• VIDEO

    U arrestua për korrupsion për tenderin e uniformave të policisë, ish-drejtoreshe e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara kërkon t’i kthehet telefoni

    SPAK përballet me ish-drejtoreshe e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari. Kjo e fundit kërkon lirimin nga sekuestro të celularit te saj. Prokurora kërkon rrëzim të kërkesës me argumentin që celulari është duke u ekzaminuar në mënyrë që të mbledhin provat që u duhen për hetimin. Naqellari u arrestua së bashku me 7 ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ministrisë së brendshme pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën për tenderin e uniformave të policisë së shtetit.

  • VIDEO

    Do të jetë numri 2 i PS, Gjiknuri: Do të vazhdoj punën e mirë të deritanishme, është një sfidë e vështirë por e mirëpritur

    Teksa pritet të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e konsideron si një sfidë shumë të vështirë punën si numri 2 i partisë. Teksa vlerëson kontributin e paraardhësit të tij Balla,  Gjiknuri thotë se do të vazhdojë punën e bërë deri më tani.

    "Taulanti është një koleg i vjetër. Natyrshëm është një sfidë e vështirë. Unë kam eksperiencën time elektorale dhe partiake dhe do të bëj më të mirën e  mundshme për ta çuar përpara punën që është bërë me PS-në. Është një sfidë e mirëpritur. Natyrshëm unë kam lidhjet e mia me Qarku Vlorë dhe kam arritur rezultatin më të mirë të arritur ndonjëherë në Shqipëri dhe atë eksperiencë do të shfrytëzoj për këtë detyrë", tha Gjiknuri.

  • VIDEO

    Nga Bujqësia te ministria pa portofol, Ikonomi: Është hap i ri, ka shumë gjëra që duhen bërë mirë

    Milva Ikonomi nuk do të jetë më Ministre e bujqësisë, por është caktuar në Ministrinë e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, ministri pa portofol. Për Ikonomin ky është një hap i ri dhe se ka shumë gjëra që duhen bërë më mirë.

    “Është një hap tjetër, sepse është një ministri komplet e re, është një gjë komplet e re, kështu që është shumë mirë. Ka shumë gjëra përpara që duhen bërë mirë, që duhen përmirësuar, në mënyrë që publikut t’i shërbehet më mirë. Kjo do të jetë sfida jonë”, tha Ikonomi.

  • VIDEO

    U 'zhvesh' nga përgjegjësitë dhe roli i tij në PS, Balla: Vazhdoj të kem detyra të rëndësishme, isha deputeti më i votuar në Elbasan

    Ulja nga detyra apo përgjegjësit e Taulant Ballës në Partinë Socialiste ishte një lëvizje e papritur e kryeministrit Rama, pasi vetëm pak ditë më parë ai e rikonfirmoi në detyrë dhe e lavdëroi për punën e bërë. Edhe pse deputeti më i votuar në Elbasan, sot Balla nga numri 2 i partisë që ishte, është ulur në gradat e tij duke mbajtur vetëm postin e kreut të Grupit Parlamentar të PS.

    Me një buzëqeshje te sforcuar para kamerave, Balla tha se nuk e sheh këtë lëvizje si ulje të përgjegjësive të tij, pasi posti i Kryetarit të grupit parlamentar të PS është mjaft i rëndësishëm në një kohë kur në Kuvend priten të diskutohen çështje të nxehta politike.

  • VIDEO

    Rama e prezantoi si anëtar të akademisë politike dhe kandidat për kryesinë e PS, Bushati: Shpresoj të zgjidhem! Përmirësimi i debatit politik të fillojë me PS

    Supriza e sotme në Asamblenqë e sotme ishte prezantimi i Ditmir Bushatit nga kryeministri Edi Rama si anëtar i akademisë politike dhe kandidat për anëtar kryesie. Pas përfundimit të asamblesë ku u prezantuan emrat e rinjt të qeverisë Rama 3, në një deklaratë për medie u shpreh se shpreson që të zgjidhet dhe ta vazhdojë ta japë kontributin e tij në PS.

     
  • VIDEO

    Vidhet për të disatën herë Katedralja 'Ringjallja e Krishtit' në Korçë, dyshohet nga dy të mitur

    Katedralja "Ringjallja e Krishtit" në qendër të qytetit të Korçës ka rënë pre e vjedhjes për të disatën herë. Dyshohet se dy të mitur kanë thyer dy arkat e katedrales dhe kanë vjedhur një sasi të vogël lekësh që ndodheshin aty,por ende nuk dihet shuma e saktë.

  • VIDEO

    Gjonaj ikën nga Drejtësia: Dhashë rezultate sinjifikative, i uroj sukses Manjës! Peleshi rikonfirmohet në krye të Mbrojtjes: S'e prisja, nuk jemi të pazëvendësueshëm

    Etilda Gjonaj nuk do të jetë më në qeverinë "Rama 3". Në një intervistë për Report Tv, Gjonaj tha se ka bërë punë sinjifikative në krye të dikasterit të drejtësisë dhe se beson se punët e nisura do të çohen para nga pasuesi i saj Ulsi Manja. Ndërsa nga ana tjetër Niko Peleshi është rikonfirmuar në rolin e Ministrit të Mbrojtjes.

