-
VIDEO
SPAK i kthen përgjigje Metës: Asnjë ministër i kabinetit 'Rama 3' nuk është nën hetim
Pas kërkesës zyrtare të presidencës në lidhje me informimin mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej 16 emrave që do të jenë ministrat e rinj të qeverisë 'Rama 3', SPAK i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta.
Sipas Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, lidhur me verifikimin e 16 emrave, asnjë prej tyre nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme.
-
VIDEO
Kërkoi lirinë për t’u kujdesur për fëmijët, GJKKO rrëzon kërkesën, Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha dërgohet për gjykim
Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e akuzuar nga SPAK se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve, do të vijojë të qëndrojë në burg. Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO ka rrëzuar kërkesën dhe e ka dërguar çështjen për gjykim.
Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.
-
VIDEO
Vrau ish-gruan, Gjykata lë në brug Elton Metën: Vjehrri më kërcënonte! Report Tv zbardh vendimin, si u lirua nga burgu 2 muaj më parë për t'u shtruar në spital psikiatrik! Ekspertizat e dyshimta
Elton Meta ish burri vrasës i Sabrina Bengës është lënë në burg. Kallashnikovin me të cilin qëlloi pas shpine ish gruan, burri vrasës thotë se e kishte blerë për vetëmbrojtje sepse ishte kërcënuar nga ish vjehrri, ndonëse nuk ka bërë denoncim të tillë. Vrasja e Sabrina Bengës nga ish bashkëshorti i liruar nga burgu 2 muaj para krimit të rëndë, hedh dyshime mbi sistemin e drejtësisë. Report Tv ka zbardhur kërkesën e prokurorisë, vendimin e gjykatës së Fierit për ndryshimin e masës së sigurisë për Elton Metën dhe ekspertizat mjekoligjore që çuan në këtë vendim.
Vrasja e 23-vjeçares është rrjedhojë e vendimmarrjeve të prokurorit Çlirim Sina dhe gjyqtarit Piro Sota, të cilët i hapën derën e burgut Elton Metës në 26 korrik 2021, pasi ishte arrestuar dhe izoluar si një rrezik potencial për vrasje.
-
VIDEO
Takimi në Pallatin e Brigadave/ Rama i drejtoi dorën, Merkel grushtin
Kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë është pritur në Pallatin e Brigadave nga Kryeministri Edi Rama me një ceremoni shtetërore. Në takimin mes tyre kryeministri Edi Rama i drejtoi dorën, ndërsa kacelarja Merkel grushtin. Më pas dhe Rama i ka ofruar grushtin duke krijuar një moment gazmor.
-
VIDEO
Përfundon takimi kokë më kok mes Merkel dhe Ramës! Nisem drejt takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama kanë përfunduar takimin kokë më kokë që zhvilluan në Pallatin e Brigadave. Pas takimit ata janë larguar me delegacionet e tyre drejt Business Park ku do të takohen me liderët e Ballkanit Perëndimor.
-
VIDEO
Përfshihet në flakë magazina me bimë medicinale në Durrës
Një magazinë me bimë medicinale është përfshirë në flakë ditën e sotme në Bizë në Durrës. Report Tv sjell pamje nga magazina e cila shihet e djegur.“Më datë 14.09.2021, rreth orës 04:20, në Bizë, Durrës, ka rënë zjarr në një magazinë me bimë medicinale në pronësi të shtetasit S. P”, thotë policia. Po punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit, ndërsa ende nuk dihet nëse ka qenë i qëllimshëm. ne perditesim..
-
VIDEO
Kaos në Hanin e Hotit/ Mali i zi nuk lejon kalimin e qytetarëve shqiptarë, nuk janë të pajisur me certifikatë vaksinimi
Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria nuk janë lejuar të futen në Mal të Zi, mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për qytetarë që punojnë në shtetin fqinj. Ata janë bllokuar për shkak të problemeve me dokumentet dhe certifikatës së vaksinimit në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit dhe nuk lejohen të kalojnë në anën tjetër, ndërsa ka pasur edhe përplasje mes tyre dhe policisë.
-
VIDEO
'Vonohet' Merkel, Rama në pritje të saj te Pallati i Brigadave
Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent te Pallati i Brigadave në pritje të Merkel par se ajo të mbërrinte në aeroportin e Rinasit. Rama po qëndron në hyrje të Pallatit të Bigadave ku do të zhvillohet edhe ceremonia pritëse.
-
VIDEO
Vizita në Tiranë, Angela Merkel mbërrin në Pallatin e Brigadave! Takim ‘kokë më kokë’ me Ramën! 'Blindohet' kryeqyteti, rrugët që do bllokohen nga ora 09:00 deri në 13:00
Pas vizitës në Serbi, kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku ditën e sotme po zhvillon një vizitë në Tiranë, ndërkohë që është zbardhur edhe agjenda e vizitës në vend tonë
-
VIDEO
Mbërrin në Rinas kancelarja gjermane Angela Merkel, pritet nga ministraja Xhaçka
Ka mbërritur në Rinas avioni i kancelares gjermane Angela Merkel dhe delegacioni i saj, që do të zhvillojë vizitën në Tiranën zyrtare. Merkel është pritur nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf dhe nga ambasadori i Shqiperise ne Gjermani, Artur Kuko.
-
VIDEO
Vrau ish-gruan 4 ditë më parë, Elton Meta del para gjykatës së Fierit për masën e sigurisë
Elton Meta i cili vrau para 4 ditësh ish gruan Sabrina Bengajn ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë.
-
VIDEO
Fiskalizimi/ Bizneset e vogla në Shkodër: Të shtyhet me 5 vite për kategorinë tonë, po falimentojmë, mos bëni eksperimente me ne
250 biznese të vogla të Zdrales në Shkodër kërkojnë nga Ministria e Financave shtyrjen me 5 vite të procesit të fiskalizimit për biznesin e vogël dhe mos penalizmin e këtij biznesi. Për tregtarët e Zdrales procesi i fiskalizimit sjell kosto të mëdha shtesë që nuk janë në gjendje t'i përballojnë dhe mund t'i çojnë drejt falimentimit. Ato shprehen se ky proces i iniciuar nga Ministria e Financave rëndon në xhepat e biznesit. Kreu i Sindikatës së biznesit të vogël në Shkodër, Albert Tukaj shprehet se i ka kërkuar Ministrisë së Financave shtyrjen e këtij procesi për këtë kategori, ndërsa thekson se me ta po bëhet ping-pong ku Bashkia Shkodër dhe Ministria e Financave ia kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës, ndërkohë që tregtarët enden rrugëve pa marrë zgjidhje. Tukaj tha se biznesi i vogël në vendin tonë është biznes social dhe familjar dhe është e pafalshme që të bëhen eksperimente me këtë biznes, ku shumica mezi paguan edhe sigurimet shoqërore dhe taksat që aktualisht kanë.