-
VIDEO
Do kryenin vrasje me pagesë, gjykata lë në burg 3 të arrestuarit
Gjykata e Durrësit lë në burg Aldi Mustafën, Uran Zykën e Tahir Gjinikën, të cilët u arrestuan 2 ditë më parë pasi do të kryenin një vrasje me pagesë. Gjyqtari Petraq Çuri vendosi pro kërkesës së prokurorit Enkeleda Xhengo. Seanca me dyer të mbyllura.
-
VIDEO
‘Non Grata’, ish-nënkryetari i FRPD: Deklarata e Godoles irritoi demokratët, ajo s’vjen nga familje të përndjekurisht! Berisha e shkuara e PD, mos u çudisni kur të dorëhiqet
Deklarata e sekretares së ish të përndjekurve politikë, Jonila Godole e cila tha se PD duhet të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga SHBA, ka irritur demokratët, një pjesë e të cilëve janë distancuar nga kreu i PD Lulzim Basha. Kështu ka deklaruar në Report Tv ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha.
-
VIDEO
VIDEO/ Momenti kur makina shpërthen në flakë sapo furnizohet me gaz në pikë karburanti
Report Tv ka siguruar videon e momentit kur makina shpërthen në flakë sapo ishte mbushur me gaz në një pikë karburanti dhe po dilte prej andej. ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Maliqit, pasi është furnizuar me gaz në një prej pikave të karburantit në vendin e quajtur Gryka e Pocestës.
Siç shihet në video makina pas furnizimit me gaz po lëvizte ngadalë për të hyrë në rrugë kryesore, por nuk ka mundur pasi ka shpërthen në flakë për shkaqe ende të panjohura. Nga shpërthimi drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri kanë dalë në kohë duke marrë disa djegje në trup, ndërsa makina ka vijuar të lëvizë vetë duke kaluara rrugën kryesore dhe përfunduar në një kanal.
Dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
I kërkuar nga SHBA për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër, sinjalet nga Dea në Athinë
Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Operacioni i koduar “Detroit”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, zyra e Interpolit në Policinë e Shtetit, Njësia Hetimore “Jointshield” që funksionon në bashkëpunim DSS dhe OSI në Ambasadën Amerikane dhe me zyrën e DEA-s Athinë.
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i huaj i kërkuar nga drejtësia amerikane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
olicia e Shtetit, në bazë të informacioneve të marra nga Zyra e DEA-s në Athinë, se një shtetas i huaj i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve mund të hynte në territorin shqiptar, menjëherë organizoi punën për lokalizimin e vendndodhjes dhe arrestimin e këtij personi.
Pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe kërkimore prej më shumë se dy muajsh, duke analizuar lëvizjet e këtij personi në territorin shqiptar, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së tij.
Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Njësia Hetimore “Jointshield” finalizuan operacionin “Detroit”, si rezultat i të cilit u bë e mundur që në rrugën nacionale Tamarë-Hani i Hotit, të kapej dhe të vihej në pranga shtetasi i huaj L. V., 41 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim fillimin e procedurave te ekstradimit drejt SHBA-së, sepse Gjykata e Michiganit/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendimin e datës 09.06.2021 i ka vendosur këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët në luftën kundër krimit të organizuar, me qëllim kapjen dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtrojnë këtë veprimtari kriminale.
-
VIDEO
Me maska dhe të shoqëruar nga prindërit, nxënësit në Elbasan rikthehen në shkollë: Do të mësojmë më mirë njohurit e vitit të kaluar
Me maska edhe të shoqëruar nga prindërit, nxënësit në qarkun e Elbasanit i janë rikthyer klasave për të marrë pjesë në mësimin plotësues.
Ata janë shprehur shumë të lumtur që i është dhënë mundësia të përsërisin me mësuesit njohurit e marra vitin e kaluar, një vit i ndikuar në çdo kuptim nga pandemia.
“Shkollat duhet të ishin hapur edhe më herët, pasi ky vit ishte shumë i ngarkuar për ne, sepse ishte edhe COVID-19.”, tha një vajzë për Report Tv.
Një tjetër tregoi se ka ardhur me shumë dëshirë në shkollë, pasi aty mëson gjera të reja dh se ky vendim i ri është marrë që nxënësit të përforcojnë njohurit e vitit të kaluar.
“Kam ardhur me dëshirë, pasi shkolla në fund të fundit është një vend që secili mund të mësojë njohuri të reja. Ky vendim ka ardhur që ne të mësojmë më mirë njohurit e vitit të kaluar”, tha ajo.
-
VIDEO
Kryesia e PD, analisti Nesturi: Kopjojnë Ramën! Largimi i Malltezit lojë e Berishës, Basha i pafuqishëm! Godole do eliminohet nga partia pas deklaratave për ‘Non Grata'
Lënia jashtë çdo organi vendimarrës të Jamarbër Malltezit nga Këshilli Kombëtar i PD, sipas analistit Plator Nesturi është një zgjedhje taktike e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo nuk është lojë e kryetarit Lulzim Basha por e Berishës nënvizon analisti.