  • VIDEO

    Rama: Lindita Nikolla Kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë! Emrat e rinj të kabinetit qeveritar, Arben Ahmetaj Zv. Kryeministër! Gjiknuri Sekretar i Përgjithshëm i PS

    Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë. Lajmin e ka dhënë pak më parë në fjalën e tij në Asamblenë  Kryeministri Rama. \ Kryeministri Rama ka bërë me dije emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ai ka zbuluar gjithashtu  emrat e disa prej drejtuesve të rinj të forcës politike që ai drejton. Rama tha se propozon që Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ri në Partinë Socialiste.

  • VIDEO

    Rama: Duhet tjetër qasje ndaj të rinjve, nëse s'doni që PS të kthehet në një azil pleqsh! Do ngremë akademinë politike socialiste

    Kryeministri Edi Rama kërkoi përfshirjen e të rinjve në politikë duke thënë se ata janë kapital njerëzor i nevojshme për PS. Për të shmangur kthimin e PS në një azil pleqsh në të ardhmen, Rama tha se duhet një qasje e re ndaj të rinjve dhe se do të ngrihet një akademi politike jo vetëm për socialistët por për edukimin e bashkisë.

    "Ndaj ne sot duhet të veprojmë ua kemi borxh atyre që vijnë pas nesh dhe jua kemi borxh atyre që i dhanë jetë kësaj partie, që e sollën këtë parti në pushtet që ne kemi këtë privilegj të madh të jemi të gjithë bashkë këtu, udhëheqja e saj. Sot ne duhet të mendojmë për shëndetin dhe forcën e PS për në afat më të gjatë se 4 vite. Ngritja sa më parë e një akademia politike të PS me standarde ndërkombëtare për edukimin e bashkisë dhe jo vetëm të rinjve socialistë. Nëse nuk doni që PS të kthehet në një azil pleqsh duhet menduar sot. Duhet të kemi një qasje të re me kapitalin njerëzor të partisë, me zgjedhësit dhe makineria jonë zgjedhore rrezikon të mbetet në rrugë", tha Rama.

  • VIDEO

    Rama në Asamble: Partitë japin shembujt më të shëmtuar të vulgaritetit të tangërllëkut! Të mësojmë nga arritjet dhe gabimet e gjeneratës

    Në Asamble kryeministri Edi Rama ka bërë “autokritikë” duke thënë se partitë politike sipas tij japin shembullin më të keq të vulgaritetit dhe tangërllikut për qytetarët. Ai tha se duhet të mësojnë nga gabimet, ndërsa nënvizoi se punësimi i të afërmëve në shtet nuk duhet të jetë kryefjalë e grupeve brenda PS.

     
  • VIDEO

    Rama: Partia s'mund të mbahet gjallë si një moçal interesash! Grupet e privilegjuara brenda PS, struktura keqbërëse! Jetike të ndahemi prej tyre

    Kryeministri Edi Rama  duke bërë një përmbledhje të historisë së PS por edhe partive politike në 30 vite ai tha se partitë nuk duhet të kujtohen për qytetarët vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe grupet e priviligjuara të mos kthehen në një moçal interesash dhe struktura keqbërëse.

    "Sukses afatgjatë do të thotë hapja përtej çdo individi. Duke u bërë bisht dhimbjeve të mëdha të kokës që arrin arritja e këtij qëllimi, partia merret peng nga qerthulli i mbyllur, rrethet e privilegjuara, agallëku provincial në komunitet, figurat e konsumuara apo pacilësitë e nevojshme për t’u thënë të tjerëve një mesazh me figurën e tyre në krye të organizatave e deri në krye të Asambleve të Bashkive në jo pak raste. Gjithë organizmi ekspozohet prej gjëndrave malinje që zhvillohen sepse shtyhet pafundësisht në kohë kura e duhur. GJithmonë me justifikim nuk është ky momenti. Kjo incerci vetëmjaftueshmërie, mungesa e sinergjisë me komunitetin, flas në kohën mes dy fushatave, shtrirja e pafunme e përballjes me problemin thelbësor të një kapitali kaq të çmuar në jetën publike shqiptare si PS, jo vetëm ul cilësinë politike, por edhe më e rëndë, bën politikën, dhe ne kemi kontributin tonë fatkeq, ngjajmë me një cirk pelivanësh e duket si një punë çakejsh të rinjve e ndihen larg politikës. Partia nuk zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet, e as mund të mbahet gjallë si moçal interesash të rretheve të privilegjuara në komunitetet e vendit. E vërteta e hidhur, pavarësisht dallimeve me PD, pasqyra e partive shqiptare në pushtet qysh prej 30 vjetësh në sytë e komuniteteve të shqipërisë ngjan si një copë e filmit Koncert në vitin 36 ‘’ tha Rama.

    Rama tha se ai rreth të privilegjuarish, jo individë por strukturë keqbërëse është një nga armiqtë e transformimit jetik.

    "Për ne është etike nëse duam një parti që merr besimin vazhdimisht të shqiptarëve. Ne kemi fatin ta shkruajmë historinë. Është jetike për ne që të ndahemi nga ajo strukturë nëse duam që Shqipëria të ketë arritur majën që ne kërkojmë pas 2 zgjedhjeve të ardhshme dhe pastaj t'ia lëmë radhën brezave të tjerë", tha Rama.

  • VIDEO

    Nis Asambleja e PS, Rama pritet të shpallë emrat e qeverisë së re! Axhenda, nga zgjedhja e Kryesisë së re te drejtuesit politikë të qarqeve

    Ka nisur Asambleja e PS në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Edi Rama po flet i pari.

    Kjo mbledhje merr një rëndësi të veçantë pasi kryesocialisi Rama i cili fitoi mandatin e tretë qeverisës pritet të zbulojë emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv