-
VIDEO
Rama 'shkrin gazit' të pranishmit në ‘Forumin Strategjik në Bled’: Ne në ballkan buzëqeshim edhe kur vuajmë! S’kërkojmë licensë për të qenë europianë
Me batuta e ka nisur kryeministri Edi Rama fjalën e tij në Formunin Strategjik të BE-së në Bled të Sllovenisë. Ndërsa mori fjalën Rama shkaktoi të qeshura duke thënë se do të sjellë pak buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë, ndërsa nënvizoi se në Ballkan, të gjithë qeshin edhe kur vuajnë, ndërsa në BE nuk ndodh kjo gjë
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun,ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 2 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha shuan për 3 orë debatin për largimin e tij nga PD te pas NATO-s Rama sulmon edhe BE-në për negociatat e deri tek nuk ishim ferr o kapedan.
-
VIDEO
Mbërrijnë në Shqipëri 37 afganë të tjerë
Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 numrin total të mbërritur në më shumë se një javë në Tiranë.
-
VIDEO
Ora policore hyn në fuqi në 23:00! Të gjithë nxitojnë të ikin në shtëpi, shkaktojnë trafik në ish-Bllok! Mbyllen lokalet
Në rrugët e Tiranës, ende ka njerëz të shumtë, ndonëse nga sot ora policore është afruar në 23:00 dhe jo 00:00, siç ka qenë gjatë periudhës së verës. Lokalet kanë respektuar orën policore, duke i shpëtuar gjobës 100,000-700,000 lekë.
-
VIDEO
Gushti shënoi fluksin më të lartë të udhëtarëve në Portin e Vlorës, 26 mijë qytetarë udhëtuan drejt Brindisit dhe Barit
Me mijëra emigrantë shqiptarë u larguan drejt Italisë në 10-ditëshin e fundit të Gushtit. Ky sezon veror shënoi dhe fluksin më të lartë të udhëtareve në portin e Vlorës.
"Jemi në fund të sezonit nga data 20 ka filluar largimi i bashkëatdhetarëve drejt Italisë, sivjet me ndryshimin e dekretit nga qeveria italiane ne jemi afruar shifrave të 2019, 28 mijë, sivjet 26 mijë pasagjerë. Lëvizja nëpërmjet portit të Vlorës vetëm me Italinë janë bashkëatdhetarët që vijnë por ka pasur edhe të huaj që ndjekin rrugën e Vlorës si tranzit".- tha Festim Skëndaj.
-
VIDEO
Të rinjtë fierak interes për kurset profesionale! Berber, kuzhinier, hidraulik, kurset më të preferuara
Mbi 300 të rinj ndjekin kurset profesionale në Qendrën e Formimit Profesional dhe Publik në Fier. Kurset janë falas dhe ofrohen për të gjithë të rinjtë e bashkive te qarkut Fier.
"Ka frekuentime si për kursin xhenerik, parukeri, kuzhinë. Kursantët që mbarojnë këtu e gjejnë veten në tregun e punës vendas dhe të huaj. Certifikatat janë të njohura në tregun rajonal dhe më gjerë", shprehet drejtori i qendrës, Aleksandër Lila.
-
VIDEO
Pas 5 ditësh, largohen nga 'Qytet Studenti' afganët, strehohen në hotelet në Shëngjin! Sot vjen avioni tjetër
'Qytet Studenti' ka shërbyer si një strehë për vetëm 5 ditë për rreth 300 afganë, pasi pasditen e kësaj të mërkure janë nisur drejt Lezhës, për t'u akomoduar në hotele. Të hënën është akomoduar grupi i parë në Shëngjin, e ndërsa sot është nisur grupi i dytë me 2 autobusë të vënë në dispozicion të tyre.
-
VIDEO
Rinis operacioni 'Bregdeti ynë', momenti i shembjes së pallatit 5 katësh në Dhërmi
Pas ndërprerje spër shkak të sezonit turistik, nisi sot operacioni 'Bregdeti ynë", ndërsa në Dhërmi IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh. Objekti u shemb rreth orës 15:00, ndërsa iu vendosën 18 kg lëndë plasëse. Pronarët e objektit kundërshtuan shembjen, ndërsa pati edhe disa momente konflikti, por situata u normalizua me nga Policia.
-
VIDEO
Rrëfimi për Report Tv i Negina Azini, artistja e rrugëve në Kabul: Na pret vetëm një e ardhme e errët! Famija ime ende në Afganistan s’di me çfarë do ushqehen
Negina Azini e reja afgane e cila prej vitesh zbukuron me telajon e saj rrugët e Kabulit, në një intervistë për Report Tv tregon peripecitë e saj për të ardhur në Tiranë, frikën për familjen në Kabul dhe pasiguritë për të ardhmen. Nuk është një jetë e re, thotë ajo, është një rrugë komplet e errët
-
VIDEO
Autobusë të tejmbushur e me të meta teknike, nisin hetimet për 207 shoferë në Tiranë
Autobusët janë vënën në 'radarët' e Policisë Rrugore, ndërsa ditën e sotme në Tiranë u kapën 207 shoferë në shkelje. Sipas Policisë, në rrugë u konstatuan duke qarkulluar autobusë të mbushur përtej kapaciteteve të lejuara, me të meta teknike, apo edhe shoferë të dehur në timon.
-
VIDEO
Shembja e objekteve pa leje në bregdet, zv.ministri i Brendshëm, Hodaj: Mos gënjejë mendja njeri që mund të zaptojë një metër katrorë territor publik
I pranishëm në Dhërmi, ku rifilloi operacioni 'Bregdeti ynë' për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet, zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, theksoi se nuk do të tolerohet askush që ka zaptuar territorin pa leje. Ai theksoi se operacioni do të shtrihet në të gjithë vendin dhe se ndo të ndëshkohen edhe ata zyrtarë që do të mbyllin sytë përballë paligjshmërisë.
-
VIDEO
Rikthehet kontrolli mjekësor falas për qytetarët nga 35-70 vjeç, Manastirliu: I dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe pasojave post-covid
Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot rifillon programi i kontrollit mjekësor bazë falas, i cili ishte ndërprerë prej pak kohësh për shkak të pandemisë së COVID-19.
Lajmin se të gjithë shqiptarët nga 35 deri në 70 vjeç kanë mundësinë ta bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë dhe t’i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.