“Nëse Berisha do kishte dashur të jetë anëtar i kryesisë do kishte qenë, kjo nuk është lojë e Bashës por e Berishës. Vetë PD duhet të shikojë çfarë linje duhet të ndjekë. Berisha ka një betejë të tijën, PD i duhet vetëm për suport. Basha të dorëzojë lidership ose të dorëzoje postin te Berisha”, tha ai në Report Tv.
-
VIDEO
Nga sot certifikatë vaksine ose test për të hyrë në Maqedoninë e Veriut! Qytetarët: Me rritjen e të infektuarve, masat e drejta
Prej kësaj të mërkure për të hyrë në Maqedoni, qytetarët shqiptarë duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19, ose me testin PCR dhe testin e shpejtë antigen. Duke parë numrin e lartë të të infektuarve këto masa për qytetarët janë të drejta.
-
VIDEO
Konstituimi i Kuvendit të ri më 10 shtator, Presidenti Meta thërret mbledhjen e parë të Legjislaturës së X të Parlamentit
Kuvendi i ri i Republikës do të mblidhet më 10 shtator. Dekreti është firmosur sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
"Në mbështetje të nenit 65 pika 1, 67 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, si dhe në kushtet kur Legjislaturës së IX-të të Kuvendit, i përfundon mandati në datën 09.09.2021, Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë", thuhet në dekret.
-
VIDEO
Viti i ri shkollor dhe COVID, Drejtoresha e Politikave në MInistrinë e Arsimit: Mësuesit pa vaksinë dhe pa tampon do të pezullohen! Deri tani nuk ka asnjë problematikë të tillë
Të gjithë mësuesit që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën deri më 30 shtator do të pezullohen. Deklaratën e ka bërë në një intervistë të Report Tv, Zamira Gjini, Drejtoreshë e Politikave në Ministrinë e Arsimit.
"Mësuesit janë në proces vaksinimi, e kanë nisur që në muajin mars. Pjesa që nuk është vaksinuar është duke e ndjekur këtë proces. Ne institucion bëjmë thirrje të vazhdueshme që mësuesit të vaksinohen. Ne kemi parë se sa më përkushtim ata e realizojnë misioninin e tyre. Ndaj jemi të bindur se edhe vaksinimi do të ecë më sukses", tha ajo.
-
VIDEO
Lagja periferike në Berat nën ‘pushtetin’ e plehrave, banorët e revoltuar fajësojnë komunitetin Rom për gjendjen dhe ngrenë alarm: Bashkia të marrë masa
Banorët në këto kushte të vështira higjenike, shprehen se nuk hapin dot as dritaren pasi era e keqe “kaplon” shtëpinë.
Ata të revoltuar lidhur me situatën, i kanë bërë thirrje Bashkisë të marri masa në mënyrë që kjo situatë të marrë fund.
“Ne si banore i bëjmë thirrje Bashkisë dhe firmës së pastrimit te marri masa për të pastruar plehrat sepse janë rrezik epidemi, jemi të sëmurë me tension diabet, jemi shume te rrezikuar prandaj i bëjmë thirrje Bashkisë të marrë masa për pastrimin e tyre.”, tha njëri prej tyre,
“Këto po bëjnë gat 1 muaj këtu, i hedhin këtu. Kazanët e plehrave janë në rregull, vijnë Bashkia i pastron, këta përtojnë të ecin 2 minuta t’i hedhin në ato dhe i lënë në rrugë. Ato lëshojnë erë të keqe.”, tha një tjetër,
Me këtë rast, ata kanë treguar për mikrofonin e Report Tv, edhe lidhur me një shqetësim tjetër, ndriçim në rrugë, i cili mungon në këtë rrugë.
-
VIDEO
Të qeshurat e nxënësve mbushin klasat në Lezhë, rikthehen në banka për të rikujtuar njohurit e vitit të kaluar
Këtë të hënë, klasat në Lezhë janë mbushur me të qeshurat e nxënësve që janë rikthyer sërish në shkollë, pas një kohe të gjatë për shkak të pandemisë.
Masat anti-COVID kanë qenë një prioritet për nxënës dhe mësues në një kohë kur edhe varianti delta është shndërruar në një shqetësim.
Disa prej nxënësve, duke folur për mikrofonin e Report Tv, treguar se janë shumë të lumtur që u kthyen në shkollë sërish dhe se kjo periudhë në të cilën do të përsërisin njohurit është shumë e nevojshme.
“Bëmë mësim, e kishim shumë të nevojshme këtë përsëritje.”, tha një nxënës.
“Sot ishte dita e parë e shkollës. Ja kaluam shumë bukur, bëmë të gjithë lëndët e rëndësishme, gjuhë, matematik dhe anglisht. Kishin të gjithë maskat.”, u shpreh një vajzë.
-
VIDEO
Nis Forumi strategjik i BE-së në Slloveni, pamjet kur Mitsotakis përqafon përzemërsisht Ramën! Kryeministri takohet me Varhelyi dhe Lajcak
Sot nisi Forumi strategji i BE në Bled të Sllovenisë, i cili do të zgjatë dy ditë 1 dhe 2 shtator. Rama u prit nga kryeministri slloven, Janez Jansa, ndërsa pati takime të shkurtra të ngrohta edhe me të dërguarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili madje e përqafoi duke patur një takim të përzemërt me Ramëp