngushëllimet për familjen e ish-nuses 23-vjecares së ndjerë, por nuk dha asnjë sqarim për ngjarjen e rëndë, duke mohuar dhunën e ushtruar ndaj viktimës nga i biri vrasës. Menjëherë pas deklaratës së babait, të 31-vjecarit Elton Meta ’Pa Gjurmë’ lidhet live me ish-avokatin e tij Kujtim Cakrani. Duke folur për dinamikën e ngjarjes që kur në shtator të vitit 2020, 31-vjeçari, me kallashnikov në duar, shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes duke kërcënuar se do të vriste veten e duke terrorizuar atë dhe familjen, tha se pavarësisht kësaj, ai ia hodhi lehë, duke qëndruar vetëm 6 muaj në spitalin e burgut të Zaharisë. Cakrani shton se ata kërkuan që ai Eltoni të dilte nga spitali i burgut, pasi nuk ishte i sëmurë, duke shtuar se nëse prokurori Çlirim Sino dhe gjyqtari Taulant Banushi, nuk do e shpallën 31-vjecarin të sëmurë mendor, por do ta linin në burg nuk do të kishte ndodhur vrasja. Sot, Sabrina Bengaj do duhet të ishte duke festuar 23-vjetorin e lindjes, sëbashku me vajzën 3-vjecare, por ish-bashkëshorti Elton Meta, ia mori jetën pabesisht mbrëmjen e 10 shtatorit.

  • VIDEO

    Vlora ashensorë pa kolaudim dhe të rrezikshëm! Pallate pa administratorë, banorët bllokohen në ashensorë

    Report Tv bëri një vëzhgim në qytetin e Vlorës, ku siguria e ashensorëve është siç inspektorët e Mbikëqyrjes, u shprehën: 'Shumë janë në gjendje të degraduar dhe të pakolauduar'. Kontrolli është thuajse zero, për shkak se në shumë pallate, bashkia nuk ka licencuar administratorë. Në këtë qytet, zjarrfikëset, përballen me dhjetëra telefonata nga qytetarë që mbeten të bllokuar në ashensorë.

  • VIDEO

    Kaplohet nga zjarri fshati Halik, Fushë-Krujë! Erë e fort dhe mungesë rruge, digjen 20 hektar toke

    Fushë-Krujë- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrën në fshatin Halik, në Fushë-Krujë.  

    Flakët kanë kapluar deri më tani 20 hektarë, m shkurre, pisha, dushk, ndërsa zjarri vijon të favorizohet nga era e fort e cila vijon dhe nga mungesa e rrugës.

  • VIDEO

    Ndezi mbeturinat në tokën e tij, zjarri doli jashtë kontrollit dhe dogji 10 hektar në Lushnje, në pranga autori

    Pasditen e kësaj të hëne, një banor i fshatit Manasufal në Lushnje, ka djegur mbeturinat në tokën e tij, por zjarri ka dal jashtë kontrollit.

  • VIDEO

    Vrau gruan e pajisur me urdhër mbrojtje, ish-avokati i Elton Metës tregon si prokurori e gjykatësi e shpëtuan atë nga burgu një vit më parë: Ishte shumë mirë, ata e 'bënë' të sëmurë mendor

    Ish-avokati i Elton Metës, Kujtim Cakrani, ka treguar në "Pa Gjurmë" të gjithë dinamikën e ngjarjes se si prokurori Çlirim Sino dhe gjyqtari Taulant Banushi, e shpallën Elton Metën të sëmurë mendor, edhe pse ai ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Avokati thekson se vendimin e gjykatës për ta shtruar 31-vjeçarin në spital, ata e ankimuan, vendim për të cilin nuk ishin dakord as familjarët e autorit të krimit të rëndë. Por thekson se kërkesat e tyre nuk u dëgjuan nga drejtësia.

  • VIDEO

    Nesturi: Kemi një ftohje të marrëdhënieve mes PD-LSI dhe çeshtja Berisha do zbutet

  • VIDEO

    Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës! Veliaj: Abuzuan gjatë gjithë kohës së COVID, po vëzhgojmë me shumë imtësi edhe linjat e tjera

    Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës. Veliaj shpjegoi se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës, teksa ka paralajmëruar edhe linjat e tjera të transportit publik, i cili prej 3 muajsh është në vëzhgim dhe kontroll të rreptë nga ana e Bashkisë.

  • VIDEO

    Basha mbledh të besuarit e tij për qëndrimin mediatik për Berishën!

    Përjashtimi nga grupi i Sali Berishës dhe kërcënimet e këtij të fundit se do të rikthehet në krye të PD-së, është shoqëruar me shumë lëvizje brenda selisë blu. Pasi mblodhi krerët e degëve, sot kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur në takim Kryesinë e Grupit të PD-së, mbledhje kjo e cila ka zgjatur për më shumë se 60 minuta.

  • VIDEO

    'Hill Climb' në Sarisalltik, gara e shpejtësisë me makina të modifikuara! Piloti hungarez për të dytin vit radhazi fiton trofeun 'Skënderbej'

    Është zhvilluar këtë fundjavë në Sarisalltik të Krujës gara e ‘Hill Climb’, ose ndryshe e ngjitjes në kodër, ku morën pjesë 32 pilotë nga disa shtete të ndryshme. Gara e makinave të modikuara, që prodhoi adrenalinë dhe emocione të shumta dhe që njihet nga federata ndërkombëtare e automobilizmit, u fitua për të dytin vit radhazi nga piloti polak Laszlo Szasz, i cili përshkroi 3.8 kilometër me kohën 2 minuta e 12 sekonda.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv