-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 3 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga qeveria "Rama 3" me 12 gra e 4 burra e Nikollën në krye të Kuvendit te asgjë e re nga socialistët e deri tek Shqipëria në gjumë Levandovski na bën shoshë.
-
VIDEO
Afganët në Shëngjin nisin argëtohen me pushuesit, ja marrin valles në lokalet me muzikë live
Afganët e mbërritur në Shëngjin kanë nisur që të argëtohen me pushuesit, duke ja marrë valles në lokalet ku luhet muzike live. Siç shihet edhe në këtë video refugjatët afganë po shijojnë ritmet e muzikës shqiptare dhe po kërcejnë së bashku me pushuesit e tjerë
-
VIDEO
Hidhet në erë me tritol makina e punonjësit të policisë në Durrës, disa të shoqëruar
DURRËS-Një sasi lëndë plasëse i është vendosur shtetasit L. K. me detyrë efektiv policie në Durrës, e cila ka shpërthyer. Burime bëjnë me dije, se makina ka qenë e parkuar para banesës së policit dhe raportohet vetëm për dëme të vogla materiale. Policia njofton se ka shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
-
VIDEO
E rëndë në Zelandën e Re, burri futet brenda supermarketit dhe sulmon me thikë disa persona, qëllohet për vdekje nga policia
Policia në Zelandën e Re ka qëlluar për vdekje një burrë pasi ai hyri në një supermarket në Auckland dhe sulmoi me thikë disa persona.
Mediat thonë se të paktën gjashtë persona u plagosën, ndërkohë që dëshmitarët e pëshkruajnë skenën si horror.
-
VIDEO
Shqipëria luan mirë, por Polonia fiton thellë në Varshavë! Kuqezinjtë të zhgënjyer edhe me arbitrin
4-1 është mposhtur Shqipëria në ndeshjen kualifikuese të Botërorit kundër Polonisë. Kuqezinjtë në këtë sfidë ishin edhe të pafat, ndërsa sfidën e radhës do ta kenë të dielën kundër Hungarisë.
-
VIDEO
400 afganë vendosen në Shëngjin, nisin plazhin me pushuesit, gazetari nga Afganistani: Këtu ndihemi të sigurt, faleminderit për mikpritjen
Mes mijëra pushuesve në bregdetin e Shëngjinit gjen edhe familjet afgane të cilat janë akomoduar në një resort në vijën e parë të plazhit...
Ditët e bukura me diell po i shijojnë bashkë me pushuesit vendas, buzë detit ku duket se janë përshtatur shpejt.
-
VIDEO
Masat anti-COVID/ Radhë kilometrike makinash për të hyrë në Kosovë, qytetarëve u duhet test PCR ose certifikatë vaksinimi
Radhë kilometrike për të hyrë në Kosovë janë krijuar ditën e sotme për shkak të masave anti-COVID që po zbaton pala kosovare në pikën e kalimit kufitar në Vermicë
-
VIDEO
Vlorë, aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Sherishtë, rrezikohen banesat dhe stanet! Digjen dhjetëra rrënjë ullinj
Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Sherishtë të Vlorës. Zjarri ka rënë fare pranë staneve dhe banesave dhe dyshohet që të jetë i qëllimshëm.
Zjarrfikësja po punon për të shuar flakët, ndërkohë që edhe vet banorët po ndihmojnë që të fiket zjarri. Aktualisht janë duke u djegur dhjetëra rrënjë ullinj.
-
VIDEO
Kreu i KLSH-së në Report Tv, mesazh për qeverinë ‘Rama 3’, Shehu: Ministrat, kujdes me tenderët dhe paranë publike! 88 auditime drejt përfundimit
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu në intervistën e tij të parë që nga zgjedhja në këtë post, nëpërmjet mikrofonit të Report Tv i bën apel ministrave të rinj, të kenë kujdes me fondet publike dhe të mos abuzojnë me besimin e dhënë nga qytetarët.
‘Një ministër është një qytetar shqiptar të cilit i është dhënë në besim i madh nga populli shqiptar duhet te respektojë me rregullsinë më të madhe dhe kujdesin më të madh ligjin dhe vetëm ligjin. Ne do të jemi të kujdesshëm do të ndjekim me kujdesin maksimal punën e të gjitha institucioneve që janë objekt i punës tonë audituese dhe kontestimet do të jenë të pangeociueshme. Në rast se do të kemi shkelej të ligjit, për më tepër të ligjit penal ato do të jenë objekt i punës sonë në bashkëpunim me organin e prokurorisë.’- tha Shehu.
-
VIDEO
Shtohen rastet me COVID në Vlorë, turistët 'sollën' valën e tretë, Drejtori i Kujdesit Shëndetësor: 90 % e të infektuarve, të pavaksinuar
Vlora është ndër qytetet më të prekura nga vala e tretë e pandemisë së Covid-19. Këtë fillim shtatori shifrat janë rritur ndjeshëm dhe aktualisht numërohen 670 persona të infektuar, ku pjesa më e madhe janë në moshë të re dhe të pa vaksinuar.
"Po qarkullon vala e tretë e pandemisë dhe ka shtim të rasteve aktiv dhe në Vlorë. Është përhapur shumë për shkak të refugjatëve dhe turistëve. Kemi shtim të rasteve të reja, sot rreth 670 raste aktive në rrethine e Vlorës dhe kryesisht janë në moshë të re", tha Kujtim Llapi, Drejtor i Kujdesit Shëndetësor për rajonin e jugut
-
VIDEO
Bilanci i zjarreve në Gjirokastër/ Dy të vdekur dhe mbi 800 hektarë të djegura! 5 barinj hetohen në gjendje të lirë për zjarrvënie të qëllimshme
Mbi 800 hektarë me pyje e kullota janë shkatërruar nga zjarret në Lunxhëri dhe Antigone të Gjirokastrës, por më e rëndë ishte ngjarja në fshatin "Asim Zeneli" ku humbën jetën çifti Haxhiaj. Kreu i ri i Zjarrfikësve Pëllumb Shalari tha në një intervistë për Report Tv se për zjarrvënie të qëllimshme po hetohen në gjendje të lirë 5 barinj, ndërsa për viktimat nuk ka ende asnjë të arrestuar
-
VIDEO
U rikonfirmua në ministrinë e Shëndetësisë, Manastirliu: E kemi menaxhuar mirë situatën e pandemisë! Puna nuk bëhet vetëm, por në ekip
Pasi u rikonfirmua në krye të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për medie tha se bashkë me ekipin kanë bërë një punë të mirë sa i përket menaxhimit të pandemisë. Puna nuk bëhet vetëm, tha Manastirliu, por në ekip.
“Puna nuk bëhet vetëm por në ekip. Nën drejtimin e Ramës padyshim që përpjekjet e ekipit në ministrinë e shëndetësisë ia kemi dalë të shkojmë në një nivel të mirë sa i përket të gjithë administrimit të menaxhimit të pandemisë”, tha ministrja.